iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_Tibetit
Historia e Tibetit - Wikipedia Jump to content

Historia e Tibetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tibeti është i vendosur në mes dy qendrave të kulturës antike, Indisë dhe Kinës, por pozita e tij në rrafshnaltën e Tibetit e ka izoluar atë nga që të dyja. Nuk dihet nëse tibetasit kane origjinë nga Azia Qendrore apo Azia Lindore, por ata ndajnë trashëgimin gjuhësore me kinezët dhe burmasit, duke sugjeruar kështu një burim të përbashkët të të tri gjuhëve. Sigurisht se një kulturë dhe gjuhë tibetase e pavarur ka ekzistuar qysh nga fillimi i historisë.

Mbretëria e lashtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pak dihet për Tibetin e para shekullit 7 e.r., kur Budizmi u përhap nga misionar nga India nëpërmjet Gandhara, i cili po ashtu zhvilloj alfabetin për gjuhën e Tibetit dhe në këtë mënyrë inicioj regjistrimin e historisë në këtë regjion.

Një seri mbretërish tibetas në mes shekujve 8 dhe 10 krijuan një mbretëri të fortë e cila mbështeti Budizmin dhe shkrim e këndimin, si dhe bëri luftëra të suksesshme ndaj Kinës në veri dhe shteteve indiane në jug.

Songsten Gampo (557?-649 ose 650 e.r), ishte i pari mbret që arriti të bashkoj një numër mbretërish dhe të pushtoj të tjerat, duke krijuar kështu Perandorinë Tibetase. Songsten Gampo ishte i aftë si në diplomaci ashtu dhe në fushëbetejë. Dikur para vitit 624 ai martoj vajzën e Mbretit Amshuvarman (s. 576-621?), e cila ishte budiste.

Songsten Gampo transferoj oborrin e tij nga selia tradicionale në luginën Yarlung për në lokacionin e Lasës së sotme.

Më 634, ai mundi popullin Tuyuhun, të cilët jetonin rreth Liqenit Koko Nur, në këndin veri-lindor të Tibetit. Ky popull kontrollonte rrugë të rëndësishme tregtare me Kinën.

Të dhënat kineze thonë se ambasadori i parë nga Tibeti arriti më 634 duke kërkuar dorën e ndonjë princeshe kineze. Kina refuzoj këtë kërkesë për disa vjet.

Sundimi i Songsten Gampos jo vetëm që solli krijimin e perandorisë, por edhe zhvillimin e alfabetit për shkrimin e tibetishtes, shkrimet e para tibetase, përkthimet, dhe krijimin e kushtetutës. Në këtë kohë u hodh edhe baza për futjen e Budizmit në Tibet.

764, trupat e Tibetit pushtuan Chang'an për pesëmbëdhjetë ditë, ku instaluan një perandor të mitur. Sundimi Tibetas shtrihej në jug deri në Bengal dhe në veri deri në Mongoli. Në përgjithësi, tibetasit u përballën dhe shkaktuan kërcënim më të madh ushtarak ndaj Kinës se sa Indisë për shkak të mbrojtjes natyrore nga Himalajet; kështu Kina quhej Gyanáa që do të thotë Perandoria e Zezë, ndërsa India quhej Gyagáar, që do të thotë Perandoria e Bardhë.

Lamaizmi, sistem i sundimit nga një kastë e murgjve budist të quajtur lama, filloj të zhvillohej kur mbretëria tibetase u dobësua dhe u nda në shekullin e 10-të. Ndërsa prestigji i mbretërve po ulej, ajo e lamave u rrite. Në shekullin e 13te Tibeti u pushtua nga udhëheqësi mongol Xhingis Kani, i cili drejtoj Tibetin nëpërmjet një qeverie kukull.

Tibeti, vendi i Legjendes dhe Misterit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur dikush kërkon Tibetin apo ‘’Catinë e Botës’’ sic ndryshe quhet, do të gjendet në rrugë që ngjiten deri në 6000 metra lartësi, për të arritur në një zonë unike në botë që rrethohet nga vargmale që arrijnë deri në 9000 metra lartësi. Vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit të 18, Tibeti filloi të bëhej i njohur gjërë e gjatë botës. Kjo sigurisht nuk do të thotë se ishte krejt i panjohur më parë. Përkundrazi, ishte i njohur që nga kohët e lashta, por të drejtën e hyrjes në këtë mbretëri e kishin nje numër i vogël klerikësh – të cilët ishin initacionuar dhe zotëronin dituritë e nevojshme, dhe një numër akoma më i paktë Adeptosh (initacionantë të shkallës së lartë).

Nuk është e vështirë të kuptojmë se cdo komb ka mënyrën e tij të menduarit. Ky është një rezultat i disa faktorëve ku në ndikimin e tyre u zhvillua qytetërimi, feja, dhe historia e këtij kombi. Akoma edhe zona gjeografike ndikon shumë në mentalitetin e këtij populli që u zhvillua me kalimin e kohës, por edhe të gjithë faktorët e tjerë që studjuesit kanë futur ne emërimin e përgjithshëm ‘’faktorët teorike të Historisë’’.

Populli tibetian u influencua shumë nga faktori vendimtar gjeografik i tij : malet e Himalajeve. Ky fakt natyral mbajti Tibetianët të ndarë nga pjesa tjetër e qytetërimit njerëzor për shekuj të tërë. Ishte shumë e vështirë të arrinte dikush tek ato male të bardha , me një klimë të thatë dhe shumë të ftohtë, që shumë pak njerëz mund ta duronin. Këtij internimi natyral ju shtua edhe një faktor tjetër, konceptimet e vetë udhëheqësve të Tibetit të cilët mendonin se ishin shumë pak gjërat pozitive qe mund te prisnin nga popujt e tjerë kufitarë. Kështu, përvec Budizmit, asnjë influencë e huaj nuk penetroi për shekuj të tërë, në këtë kështjellë shpirtërore kufitare. Budizmi u bë feja zyrtare vetëm pas shekullit të 8.

Tibetianët nuk mendohen për të vërtetat, por i përjetojnë ato. Nuk flasin per Perënditë, duke u munduar ti zbresin ato në Tokë : por janë vetë ata qe mundohen të lartësohen dhe të ngjiten drejt Qiellit. Dhe kjo rrugë ndiqet nëpërmes një morali shumë të ashpër dhe të fortë. Për këto dy arsye kryesore , do të dallojmë një ndryshim formal midis Filozofisë së Tibetit në krahasim me atë të Indisë, që shfaqet tek ‘’Bagavat Gita’’. Në të vërtetë flasin për të njëjtat gjëra, por mentaliteti Tibetian , hoqi nga mënyra e të menduarit të Indisë, karakteristikën e ëmbëlsisë, dhe mbështjelljen atësore të saj. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se Tibetianët janë njerëz të ftohtë dhe cnjerëzorë. Përkundrazi, nëse do të lexojmë poezite e tyre, do të mund të kuptojmë bukurinë , harmoninë dhe njerëzinë që ata njerëz fshehin brenda tyre.

Në ato vende mbretëronte dikur Feja e Diturisë, e cila me kalimin e kohës u fsheh gjithmonë e më tepër, derisa nga ajo mbeti vetëm lëvozhga e jashtme me paragjykimet dogmatike , magjitë e zeza të kultit Dug – Pa , një lloj magjistarësh të zinj. Dhe përfundimisht u humb fare, atëherë kur Tibeti u pushtua nga trupat e Kinës Komuniste.

Tibeti, vendi i Legjendës dhe Misterit, ne te gjetën strehë Dituritë Initacionuese pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit. Faza e vështirë e okupimit të saj nuk e pengoi atë vend të linte pas nje trashëgimni të pasur me disa nga Doktrinat më të larta dhe vepra, që u shpëtuan nga Përmbytja , e cila kishte fundosur qytetërimin e Atlantidës, mijra vjet më parë. Një nga këto vepra është dhe ‘’Libri i Urdhrave të Artë’’, të cilit i përket dhe pjesa e mrekullueshme ‘’Zëri i Heshtjes’’. Akoma dhe nëse dikush do ti afrohej kësaj vepre vetëm në sipërfaqe, ‘’Zëri i Heshtjes’’ është një nga veprat më të shkëlqyeshme të letërsisë lindore. Në perëndim u bë e njohur dhe u përkthye nga personaliteti i vecantë i Helena Petrovna Blavatski.

Nëse flasim për Tibetin, nuk mund të mos përmendim Lasën, kryeqytetin e tij, qytetin e shenjtë, selinë e Dalai ‘’Oqean’’ Lamës (Lideri Shpirtëror dhe politik), mishërimin e gjallë të Budës. Ekzistojnë raporte për disa tunele nëntokësore që lidhin pallatin Potala, shtëpinë e Dalai Lamës me një mbretëri apokrifike ku jetojnë njerëz të një niveli superior zhvillimi shpirtëror, dhe se aty gjendet Mbreti i Botës, zoti i tokës, i cili banon në qytetin sekret të Saballah, qyteti brendësor i Lasës.

Kur Dalali Lama vdes, pasardhësi i tij gjendet me një mënyrë prototipe. Shpirti i tij mishërohet menjëherë tek trupi i një fëmije që Lamat njohin falë disa shenjave, dhe kur fëmija do të njihet si rimishërimi i Njeriut të Shenjtë, atëherë deklarohet si pasardhës i Dalai Lamës.

Si edhe shumë popuj të tjerë, tibetianët kanë si monument të lashtë një Gur, Do Ring që ndodhet në qendër të Lasës. Një gur që shërben për tju kujtuar tibetianëve marrëveshjen e lashtë, dhe për të dhënë simbolin material të fatit të Tibetit.

Akoma dhe sot Tibeti mbetet i mbështjellur me një avër të fortë misteri. Disa njerëz të ditur thonë se në Tibet ndodhej deri pak kohë më parë ‘’ Kërthiza e Botës’’: domethënë Qendra Shpirtërore, nga e cila vjen njeriu. Të njëjtën gjë deklarojnë grekët për Delfët, Egjiptianët për Piramidat dhe Inkasit përvec të tjerëve, për kryeqytetin e tyre Kuzkon. Tradita të tjera thonë se aty ruhen objektet më të lashta që mund të imagjinojë cdo njeri, ashtu si dhe libra të shkruara në gjethe palmash dhe libra të tjerë të shkruar mbi gurë. Tekste Kiuti, të cilat janë përpunuar alkimikisht dhe nuk mund të shkatërrohen me asnjë nga metodat e njohura (ujë, zjarr, acid etj), tekste të shkruara në një gjuhë shumë të vjetër që quhet Senzar (gjuhë hieroglifesh). Libra që përmbajnë historinë e njerëzimeve të ndryshme dhe diturive shumë sekrete, që akoma shkenca bashkëkohore dhe teknologjia nuk ka arritur të konceptojë. Tradita të tjera na flasin për ekzistimin e të ashtuquajturve ‘’Jogi të Maleve të Bardha’’, qëniesh hyjnore që vigjilojnë për zhvillimin e njerëzimit.

Sigurisht për të folur për këto tekste, duhet të përmendim Blavatskin, një nga personalitetet me të njohura të esoterizmit në Perëndimin e shekujve të fundit. Ajo midis viteve 1856 – 1870 vizitoi 3 herë Tibetin, dhe ishte pikërisht ajo e cila zbuloi librin ndoshta më të vjetër në botë ku përfshiheshin sekrete thelbësore. Ku libër quhej ‘’Stanza e Dzianevë’’ (Reflektim mbi Dijen Hyjnore’’. Libri i Parë i Dzianëve i referohet Kosmogjenesit ose lindjes dhe zhvillimit të universit. Ngjan shumë me numerologjinë e Pitagorës por edhe me shume doktrina të tjera të lashta, pasi këto njohuri ishin familjare per të gjithë Initacionantët e mëdhenj.

Përshkruan me figura simbolike, principin zanafillës, gjithmonëekzistuesin MAHAPURUSA- ATIN, i cili penetron brenda GJENDJES ABSOLUTE – MULAPRAKRITI – NËNA dhe nga ky bashkim i këtyre principeve lind Universi –Trupi i Gjithësisë. Pas një distance kohore të gjatë ku do të fillojë numërimi i përsëmbrapësht për tu rikthyer përsëri në fazën zanafillase PRALAJA – GJUMË.

Stanza – libri i dytë merret me Antropogenesin ose lindjen dhe zhvillimin e njeriut. Thotë se njeriu fillimisht është Shpirt dhe pas material dhe se në totalin e tij ka një përbërjë shtatëshe, domethënë përvec trupit të tij fizik ka edhe 6 ‘’trupa’’ të tjerë. Një gjë të tillë shpreh edhe shumica e qytetërimeve të lashtë initacionantë. Gjithashtu thotë se shpirti i njeriut kalon nga mishërime – cmishërime të njëpasnjëshme (rimishërimi) me qëllim individualizimin e cdo shpirti njerëzor që do të thotë clirimin nga Karma. Gjithashtu thotë se njeriu është më i vjetër se cdo lloj gjitari tjetër, dicka me të cilën bien dakort edhe matjet e ADN kohore. Dhe e fundit është se flasin për Drejtuesit – mbretërit e parë të njerëzve të cilët nuk ishin njerëz të thjeshtë, por Perëndi të mishëruara. Këto doktrina për Tibetianët janë një mënyrë jetese, dhe kjo provohet edhe sepse ata nuk e kanë frikë vdekjen, pasi sic thonë edhe vetë, ata jetuan me këto rregulla dhe do të shpërblehen për një gjë të tillë.

Këto ishin vetëm pak fjalë për të përshkruar Tibetin, vendin e Legjendës dhe të Misterit, ‘’Kërthizën e fundit të Botës’’ , kështjellën e fundit shpirtërore të njerëzimit. Ky artikull është thjesht një hyrje në këtë botë misterioze të Tibetit, por mos harroni , nje vepër ka hyrjen, temën kryesore dhe epilogun……

Humbja e sovranitetit politik i forcoj lamat edhe më, duke i bërë ata sunduesit e vërtetë të vendit. Në shekullin e 13-të, Kubla Kan imponoj sistemin e Lamave të Mëdhenj në Tibet. Lamat e Mëdhenj pasonin njëri-tjetrin nëpërmjet rimëshirimit: kur një Lamë i Madh vdiste, një fëmijë deklarohej të jetë rimëshirim i tij, dhe rritej si trashëgimtar. Kishte shumë lama të këtij lloji por në një moshë të caktuar nëpërmjet tërheqjes se shortit prej Vazos Benba të Arit të Shenjte, njëri prej tyre zgjedhej të jetë Dalai Lama Vajradhara, apo Lama Gjithëpërfshirës - Mbajtësi i Vetëtimës.

Pallati Potala - Selia e Dalai Lamave në Lasa

Dalai Lama i Pestë, Lobsang Gyatso, i njohur si i Pesti i Madh, rifitoj sovranitetin tibetas, dhe në fakt vendosi autoritetit e tij religjioz mbi sunduesit e mëhershëm të Tibetit, Mongolet. Ai ndërtoj Pallatin Potala në Lasa, i cili u bë seli e sistemit lamaist për qeverisje religjioze si dhe laike. Më 1653, Lobsang Gyatso vizitoj Shunzhi, Perandorin e Kinës në Pekin, ku ju konfirmua statusi dhe titulli. Dalai Lama i gjashtë u hoq nga murgj me të ulët për veprime të parregullta dhe vdiq në Pekin ndërsa po vizitonte Perandorin për t’i uruar ditëlindjen. Si rezultat, në Pekin mbet edhe Vazoja Benba e Arit të Shenjte me të cilën zgjidheshin rimëshrimet. Më 1713 Perandori i japi titullin Panchen Erdeni Panchen Lamës së Pestë, dhe deklaroi se më i vjetri ndërmjet Panchen dhe Dalai do të jetë mësues i më të riut.

Gjatë vizitës së të Pestit të Madh, evropianët e parë vizituan Tibetin. Dy misionar Jezuit , Johanes Gruber dhe Albert D’Orville mbërritën në Lasa më 1661. Ata përshkruan Dalai Lamën si “babë-Zot djallëzor ndaj atyre që refuzojnë ta adhurojnë. Këta dy, dhe misionar tjerë të krishterë, nuk arritën të konvertojnë ndonjë tibetas deri sa u dëbuan më 1745.

Pas vdekjes së të Pestit të Madh më 1680, fuqia e Dalai Lamave ra kurse fuqia në rritje e Perandorisë Kineze u ndje gjithmonë e më shume në Tibet. Nga fillimi i shekullit 18 Kina vendosi të drejtën për të pasur komisionar, të quajtur Amban, me qëndrim në Lasa. Kur tibetasit u rebeluan kundër kinezëve me 1750 dhe vranë Ambanët, ushtria kineze hyri në vend për ta rivendosur autoritetin kinez. Si rezultat, tibetasit, sipas kinezëve, edhe njëherë e konfirmuan vetveten si të nënshtruar të Perandorisë së Kinës dhe Ambanët e rinj u instaluan. Megjithatë, Kina nuk u mundua të drejtoj jetën e përditshme në Tibet dhe qeveria e drejtuar nga Dalai Lama vepronte e pavarur nga opinioni kinez.

1788 shpërthej lufta ndërmjet tibetasve dhe popullsisë gurka të Nepalit, të cilët po shkelnin tokat tibetase. Pas fitores së përbashkët me kinezet dhe pushtimit të Nepalit, tibetasit u tërhoqën dhe mbyllen kufirin. Gjatë tërë shekullit 19 asnjë i huaj nuk e pa Lasën, disa madje edhe u vranë gjatë përpjekjes.

Në ndërkohë populli i Tibetit jetonte nën një sistem feudal të drejtuar nga lamat. Manastiret e mëdhenj posedonin shumicën e tokave, kontrollonin gjithë edukimin , dhe shumicën e ekonomisë. Përveç një tregtie të vogël me Indin, Turkestanin, dhe Kinën, tregtia e jashtme pothuajse nuk ekzistonte. Dalai Lama njihej si më i rëndësishmi i lamave por fuqia e tij ngrihej e ulej sipas aftësive personale. Sistemi i mëshirimit bënte që për një periudhë të gjatë Dalai Lama ishte i mitur ndërsa Panchen Lama kishte pushtetin nën patronazhin kinez.

Në shekullit e 19te, u zgjua interesi britanik për Tibetin. Nga frika e hyrjes së Rusisë në këtë zonë, Britania kërkon nga Kina dhe Tibeti të nënshkruajnë një traktat për tregti, e cila refuzohet. Më 1904 një forcë britanike më ushtar indian kap Lasën pas luftimeve të lehta.

Dalai Lama i 13-të iku në Mongoli, kështu që britanikët imponuan një traktat në autoritetin që kishte mbet në Lasa. Ata kërkuar që Tibeti ta hapë kufirin me Indinë Britanike, të lejoj tregtarët britanik dhe indian të udhëtojnë lirisht, mos të vendos doganë në tregtinë me Indinë dhe mos të filloj lidhje me asnjë fuqi të huaj pa lejen britanike.

1907 një traktat ndërmjet Britanisë, Kinës, dhe Rusisë e njohu sovranitetin kinez mbi Tibetin. Për herë të parë më 1910 kinezët dërguan një ekspeditë ushtarake për të vendosur sundimin e drejtpërdrejte kinez në Tibet. Dalai Lama iku kësaj here në Indi. Por kur revolucioni shpërthej në Kinë më 1911, trupat kineze u tërhoqën, dhe Dalai Lama u kthye në Lasa për të rivendosur fuqinë e tij. Më 1913, Tibeti dhe Mongolia nënshkruan marrëveshjen duke deklaruar pavarësinë e tyre nga Kina, dhe njohjen e ndërsjellë.

Kufijtë historik të Tibetit sipas qeverisë në mërgim

Shpërthimi i Luftë së Parë Botërore zhvendosi vëmendjen e të huajve nga Tibeti dhe Dalai Lama i 13-të sundoi pak a shume i papenguar gjer në vdekjen e tij më 1934. Në këtë kohë qeveria e Tibetit kontrollonte krahinat U-Tsang dhe Khami në perëndim të lumit Yangtze, përafërsisht kufijtë e njëjtë me Krahinën Autonome të Tibetit sot. Khami lindor dhe Amdo ishin nën kontrollin e dy komandantëve me etni kineze, respektivisht huite.

Gjatë 1920ave dhe 1930ave edhe pse Kina ishte e përçarë nga lufta civile dhe pastaj e penguar nga lufta anti-japoneze, kurrë nuk hoqi dore nga Tibeti. Fakti që Tenzin Giatso (Dalai Lama i 14-të ishte fëmijë e bënte pohimin e pavarësisë tibetase më të vështirë. Ai u vu në fron në Lasa më 1940, vetëm katër vjeçar, por nuk mundi të shkoj në Pekin sipas zakonit për shkak të okupimit japonez. Më 1947 një delegacion tibetas shkoj në Nankin për të marrë pjesë në formulimin e kushtetutës së re kineze.

Sundimi i përtërirë kinez

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Regjimi komunist kinez i drejtuar nga Mao Cëdungu, i cili erdhi në fuqi në tetor 1949, nuk humbi kohë në zbatimin e pretendimit të tij mbi Tibetin. Më 1950 një ushtri Kineze hyri në perëndim të Khamit dhe U-Tsang ku hasi rezistencë të vogël, pasi Tibeti nuk kishte ushtri profesionale. Në maj 1951 një traktat i nënshkruar në fshehtësi nga përfaqësuesit e Dalai Lamës dhe qeverisë lokale lejoj okupimin ushtarak kinez dhe qeverisjen nga autoriteti i përbashkët kinezo-tibetas. Kinezët në këtë kohë nuk provuan të reformonin sistemin social dhe religjioz të Tibetit, së paku jo në zonë e kontrollit të qeverisë së Tibetit: U-Tsang dhe Khami perëndimor. Khami lindor dhe Amdo, jashtë kontrollit të qeverisë së Tibetit, trajtoheshin si të gjitha provincat kineze, dhe reforma e tokës filloj menjëherë, duke shkaktuar pakënaqësi në mesin e pronarëve të tokave.

Kinezët ndërtuan autostrada që mbërrinin Lasën e më vonë kufijtë indian, nepalez e pakistanez. Aristokracia tradicionale tibetise nuk u prek dhe u subvencionua nga kinezët, disa aristokrat tibetas madje shkonin me xhipet e tyre në Nepal për shopping.

Gjatë 1950ave, sundimi kinez u bë më shtypës, së paku ndaj lamave, të cilët shihnin se si fuqia e tyre sociale përfundimisht po thyhej nga sundimi i vazhdueshëm komunist. Para 1959tës, tokat e Tibetit, shumica e të cilëve posedoheshin nga lamat, punoheshin nga bujkrob, të cilët nganjëherë përballeshin me kushtet e vështira, sidomos nëse provonin të iknin. Para sundimit kinez, mbi 700,000 nga popullsia 1.2 milionëshe e Tibetit ishte në bujkrobëri.

Nga mesi i 1950ave shpërthyen trazirat në Khamin lindor dhe Amdo, ku reforma e tokës ishte zbatuar tërësisht. Këto rebelime përfundimisht u përhapën në Khamin perëndimor dhe në U-Tsang. Më 1959 (gjatë kohës së Great Leap Forward ), kinezët i tejkaluan normat duke e trajtuar Dalai Lamën, i cili tani ishte rritur, me harbutëri. Në disa pjesë të vendit, komunistë kinez u munduar të krijojnë komuna rurale, siç po ndodhte në Kinë. Këto ngjarje shkaktuar trazira në Lasa dhe pastaj rebelim të plotë.

Lëvizja rezistuese e Tibetit filloj me qëndresë të limituar ndaj okupimit kinez në fundin e 1950ave. Në fillim suksesi ishte i konsiderueshëm dhe me ndihmën e CIA-s shumica e jugut të Tibetit ra në duart e kryengritësve, por me okupimin e Lasës më 1959 forcat kryengritëse u tërhoqën në Nepal. Operacionet vazhduan nga Mbretëria gjysmë e pavarur e Mustangut me një forcë prej 2000 kryengritësve, shumica e tyre të stërvitur në Camp Hale afër Leadville, Kolorado. Më 1969, në mbrëmjen e fillimit të bisedimeve me Kinën të Henri Kisinxherit, përkrahja u tërhoq dhe qeveria Nepaleze e ndërpreu operacionin.

Rebelimi në Lasa u shtyp shumë shpejtë, kurse Dalai Lama iku në Indi, edhe pse rezistenca vazhdoj në pjesët tjera të vendit për disa vite. Panchen Lama u vendos drejtues kukull në Lasa kurse Kina morri qeverinë tibetase nën kontroll të drejtpërdrejtë. Më 1965 pjesa perëndimore të Tibetit historik u bë Krahinë Autonome e Republikës Popullore të Kinës. Pronat e manastireve u ndanë, vetë manastiret u mbyllen, dhe u fut shkollimi laik. Gjatë Revolucionit Kulturor, u organizua një fushatë vandalizmi kundër trashëgimisë budiste tibetase, kur edhe dhjetëra mijëra tibetas ikën në Indi. Që nga 1979 politika kineze në Tibet është luhatur ndërmjet përmbajtjes dhe shtypjes. Shumica e lirive fetare zyrtarisht janë kthyer, përderisa lamat nuk e sfidojnë sundimin kinez. Të huajt mund të vizitojnë shumicën e vendit dhe dëshmia e sundimit të huaj fshehët nga vizitorët. Sikur në Kinë, ka pas reforma ekonomike por pothuajse aspak reforma politike. Kinezët kanë vendosur kolonë të etnisë kineze Han, duke e bërë kështu kthimin e pavarësisë së Tibetit pothuajse të pamundur.

Panchen Lama vdiq më 1989, dhe Dalai Lama dhe autoritetet kineze njohën rimëshirime të ndryshme. Dalai Lama emëroj Gedhun Choekyi Nyima si Panchen Lamën e 11të por pa konfirmim prej vazos, ndërsa autoritetet komunist e emërojnë një fëmijë tjetër Gyancain Norbu me short nga Vazo. Gyancain Norbu është duke u rritur Pekin dhe është paraqitur në mediat shtetërore. Gedhun Choekyi Nyima dhe familja e tij janë "zhdukur." [1]

Dalai Lama tani është 70 vjeç, kështu që me vdekjen e tij një tjetër Dalai Lama fëmijë duhet të gjendet. Mirëpo, nën traditën lamaiste, Panchen Lama duhet ta verifikoj rimëshirimin e Dalai Lamës, i cili pastaj duhet të konfirmohet nga Vazoja, kështu që zgjedhja e Dalai Lamës do të jetë e hapur për manipulim nga qeveria.

Qeveritë e huaja vazhdojnë të protestojnë kohë pas kohe rreth disa aspekteve të qeverisjes kineze në Tibet. Mirëpo, të gjitha qeveritë njohin sovranitetin kinez mbi Tibetin, dhe asnjëra nuk njeh qeverinë e Dalai Lamës në mërgim në Indi. Dalai Lama respektohet si lider religjioz nga qeveritë e huaja, por pak vështrues të çështjeve tibetase besojnë se ai do të qeverisë prapë në Lasa.