buis
Appearance
Shqip
[redaktoni]Buis jokal. -
- Del a mblidhet përnjëherësh e me shumicë, gëlon, vërshon; roit (për bletët); ka me shumicë. Buisin mizat. Buis bleta. Buisin njerëzit.
- Mbin përnjëherësh, shpërthen me shumicë (për bimët e lulet); shfaqet përnjëherësh me të gjitha tiparet e veçoritë që ka, shpërthen. Buisën lulet. Buisi pranvera.
- Rrjedh nga pak pika-pika, qan, loton. Buis katruvja.
- Bën një zhurmë të mbytur e të vijueshme, gumëzhin; zien ngadalë, duke bërë zhurmë të pandërprerë; buburit. Buis uji në zjarr. Buis gjella.
- (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Zien, më bëhet miza-miza. Më buis trupi. Më buisin këmbët nga lodhja.
- Jehon, ushton nga zhurma, buçet. Buis pylli. Buisin rrugët. Buis lumi. Më buisin veshët.
- fig. Shfaqet me shumicë e me vrull, vjen në një varg të pandërprerë; vlon, zien (për ndjenjat, mendimet etj.); vjen menjëherë, pllakos. Buisin mendimet. Më buis gjaku. Buis jeta.
- Bulurit. Buis kau.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]Në gjuhë tjera
[redaktoni]Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0