Jordi Alba
Alba me Spanjën në 2017 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Jordi Alba Ramos[1] | ||
Datëlindja | [2] | 31 mars 1989||
Vendlindja | L'Hospitalet, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.70 m (5 ft 7 in)[3] | ||
Pozicioni | Mbrojtës i majtë | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Inter Miami | ||
Numri | 18 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1996–1998 | Hospitalense | ||
1998–2005 | Barcelona | ||
2005–2006 | Cornellà | ||
2007–2008 | Valencia | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2007 | Cornellà | 15 | (3) |
2007–2009 | Valencia B | 18 | (5) |
2008–2009 | → Gimnàstic (huazim) | 35 | (4) |
2009–2012 | Valencia | 74 | (5) |
2012–2023 | Barcelona | 313 | (17) |
2023– | Inter Miami | 27 | (5) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2006 | Spanja U19 | 6 | (1) |
2009 | Spanja U20 | 9 | (0) |
2008–2011 | Spanja U21 | 4 | (0) |
2012 | Spanja U23 | 4 | (0) |
2011–2023 | Spanja | 93 | (9) |
2008–2013 | Katalonia | 5 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 korrik 2024 |
Jordi Alba Ramos (Katalan [ˈʒɔrði ˈaɫβə ˈramos], Spanjisht [ˈʝorði ˈalβa ˈramos]) (lindur më 31 mars 1989) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin amerikan Inter Miami. Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të gjeneratës së tij.[4][5][6]
Alba e nisi karrierën e tij si profesionist te Cornellà. Në vitin 2007, ai u rikthye te Valencia, ku më përpara kishte qënë pjesë e akademisë. Ai luajti për dy vite me ekipin e të rinjëve para se të debutonte me ekipin e parë në vitin 2009. Në vitin 2012, Alba u transferua te Barcelona, duke u rikthyer pas shtatë vitesh. Me klubin Blaugrana, ai fitoi pesë kampionate, pesë kupa dhe një Ligë Kampionesh.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e herëshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alba lindi në L'Hospitalet de Llobregat, Barcelonë, Katalonia dhe e nisi karrierën në akademinë e Barcelonës, por u shit në vitin 2005, duke u bërë pjesë e klubit fqinj UE Cornellà. Dy vite më pas, Valencia bleu kartonin e lojtarit për 6,000 €.
Alba fillimisht luajti me ekipin rezervë, duke e ndihmuar të ngjitet në Tercera División (liga e katërt) në sezonin 2007–08. Në sezonin e ardhshëm, ai u huazua te Gimnàstic de Tarragona në Segunda División, duke u aktivizuar në 24 ndeshje.[7]
Valencia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas rikthimit te Los Che, Alba bëri debutimin e tij në La Liga më 13 shtator 2009 në një fitore 4–2 kundër Real Valladolid.[8] Ai më pas luajti si titullar dy ndeshje rradhazi në fazën e grupeve të Ligës së Evropës kundër Lille dhe Slavia Pragës (të dy të mbyllur në barazim 1–1). Për shkak të dëmtimeve të shumta në mbrojtje, ai luajti shumicën e sezonit 2009–10 si mbrojtës i majtë, duke zhvilluar performanca të mira; në atë pozicion, më 11 prill 2010, Alba shënoi golin e parë me klubin në një humbje 2–3 në transfertë kundër Majorkës.[9]
Barcelona
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 28 qershor 2012, Barcelona pagoi 14 milion € për kartonin e Albës, i cili firmosi një kontratë deri në vitin 2017.[10] Ai debutoi zyrtarisht më 19 gusht duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 5–1 kundër Real Sociedadit në kampionat.[11]
Alba shënoi golin e parë me Barcelonën në fitoren 5–4 kundër Deportivo La Coruñas; ai gjithashtu shënoi autogol në këtë ndeshje.[12][13] Në ndeshjen e rradhës kundër Celtic në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ai i dha fitoren 2–1 ekipit me një gol në minutën e 93të.[14]
Më 12 mars 2013, Alba shënoi golin e 5të të sezonit në fitoren 4–0 kundër Milanit në Camp Nou në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve. Barcelona kishte humbur ndeshjen e parë 2–0 dhe ata u bënë ekipi i parë që rikuperojn një disavantazh prej dy golash.[15] Ai fitoi kampionatin në sezonin e tij të parë me klubin, duke u aktivizuar në 44 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[16]
Më 2 qershor 2015, Alba firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin me një klauzolë lirimi 150 milion €.[17] Katër ditë më pas, ai luajti si titullar në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Juventusit, duke ndihmuar Barcelonën t'a fitonte këtë trofe për herë të 5të në histori.[18] Ai luajti 38 ndeshje dhe shënoi 1 gol në të gjitha kompeticionet,[19] me Barcelonën që fitoi tripletën.[20]
Më 22 maj 2016, Alba fitoi Kupën e Mbretit për herë të dytë në karrierë; në finalen kundër Seviljes, ai shënoi në minutën e 97të të kohës shtesë pas një vertikalizimi nga Lionel Messi për t'i dhënë ekipit fitoren 2–0 në Stadiumin Vicente Calderón.[21]
Më 11 maj 2019, Alba firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare; klauzola e re e lirimit ishte 500 milion €.[22] Ai mungoi në gjysmën e ndeshjeve të ekipit në sezonin 2019–20 për shkak të një dëmtimi në kofshë.[23]
Alba zhvilloi një nga sezonet më të mira në aspektin personal në sezonin 2020–21, duke regjistruar 5 gola dhe 13 asiste me Barcelonën që triumfoi sërisht në Kupën e Mbretit.[24] Më 9 gusht 2021, ai u emërua kapiteni i 4të i ekipit pas largimit të Lionel Messit nga klubi.[25]
Më 24 maj 2023, u njoftua se Alba do të largohej nga klubi në përfundim të sezonit 2023–24, me palët që ndërprenë kontratën një vit para mbarimit.[26]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alba e nisi karrierën e tij ndërkombëtare me Spanjën duke luajtur në UEFA Kampionatin Evropian 2008 me ekipin nën-19. Pas kësaj, ai fitoi medaljen e arit në Lojërat Mesdhetare me ekipin kombëtar, duke luajtur katër ndeshje. Ai gjithashtu ishte pjesë e ekipit nën-20 që luajti në Kupën e Botës 2009 në Egjipt.
Alba mori ftesën e parë në ekipin e parë më 30 shtator 2011 për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të UEFA Euro 2012 kundër Republikës Çeke dhe Skocisë.[27] Ai debutoi në fitoren 3–1 kundër Skocisë dhe asistoi golin e parë të ekipit të shënuar nga David Silva.[28] Debutimi i tij pozitiv e vendosi Albën si kandidatin kryesor për të zëvendësuar veteranin Joan Capdevila në krahun e majtë të mbrojtjes.[29]
Alba u thirr nga trajneri Vicente del Bosque si pjesë e ekipit që do të luante në turnament. Ai u aktivizua në të gjitha ndeshjet, duke ndihmuar Spanjën të fitonte turnamentin. Në çerek-finale, ai asistoi një nga dy golat e Xabi Alonsos në fitoren 2–0 kundër Francës.[30] Në finalen kundër Italisë, Alba shënoi golin e dytë të ndeshjes, duke finalizuar asistin e Xavit gjatë një kundër-sulmi; Spanja fitoi ndeshjen 4–0.[31][32] Pas mbarimit të turnamentit, Alba luajti me Spanjën në Lojërat Olimpike 2012, ku ekipi u eliminua në fazën e grupeve.[33]
Në qershor 2013, Alba luajti në FIFA Kupën e Konfederatave 2013 në Brazil.[34] Gjatë turnamentit, ai shënoi një dopietë në fitoren 3–0 kundër Nigerisë në fazën e grupeve.[35] Spanja u mposht në finale 3–0 nga Brazili, me Albën i cili luajti 90 minuta të plota.[36]
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 7 mars 2014
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Europa | Tjetër[nb 1] | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Gimnàstic | 2008–09 | 35 | 4 | 1 | 0 | — | — | 36 | 4 | ||
Total | 35 | 4 | 1 | 0 | — | — | — | — | 36 | 4 | |
Valencia | 2009–10 | 15 | 1 | 2 | 0 | 9 | 0 | — | 26 | 1 | |
2010–11 | 26 | 2 | 4 | 0 | 3 | 0 | — | 33 | 2 | ||
2011–12 | 32 | 2 | 8 | 0 | 10 | 1 | — | 50 | 3 | ||
Total | 73 | 5 | 14 | 0 | 22 | 1 | — | — | 109 | 6 | |
Barcelona | 2012–13 | 29 | 2 | 5 | 1 | 9 | 2 | 1 | 0 | 44 | 5 |
2013–14 | 10 | 0 | 4 | 0 | 1 | 0 | 2 | 0 | 17 | 0 | |
Total | 39 | 2 | 9 | 1 | 10 | 2 | 3 | 0 | 61 | 5 | |
Karriera në total | 147 | 11 | 24 | 1 | 32 | 3 | 3 | 0 | 206 | 15 |
- ^ Përfshirë kompedicione të tjera si Supercopa de España, UEFA Super Kupa, FIFA Kupa e Botës për Klube
- 1Ka luajtur në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 5 mars 2014
Kombëtarja | Sezoni | Ndeshje | Gola | Assista |
---|---|---|---|---|
Spanja | 2011–12 | 11 | 1 | 3 |
2012–13 | 11 | 3 | 1 | |
2013–14 | 3 | 1 | 0 | |
Total | 25 | 5 | 4 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Barcelona
- La Liga: 2012–13
- Supercopa de España: 2013; Finalist 2012
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "FIFA U-20 World Cup Egypt 2009™: List of Players: Spain" (PDF) (në anglisht). FIFA. 6 tetor 2009. fq. 17. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 tetor 2009.
- ^ "Jordi Alba:Overview" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2021. Marrë më 22 qershor 2020.
- ^ "Jordi Alba" (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2018. Marrë më 4 shtator 2018.
- ^ "'Jordi Alba is the best left-back in the world' - Liverpool's Robertson". sport.es (në anglisht). 20 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2022. Marrë më 14 qershor 2022.
- ^ "Top 10 Left-Backs in World Football Right Now". Pundit Feed (në anglisht). 5 prill 2020. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2022. Marrë më 14 qershor 2022.
- ^ Brendon Netto. "Story of the decade: Sergio Ramos and Jordi Alba among best defenders". Sport360 (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2022. Marrë më 14 qershor 2022.
- ^ "Tes Jordi Alba ya es grana y Campano puede quedarse (Jordi Alba is already grana and Campano might stay)" (në anglisht). AS. 26 korrik 2008. Marrë më 7 mars 2014.
- ^ "Villa stars in Valencia win" (në anglisht). ESPN FC. 13 shtator 2009. Marrë më 13 mars 2014.
- ^ "Los Che complete woeful week" (në anglisht). ESPN FC. 11 prill 2010. Marrë më 13 mars 2014.
- ^ "Agreement with Valencia over Jordi Alba" (në anglisht). FC Barcelona. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2012. Marrë më 28 qershor 2012.
- ^ "Messi bags brace for five-goal Barca" (në anglisht). ESPN FC. 19 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2012. Marrë më 20 gusht 2012.
- ^ "El Barça ganó 5–4 en el día más desafortunado de Víctor Valdés". Mundo Deportivo (në spanjisht). 21 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2012. Marrë më 21 tetor 2012.
- ^ "Alba, el primero en marcar un gol y un autogol desde Kluivert en 2003". Mundo Deportivo (në spanjisht). 21 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2012. Marrë më 21 tetor 2012.
- ^ "Last-gasp Barcelona break Celtic hearts" (në anglisht). UEFA. 23 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2013. Marrë më 24 tetor 2012.
- ^ "Breathtaking Barcelona blow Milan away" (në anglisht). UEFA. 12 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2013. Marrë më 13 mars 2013.
- ^ "The first La Liga title for eight FC Barcelona players" (në anglisht). FC Barcelona. 13 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2015. Marrë më 7 qershor 2015.
- ^ "Agreement to extend Jordi Alba's contract until 30 qershor 2020" (në anglisht). FC Barcelona. 2 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2015. Marrë më 2 qershor 2015.
- ^ "Barcelona see off Juventus to claim fifth title" (në anglisht). UEFA. 6 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 7 qershor 2015.
- ^ "Almería 1–2 Barcelona" (në anglisht). BBC Sport. 8 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2016. Marrë më 16 shkurt 2016.
- ^ "Barça make history with second treble!" (në anglisht). FC Barcelona. 6 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2015. Marrë më 7 qershor 2015.
- ^ "Messi sirve el doblete". Marca (në spanjisht). 22 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 22 maj 2016. Marrë më 23 maj 2016.
- ^ "Jordi Alba, a blaugrana until 2024" (në anglisht). FC Barcelona. 11 mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2019. Marrë më 9 maj 2019.
- ^ Sachin Prabhu Ram (26 maj 2020). "Analysis: Jordi Alba, attacking prowess". Barca Universal (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2020. Marrë më 28 maj 2020.
- ^ "Jordi Alba, the defender with the most goals and assists" (në anglisht). FC Barcelona. 25 shkurt 2021. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2021. Marrë më 9 gusht 2021.
- ^ German Bona (9 gusht 2021). "Jordi Alba, cuarto capitán del Barça". Sport.es (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2021. Marrë më 9 gusht 2021.
- ^ "Jordi Alba to leave FC Barcelona at the end of the season" (në anglisht). FC Barcelona. 24 maj 2023. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2023. Marrë më 24 maj 2023.
- ^ "Only one new face as Del Bosque names Spain squad" (në anglisht). Shanghai Daily. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2013. Marrë më 30 shtator 2011.
- ^ "Spain 3–1 Scotland" (në anglisht). BBC Sport. 11 tetor 2011.
- ^ "Spain's Del Bosque spoilt for choice" (në anglisht). Sports Illustrated. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2013. Marrë më 11 tetor 2011.
- ^ "Centurion Alonso sends Spain into last four" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2018.
- ^ "Spain overpower Italy to win UEFA Euro 2012" (në anglisht). UEFA. 1 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2015. Marrë më 3 korrik 2012.
- ^ "Jordi Alba: I cannot believe what has happened" (në anglisht). Goal.com. 1 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015.
- ^ "Euro 2012 trio Mata, Alba & Martinez in Spain Olympic squad" (në anglisht). BBC Sport. 5 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2015. Marrë më 19 shkurt 2018.
- ^ "Del Bosque names squad, explains decisions" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2013. Marrë më 29 maj 2013.
- ^ "Alba brace sees Spain top group" (në anglisht). FIFA. 23 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2013. Marrë më 25 qershor 2013.
- ^ Kevin Baxter (1 korrik 2013). "Fred leads Brazil to 3-0 rout of Spain in Confederations Cup final". Los Angeles Times (në anglisht). Marrë më 29 qershor 2024.
Lidhje të jashtëme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te FC Barcelona
- Profili te BDFutbol
- Profili te National team
- Statistikat dhe biografia te CiberChe Arkivuar 12 mars 2014 tek Wayback Machine
Ky artikull me tematikë në lidhje me futbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Futboll-cung
- Lindje 1989
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë spanjollë
- Futbollistë në kombëtaren spanjolle
- Futbollistë në Valencia CF
- Futbollistë në Gimnàstic de Tarragona
- Futbollistë në FC Barcelona
- Futbollistë në Segunda División
- Futbollistë në Tercera División
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në UEFA Euro 2012
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2020
- Lojtarë fitues të UEFA Kampionatit Evropian
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve