iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Karate
Karate - Wikipedia Jump to content

Karate

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Karate

Karate (jap. 空手 , sq.: "dora bosh" ose "dora pa armë") ose me emërtimin e “përparshëm” Karatejutsu (kara = bosh, i zbrazët, te = dora, jutsu = art/teknikë) kuptohet shkathtësia luftarake nga Okinava, e themeluar në shekullin XVI.

Karateja është shkathtësi luftarake me prejardhje nga (Okinava), Japoni (e cila sot mund të ushtrohet po ashtu edhe si sport). Në përkthim të drejtpërdrejtë nga japonishtja në gjuhën shqipe, KARA do të thotë bosh, e zbrazët, TE - dora, DO - rrugë, që do të thotë se ajo paraqet rrugën, mënyrën e mbrojtjes nga kundërshtari me duar bosh (空手道:からてどう - "rruga e dorës bosh"). Lindja e karatesë lidhet me shkathtësitë e lashta luftarake të Lindjes së largët, kurse reformator i karatesë moderne konsiderohet profesori japonez Giçin Funakoshi (Gichin Funakoshi).

Ushtrimi i karatesë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kanchu Kanazawa
Hagetsu Daçi
Mawashi Geri
Sotouke
Urakenuçi

Karateja është e njohur si shkathtësi luftarake në të cilën gjatë luftës përdoren të gjitha pjesët e trupit. Te teknikat themelore mësohen goditjet, bllokimet, pozicionet e veçanta etj. Katat janë përmbledhje e veçantë e lëvizjeve të përcaktuara me përpikëri (goditjeve, pozicioneve dhe bllokimeve). Lufta (Kumite) mund të jetë e lirë dhe me marrëveshje (partnerët merren vesh për llojin e goditjet dhe të bllokimit, me të cilin do të pengohet goditja). Gjatë ushtrimeve përdoret Makiwara, Hoju undo, pajisje siç janë p.sh. chishi, nigiri game etj.

Dimensioni teknik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karateja është sport luftarak ne te cilin dominojnë lëvizje aciklike. Sipas principeve të caktuara, lëvizjet bëhen në të gjitha drejtimet me kundërshtare të paramenduar dhe real. Mbi një mije të goditura të ndryshme, blloqe, kombinime dhe lëvizje e pasurojnë këtë sport. Një mori lëvizjesh në karate ndërrohen në rrethana të reja të diktuara nga kundërshtari.

Kushtet e ndryshueshme diktojnë mënyrën, shpejtësinë dhe zgjedhjen e lëvizjes, që të reagohet në mënyre adekuate, në situatën e sapokrijuar. Është e pamundur që të jesh i përsosur në të gjitha karate lëvizjet, prandaj në nivelin e larte teknik përsosen forma te caktuara -specialet, që i përshtaten vetive psikofizike te njeriut. Më aplikim e rregullave te garimit është mundësuar që karatistet të garojnë ne shkallen e cila i përshtatet aftësive te përvetësuara te shkathtësisë se karatesë. Garimet bëhen në baze të rregullore te dy organizatave me masive të karatese ITKF DHE WUKO. Garimet bëhen në arenën që ka 1,5 m nga qendra e arenës. Kimonoja e bardhe e karatese është e obliguar për garuesit.

Karateja mund te demonstrohet sipa formave ne vijim :

  • 1. Si teknika themelore dhe kombinime (kihon dhe renkraku waza).
  • 2. Si sparing formal me kundërshtare e imagjinuar (kata).
  • 3. Si sparing sistematik (yakusoku kumite).
  • 4. sPARING (KUMITE).
  • 5. Si demonstrime ekzibicioniste (en-bu).
  • 6. Si konbinim i sparingut dhe kate ki-tei (fuku-go).
  • 7. Si teknike e thyerjes (tameshi wari).

ELEMENTET E TRAJNINGUT TE KARATESE

Trajningu i karatese përbehet prej tre elemente: 1. Trajningut themelor (kihon) 2. Formave (kata) 3. Sparingut (kumite)

Kihoni (themeli) është një nga pjesët e rëndësishme të ushtrimit të karatesë. Në kuadër të Kihonit ushtrohen pozicionet themelore, goditjet, bllokimet dhe Kihon Katat.

Teknikat e karatese janë forma motorike elementare (pozita), lëvizje te paramenduar luftarake dhe njëkohësisht perberese te te gjitha formave te karatese. Teknika duhet te demonstrohet si një tërësi e pandashme e integruar me lëvizjen e tere trupit. Përsoshsmeria teknike nuk do te thotë se është mbizotëruar teknika, sepse vetëm e kombinuar me energjinë mentale ajo përsoset. Çdo teknike e karatesë ne ciklin e vete ka fazën përgatitore, fazën e reagimit dhe fazën përfundimtare.

sipërfaqet goditëse të karatesë

Karate - do është art marcial që në teknikat goditëse dhe bllokuese përdor pothuajse të gjitha pjesët e trupit në të cilat forca e trupit mund lehtë të përqendrohet.

1. Balli i grushti (seiken)

Balli i grushtit është prej sipërfaqeve goditëse që përdoret më së shumti në karate - do. Pjesa kontaktuese e kësaj sipërfaqeje goditëse janë : nyja e parë e gishtit tregues dhe të mesëm. Grushti dhe parakrahu duhet të jenë në linjëte drejte. Nese kyçi i dorës qëndron i lakuar forca nuk ka mundësi të transferohet në grusht dhe mund të lëndohet kyçi. Kryesisht përdoret ne goditjet me grusht (tsuki waza).

2. Grushti me shpinën e dorës (uraken - riken)

Pjesa kontaktuese e këtij grushti është shpina e grushtit dhe nyja e gishtit tregues dhe të mesëm. Strajkimi me grushtin me shpinën e dorës në karate mund të bëhet në dy mënyra : 1. vertikalisht (tate uraken uchi) dhe 2. horizontalisht (yoko uraken uchi).


   3.Grushti si çekan (kentsui)

Ky lloj i grushtit ne karate njihet me tre emra: grushti si çekan (kentsui), çekani i hekurt (tettsui), dora si çekan (shutsui). Pjesa kontaktuese e ketij grushti eshte tehu i jashtem i grushtit (ana e gishtit të vogël). Edhe ky grusht sikurse grushti me shpinen e dores mund te perdoret per te goditur vertikalisht, dhe horizontalisht, dhe gjate strajkimi duhet te perdoret levizje kercitese te berrylit per te qene strajkimi efektiv.

4.TEHU I JASHTEM I DORES SE HAPUR (SHUTO) Në shuto tehu i jashëm i dorës se hapur (ana e gishtit të vogël) përdoret si shpatë për të goditur dhe bllokuar. Kjo sipërfaqe mund të përdoret për të goditur nga jashtë brenda (me pëllëmbë të kthyer nga lartë), dhe nga brenda jashte (me pëllëmbë të kthyer nga poshtë). Gishti tregues, i mesëm, i unazës dhe i vogël janë të bashkuara dhe të shtrirra, kurse gishti i madh është fortë i vendosur në tehun e bredshëm të dorës.

SPARING SISTEMATIK (YAKUSOKU KUMITE)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sparing sistematik paraqet një proces te ushtrimeve dhe verifikim te ushtrimit te teknikave sulmuese dhe mbrotjese me partnerin. Ne mënyre qe teknikat e ushtruara ne karate te jene sa me efikase ato duhet te kenë aplikim praktik. Teknikat duhet në tërësi te mësohen, qe te mund te aplikohen ne disa forma te sparingut me marrëveshje :

  • Lufta me marrëveshje nepese ose tre hapa (teknikat sulmit dhe mbrjtejs janë te caktuara paraprakisht).
  • Lufta me marrëveshje ne nej hap (është e lejuar zgjedhje e teknikave mbrojtëse).
  • Lufta me detyra te caktuara (është e lejuar zgjedhja e teknikave mbrojtëse për sulm ose mbojte) :

Mënyra ofensive dhe defensive e luftës punimi me specialka demonstrimi i kombinimeve në regjione te caktuara ne trup (chudan, jodan)

  • Lufta ne këndin e arenës (sjellja e kundërshtarit ne kënd, mbrojta nga këndi).

Maskimi i qëllimeve te verteta (fintimi, eskivazhat)

  • Lufta kundër kundërshtareve të kategorive te ndryshme (me i larte, me i shkurte, me i rende dhe me i lehte).

SPARING FORMAL (KATA)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kata është një mori tehnike e pozitave, goditjeve, blloqeve, lëvizjeve, hudhjeve dhe kapjeve, /pollugave, të lidhura në mënyrë harmonike dhe të demonstruara me ritëm kundër një kundërshtari të imagjinuar. Sot në stile të ndryshe të karatesë ekzistojnë mbi 100 kata, e që do të ishte e mjaftushme sikur të njiheshin deri në 20 kata Ushtro katen deri sa ajo të mos të filloj të lëviz ty, kur ti dhe kata të bëhëni një, do ta zgjedhësh fshehtësinë.

Secila kata ka kuptimin dhe principet e veta :

KATAT NDAHEN.:

Katet e nxënësve (5. heian kata ; 1.Heian Shodan, 2.Nidan, 3.sandan, 4.jodan dhe 5.godan) "mendja e ndjere".

Katet e mjeshtërve (Katet e njohura)
Bassai dai ..... "Depërtimi në kullën e madhe".
Bassai sho...... "Depërtimi në kështjellën e vogël".
Empi............ "Fluturimi i dallëndyshes".
Jion............. "Emri i gjeneralit kinez; tempulli".
Unsu............. "Duart ne re".
Kanku dai......... "SHikimi në qiellin e vogël".
Kanku sho......... "Shikimi në qiellin e madh".
Chinte............ "Duart e jashtëzakonshme".
Gankaku........... "Korbi në shkëmb".
Sochin............. "Ora e përmbysur në rërë,i fortë para rrezikut".
Niju Shiho......... "Njëzet e katër hapa"
Hangetsu........... "Kata e gjysëmhënës"
Goju Shiho Dai...... "Pesëmbëdhjetë e katër hapa të mëdhejn".
Goju shiho sho....... "Pesëmbëdhjetë hapa të vegjël".
Jitte................ "Dhjetë duar".
Tekki shodan2dhe3.... "kalorësi".
Kitei................. "Stile të ndryshme".
Meikyo................. "Rrobat e hekurosura".

Sparingu (Kumite)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sparing kumite është aplikimi i teknikave mbrojtëse dhe sulmuese, me qëllim që të mundet kundërshtari. Luftës së lirë duhet ti paraprijë përsoshmëria sistematike dhe shkallë shkallë e teknikës, luftimeve me marrëveshje si dhe e shpirtit. Në kodeksin e samurajëve ekziston një rregull se ai që mendon që është humbës. Pastaj aty gjithashtu thuhet se fitorja është e luftëtarit i cili nuk reziston as me trup dhe as me mendje. Është gabim të mendohet se vetëm lëvizjet e planifikuara janë ato të vërtetat. Mirëpo, kjo gjithashtu nuk do të thotë se nuk duhet te shërbehemi me një taktikë të caktuar gjatë dyluftimit, e që menjëherë do të pasqyrohej ne aksionin e kundërshtarit, ose ti parashikosh lëvizjet e kundërshtarit dhe te reagosh ne to ende pa filluar sulmi. Aksionet luftarake mund të kenë karakteristikat funksionale sine vijim :

- Pozita e trupit (qe do ti mundësoj lëvizjet e shpejta dhe demonstrimi e teknika nme te gjitha drejtimet).

- Vlerësimi me perceptim (venerimi i cakut, distancës, drejtimit te lëvizjes dhe zgjedhja se si dote reagosh). Gjate shikimit te kundërshtarit shikimin duhet ta drejtoni ne lartësi te gjoksit ta shikoni si objekt te largët, në mënyre qe ta shihni trupin në tërësi dhe ne këtë mënyre ta parashikoni çdo lëvizje te kundërshtarit. Demonstrimi i teknikave gjate sulmit mvaret nga situata memontale -kundërshtari. Me një aksion te befasishem (me shkurtimin e distancës dhe me sulm te shpejte) mund te fitojmë. Demonstrimi i teknikes ne mbrojtje mund te filloj ende pa filluar aksioni (i dele përpara). Kjo arrihet ashtu qe ne nuk e presim kundërshtarin qe te ndërmarre aksion, por e fillojmë atë bazuar ne lëvizjet përgatitore (ne baze te tonusitte muskujve, ndërrimit te pozitës. Marrja pozitës se peshtatshme për luftën e metutejshme.

Qe te arrish fitore, duhet te hysh ne lëkuren e kundërshtarit. Nese nuk e njef veten do te humbehs 100 % nese e njeh veten do te fitosh 50 % po nese enjef veten edhe kundërshtarin do te fitosh 100 %.

Ne gara perleshja sportiv është e rregulluar me norma. Ne përleshjen sportive goditjet vlerësohen me duar dhe me këmbe. Te gjitha goditjet bëhen me kontrolle, derisa disa teknika (sulmi me shuplake te hapur, sulmi ne nyje, organe gjenitale, fyte). Nuk janë te lejuara ne përleshjen sportive. Sulmet janë të kufizuar në koke, qafe dhe stomak. Ne ndërkohe qe duhet te plotësohen këto kriteriume, forma korrekte, forca, ne kohe te duhur, distanca dhe zanshin.

Demonstrimi ekzibicionist (EN -BU)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

EN-BU ËSHTË DEMONSTRIM EKZIBICIONIST I SHKATHTËSIVE TE KARATESE ME NJË APO EM SHUME KUNDËRSHTARE, E QE ËSHTË E DEFINUEME NE MËNYRE PRECIZE ME RENDITJEN DHE RITMIN E DEMONSTRIMI TE TEKNIKES. Suksesi ne demonstrimin EN-BU përcaktohet ne baze te elementeve ne vijim :


Koreografija (demonstrimi i principeve dhe teknika e karatese tradicionale).


Aspekti budo (zanshin, pozita mentale).


Demonstrimi ne kohe (ma -ai, saktësia e distancës për aplikimin e teknikes).


Teknika (korrektesia, intensiteti, koordinimi i lëvizjeve).

Ne gara EN-BU demonstrohet sipas disa rregullave të caktuara, ne kohezgjatje prej 1 min. Demonstrimet mund te jene mashkullore ose të përziera. Demonstratoret demonstrojnë sulmin dhe mbrojtjen ne arene mirëpo me ca kufizim (është ndaluar përdorimi i goditjes nukite si dhe goditja ne sy) : nuk ka kontakte : ne fund duhet te ekzekutohet teknika TODOME (goditja përfundimtare).

Qëndrimi (Kokoro)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nocioni Kokoro (心) ndeshet te shumë shkathtësi luftarake nga Japonia. Kokoro në gjuhën japoneze do të thotë zemër, shpirt, ndjenjë ose themel i çdo gjëje. Te ushtrimi i karatesë nuk janë të rëndësishme vetëm teknikat, por edhe mënyra e sjelljes në raport me njerëzit e tjerë, qëndrimi ndaj tyre. Respektimi i të tjerëve është tejet i rëndësishëm, sepse karateja nuk është vetëm shkathtësi luftarake, njohja e teknikave trupore, por edhe shkathtësi luftarake që ndërton dhe përsos shpirtin.

[[Skeda:]]Stërvitja me armë (Kobudō) === Ryukyu kobujutsu ose Kobudo, si quhet të shumtën e rasteve, është shkathtësi luftarake e përdorimit të armëve, që ka prejardhjen nga Okinava. Kobudo ushtrohet me Karatenë. Në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës ushtrimi i Kobudos nuk është i përhapur si ushtrimi i Karatesë, gjë që nuk e bën atë më pak të vlefshëm, por e bën madje më të rëndësishëm, sepse me njohjen e Kobudos studentët e Karatesë i thellojnë dhe i rrisin në një shkallë më të lartë njohuritë e shkathtësive luftarake.

KOMBINIMI I SPARINGUT ME KATA KI -TEI (FUKU-GO)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FUKU-GO PARAQITET SI FOME E RE E KARATESE (ITKF) është kombinim e kate ki -tei dhe përleshjes. Sipas rregullave te garimit dy garues garojnë njëkohësisht kate ne ki -tei ne arene. Me vone fituesit e ki -tei garojnë mes veti ne përleshje, dhe me vone prapë garojnë ne ki -tei (nderiimi). Ne përleshje aplikohen kumite rregullat pa ripasazha. Gara e finale është kumite, gjysem finalja është ki-tei ndërsa për vendin e trete demonstrohet kumite.

Ne trajnim, testim ose gjate demonstrimit, fuku-go mund te demonstrohet edhe ne forme te ndyryshuar si kata kumite. Dote ishte me rendësi qe karatistet te aplikojnë në mënyre praktike disa tërësi te kata-ve me nej apo me shumë kundërshtare. Ne mënyre shume interesante mirëpo edhe tërheqëses mund te demonstrohet mbrojtja nga sulmi me apo pa arme. Lëvizje mund te bëhen ne ritme te ndryshme, nen përcjelljen muzikore ose ngadalë.

KOMBINIMI I SPARINGUT ME KATA KI -TEI (FUKU-GO)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FUKU-GO Paraqitet si forme e re e karatese (itkf) dhe është kombinim e kate ki -tei dhe peleshjesperleshjes. Sipas rregullave te garimit dy garues garojnë njëkohësisht kate ne ki -tei ne arene. Me vone fituesit e ki -tei garojnë mes veti ne përleshje, dhe me vone prapë garojnë ne ki -tei (nderiimi). Ne përleshje aplikohen kumite rregullat pa ripasazha. Gara e finale është kumite, gjysem finalja eshte ki-tei ndërsa për vendin e trete demostrohet kumite.

Ne trajnim, testim ose gjate demonstrimit, fuku-go mund te demonstrohet edhe ne forme te ndyryshuar si kata kumite. Dote ishte me rendësi qe karatistet te aplikojnë ne mënyre praktike disa tërësi te kata-ve me nej apo me shume kundërshtare. Ne mënyre shume interesante mirëpo edhe tërheqëses mund te demonstrohet mbrojtja nga sulmi me apo pa arme. Lëvizje mund te bëhen ne ritme te ndryshme, nen përcjelljen muzikore ose ngadalë.

TEKNIKA E THYERJES (TAMESHI WARI)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tameshi wari eshte tehnike e thyerjes se objekteve te ngurta(forta). Kjo teknike është metode specifike për përgatitjen dhe forcimin e sipërfaqeve goditëse me qellim qe te arrihen efekte vdekjeprurëse, gjate plasimit te goditjeve vendimtare. Tameshi wari janë demonstrime shume popullore ne te cilat demonstrohet forca goditëse me thyerjen e tjegullave, dërrasave ose katroreve te akullti. Me ushtrime këmbëngulëse, karatisti përforcon sipërfaqet goditëse duke u shërbyer me makivaru (dërrase e mbeshtjellur, përforcuar në njërën anë, ashtu qe goditjet bëhen ne anën e lire te dërrasës), thases për goditje, fokusoret dhe ne fund e përdorin metodën TAMESHI WARI. Ne këtë mënyre karatistet arrijnë përgatitje te larte teknike dhe mentale për luftën vendimtar, te cilën do ta arrije me nej te goditur pa kontrolle.

Idetë tradicionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tri sulme

  • Sen sen no sen - të sulmosh i pari
  • Go no sen - kundërpërgjigje sulmit
  • Tai no sen - sulmi i njëkohshëm

Prioritetet e kumitesë

  • Ichi gan - e para, sytë (vetëdija)
  • Ni soku - e dyta, puna e këmbëve (aftësia dhe baza)
  • San tan - e treta, shpirti (dëshira për luftë)
  • Shi riki - e katërta, fuqia (trupi i ushtruar)

Tre shpirtra

  • Fukutsu no seishin - mos u dorëzo kurrë
  • Kanto no seishin - shpirti i mirë luftarak
  • Hissho no seishin - shpirti fitimtar

Katër dhembje

  • Frika
  • Befasia
  • Dilema
  • Hutia

Tri vetëdije

  • Mushin - pavetëdija (nuk ekziston nevoja për të menduar)
  • Fudoshin - mendja e palëvizshme (pa ndikime nga jashtë)
  • Heijushin - mendja e rëndomtë (përherë e gatshme)

Idetë tjera

  • Seme - presioni mbi kundërshtarin
  • Zanshin - vetëdija për veten dhe rrethin (mjedisin)
  • Ki - energjia e përgjithshme jetësore
  • Do - rruga
  • Embusen - pozita e kundërshtarit
  • Seichusen - vija e mesit e kundërshtarit apo e vetëvetes

SHOTO NIJU KUN-(FILOZOFIJA EKARATESE)

1. Karateja nuk është vetëm dojo ushtrim

2. mbaje mend karateja fillon dhe mbaron me përshëndetje

3. kurrë mos sulmo i pari

4. përcille rrugën e drejtësisë

5. njihe së pari vetën pastaj do ti njohësh të tjerët

6. Shkathtësia teknike është vetëm mjet për realizimin e zhvillimit shpirtëror

7. Liroji mendimet tuaja

8. Fatkeqësia është pasijë e përtacisë

9. Karateja është ushtrime i përjetshëm

10. Aplikoje Karatenë në çdo gjë që bën

11. Karateja është si uji i ngrohtë. Nëse nuk e ngrohë vazhdimisht, ajo do të ftohet.

12. Mos mendo në atë se duhesh të fitosh, por mendo në atë se nuk duhet të humbasësh.

13. Fitorja mvaret nga aftësia për ti dalluar vendet e ndieshme të kundërshtarit nga ato të pandjeshmet.

14. Lëviz mvaresisht nga kundërshtari

15. Mendo për duart dhe këmbët e kundërshtarit si për armë shumë të fuqishme.

16. Kur të largohesh nga shtëpia mendo se jashtë të presin një mori kundërshtarësh.

17. Fillestari duhet të jetë gjithnjë i gatshëm,ndërsa nxënësi përparimtar duhet të jetë i natyrshëm.

18. Kata është një,ndërsa lufta e vërtetë është diçka tjetër.

19. Mos harro :fuqinë dhe dobësinë e forcës, ekspansionin dhe kontrakcionin e trupit, shpejtësinë dhe ngadalësinë e teknikës.

20. Bëhu kreativ gjatë tërë kohës.

Fillimisht në karate nuk ekzistonte sistemi i gradave, gjë të cilën më vonë e përligji Gichin Funakoshi (船越 義珍 - 1868–1957), i cili përvetësoi idenë e themeluesit të xhudos Dr. Xhigoro Kano dhe e zbatoi edhe në praktikën e ushtrimit të karatesë.

Sot në karate ekziston sistemi i gradave shkollore (Kyu), që e karakterizojnë brezat e ngjyrosur, renditja e të cilëve ndryshon nga asociacioni në asociacion dhe sistemi i gradave mjeshtërore (Dan), që shënohen me brezin e zi, përkatësisht me atë të purpurtë (grada më e lartë 10 Dan). Edhe gradat mjeshtërore janë dhjetë, përkatësisht njëmbëdhjetë, nëse llogaritet edhe grada paramjeshtërore (shodan-ho).

Janë të nevojshme rreth 5 vjet ushtrimesh (2-4 herë në jave) deri sa të arrihet titulli i mjeshtrit. Nën moshën 18 vjeçare mund te arrihen brezet e zeza teknike. Kandidati i cili është mbi 18 vjet brezin e zi teknik e verifikon në brezin e zi të mjeshtrit, me testimin në programin për titullin e mjeshtrit.

Programi i testimit për titullin e nxënësit përfshin 10 KYU.

Programi për titullin e mjeshtrit përfshin 10 DAN-a.

  • Jyukyu - 10 Kyu
  • Kyukyu - 9 Kyu
  • Hachikyu - 8 Kyu
  • Shichikyu - 7 Kyu
  • Rokukyu - 6 Kyu
  • Gokyu - 5 Kyu
  • Yonkyu - 4 Kyu
  • Sankyu - 3 Kyu
  • Nikyu - 2 Kyu
  • Shokyu - 1 Kyu
  • Shodan-ho – Brezi i zi provues, paramjeshtëror (1 Dan Ho)
  • Shodan - 1 Dan
  • Nidan - 2 Dan
  • Sandan - 3 Dan
  • Yondan - 4 Dan
  • Godan - 5 Dan
  • Rokudan - 6 Dan
  • Shichidan - 7 Dan
  • Hachidan - 8 Dan
  • Kyudan - 9 Dan
  • Jyudan - 10 Dan

Historia e karatesë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Okinava është ishulli më i madh i arkipelagut Ryu-Kyu dhe gjendet në pjesën më jugore të Japonisë. Në historinë e vet më të hershme, arkipelagu Ryu-Kyu nuk ka qenë pjesë e shtetit të Japonisë, por i ka pasur zotërinjtë e vet feudalë. Në kohën para dhe pas okupimit japonez, arkipelagu Ryu-Kyu ka qenë nën ndikimin kulturor dhe ekonomik të Kinës.

Deri në vitin 1430 arkipelagu ka qenë i ndarë në tri province feudale të mëdha: në provincën jugore - Hokutsan, të mesme - Nantsan dhe veriore - Chutsan. Sundimtarët e këtyre provincave kanë zhvilluar luftra të ndërsjella për mbizotërim deri në vitin 1430, kur sundimtari i feudit Chutsan ia doli të korrë fitoren përfundimtare mbi kundërshtarët e tij dhe ta bashkojë mbretërinë. Për kryeqytet zgjodhi qytetin Shuri në jug të Okinavës. Bashkimi i mbretërisë rezultoi me zhvillimin e saj, u intensifikuan lidhjet tregtare me Kinën, Japoninë, Indinë dhe Korenë, ndikimet e të cilave ndjehen qartë në Okinavën e asaj kohe, sikurse ndikimi kulturor i Evropës në një periudhë të mëvonshme, kur shtet evropiane vendosni marrëdhëniet e para diplomatike dhe tregtare me vendet e Lindjes së largët. Popullata, e cila deri atëherë ishte marrë kryesisht me peshkatari dhe bujqësi, fillon gjithnjë e më shumë të merret me tregti. Në dy shekujt e ardhshme në arkipelagun Ryu-Kyu vërehet përparim i gjithanshëm, kurse qyteti Naha bëhet qendër kulturore dhe ekonomike e mbretërisë.

Në vitin 1609 klani Satsuma nga krahina me të njëjtin emër (Kagosima e sotme), në krye me sundimtarin Simatsu okupoi arkipelagun Ryu-Kyu pas një lufte të shkurtër dhe të përgjakshme, me humbje të mëdha në të dy anët dhe e detyroi sundimtarin Haisi që të dorëzohej. Pas vendosjes së pushtetit, japonezët konfiskuan të gjitha armët dhe miratuan një sere ligjesh, me të cilat banorëve të arkipelagut u ndalohej posedimi dhe prodhimi i çdo lloj arme. U ndalua edhe marrja me çdo lloj të shkathtësive luftarake, kështu që nga ajo kohë e deri në fillim të shekullit XX shkathtësitë luftarake në Okinavë ushtrohen në fshehtësi të plotë. Shumë banorë të Okinavës udhëtojnë për në Kinë, prej nga sjellin forma të reja të boksit kinez, të cilat i kombinojnë me shkathtësinë e vjetër Tode – paraardhësen e karatesë së sotme.

Tri stile themelore të shkathtësisë luftarake nga Okinava morën emrat sipas qyteteve në të cilat u krijuan: Naha-Te (sipas qytetit Naha), Shuri-Te (sipas qytetit Shuri) dhe Tomari-Te (sipas qytetit Tomari). Këto stile lindën në kohë të ndryshme. Ato dallojnë për nga teknikat dhe qasjet luftës dhe nga to më vonë rodhën stilet e ndryshme të karatesë. Në Shuri-Te dhe Tomari-Te aplikohen pozicionet natyrore (Dachi), kurse në Naha-Te aplikohen pozicionet më të ulëta, më të thella. Në masën më të madhe Naha-Te ka qenë i ndikuar nga shkathtësitë luftarake kineze, kështu që mund të thuhet se ai pothuajse i tëri rrjedh Kina. Nga ana tjetër, Shuri-Te dhe Tomari-Te paraqesin shkathtësinë burimore okinavase Tode, e cila ka qenë e ndikuar nga shkathtësitë luftarake kineze, por në masë më të vogël.

Me këto është bërë konstituimi i stadeve më të hershme të stileve të sotme të Karatesë, të cilat që të gjitha në njëfarë mënyre burojnë nga këto tri stile themelore. Meqë kjo shkathtësi në shekullin XVI është ushtruar në fshehtësi, në esencë nuk dihet asgjë për zhvillimin e karatesë dhe për ithtarët e saj në atë kohë. Në shekullin XVII disa mjeshtër ia dolën të fitojnë famë dhe që nga ajo kohë, nëpërmjet mjeshtërve të tyre, që u bënë të famshëm në saje të historive dhe legjendave gojore, mund të përcillet edhe zhvillimi i këtyre shkollave të mëdha të karatesë.

Historia e karatesë në Evropë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim të viteve '60 të shekullit të kaluar, në Evropë karateja ushtrohej në kuadër të klubeve të xhudos (judo). Atëbotë karatekat e parë (karateka – karateist) i mësonin instruktorët japonezë, të cilët qëndronin në Evropë me direktivat e Asociacionit japonez të karatesë (Japan Karate Association), që angazhohej për afirmimin dhe përhapjen sa më të madhe të karatesë, veçanërisht në kontinentin evropian dhe amerikan.

Në vitin 1961 në Francë u themelua federata e parë kombëtare e karatesë në Evropë, që ishte anëtare e federatës së xhudos, kurse kryetar i parë i saj ishte Zhak Delkur (Jacques Delcourt), i cili shumë vite ishte edhe kryetar i Federatës Botërore të Karatesë (WKF), kurse sot është kryetar nderi i saj.

Gara e parë ndërkombëtare e karatesë u mbajt në Belgjikë në vitin 1963 dhe në të morën pjesë Belgjika, Franca dhe Britania e Madhe.

Më 15.12.1963 në Francë u mbajt kongresi i parë evropian i karatesë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shtatë federatave kombëtare: Italisë, Belgjikës, Zvicrës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Spanjës. Në kongres u mor vendimi që të kontaktohen federatat kombëtare të xhudos të vendeve evropiane, në kuadër të të cilave ushtrohej karateja. U konstatua se ishte i pamundur unifikimi i teknikave, andaj mbeti që edhe çështja e unifikimit të rregullave të referimit të zgjidhej në kongresin e ardhshëm.

Kongresi i dytë evropian i karatesë u mbajt në Paris më 24.05.1964, me ç'rast delegatët zgjodhën për kryetar Jacques Delcourt-in, si dhe drejtorinë në përbërje: nënkryetarë Brief (Gjermani), Cherix (Zvicër), Fannoy (Belgjikë), sekretar Sebban (Francë) dhe ndihmëssekretar Goetz (Belgjikë). Në kuadër të kongresit u mbajt edhe kursi për gjyqtarë, që e udhëhoqën instruktorët japonezë.

Kongresi i tretë evropian i karatesë u mbajt më 21.11.1965 në Paris dhe në të numri i anëtarëve u rrit në dhjetë, me inkuadrimin e delegatëve nga Jugosllavia, Austria dhe Portugalia. Këshilltari teknik, francezi Henry Plee zgjodhi për këshilltarë katër instruktorë japonezë: Kono, Yamashima, Toyama dhe Suzuki. Në kongres u miratua statuti dhe u themelua Unioni evropian i karatesë (EKU), ndërsa në zgjedhet e reja u zgjodh kryetari Jacques Delcourt dhe drejtoria në përbërje: nënkryetar i parë Fannoy (Belgjikë), nënkryetar i dytë Cherix (Zvicër), sekretar me funksionin shtesë të arkatarit Sebban (Francë) dhe ndihmëssekretar Goetz (Belgjikë).

Në kongres u miratuan edhe plani financiar dhe rregullat e referimit, si dhe u vendos që kampionati i parë evropian të mbahet më 7.05.1966 në Paris (garat ekipore me 5 garuesë plus një rezervë dhe gara vetja pa kategori të peshave dhe me numër maksimal prej katër garuesish për çdo federatë kombëtare.

Kampion i parë evropian më 1966 u bë ekipi i Francës, i cili në finale mundi Zvicrën. Në finalen e garave vetjake Baroux mundi Sauvin-in (që të dytë nga Franca). Kampionatin e parë e karakterizoi numri i madh i lëndimeve të rënda. Në kongres u zgjodh edhe komisioni i gjyqtarëve, kurse këshilltarë u zgjodhën Suzuki dhe Mochizuki.

Në vitin 1967 në Romë u mbajt seminari i parë ndërkombëtar për gjyqtarë, i cili zgjati një javë dhe në të cilin u harmonizuan rregullat e referimit, të bazuara në rregullat e JKA.

Kampionati i dytë evropian u mbajt më 05.05.1967 në Londër, kurse në kongres u vendos që seminari i dytë ndërkombëtar për gjyqtarë të mbahet në vitin 1968 në Split.

Në vitin 1968 në Paris u mbajt kampionati i tretë evropian dhe kongresi i gjashtë i Unionit evropian të karatesë (EKU), kampionati i katërt dhe kongresi i shtatë i EKU u mbajtën në Londër në vitin 1969, kurse në vitin 1970 në Hamburg të Gjermanisë u mbajtën kampionati i pesë evropian dhe kongresi i tetë i EKU, në të cilin u miratuan sistemi i repesazhit i garave dhe kategoritë e peshës.

Po atë vit, më 1970, u miratua statuti dhe u themelua Unioni Botëror i Karatesë (WKU), ndërsa kampionati i parë botëror u mbajt më 10.10.1970 në Tokio (Japoni).

Historia e shkurtër e karatesë në Kosovë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1960 karateja, e cila tashmë kishte fituar “të drejtën qytetare” në pjesën më të madhe të Evropës, kishte arritur në federatën e atëhershme jugosllave, prej nga, në vitin 1969, me hapjen e klubit të karatesë “Budokai” në Prishtinë, depërtoi edhe në Kosovë.

Në vitin 1970, në gjimnazin prishtinas “Ivo Llolla ribar” (tashti “Sami Frashëri”) u hap klubi i karatesë me të njëjtin emër, themelimi i të cilit konsiderohet si fillim i vërtetë i karatesë në Kosovë, ngase përkundër klubit "Budokai", që ishte aktiv vetëm disa muaj, ky punoi për disa vjet rresht, për t'u rimeëruar më vonë në klubin e karatesë "Minatori". Ky klub tuboi numër të madh entuziastësh të rinj, që përbëjnë brezin e parë të karateistëve kosovarë, derisa nuk u hapën edhe klube të tjera, në Prishtinë dhe në qendrat tjera kosovare. Kështu, për një kohë relativisht të shkurtër karateja u bë një nga sportet më masive.

Forma e parë e institucionalizimit të karatesë në Kosovë u bë në vitin 1974, kur në Prishtinë, në kuadër të Lidhjes komunale të kulturës fizike, u themelua Këshilli komunal i karatesë, i cili, me inkuadrimin në veprimtarinë e tij edhe të karateistëve nga qendrat e tjera kosovare, u bë qendër nga nxiteshin dhe bashkërendoheshin aktivitetet dhe zhvillimi i karatesë në tërë territorin e Kosovës.

Në vitin 1975, me iniciativën dhe mbështetjen materiale të Këshillit të karatesë, klubet që deri atëherë ekzistonin në territorin e komunës së Prishtinës, u fuzionuan në Shkollën e karatesë "Prishtina", në punën e së cilës u angazhuan të gjithë trajnerët e klubeve prishtinase, të cilët, duke punuar sipas programit unik, dhanë kontributin e tyre të rëndësishëm në masivizimin dhe në ngritjen cilësore të karatesë.

Përveç aktiviteteve që kishin për qëllim masivizimin e karatesë në komunë, që atëbotë edhe praktikisht u bë një nga sportet më masive, Këshilli komunal bëri përpjekje edhe për ngritjen e kuadrove profesionale. Në kuadër të kësaj, për disa vjet rresht trajnerëve dhe referëve, por edhe garuesve me perspektivë iu mundësua pjesëmarrja në seminaret që organizoheshin në qendrat bregdetare të Kroacisë dhe të Malit të Zi, të cilat i udhëhiqte eksperti i njohur dhe atëbotë njëri nga instruktorët më të njohur të Asociacionit të Karatesë të Japonisë (JKA), Taiji Kase (Taixhi Kaze), në atë kohë shef i instruktorëve japonezë të Shotokanit në Evropë. Në saje të kësaj, kuadrot shqiptare u ngritën profesionalisht aq sa ia dolën që shkallën e karatesë kosovare ta ngrisin në nivelin, të cilin në atë kohë e kishin arritur disa vende të Ballkanit, ku karateja kishte filluar të kultivohej madje edhe më se një decenie para Kosovës.

Më vonë, në vitet '80, rolin e deriatëhershëm të Këshillit komunal të karatesë të Prishtinës e mori mbi vete Lidhja e Karatesë e Kosovës, e cila e vazhdoi rrugën e mëtutjeshme të organizimit, të popullarizimit dhe të masivizimit të karatesë kosovare. Pas vitit 1989, d.m.th. pas rrënimit të autonomisë që deri në atë vit e kishte Kosova në kuadër të ish-federatës së atëhershme jugosllave, karateja ishte ajo që e nisi një proces të ri, procesin e riorganizimit të sportit kosovar në kuadër të kornizave të mvetësisë së Kosovës. Ky proces, që nisi në klubin e karatesë “Minatori” të Prishtinës, më vonë, në vitin 1992, rezultoi me themelimin e Federatës së Karatesë të Kosovës dhe të asociacioneve të tjera të sportit.

Sot Federata e Karatesë e Kosovës, në rrethana të reja, veprom me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të karatesë dhe të inkuadrimit të vendit në Federatën Botërore të Karatesë (WKF), që është asociacioni i vetëm ndërkombëtar i karatesë që zyrtarisht njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Stilet e karatesë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Stilet e karatesë sipas vitit
Viti Stili Viti Stili Viti Stili
(1733) Shuri-Te 首里手, (1889) Sukunai-Hayashi-Ryu, (1935) Shotokai-Ryu,
(1809) Shorin-Ryu 松林流, (1906) Isshin-Ryu 一心流, (1943) Nambu-Do-Ryu,
(1829) Tomari-Te 泊手, (1908) Tozan-Ryu, (1943) Sankukai-Ryu,
(1830) Itosu-Ryu, (1915) Shoreikan-Ryu, (1947) Matsubayashi-Ryu,
(1845) Naha-Te 那覇手, (1920) Kobayashi-Ryu, (1948) Shukokai-Ryu 修交会流,
(1845) Shorei-Ryu 昭霊流, (1923) Kyokushinkai-Ryu, (1950) Seido-Ryu,
(1869) Shotokan-Ryu 松涛館流, (1929) Chito-Ryu, Gensei-Ryu
(1870) Shorin-Ryu (1934) Shito-Ryu 糸東流, Ashihara
(1877) Uechi-Ryu, (1934) Wado-Ryu 和道流, Shuri-Ryu
(1888) Goju-Ryu 剛柔流, (1934) Shindo-Shizen-Ryu,

TERMINOLOGJIA E KARATESE

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

AGE EMPI UCHI - GODITJA PËRPJETE ME BERRYLE.

AGE TEISHO UKE - BLLOKU PËRPJETE ME RRENJEN E PELLEMBES.

AGE UKE - BLLOKU I LARTËSUAR

AGE ZUKI - GODITJA PËRPJETE

AGO - NOFULLA OSE MJEKRA

AI UCHI - GODITJA E NJEKOHESHME

AIKIDO - SHKATHTËSIA JAPONEZE E VETËMBROJTJES

AKA - KUQ

AKIRESU KEN - TETIVA E AKILIT

ARIGATO - FALIMINDERIT

ASHI - KËMBA OSE SHPUTA

ASHI BARAI - PASTRIMI ME KËMBE

ASHI UKE - BLLOKU ME KËMBE

ASHI WAZA - TEKNIKA E KËMBËS

ASHI YUBI - GISHTERINJET E KËMBËS

ASHIKUBI - NYJA

ASHIZOKO - HARKU I KËMBËS

ATAMA - KOKA

ATAMI UCHI - GODITJET ME KOKE

ATE - NDESHJA THYERJA

ATE WAZA - TEKNIKA E TE GODITURIT ME BERRYL

AWAZE ZUKI (MOROTE) - GODITJA ME TE DY DUART

BARAI - BLLOK: NJË PËR NJË

BO-SHUFER DRURI (DAJAK)

BODHIDHARMA - PRIFTI INDIJAN SHPERDAU BUDIZMIN NE KINË RRETH 520 VJET P.E.S.

BU - USHTARAKEOSE LUFTARAKE

BUDO - SHKATHTESITE LUFTARAKE

BUNKAI - ANALIZA E KATAVE

BUSHIDO - RRUGA E LUFTËTARIT KODEKSI I SAMURAJËVE

CHANOYU - CEREMONIA JAPONEZE E QAJIT

SHI MEI - GODITJA VDEKJEPRURËSE

CHUDAN - REGJIONI I MESËM I TRUPI

CHUDAN UKE - BLLOKU QËNDRO

CHUI - VËREJTA

CHUSOKU- JASTYKI I KËMBËS

DACHI - POZITA

DAME - KEQ

DAN - RANGU, NIVELI ITIUTLLIT TE MJESHTRIT

DAN - ZAKUI- GODITJE E NJEPASNJESHME ME TE NJËJTËN KËMBË

DEAI - SULM IPAPRITUR KUNDERGODITJA

DENWA - TELEFONI

DESHI - FILLESTAR NE SUHTRIME

DO - RRUGA, TRUPI

DOJO - SALLA PËR USHTRIME OSE SHKOLLA

DOMO ARAGATO GOZAIMASHITA - FALIMINDERIT

DOZO - URDHËRO

EMPI - BERRYLI

EMPI UCHI (MAVASHI GERI, OTOSHOYOKO MAE USHIRO EMPI UCHI.

ENBUSEN - DIAGRAMI I KATE

FUDO DACHI - POZITA LUFTARAKE OSE POZITA E RRENJES SE HAPUR

FUJIYAMA -B JESHKA E SHENJET

FUKUSHIN - GJYGGJTARI NDIHMES (SPORTIV)

FUKUTO - ANA E JASHTME E POSHTME E KOFSHËS