Vendlindja
Appearance
Atdheu është koncepti i vendit ku një identitet kulturor, kombëtar ose racial është formuar. Përkufizimi mund të nënkuptojë gjithashtu thjesht vendin e lindjes.
Thënie
[Redakto]- Věnnin e huej e levdovsha, por mrěnna mos i vovsha.[1]
- Atdheu âsht nji shoqnni nierzish t'lemun m'ni věnn, qi punojnë per jet bashkimtare t'veten e t'věnnit.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Atdheu âsht nji měnnim qi sillet m'rrăzat e ktii rrethi a prěhnit ku gjinnena, âsht nji kujtim dashtnijet qi i lidhë nnisiit e t'gjith neve per at věnn ku kena lee.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Prinnja jânë t'dashtë, fmija, gjinija e dashamirët jânë t'dashtë, porsě t'gjitha kto dashtnii, dashtnija e atdheut i permbledhë n'vedi.[1]
- Shtjefën Gjeçovi
- Atdheuu i ěm nuk âsht vetun katunni i ěmi ngratë, por edhě rrethi i Munsterit, Vestfalia e Gjermania marë.
- Besimi i vertetë âsht fuqija e shoqniis edhě e Atëdheut.
- Zyret e para prejë hyjnijve t'pa-dekshme i keni.
- Doni dritë e vapë, doni me pas bimen qi t'qese ngâicë e pěmët qi t'bulojnë; doni jetesen e gjithshkahes, e diellin s'jeni tuj e perměnnë?[3]
- Shtjefën Gjeçovi
- Mjafton qi komi t'ja nniejn ěmnin atëdheut e liriis, e t'turret mrapa si bleta mas lulesh.[3]
- Shtjefën Gjeçovi
- Si m^unn t'thirrena sherbtorët e Pereniis, n'kjoftë se jena asi djelmsh t'pazěmer, qi çojmë doren t'onë kunnra atdheut edhe bâhena gjaksorët e ksajë mamë, qi Aj i lumi na kaa falë?[3]
- Shtjefën Gjeçovi
- Besimi jonë nuk i bân ballë (s'i kunnershtohet) atdhedashtniis; njâj qi thotë vedit atdhetarë, veç t'i dalë per doresh per me mujtë me ngatrrue komin, me nnëzë flaken e mniis; e mos me njoftë as t'parë as t'mrâmë, atii i kunnershtohet, atdhedashtnien e kso doret besimi i jonë s'e don prejë bestarve t'vet.- Nji qi rreket me gjith fuqii t'mënnes e t'zěmres me sdritë komin e vet me dije e me ardhe tjera qi nneren e zânin e mrë ja man m'kâmë atdheut; nji qi s'i dhimet gjâja e pasunija, jeta e gjaku; veç t'a shofe koin e atdheen tuj hecun marë, tuj u majtun n'lidhnii dashtnijet e m'bashkim, edhe u del zot kunnra anmiqve t'rrethit, skâj me i raa Unjillit t'Krishtit nuk kena me gjetë, se ksi atdhetarësh jânë t'leçitun prejë Unjillit e prejë Kishës s'onë.[3]
- Shtjefën Gjeçovi
- Permas Zotit jena n'detyrë me dashtë atmen.[3]
- Shtjefën Gjeçovi
- Dashtnija nnaj atmen âsht nji nnisii e perflakshme e nnězun n'zemer t'nierit mun prejë t'madhit Zot.[3]
- Shtjefën Gjeçovi
- Dashtnija nnaj atdhen me nieri leen, e u mos t'keet věnn kjo, ajo zěmer âsht e çartun edhě e mrapshstuëme.
- Ěmzot Ireland[3]
- Rregultarët e kohës s'mesme ....e shkriishin jeten mas dashtniis s'Perenniis e t'atdheut.
- Aat Vinçenc Markeze[3]
- Dashtnija mâa e kânnshme, mâa e paster e mâa e shějte, qi m^uun t'a ketë nieri nnaj nnokânnn, posë dahtniis s'Zotit, âsht dashtnija nnaj atdheen.[3]
- Shtjefën Gjeçovi
- Besimi i vertetë, âsht fuqija e shoqniis edhě e atdheut.[3]
- Shtjefën Gjeçovi
- Ç'farë atdhetari kishte me kěnë njaj qi i sjell atdheut "nneren saa lejthija e dhunen saa shpija"?[3]
- Shtjefën Gjeçovi