iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Kobra
Kobra - Wikipedia Jump to content

Kobra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kobra
Kobra indiane, Naja naja në një qëndrim mbrojtës
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Nënrendi:
Familja:
Elapidae (me disa përjashtime)

Laurenti, 1768
Hemachatus haemachatus, kobra pështypëse me qafë unazore.

Kobra është fjalë e cila rrjedh nga gjuha portugeze që do të thotë "gjarpër". Në gjuhën shqipe dhe në disa gjuhë të tjera, mbahet si emri i disa gjarpërinjëve helmues. Shumica e të cilëve bëjnë pjesë në familjen Elapidae, ku të gjithë janë helmues. Shumica e këtyre mund të zgjerojnë brinjtë e qafës për të formuar një kofano të rrafshëzuar dhe të zgjeruar.

Jo të gjithë gjarpërinjtë që quhen si kobra janë në të njëjtën gjini, ose në familjen Elapidae. Emri "kobra" është shkurtesa për cobra de capelo ose cobra-de-capelo, e cila në gjuhën portugeze do të thotë "gjarpri me kofano", ose "gjarpri-kofano". Në disa gjuhë moderne, si në gjuhën afrikane, pjesa tjetër e emrit portugez është miratuar, dhe emri mbizotrues për kobrën në gjuhën afrikane është kapel. Të ngacmuara, shumica e gjarpërinjëve drejtojnë trupin dhe zgjerojnë qafën (ose kofanon) ku shfaqin një kërcënim karakteristik, duke i bërë ata më të pëlqyerit e gjarpërinjëve magjepsës përshkak të efektit dramatik. Shumë kohë më parë, magjepsja e gjarpërinjëve ka qenë një traditë fetare, megjithëse tani është kthyer në një argëtim. Kobrat, të cilët jetojnë deri në 20 vjet, mund t'i gjejmë nga Afrika Jugore, nga Azia Jugore, deri te disa ishuj të Azisë Juglindore.

Kobra mund t'i referohet:

  • Naja, po ashtu njihet si kobra e thjeshtë apo "e vërtetë" (të njohur për ngritjen e pjesës së përparme të trupit dhe rrafshëzimin e qafës në shenjë paralajmërimi kur është i alarmuar), një grup i elapidëve të gjendur në Afrikë dhe në Azi. Ato përfshijnë mbi 20 lloje, duke përfshirë Naja nivea, kobra e verdhë, me madhësi mesatare, një kobër shumë helmuese e cila jeton në një mori biomesh nëpër Afrikën Jugore: "gjarpri(nëpërka)" i Kleopatrës (Kobra egjiptiane, Naja haje): dhe Kobra indiane Naja naja dhe kobra monoklide, Naja kaouthia.
  • Kobrat pështypëse, një nëngrup i specieve Naja me një aftësi për të pështyrë helm nga dhëmbët e tyre për vetë-mbrojtje.
  • Hemachatus haemachatus, kobra pështypëse me qafë unazore, një lloj i familjes Elapidae i gjendur në Afrikë.
  • Çdo anëtar i gjinisë Boulengerina, kobrat e ujit, një grup i familjes Elapidae të gjendur në Afrikë (tani konsiderohen si lloje në gjinin Naja).
  • Paranaja multifasciata, kobra me shirita, një specie afrikane e familjes Elapidae (tani konsiderohen si lloje në gjinin Naja).
  • Çdo anëtar i gjinisë Aspidelaps, kobrat me mburojë, një gjini afrikane në familjen Elapidae.
  • Çdo lloj i gjinisë Pseudohaje, kobrat e drunjëve, një gjini e familjes Elapidae afrikane.
  • Ophiophagus hannah, kobra mbret, një elapid i gjendur në pjesë të Indisë dhe Azisë Jugore.
  • Micrurus fulvius, kobra amerikane ose kobra lindore koralore, një specie e familjes Elapidae e gjendur në pjesën Juglindore të Shteteve të Bashkuara dhe në pjesë të Kubës.
  • Hydrodynastes gigas, kobra e ujit e rreme, një anëtar gjysmë helmues i familjes Colubridae, është indogjen në pjesët e Amerikës Jugore dhe formon një kofano nëse ngacmohet, megjithëse kofanoja është më e gjatë dhe më e ngushtë se të kobrave "të vërteta" në familjen Elapidae.
  • Jo një emër i zakonshëm, por një sinonim shumë i vjetër për gjininë Bitis, shtuesit, një grup i nëpërkave helmuese që gjenden në Afrikë dhe në pjesë të Lindjes së Mesme.

Shumica të quajtur kështu, dhe të gjithë "të vërtetë", llojet e kobrave i takojnë familjes Elapidae. Shumë lloje të tjera të gjarpërinjëve tejet helmues, duke përfshirë mambat, gjarpërinjtë e detit, dhe gjarpërinjtë koralor, po ashtu i takojnë familjes Elapidae. Gjinia Naja përmban mbi 20 lloje të kobrave dhe është gjinia më e njohur dhe më e përhapur e kobrave, ndonjëherë të quajtur kobrat "e vërteta". Antarët e kësaj gjinie jetojnë në një territor nga Afrika nëpër Lindjen e Mesme, Indi, dhe Azinë Jugore në Indonezi.

Megjithëse kobra mbret, Ophiophagus hannah, gjarpri më i gjatë helmues në botë, është një anëtar i familjes Elapidae dhe mund të formojë kofano të ngushtë nëse ngacmohet, nuk është në gjininë Naja, dhe, prandaj, nuk është një kobra e vërtetë.

Kobra tjetër e Azisë njihet kobra aziatike ose indiane (Naja naja) për shkak të dizajnit në formë të syzeve në lëkurën e tij. Kofanoja e kobrës aziatike është më e madhe se ajo e kobrës mbret dhe është zakonisht është me ngjyrë të verdhë ose të kaftë me një dizajn pamor bardh e zi në maje dhe dy pika bardh e zi në pjesën e poshtme.

Kobra pështypëse me qafë unazore, Hemachatus haemachatus, po ashtue quajtur kobra pështypëse, është endemik në Afrikën Jugore. Po ashtu nuk është në gjininë Naja.

Megjithëse kafshimet e disa llojeve janë shumë të rrezikshme për shkak të neurotoksineve të forta, kobrat nuk i sulmojnë njerëzit përveç të provokuara. Kobrat gati gati fare nuk sulmojnë pa një pamje kërcënuese, e cila përfshin ngritjen e kofanos dhe fërshëllimë.

Disa lloje të kobrave gjuajnë kryesisht gjarpërinjtë e tjerë, zogj, dhe gjitarë të vegjël, kurse grabitqarët e tyre kryesorë janë gjarpërinjtë e tjerë, zogjt grabitqarë, dhe gjitarët e vegjël grabitqar siç janë mangusët. Megjithëse shumica e kobrave nuk ndërtojnë fole, disa lloje ruajnë vezët e tyre deri sa ato të qelin (inkubacioni zakonisht zgjat rreth 60 ditë).