iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Merimanga
Merimanga - Wikipedia Jump to content

Merimanga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Autorsia

Merimanga
Vargu kohor: 319 mya
Upper Carboniferous to Recent
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Nënfilumi:
Klasa:
Rendi:
Araneae

Clerck, 1757
Suborders

Mesothelae
Mygalomorphae
Araneomorphae

Merimanga Araneus diadematus.

Merimangat janë grabitqare jokërbishtore këmbënyjoreRendit Aranea.

Përshkrimi fizik i merimangës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trupi i merimangave ndahet në prozomë dhe opistozomë, mirëpo është karakteristike te ky rend se këto dy pjesë janë të lidhura në anë të një dorëze të ngushtë që quhet pedicelus. Format e prozomës dhe opistozomës ndryshojnë shumë te llojet e ndryshme. Kështu opistozoma mund të jetë vezake, sferike, konike, ne formë të trekëndshi, e zhveshur ose me gjemba. Në prozomë nuk vërehët segmentimi. Integumenti i fortë e formon në anën dorzale mburojën e fortë e cila quhet karapaks. Në pjesën e përparme të prozomës ndodhen sytë dhe dhe goja.

Sytë e merimangës

Sytë kanë ndërtim të thjeshtë, i ngjajnë oceleve të insekteve. Disa merimanga kanë shumë sy të shpërdara në sipërfaqën e prozomës. Më shpesh i kanë 8 sy, por ka edhe lloje me dy, 4 ose 6 sy, kurse llojet që jetojnë në shpella janë pa sy. Më shpesh sytë janë të renditura në dy reshta tërthore me nga nga 4 sy. Numri dhe renditja e syve janë karakteristikë taksonomike.

Në prozomën e merimangave si dhe të akrepat janë 6 palë ekstremitete. Pala e parë janë heliceret. Ato janë të vendosura para gojës. Secila helicere është e përbërë nga dy segmente, nga ai bazal i cili është më i mdh, dhe nga segmenti terminal më i vogël, në formë të kthetrës. Me helicere merimangat e kapin dhe e mbysin prenë. Pranë majës së helicereve është vrima e gjëndrës helmuese. Kthetra terminale e helicerës është shumë e fortë, e lakuar dhe me maje, lëvizë vetën në një anë. Nëpër kthetër kalon kanali i gjëndrës helmuese. Merimangat kanë dy gjëndra helmuese të cilat janë të vendosura në pjesën e përparme të prosomës. Te tarantulat, gjëndrat helmuese ndodhen në segmentin bazal të helicereve. Kafshimi merimangave zakonisht nuk është vdekjeprues për njeriun, por disa lloje si Latrodectus për shembull mund të shkaktojnë pasoja të rrezikshme si dhe vdekjen e fëmiut.

Pala e dytë e ekstremiteteve të prozomës janë pedipalpet të vendosura në dy anët e gojës. Secila pedipalpe i ka 6 segmente : koksa, trohanter, femur, patela, tibia dhe tarsus. Pedipalpet dallohen nga ekstremitetet tjera sepse tarzusi i tyre përbëhet vetëm prej një segmenti, e disa femra kanë vetëm kthetër. Te merimangat meshkuj tarzusët janë të ndryshuar dhe me ndërtim të ndryshëm te llojet e ndryshme, kështu që merren si kriter gjatë determinimit. Tarzusët e ndryshuar kanë funksion të organeve të kopulimit te meshkujt dhe shërbejnë për bartjën e spermatozoideve gjjegjësisht për kopulim.

Organet e merimngës

Pos helicereve dhe pedipalpeve në prozomë të merimangave gjendën edhe 4 palë këmbë ecje. Këtë pjesë të prozomës disa autor e quajnë torax dhe kjo pjesë te disa merimanga është me një brazdë që quhet cervikale e ndarë nga pjesa tjetër, e përparmë e prozomës. Ana ventrale e prozomës është e mbuluar me sternum. Ekstremitetet per ecje janë të përbëra prej nga 7 segmente : koksa, trohanter, femur, patella, tibia, metatarsus dhe tarsus. Te merimangat që kanë këmbë shumë të gjata e të holla, tarzusët kanëd isa segmente. Pjesën terminale të tarzusit, nga dalin kthetrat disa autor e quajnë pretarzus. Te shumica e merimangave, sidomos tea to që thurin rrjeta, në maje të tarzusave ndodhen disa kthetra në formë të gjembave e quhen kthetra akcesore. Këto janë formuar nga qimet e ndryshuara të ekstremiteteve. Merimangat që kanë në anën ventrale të opistozomës organ të veçantë për thuarjën e pishmangës, që quhet cribellum, kanë gjithashtu në skajin e epërm të metatarzuseve të pasme një ose dy rende të gjenbave të kthyera qëe formojnë organin e veçantë kalamistrum.

Opistozoma e merimangave është zakonisht ovale, pa gjurmë të segmentimit, me përjashtim të pjesës kaudale. Ajo është kryesisht e butë, pa sklerite. Në fund të opistozomës ndodhet një zonë e shkurtë në formë të gjysëmrrethit e cila e shiquar nga ana dorzale duket si me qenë e përbërë prej 2 – 3 segmenteve. Ky është në të vërtetë postabdomeni (metazoma) shumë e reduktuar. Në anën ventrale midis pjesës së përparme të opistozomës ndodhet vrima gjenitale kurse në dy anët e saj janë nga një ose dy stigma që qojnë në mushkëri fletëzore. Te merimangat pos mushkërive fletëzore ndodhen edhe trakejet. Vrima e trakejes – stigma, ndodhet zakonisht në mes, para lythave të pishmangës.

Në opistozomë ndodhen vetëm rudimentet e ekstremiteteve në formë të lythave të pishmangës. Në skajin e pasëm të opistozomës janë 3 palë lytha të pishmangës të përshkuara me gypa të shumta të holla. Ato shërbejnë për të nxjerrë sekretet e gjëndrave të pishmangës. Te disa merimanga përpara lythave të pishmangës gjendet një pllakë e përshkuar nga gypat e pishmangës që quhet kribelum. Lytha të pishmangës janë zakonisht 6 por te disa loje 4 apo dy. Palët e këtyre lythave quhen të përparme, të mesme dhe të pasme. Këto janë mbeturina të ndryshuara të palës së 4 dhe të 5 të ekstremiteteve të opistozomës e të gjitha të tjera janë të reduktuara. Këto ekstremitete qe janë shndëruar në lytha, gjatë fazave të hershme embrionale janë të bigzuara. Gjëndrat e pishmangës zhvillohen në secilën degë.

Rrjeta e merimangës

Kribelumi është i përbërë nga pllaka tërthore e cila është në mes e ndarë në dy pjesë. Në secilën pjesë ka shumë vrima të gypave të pishmangës, më shumë se në lytha. Gjëndrat e pishmangës janë të mëdha dhe ndodhen në pjesën e fundit të opistozomës.

Merimangat endin disa lloje të rrjetave të pishmangës, një individ disa lloje, sepse kanë disa të gjëndrave. Janë pershkruar 7 lloje të gjëndrave te merimangat e ndryshme.

Supstanca nga e cila formohen fijet e pishmangës tajohet nëpër vrima si lëndë viskoze e cila në kontakt me ajrin forcohet e behet fije. Këto fije në fillim shumë të holla lidhen me ndihmën e shtojcave të këmbëve në formë të krëhërit në në fijën më të trashë më të cilën merimangat endin rrjeta, kokone ose kurtha për zënjën e gjahut Rrjetën zakonisht e endin në vende të përshtatshme ku era mund të sjell insekte osë shtazë tjera të imëta. Fijet e rrjetës i spërkatë me lëngë ngjitëse të cilën gjithashtu e e tajon nga gjendrat e pishmangës. Për lëndën ngjitësë kapën mizat, rrjeta tundet, kurse merimanga shumë lehtë i dallon lëkundjet e rrjetës që i shkakton era nga ato që i shkakton gjahu. Gjahun, i cili është i zënë në rrjetë, e helmon më heliceret e veta, ose edhe pjesërisht e maceron.

Sistemi i organeve të tretjës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Goja e merimangave ndodhet midis rostrumit apo buzës së epërme, dhe labiumit apo buzës së poshtme, ndërsa anash atë e rrethojnë bazat e pedipalpeve. Goja e merimangave është përshtatur për marrjën e ushqimit të lëngshëm, e jo për marrjën e ushqimit të ngurtë. Qimet të cilat gjenden në labium e pengojnë futjen e grimcave të ngurta në hapsirën preorale, ndërsa ushqimi i lëngshëm merret në sajë të levizjeve të zorrës së përparme e cila vepron si pompë. Sistemi i tretjës te merimangat gjithashtu i ka 3 pjesë: Zorrën e përparme, të mesme dhe të pasme. Zorra e përparme dhe e pasme kane prejardhje nga ektoderma dhe janë të veshura me kutikulë, ndërsa e mesmja është endodermale. Zgavra e gijës dhe faringu i merimangave janë me pozitë vertikaletë kufizuar me epifarinks dhe hipofarinks, të cilër kur të bashkohen formojnë gypin me të cilin e qojnë ushqimin e lëngshëm në ezofag. Nga faringu nisen muskujt të cilët lidhen për paretin e trupit. Me kontraktimin e tyre faringu zgjërohet dhe ngushtohet dhe kështu vepron si pompë. Ezofagu shtrihet horizontalisht nga faringu gjër në lukthin thithës. Ka formë të gypit kurse në pjesën e pasme është i rrethuat me unazën nervore. Lukthi thithës është i veshur me kutikulë të fortë e cila shërben si mbështës i muskujve. Në anën tjetër këta muskujt janë të lidhur me kutikulën dorzale të prozomës. Me kontraktimin e muskujve, lukthi zgjërohet dhë e thithë ushqimin.

Pas lukthit shtrihet zorra e mesme. Nga zorra e mesme dalin divertikulume të shumta. Diverikulumet në prozomë janë në formë të strajcave ndërsa në opistozomë degëzohen dhe kanë formë gjëndrore. Tretja bëhet kryesisht në zorrën e mesme dhe divertikulet e saj. Zorra e pasme është ektodermale dhe ka të zhvilluar mbështjedhësin muskulor. Ajo përfundon me vrimën anale. Në kufirin midis zorrës së mesme dhe të pasme ndodhen disa gypa të Malpigit te cilat degëzohen midis divertikulumeve të zorrës së mesme dhe kanë rol ekskretues.

Sistemi i organeve të frymëmarrjës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Te shumica e merimangave gjenden dy lloje të organeve të frymëmarrjës: mushkëritë fletëzore dhe trakejet.Ka edhe lloje që kanë vetëm njërin lloj të organeve të frymëmarrjës. Tarantulat, merimangat më primitive kanë dy palë mushkëri fletëzore.

Mushkëritë fletëzore janë invaginime ne formë të strajcave në anën ventrale të opistozomës.Në murin e përparëm të secilës mushkëri ndodhen rrullat fletëzore, midis tyre qarkullon ajri, kurse gjaku i mbushë hapsirrat brenda fletëve.

Trakejet e merimangave janë organe çigte edhe pse e kanë vetëm një stigmë. Stigma qon në një dhomzë nga e cila nisen 4 kanale primare trakeale. Këto kanalë janë të veshura me kutikulë në formë të spiralës dhe te disa lloje degëzohen në të gjitha pjesët e trupit. Ato lloje që kanë vetëm trakeje, si duket trakejet I kanë më origjinë nga mushkëritë fletëzore.

Sistemi i organeve të qarkullimit të gjakut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi i gjakut te merimangat është i hapur dhe i ngjan atij të akrepave. Përbëhet nga zemra gypore e cila ndodhet në opistozomë në anën dorzale mbi zorrë. Gjatësia e zemrës dhe numri i ostioleve të saj ndryshojnë te llojet e ndryshme të merimangave e kjo varët kryesisht nga lloji i organeve të frymëmarjes. Ajo nuk është e ndarë në dhomëza. Te llojet me primitive të cilat kanë vetë mushkëri fletëzore, zemra është e gjatë, dhe ka 5 palë ostiole, kurse llojet që kanë trup të vogël dhe trakeje si organeve të frymëmarjes, zemra ka vetëm dy palë ostiole. Nga zemra dalin arterja e përparme, arterja kaudale, dhe arterjet anësore.

Sistemi i organeve ekskretuese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organet ekskretuese te merimangat janë gjëndrat koksale dhe gypat e Malpigit. Lojet primitive i kanë dy palë gjëndra koksale të cilat qilen në koksat e palës së parë dhe të tretë të këmbëve për ecje. Merimangat tjera e kanë vetëm palën e parë të gjëndrave koksale. Shumë më të rëndësishme në pikpamjë funksionale funksionale janë Gypat e Maligit të cilat i kanë degët e tyre ndërmjet divertikulumeve të zorrës. Nga gypat tajohet guanina.

Në zhvillimin e hershëm embrional te merimangat paraqitet sistemi nervor i tipit arthropod, i cili ka në secilin segment të trupit nga një palë ganglione. Por te shumica e llojeve të merimangave, ne fazën adulte sistemi nervor është i përqëndruar në prozomë. Ganglionet janë tërësisht të ngjitura rreth ezofagut, kështu që nuk mundë të caktohet kufiri midis masës nervore dorzale dhe ventrale të sistemit nervor. Nga pjesa e sistemit nervor që ndodhet mbi ezofag, dalin nervat optic, dhe nervat e helicereve. Nga masa nervore e cila është nën ezofag dalin nervat e pedipalpeveshe ekstremiteteve tjera. Nga pjesa e pasme e masës nervore shtrihen dy fije të trasha që shkojnë në opistozomë.

Shumica e llojeve të merimangave kanë nga 8 sy. Numri dhe renditja e tyre janë karakteristike për familjet e tyre.Sytë e merimangave përbëhen nga 2 osee 3 shtresa qelizore pas thjerzës. Kornea e syrit është një pjesë e ndryshuar e e kutikulës së paretit të trupit. Nën korne ndodhet shtresa e hipodermës korneale, e nën te shtresa me qeliza të retinës dhe shkopthave optic.Pas retinës syrin e rrethon kapsula e syrit.

Shumë merimangave i bëjnë sytë dritë. Në të vërtetë, këtë e mundëson një shtresë, e cila ndodhet pas retinës, që quhet tapetum. Tapetumi ka kristale të imëta të cilat e reflektojnë dritën. Sytë e përparme të merimangave janë të tipit everz, kurse të tjerët janë inverz. Këta te fundit kanë tapetum. Në trupin dhe gjymtyrët e merimangave janë gjetur organe në formë lire (liriforme) të cilat si duket funksionojnë si organe të dëgjimit.

Organet e shqisës së të prekurit janë të shpërndara nëpër tërë trupin Këto janë qime të ndryshme të lidhura me skajet e nervave. Për organe të shijimit dhe të nuhatjes dihet shumë pak. Nuk është quid që disa nga organet e në formë lire u shërbejnë për nuhatje dhe për shijim.

Merimangat janë me gjini të ndara. Gjëndrat seksuale me kanalet përçuesë ndodhen në opistozomë. Testisët ndodhen në pjesën e përparme të opistozomës, janë në formë të dy gypave të gjatë, të cilët vijojnë në dy spermidukte të gjata e të lakuara që quhen vasa deferentia. Të dy farëpërçuesit bashkohen në një mëshikëz të përbashkët që quhet vesicular seminalis (strajca e farore). Spermatozoidet mashkulli i lëshon në një rjetë horizontale të cilën e thurr vet, pastaj i mbledh nga rrjeta me një aparat special si me shpric të ingjeksionit, të cilin e ka në maje të pedipalpit të specializuar. Me ndihmën e pedipalpit pastaj i bartë në receptaculumet e femrës.

Organet gjenitale femrore janë të përbëra nga dy vezorë, dy vepërçues, pas të cilit vjen një uterus, pas taj vagina si dhe një apo më shumë spermateka. Anash vaginës dhe të lidhura me te janë dy palë receptaculus seminisa që shërbejnë për depozitimin e spermatozoideve. Spermatozoidet futën në to gjatë kopulimit, nëpër vrima të kopulimit, të cilat ndodhen anash vrimës gjenitale. Vrima gjenitale shërben vetëm për depozitimin e vezëve. Vagina dhe spermatekat janë invaginime të paretit trupor, prandaj janë të veshura me kutikulë.

Merimangat ashtu sikurse akrepat para kopulimit bëjnë “lojëra të ndryshme martesore”. Te disa merimanga pas aktit të kopulimit, femra ecila është më e madhe se mashkulli e han mashkullin. Disa merimanga bëjnë shumë vezë e të tjerat pak. Vëzët zakonisht i vendosin në kokone të cilat janë specifike për llojin. Kokonet i ruajnë në tokë, disa kokonet i bartin me vete e të tjerat nuk “kujdesën” fare për to. Larvat zhvillohen mbrenda në kokone ku qëndrijnë gjër në zhveshjën e parë. Format e reja pas disa zhveshjeve kalojnë në fazën e rritur.Shumë merimanga jetojnë vetëm një sezonë, të tjerat disa vjet. Disa tarantula në kushte eksperimentale kanë jetuar mbi 25 vjet.

Rendi Aranea ndahet në dy nenrende: Mesothelae dhe Opistothelae

1. Nënrendi Mesothelae (Liphististina) merimangat e segmentuara: Nënrendit të parë i takojnë merimanga më primitive që e kanë opistozomën e segmentuar dhe kanë 6 ose 8 lytha të pishmangës. Nëndë lloje të njohura jetojnë në Azinë jugore dhe A. juglindore. Që të gjitha qelin koridore në tokë të cilat i mbulojnë me kapak. Gjinia e njohur është Liphistus.

2. Nënrendi Ophistothelae merimangat e pasegmentuara: Këtij nënrendi i takojnë shumica e merimangave. Kanë opistozomë të pasegmentuar. Llojet më të njohura janë: merimanga me kryq – Epeira ose Araneus diademata. Kjo merimangë e end pishmangën (rrjetën) midis degëve të pemëve ose shkurreve ; merimanga e shtëpisë - Tegeneria domestica e cila e end pishmangën në kënde të dhomave dhe ushqehet me miza ; “vejusha e zezë” – Latrodectus tredecimguttatus e njohur për helmin e fortë e të rezikshëm edhe për njeriun ; Argyroneta aquatica që jeton Brenda në ujë, në skafandrën prej pishmange të cilën e formon vet ; merimanga tropicale, grënëse e zogjve –Avicularia avicularia, etj