iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Zhura
Zhura - Wikipedia Jump to content

Zhura

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zhura
Ginestra
Location of {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej718
Emri i banorëveZhurjan/ë
{{{postal_code_type}}}
85020
Faqja zyrtarewww.comune.ginestra.pz.it
Vendodhja e Zhurës në Provincën e Potencës

Zhurë (italisht: Ginestra) është një fshat dhe komunë në Provincën e Potencës, në rajonin jugor italian të Bazilikatës (ish Lukania).

Zhura është një nga venbanimet arbëreshe në Itali banorët e së cilës ruajnë gjuhën shqipe të dialektit arbëresh dhe zakonet e atdheut të tyre të lashtë.

Zhura ngrihet mbi shpatet jug-lindore të Malit Volture, në lartësinë 564m mbi nivelin e detit. Ajo kufizohet nga komunat e Ripakandidës, Barillit, Venozës, Mashqitit, dhe Forenxës.


Zhura u themelua nga një grup shqiptarësh nga Shkodra, kur Troiano Caracciolo, pronari feudal i Ripakandidës, në vitin 1478 i dha shqiptarëve leje për ndërtimin e shtëpive në zonën që quhej fillimisht Lombarda Massa, ose ferma e longobardëve.

Edhe sot, shumë tradita shqiptare janë gjallë në Zhurë dhe vendasit ruajnë gjuhën arbëreshe që rrjedh nga shqipja. Edhe shenjtorja mrojtëse nuk është vendase. Ajo është nga lindja: Zoja e Konstandinopojës. Kisha e Zojës së Kostandinopojës është ndërtuar në vitin 1588. Brenda ndodhet një afresk i shkollës lindore të shekullit XVI, i Shën Mërisë. Këtu janë ruajtur edhe dy piktura të shekullit të tetëmbëdhjetë: njera tregon Shën Mërinë, midis Shën Gjonit, Shën Nikollës dhe Shën Borromeos, piktura tjetër është riprodhim i Pietà. Vend tjetër kryesor i shërbimit fetar ndodhet në qendër të qytetit: Kisha Nënë e Shën Nikollë Peshkopit, që daton në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Ajo është e zbukuruar nga këndi i korit prej druri i shekullit të tetëmbëdhjetë dhe dy llampadarë veshur në ar. Gjatë shekujve, kisha nënë është rindërtuar disa herë, por në vitet nëntëdhjetë asaj iu bë një restaurim i plotë. Gjatë gërmimeve të fundit është zbuluar një pagëzimore e përbërë nga 12 harqe, në të cilat janë pikturuar 12 apostujt.

Deri në vitin 1965 Zhura ishte pjesë e komunës së Ripakandidës.

 Commons: Ginestra (comune, Italy) – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale