Pjesëza
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Pjesëzat është fjalë e pandryshueshme që shpreh nuanca kuptimore ose emocionale.Ato janë të ngjashme me lidhëzat. Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen si vijon:
- dëftuese: ja: Ja kush erdhi…
- përcaktuese - saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.: Pikërisht ai më ka paditur.
- përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.; Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira.
- përafruese - veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht: Vetëm të rinjtë punonin.
- përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj: Në stadium ishin rreth 10.000 vetë.
- pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj: A do të shkosh në Prishtinë? Posi.
- mohuese: jo, nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.; Nuk e kam takuar.
- pyetëse: a, ë, e: A erdhi motra nga Vlora?
- dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.: Përse erdhi vallë? E keni takuar gjë Mirën?
- zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.: Pa shihni kush na ka ardhur. A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
- emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.: Ja pra kështu ndodhi. E pse pa, për një fjalë goje u zumë.
Pjesëzat janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë. Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë: - para: nuk, ja, desh, sapo etj.; - pas: de, dot etj.
Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës: Vallë, kush erdhi? Kush erdhi vallë? Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?
Pjesëzat mund të jenë fjali të thjeshta,të përngjitura dhe lokucione:
Të thjeshta : bile,ja,jo,nuk etj;
Të përngjitura:posi,thuajse,kushedi etj;
Lokucione:as që,ja që, jo që, po se po etj.
Sioas kuptimit pjesëzat ndahen në tri grupe kryesore:
Pjesëza që shprehin nuanca kuptimore;
Pjesëza modale,
Pjesëza emocionale.
Pjesëza që shprehin nuanca kuptimore janë : dëftuese,përcaktuese,përforcuese dhe përafruese.