Tempulli mortor i Hatshepsutit
25°44′18″N 32°36′24″E / 25.738266°N 32.606588°E
Tempulli mortor i mbretëreshës Hatshepsut, Djeser-Djeseru ("I shenjti i të shenjtëve"), gjendet poshtë rrëpirës shkëmbore në Deir el-Bahari në bregun perëndimor të Nilit pranë Luginës së Mbretërve në Luksor. Tempulli mortor i është kushtuar perëndisë së diellit Amon-Ra dhe gjendet pranë Tempullit mortor të Montuhotepit të II, që shërbeu si frymëzim dhe më vonë si gurore. Është konsideruar si një nga "monumentet e pakrahasueshme të Egjiptit të Lashtë".[1] Tempulli është vendi ku u masakruan 62 njerëz, kryesisht turist, nga terroristët që morën nën kontroll sitin në 17 nëntor 1997. Akademia Polake e Shkencave në Varshavë është përgjegjëse për studimin dhe restaurimin e tre niveleve të tempullit. Që në vitin 1995, dy nivelet e para ishin pothuajse të përfunduara dhe niveli i sipërm ishte akoma nën rindërtim.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Senenmuti, këshilltari dhe arkitekti mbretëror, mbikqyri dhe me gjasa projektoi ndërtimin e tempullit.[2] Megjithëse tempulli mortor më i hershëm i Montuhotepit u përdor si model frymëzimi, dy strukturat janë gjithësesi në mënyrë domethënëse të ndryshme në shumë drejtime. Tempulli i Hatshepsutit përdor një tarracë gjatësore me kollonadë që ndryshon nga struktura e qendërzuar e modelit të Montuhotepit – një anomali që mund të jetë shkaktuar nga vendndodhja e shkëputur e dhomës mortore.[1] Ka tre shtresa të tarracuara që arrijnë 35 metra lartësi. Secila prej tarracave është e formuar nga një rresht i dyfishtë kolonash katrore, me përjashtim të këndit veri-perëndimor të tarracës qendrore, që përdor kolona proto-dorike për të strehuar kapelën. Këto tarraca janë të lidhura midis tyre me shkallë të gjata dikur të rrethuara nga kopështe me bimë ekzotike, midis të cilave pemë temjani dhe mirre.[2] Tarracimi i tempullit të Hatshepsutit korrespondon me formën klasike tebane, duke vënë në përdorim pilonët, oborret, sallat hipostile, oborret diellore, kapelat dhe faltoren.
Relievet dhe skulpturat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skulptura relivore brenda tempullit të Hatshepsutit paraqet mitin e lindjes hyjnore të një faraoni femëror – i pari i llojit të tij. Cikli tekstor dhe piktorik tregon gjithashtu për një ekspeditë në Vendin e Puntit, i quajtur edhe Pwenet ose Pwene nga egjiptianët e lashtë,[3] një vend ekzotik në bregun e Detit të Kuq. Ndërsa statujat dhe zbukurimet që atëherë janë grabitur ose shkatërruar, tempulli dikur bartëte dy statuja të Osirisit, një shëtitore sfinksash ashtu si dhe shumë skulptura të mbretëreshës në poza të ndryshme – në këmbë, ulur ose në gjunjë. Shumë prej këtyre portreteve u shkatërruan me urdhër të thjeshtri i saj, Tutmosi III pas vdekjes së saj, pasi e konsideronte si një uzurpatore.
Pozicionimi astronomik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aksi kryesor i tempullit është vendosur në një azimut rreth 116½° dhe është drejtuar nga lindja e diellit gjatë solstiksit dimëror,[4] që në kohën moderne ndodh rreth 21 ose 22 dhejtorit çdo vit. Drita e diellit depërton përmes murit të mbrapëm të kapelës, para lëvizjes djathtas për të fokusuar një nga statujat e Osirisit që qëndron në anën tjetër të portës në dhomën e dytë.[4] Një tjetër hollësi e këtij pozicionimi krijohet nga një kuti drite, e cila dregon një bllok të dritës së djellit që lëviz ngadal nga aksi qendror i tempullit për të ndriçuar fillimisht zotin Amon-Ra për të ndriçuar pastaj figurën e përgjunjur të Tutmosit të III para në fund të ndriçoi zotin e Nilit Hapi.[4] Për më tepër, për shkak të këndit të rritur të diellit, rreth 41 ditë në të dy anët e solstiksit, drita e diellit është e aftë të depërtoi përmes një kutie të dytë ndriçimi të dhomës më të brendshme.[4] Kjo kapelë kryesisht e brendshme u rinovua dhe zgjerua në periudhën ptolemease dhe ka referenca kultore të Imhotepit, ndërtuesit të Piramidës së shkallëzuar të Djoserit dhe Amenhotepit birit të Hapu-së – mbikqyrësi i punëve të Amenhotepit të III.[5]
Ndikimi historik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli i Hatshepsutit është konsideruar më përfaqësuesi i arkitekturës klasike egjiptiane.[1] Përfaqësues i arkitekturës mortore të Mbretërisë së Re, ai lartëson faraonin dhe përfshin gjithashtu faltore në nder të zotave të rëndësishëm të botës së përtejme.[6] Ky shënon një pikë kthese në arkitekturën e Egjiptit të Lashtë, i cili braktis gjeometrinë megalitike të Mbretërisë së Vjetër për një tempull që lejonte adhurimin aktiv, duke kërkuar praninë e pjesëmarrësve për ta krijuar madhështinë. Akset lineare të tempullit të Hatshepsutit pasqyrohen në tempujt e mëvonshëm të Mbretërisë së Re. Arkitektura e tempullit origjinal është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme si pasojë e rindërtimit të keq-udhëzuar në fillim të shekullit të XX.
Galeri imazhesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Tempulli i Hatshepsutit
-
Deir el Bahari
-
Tempulli i Hatshepsutit
-
Tempulli i Hatshepsutit
-
Tempulli i Hatshepsutit
-
Tempulli i Hatshepsutit
-
Tempulli i Hatshepsutit
-
Deir el-Bahri TIII
-
Tempulli mortor i Hatshepsutit, detaj
-
Tempulli mortor i Hatshepsutit, detaj
-
Tempulli mortor i Hatshepsutit, detaj
-
Tempulli mortor i Hatshepsutit, detaj
-
Tempulli mortor i Hatshepsutit, detaj
-
Tempulli mortor i Hatshepsutit, detaj kolone
-
Tempulli mortor i Hatshepsutit, detaj kolone
-
Tempulli mortor i Hatshepsutit, detaj
-
Tempulli mortor i Hatshepsutit, detaj
-
Tempulli mortor i Hatshepsutit, detaj
-
Tempulli mortor i Hatshepsutit, detaj kolone
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tempujt egjiptianë
- Tempujt mortorë të Egjiptit
- Kompleksi i Deir el Baharit
- Tempulli mortor i Montuhotepit të II
- Planifikimi urban në Egjiptin e Lashtë
- Arkitektura egjiptiane
- Egjipti i lashtë
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Marvin Trachtenberg dhe Isabelle Hyman: Architecture, from Prehistory to Postmodernity; Prentice-Hall Inc.; 2003; Italy; isbn 978-0-8109-0607-5, fq. 71
- ^ a b Fred S. Kleiner: Gardner's Art Through the Ages: The Western Perspective Volume I, 2006, Cengage Learning, Victoria, 12th edition, isbn 0495573604, fq. 56
- ^ Ian Shaw & Paul Nicholson: The Dictionary of Ancient Egypt, British Museum Press, London. 1995, fq. 231.
- ^ a b c d David Furlong: Winter Solstice Alignment at Deir El Bahari Arkivuar 17 nëntor 2013 tek Archive.today – dëshmi fotografike të pozicionimit në drejtim të solstiksit dimëror
- ^ Richard Wilkinson: The Complete Temples of Ancient Egypt; Thames and Hudson. 2000, United Kingdom, isbn 0-500-05100-3, fq. 178
- ^ Nigel Strudwick dhe Helen Strudwick: Thebes in Egypt: A Guide to the Tombs and Temples of Ancient Luxor; 1999; Cornell University Press; Ithaca, NY; isbn 0-8014-3693-1, fq. 80
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fred S. Kleiner: Gardner's Art Through the Ages: The Western Perspective Volume I, 2006, Cengage Learning, Victoria, 12th edition, isbn 0495573604, fq. 56.
- Nigel Strudwick dhe Helen Strudwick: Thebes in Egypt: A Guide to the Tombs and Temples of Ancient Luxor; 1999; Cornell University Press; Ithaca, NY; isbn 0-8014-3693-1.
- Marvin Trachtenberg dhe Isabelle Hyman: Architecture, from Prehistory to Postmodernity; Prentice-Hall Inc.; 2003; Italy; isbn 978-0-8109-0607-5.
- Richard Wilkinson: The Complete Temples of Ancient Egypt; Thames and Hudson. 2000, United Kingdom, isbn 0-500-05100-3.