iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Tifa_Lockhart
Tifa Lockhart - Wikipedia Jump to content

Tifa Lockhart

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tifa Lockhart artpunimi nga Tetsuya Nomura

Tifa Lockhart (japonisht: ティファ・ロックハート, Hepburn: Tifa Rokkuhāto), është një personazh heroinë që u paraqit së pari në video-lojën me role të vitit 1997 Final Fantasy VII. Ajo u krijua si pengesë ndaj shoqes së vet Aerith Gainsborough nga disa anëtarë të ekipit zhvillues, duke përfshirë regjisorin Yoshinori Kitase dhe shkrimtarët Kazushige Nojima e Tetsuya Nomura, që kontribuan poashtu në dizajnin e vet pamor. Ajo u paraqit si personazh me funksionin e lojës në lojërat Ehrgeiz dhe Dissida Final Fantasy, si dhe u shfaq me role të vogla në tituj si Kingdom Hearts II dhe Itadaki Street. Që nga 2005, ajo u paraqit në tituj të mëtejshëm dhe të ngjajshëm si pjesë e koleksionit të lojërave të Final Fantasy VII.

Tifa është shoqja nga fëmijëria e Cloud Strife, protagonistit të Final Fantasy VII. Ajo është pronarja e barit Seventh Heaven në mëhallat e qytetit Midgar, dhe anëtare e grupit eko-terrorist AVALANCHE. Ajo e bind Cloud-in që t'i bashkohet grupit për ta mbajtur afër dhe të sigurt, dhe e ndihmon më vonë për ta shpëtuar planetin nga i keqi i lojës, Sephiroth. Titujt në koleksionin e lojërave të Final Fantasy VII zgjerojnë karakterin e saj më tutje, si në Final Fantasy VII: Advent Children, ku ajo tenton ta bindë Cloud-in që ta lëshojë fajin e tij të vetimponuar dhe të ecë tutje me jetën e tij pas mposhtjes së Sephiroth-it.