iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Metonimia
Metonimia - Wikipedia Jump to content

Metonimia

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Metonimia (Metonimi vjen nga greqishtja metonymia - ndërrim, zëvendësim emri) është një fjalë e figurshme, që përfitohet duke zëvendësuar një emër të një sendi, të një frymori a dukurie më një emër tjetër, që ka lidhje më të nga prania e përbashkët në kohë, në hapësirë, si rrjedhim, si shkak. Metafora tregon bartje të kuptimit të një fjale tek një tjetër sipas disa ngjashmërive. Te metonimia zhvendosja kuptimore bazohet në raporte të caktuara vartësie midis termit të parë dhe termit të figurshëm që i përkasin së njëjtës fushë kuptimore. Te metonimia kuptimi i figurshëm fshin kuptimin e parë.

Shembull:

  • Nëse themi "i ka hyrë lepuri në bark" në këtë rast është përdorur lepuri si emër konkret në vend të frikës si emër jokonkret (abstrakt).

Kjo është një lloj metonimie kur përdorët emri jokonkret në vend të emrit konkret. Menotimia përdoret si figurë artistike tek rapsoditë dhe bëmat e çuditshme dhe ka të bëjë me gjendjet shpirtërore psh. frikë, gëzim etj.