pengoj
Appearance
PENGOJ I kal.
- 1. I dal përpara dikujt a diçkaje dhe s'e lë të lëvizë më tej, i zë rrugën; e ndaloj ose e vonoj lëvizjen e dikujt a të diçkaje.
- 2. I lidh kafshës këmbët e para që të mos largohet nga vendi ku kullot. Pengoj kalin (viçin).
- 3. fig. I nxjerr pengesa dikujt a diçkaje; nuk e lë të bëhet a të zhvillohet diçka, e pengoj, e vështirësoj a e ndaloj diçka; bëhem pengesë për dikë a për diçka. Pengon zhvillimin (përdorimin, shfrytëzimin, arritjen) e diçkaje. Asgjë s'e pengon revolucionin.
PENGOJ II kal.
- Lë peng diçka; kund. shpengoj (në vendet me sistem shfrytëzues). Pengoi shtëpinë.