Parashtesa
Ndajshtesat |
---|
Shih edhe: |
Parashtesa është një ndajshtesë, e cila vendoset para stemit të një fjale.[1] Duke e shtuar atë në fillim të një fjale, krijohet një fjalë tjetër. Për shembull, kur parashtesa pa- i shtohet fjalës kënaqësi, krijohet fjala pakënaqësi. Veçanërisht në studimin e gjuhëve, parashtesa quhet edhe parafjalë, sepse ndryshon formën e fjalëve të cilave u është shtuar.
Parashtesat, si ndajshtesat e tjera, mund të jenë ose infleksionale (trajtëformuese), duke krijuar një formë të re të fjalës me të njëjtin kuptim themelor dhe të njëjtën kategori leksikore (por duke luajtur një rol të ndryshëm në fjali), ose derivacionale (fjalëformuese), duke krijuar një fjalë të re me një kuptim të ri semantik dhe ndonjëherë edhe një kategori leksikore të ndryshme.[2] Parashtesat, si të gjitha ndajshtesat e tjera, zakonisht janë morfema të lidhura.[1]
Në anglisht, nuk ka parashtesa infleksionale; Në vend të kësaj, anglishtja përdor prapashtesa për atë qëllim.
Gjuha shqipe, po ashtu nuk ka parashtesa infleksionale. Ekzistojnë vetëm parashtesat derivacionale, ndërkohë që prapashtesat, në shqip, mund të jenë edhe infleksionale edhe derivacionale.
Fjala parashtesë ka ardhur nga përshtatja e fjalës prefix, e cila në vetvete është e përbërë nga stemi fix (që do të thotë "ngjit (shtoj)", në këtë rast), dhe parashtesa pre- (që do të thotë "para"), të dyja kanë rrjedhur nga rrënjët latine.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Mihaliček & Wilson 2011.
- ^ Beard, Robert (1998). "She Derivation". The Handbook of Morphology (në anglisht). Blackwell. fq. 44–45.
Punimet e cituara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mihaliček, Vedrana; Wilson, Christin (2011). Language Files: Materials for an Introduction to Language and Linguistics (në anglisht). Ohio State University Press. ISBN 978-0-8142-5179-9.