Infermieria
Profesioni | |
---|---|
Sektorët e aktivitetit | Kujdesi shëndetësor |
Infermieria është një profesion shëndetësor i përqendruar në kujdesin e individëve, familjeve dhe komuniteteve në mënyrë që ata mund të arrijnë, të mbajë, ose të shërojnë shëndetin optimal dhe cilësinë e jetës.
Fjala Infermier(e), "nurse" (anglisht), vjen nga fjala latine "nutrire" që do të thotë kujdestare -nënë dhe i referohet një nëne që ushqente me gji një fëmijë që nuk ishte i saj. Profesioni infermier është një profesion human dhe ushtrohet si nga meshkujt dhe nga femrat. Shpesh herë shkruhet ose shprehet fjala "infermiere" por kjo nënkupton të dyja gjinitë dhe përfshin si infermierët po ashtu dhe infermieret. Infermier(e)është një person që ka përfunduar një program të edukimit bazë të kujdejeve infermierore dhe është kualifikuar dhe autorizuar në vendin e tij për të zbatuar në praktikë kujdesjet infermierore në të gjitha mjediset, për promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjes, kujdesin për të sëmurin dhe rehabilitimin e tij.
Kujdesi infermieror është përkujdesi, impenjimi, dedikimi për të plotësuar nevojat e shëndetit (fiziologjike, psikologjike, sociale) të individit.
Infermieristika, pra Kujdesi infermieror është kujdesi për njerëzit si një qenie e tërë në lidhje me përkrahjen shëndetësore, ruajtjen e shëndetit, mëkëmbjen e tij dhe vdekjen.
Infermieristika konsiderohet si arti më i vjetër dhe profesioni më i ri.
Sipas Florence Nightigale "Profesioni infermier është të vendosë pacientin në konditat më të mira për natyrën e secilit dhe veprimit kundrejt tij, pra janë të dyja art dhe shkencë".
"Roli thelbësor i infermieres qëndron në ndihmën e individit, të sëmurë ose të shëndetshëm, në ruajtjen ose rifitimin e shëndetit (ose në ndodhjen pranë çasteve të fundit), nëpërmjet kryerjes së detyrave të cilat ai mund t'i përmbushë vetë nëse do të ketë forcë, vullnet ose do të zotërojë njohuritë e duhura, dhe në lehtësimin e pjesëmarrjes aktive të tij, për ta ndihmuar të rifitojë pavarësinë e tij sa më shpejt të jetë e mundur".
Sipas Këshillit Ndërkombëtar i Infermiereve, përgjegjësia e infermierëve, konsiston në: - Promovimin e shëndetit - Parandalimin e sëmundjes - Ruajtjen dhe rifitimin e shëndetit - Pakësimin e dhimbjes