iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Kohët_e_Namazeve
Kohët e Namazeve - Wikipedia Jump to content

Kohët e Namazeve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kohët e Namazeve i referohet myslimanëve kur i falin namazin. Termi është që myslimani i falin pesë kohë të namazeve plus namazi i së premtes. Kohët e namazeve janë standarde në botë, veçanërisht namazet farz.

Pesë kohë të namazit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pesë kohë të namazit janë të obligueshme dhe bëhet sipas pozitës së diellit në qiell.

Namazi i Sabahut fillon me agimin e dritës e zgjat deri në lindjen e diellit.

Namazi i drekës fillon kur del dielli nga zeniti dhe zgjat deri sa të bëhet hija e një objekti sa vet objekti.

Namazi i Iqindisë fillon prej kohës hija sa herë dy herë vet objekti dhe zgjat deri sa të perëndoj dielli.

Namazi i Akshamit fillon prej kohës kur perëndon dielli dhe zgjat deri të humbasë drita e kuqe në perëndim.

Namazi i Jacisë fillon me humbjen e dritës së kuqe në perëndim dhe zgjat deri në mes të natës.

Namazi i së premtes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Namazi i xhumasë është në vend të namazit së drekës, dmth ai që e fal xhumanë, nuk e fal namazin e drekës. Ky namaz falet me xhematë dhe falet dy rekate.

Namazi i fitrit dhe i kurban bajram falet dy rekate komplet dhe jo të shkurtër. Në rekatin e parë e thua tekbirin, sipas Ajshes (gruaja e Muhammedit ka thënë se namazi i fitrit dhe i kurbanit në rekatin e parë i ka shtatë tekbire dhe në rekatin e dytë i ka pesë tekbire.

Namazi i teravive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky namaz është sunnet dhe falet çdo mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit. Sunnet është të falen 8 rekatë namaz, duke dhënë selam pas çdo 2 rekatësh.

Namazi i xhenazes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duaja për të vdekurin gjatë namazit së xhenazes: 1. Së pari thuhet tekbiri, pastaj kërkon strehim tek Allahu nga shejtani, pastaj thuhet Bismillah ir-Rahmaan ir-Raheem dhe recitohet surja Fatiha e përcillet me një sure të shkurtër ose disa ajeteve. Pastaj e thua teqbirin dhe dërgon salavatet ndaj Muhammedit. Pastaj thuhet teqbiri i tretë dhe bëhet duaja e të vdekurit. Pas duaje e bën tekbirin e katërt, pushon për një kohë të shkurtër dhe në fund thuhet selami.

Për më shumë rreth kësaj namazi: