iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Niseshte
Niseshte - Wikipedia Jump to content

Niseshte

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Amidoni si aditiv

Nishestja ose niseshtja (Amidoni C6H10O5)n) është karbohidrati më i përhapur ne natyrë pas celulozës.

Ai është polisakaridi, i cili gjendet në bimë në formë të kokërrzave dhe shërben si ushqim rezervë. Forma dhe madhësia e kokërrzave të amidonit varet nga lloji i bimës. Ai është produkt i procesit të fotosintezës, i cili kryesisht është i përqendruar në rrënjë, në fara, në drithëra, në gjethe etj. Bimët më të pasura me amidon janë: orizi 70-80%, misri 45-75%, gruri 60-70%, patatet 17-24%. Amidoni në industri përfitohet kryesisht nga patatet.

Amidoni në jetën e përditshme njihet si niseshte. Kur amidoni vepron me ujë të ngrohtë, në prani të acidit sulfurik, atëherë ai shndërrohet në glukozë ose në sheqer të rëndomtë.

Amidoni është polisakarid natyror me masë molekulare të madhe (100-10000 molekula glukozë).

Origjina botanike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Amidoni gjendet në organet e rezervave të shumë bimëve :

Vetitë fizike dhe kimike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Amidoni është pluhur me ngjyrë të bardhë, pa erë dhe pa shije. Nuk tretet në ujë të ftohtë, por në ujë të ngrohtë, duke formuar tretësirë koloidale (greq. Kola-ngjitës, eidos- formë). Veti karakteristike e amidonit është se nëse bashkëvepron me jodin formon ngjyrë të kaltër. Ky reaksion shërben për identifikimin e amidonit. Nëse amidoni ngrohet me tretësirën e acidit sulfurik ose klorhidrik të holluar, atëherë hidrolizon. Produkt i fundit i hidrolizës është glukoza. Hodrliza e amidonit zhvillohet nëpër disa shkallë apo në mënyra graduale. Së pari shndërrohet në dekstrinë, pastaj në maltoze, e në fund në glukozë. Tek amindoni ne cdo 20 molekula kemi, nje degezim te lidhjes 1-6.

Amidoni është përzierje e dy përbërësve (amilazës 10-20%, dhe amilopektinës 80-90%). Amidoni gjithashtu gjendet na mas te madhe te arra dhe lajthia

Amidoni është përbërës i rëndësishëm i ushqimit (p.sh. mielli, orizi, patate) dhe përdoret për përfitimin e glukozës, alkoolit, në kozmetikë etj.

Niseshtja është karbohidrati më i zakonshëm në dietën njerëzore dhe përmbahet në shumë ushqime bazë. Burimet më të mëdha të niseshtesë në mbarë botën janë drithërat (orizi, gruri dhe misri) dhe perimet rrënjore (patatet dhe kasava).

Përpara se të shpikeshin ushqimet e përpunuara, njerëzit konsumonin sasi të mëdha të bimëve niseshte-mbajtëse të pagatuara dhe të papërpunuara, që përmbanin sasi të mëdha të niseshtesë qëndrestare. Mikrobet brënda zorrës së trashë fermentojnë ose knsumojnë niseshtenë duke prodhuar acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, të cilat përdoren si energji dhe mbështesin mirëmbajtjen dhe rritjen e mikrobeve. Sapo gatuhet, niseshteja transformohet nga një granulë e patretshme dhe e vështirë për tu tretur në stomak në zinxhirë glukoze të gatshëm me veti shumë të ndryshme ushqyese dhe funksionale.

Në dietat e sotme, ushqimet shumë të përpunuara treten më lehtë dhe çlirojnë më shumë glukozëzorrën e hollë, pra më pak niseshte arrin zorrën e hollë dhe më shumë energji përthithet nga trupio. Mendohet se kjo zhvendosje nga burimi i energjisë mund të jetë një nga faktorët kontribues për zhvillimin e çrregullimeve metabolike të jetës moderne, duke përfshirë obezitetin dhe diabetin.

Struktura kimike e amilopektinës

Është përbërës kryesor i shumicës së kokërrzave të amidonit. Është polisakarid i rëndësishëm i degëzuar. Pra, struktura e amilopektinës është më komplekse sesa ajo e amilozës. Derisa amiloza gjendet në brendësi, amilopektina gjendet në pjesën e jashtme të kokërrzës së amidonit.