Festivali Evropian i Këngës 2008
Festivali Evropian i Këngës 2008 | |
Gjysmëfinalja e parë | 20 maj, 2008 |
---|---|
Gjysmëfinalja e dytë | 22 maj, 2008 |
Finalja | 24 maj, 2008 |
Prezantues(it) | Jovana Jankovic dhe Željko Joksimovic |
Kryetari | Sven Stojanovic |
Televizioni transmetues | RTS |
Vendi | Arena e Beogradit (Beogradska Arena), Beograd, Serbi |
Kënga fituese | Believe (Beso) nga Dima Bilan |
Sistemi votues | |
Të gjithë njerëzit që jetojnë në shtetet pjesëmarrëse votuan me telefonata apo SMS. Secili shtet që votoi i zgjodhi 10 shtetet më të votuara dhe të cilat në bazë të SMS-ve ose telefonatave i ndanë 1-7, 8, 10 dhe 12 pikë. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse kishin të drejtën e votimit në finale. | |
Numri i pjesëmarrësve | 43 19 në secilën gjyësm finalje, 5 drejtpërdrejt në finale |
Vendet debutuese | Azerbajxhani San Marino |
Vendet e kthyera | Asnjë |
Vendet e larguara | Austria |
Pa pikë | Asnjë |
Akti ndërkohor | Goran Bregovic u paraqit në finale. Metropole Orkest, Slobodan Trkulja, Balkanopolis morri pjesë në gjysmëfinalen e parë Teatri nacional i Beogradit u paraqit në gjysmëfinalen e dytë. |
Akti i hapjes | Marija Šerifovic këndoi këngën Molitva(remix) në finale |
Festivali Evropian i Këngës 2008 | |
◄2007 • 2009► |
Festivali Evropian i Këngës 2008 ose Eurovizioni 2008 ishte edicioni i 53-të i festivalit që u mbajt në Serbi ku fituese u shpall Rusia, e përfaqësuar nga Dima Bilan dhe Jim Beanz këngë me titull Believe (Besoj) e që përfundoi me 272 vota në Finale dhe me 135 vota në gjysmëfinalen e parë. Të 2 gjysmëfinalet u mbajtën më 20 dhe 22 maj, kurse nata e madhe e finales u mbajt më 24 maj 2008 në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Arena e Beogradit është njëra ndër arenat më të mëdha në Evropë me rreth 20.000 vende ulëse. Serbia u bë organizatorja e festivalit pasi përfaqësuesja serbe Marija Šerifović fitoi në garën e vitit 2007 në Helsinki, Finlandë. Organizues televiziv ishte Radio Televizioni i Serbisë (RTS).
Në konferencën e shtypit në maj 2007, mbikëqyrësi ekskluziv i garës së European Broadcasting Union (EBU), Svante Stockselius, njoftoi se do mbahen 2 gjysmëfinale në 2008, por ndoshta edhe në 2009. Më 28 shtator u njoftua nga EBU se në 2008 do mbaheshin 2 gjysmëfinale. Më 14 shtator kryetari i bashkisë së Helsinkit i dorëzoi Çelësat e Eurovisionit tek përfaqësuesi i Beogradit. Kjo ceremoni është menduar të bëhet traditë nga ky çast, duke e dorëzuar këtë çelës në çdo qytet që e ka fituar këtë konkurs.
Faqja e internetit e Evrovizionit ( www.eurovision.tv ) u hap me 15 janar të vitit 2008, kur u prezantua edhe Stema e Festivalit Evropian të Këngës për vitin 2008 me moton: "The Confluence of Sound" (Vendbashkimi i tingullit) e cila u dizajnua më 30 dhjetor të vitit 2008.
Gjithashtu njëra ndër problemet që përjetoi Serbia ishte Pavarësia e Kosovës e cila në Beograd solli trazime, madje në një telefonatë emergjente drejtuar Serbisë nga EBU u propozua që të ndërrohej vendi i mbajtjes së Eurovizionit 2008. Por nga kundërshtimet e Serbisë se gjithçka ishte bërë gati tashmë dhe se Radio Televizioni i Serbisë kishte nën kontroll sigurinë e vendit për të gjithë konkurruesit atëherë kjo ide u braktis. Mbase Eurovizioni do të mbahej në Ukrainë që ishte shteti i cili zuri vendin e dytë në edicionin e kaluar apo në Greqi prapë pas 1 viti , apo edhe në Izrael, Shqipëri dhe Kroaci sepse vendet kishin sigurimin special. Kjo do të ndodhte nëse trazirat e Beogradit do të vazhdonin. Por, ja që një pjesë popullit të Serbisë hoqën dorë nga protestat duke pranuar një realitet të krijimit të shtetit të Kosovës dhe duke kuptuar se me protesta vetëm po e demtonin vetveten.
Pamja vizuale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]RTS ( Radio Televizioni i Serbisë ) pas shpalljes së konkursit të zgjedhjes së skenës dhe stemës së Eurovizionit 2008 ra në dakord se zgjedhja do të ishte Stema The Confluence of Sound (Vendbashkimi i tingullit) e cila në Beograd do të simbolizonte vend bashkimin e dy lumenjve Europian Sava dhe Danub. Prandaj dizenjimi i skenës u bë në bazë të shtrirjes së këtyre lumenjve, pika e bashkimit të të cilëve në skenë u paraqit ne formën e platformës ku do të këndonin këngëtarët. Atëherë stema u paraqit në formë të çelësit të solit, stemë e dizajnuar nga Boris Miljković.
Gjithashtu, gjëja më e rëndësishme ishte prezantimi i secilit shtet pjesëmarrës para fillimit të këngës, gjë e cila u realizua në formë të kartolinave. Secila kartelë kishte një tekst të shkurtër drejtuar shteteve nga Beogradi dhe secila përmbante gjuhën e shtetit përkatës. Pastaj, pas mbarimit të festivalit ishte planifikuar të hidheshin fishekzjarre në ajër, në shenjë të lajmërimit të zgjedhjes së fituesit. Kjo u bë pasi Rusia doli fituese gjë që i mahniti vizitorët e Beogradit.
Konkurruesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 15 nëntor ishte konfirmuar që 43 shtete do të merrnin pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 2008. Lajmet më të reja, janë dëgjuar nga pjesëtari i European Broadcasting Union (EBU) se vetëm Azerbajxhani dhe San Marino ishin shtete pjesëmarrëse të reja në Festival, kurse Austria është shteti i cili u rikthye një vit më parë pas një kohe të gjatë dhe pasi përfundoi në gjysmëfinale pa asnjë sukses rivendosi të tërhiqet duke kritikuar mënyrën e votimit. Tërheqjet e shteteve vazhduan deri me 31 dhjetor 2007, kurse në janar të vitit 2008 u publikua lista e shteteve pjesëmarrëse.
Për Republikën e Maqedonisë për herë të parë si pjesë e një grupi ishte përfaqësues edhe një shqiptar, këngëtari i muzikës së lehtë Adrian Gaxha.
Garimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Votimet në Festivalin Evropian të Këngës 2008
Gjysmëfinalja e parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjysmëfinalja e parë u mbajt me 20 maj 2008. Nga konkurrenca e 19 shteteve kanë pasur te drejtën që vetëm 10 shtetet më të votuara te hyjnë drejt ne finale Kështu mbeti rezultati:
Nr | Shteti | Këngëtari | Titulli | Pozita | Pikët |
---|---|---|---|---|---|
Festivali Evropian i Këngës 2008. | |||||
1 | Mali i Zi | Stefan Filipović | Zauvijek volim te | 14 | 23 |
2 | Izraeli | Boaz | The Fire in Your Eyes | 5 | 104 |
3 | Estonia | Kreisiraadio | Leto svet | 18 | 18 |
4 | Moldavia | Geta Burlacu | A Century of Love | 12 | 36 |
5 | San Marino | Miodio | Complice | 19 | 5 |
6 | Belgjika | Ishtar | O Julissi | 17 | 16 |
7 | Azerbajxhani | Elnur&Samir | Day after Day | 6 | 96 |
8 | Sllovenia | Rebeka Dremejl | Vrag naj vzame | 11 | 36 |
9 | Norvegjia | Maria Haukaas Storeng | Hold On Be Strong | 4 | 106 |
10 | Polonia | Isis Gee | For live | 10 | 42 |
11 | Irlanda | Dusticn the Turkey | Irelande Douze Pointe | 15 | 22 |
12 | Andora | Gisela | Casanova | 16 | 22 |
13 | Bosnja dhe Hercegovina | Laka | Pokušaj | 9 | 72 |
14 | Armenia | Sirusho | Qele Qele | 2 | 139 |
15 | Holanda | Hind | Your Heart Belongs to Me | 13 | 27 |
16 | Finlanda | Teräsbetoni | Missä miehet ratsastaa | 8 | 79 |
17 | Romania | Nico&Vlad | Pe-o Margine de Lume | 7 | 94 |
18 | Rusia | Dima Bilan | Believe | 3 | 135 |
19 | Greqia | Kalomira | My secret combination | 1 | 156 |
Votimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjysmëfinalja e dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjysmëfinalja e dytë u mbajt me 22 maj 2008. Edhe ketë në natë të drejtën për tu futur në finale e kanë pasur 10 shtetet më te votuara.
Kështu mbeti rezultati:
Nr | Shteti | Këngëtari | Titulli | Pozita | Pikët |
---|---|---|---|---|---|
Festivali Evropian i Këngës 2008. | |||||
1 | Islanda | Euroband | This is my life | 8 | 68 |
2 | Suedia | Charlotte Perrelli | Hero | 10 | 54 |
3 | Turqia | Mor ve Ötesi | Deli | 7 | 85 |
4 | Ukraina | Ani Lorak | Shady Lady | 1 | 152 |
5 | Lituania | Jeronimas Milius | Nomads in the Night | 16 | 30 |
6 | Shqipëria | Olta Boka | Zemren Lame Peng | 9 | 67 |
7 | Zvicra | Paolo Meneguzzi | Era stupendo | 13 | 47 |
8 | Republika Çeke | Tereza Kerndlova | Have some fun | 18 | 9 |
9 | Bellorusia | Ruslan Alekhno | Hasta la vista | 17 | 27 |
10 | Latvia | Pirates of the Sea | Wolves of the Sea | 6 | 86 |
11 | Kroacia | Kraljevi Ulice and 75 cents | Romanca | 4 | 112 |
12 | Bullgaria | Deep Zone dhe Balthazar | DJ, please take me away | 12 | 56 |
13 | Danimarka | Simon Mathew | All Night Long | 3 | 112 |
14 | Gjeorgjia | Diana Gurtskaya | Peace Will Come | 5 | 107 |
15 | Hungaria | Csézy | Candlelight | 19 | 6 |
16 | Malta | Morena | Vodka | 14 | 38 |
17 | Qipro | Evdokia Kad | Femme Fatale | 15 | 38 |
18 | Republika e Maqedonisë | Tamara, Vrčak and Adrijan | Let Me Love You | 11 | 64 |
19 | Portugalia | Vânia Fernandes | Senhora do Mar | 2 | 120 |
Votimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Finalja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nata finale u mbajt me 24.maj.2008 . Ne këtë natë u zgjedh edhe fituesi i festivalit, por dhjetëshja e parë (Top 10) nuk e mori të drejtën e futjes në finale për shkak të ndërrimit të sistemit të votimit.
Nr | Shteti | Këngëtari | Titulli | Pozita | Pikët |
---|---|---|---|---|---|
Festivali Evropian i Këngës 2008. | |||||
1 | Romania | Nico&Vlad | Pe-o Margine de Lume | 20 | 45 |
2 | Mbretëria e Bashkuar | Andy Abraham | Even If | 25 | 14 |
3 | Shqipëria | Olta Boka | Zemren Lame Peng | 17 | 55 |
4 | Gjermania | No Angels | Disappear | 23 | 14 |
5 | Armenia | Sirusho | Qele Qele | 4 | 199 |
6 | Bosnja dhe Hercegovina | Laka | Pokušaj | 10 | 110 |
7 | Izraeli | Boaz | The Fire in Your Eyes | 9 | 124 |
8 | Finlanda | Teräsbetoni | Missä miehet ratsastaa | 22 | 35 |
9 | Kroacia | Kraljevi Ulice dhe 75 cents | Romanca | 21 | 44 |
10 | Polonia | Isis Gee | For live | 24 | 14 |
11 | Islanda | Euroband | This is my life | 14 | 64 |
12 | Turqia | Mor ve Ötesi | Deli | 7 | 138 |
13 | Portugalia | Vânia Fernandes | Senhora do Mar | 13 | 69 |
14 | Letonia | Pirates of the Sea | Wolves of the Sea | 12 | 83 |
15 | Suedia | Charlotte Perrelli | Hero | 18 | 47 |
16 | Danimarka | Simon Mathew | All Night Long | 15 | 60 |
17 | Gjeorgjia | Diana Gurtskaya | Peace Will Come | 11 | 83 |
18 | Ukraina | Ani Lorak | Shady Lady | 2 | 230 |
19 | Franca | Sébastien Tellier | Divine | 19 | 47 |
20 | Azerbajxhani | Elnur&Samir | Day after Day | 8 | 132 |
21 | Greqia | Kalomira | My secret combination | 3 | 218 |
22 | Spanja | Rodolfo Chikilicuatre | Baila el Chiki Chiki | 16 | 55 |
23 | Serbia | Jelena Tomašević feat. Bora Dugić | Oro | 6 | 160 |
24 | Rusia | Dima Bilan | Belive | 1 | 272 |
25 | Norvegjia | Maria Haukaas Storeng | Hold On Be Strong | 5 | 182 |
Votimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radhitja sipas 12 pikëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më poshtë është paraqitur radhitja e shteteve sipas 12 pikëve të fituara:
Tërheqjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Austria është shteti i cili në të kaluarën ka marr pjesë në Festivalin Evropian të Këngës, por këtë konfirmoj tërheqjen e saj për shkak se ka kritikuar mënyrën e votimit ngase është shtet që ka marr shumë pak vota që nga pjesëmarrja e saj e parë e deri tani.
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Olta Boka - Zemrën E Lamë Peng - Shqipëria
-
Sirusho - Qele Qele - Armenina
-
Elnur Hüseynov & Samir Javadzadeh - Day After day - Azerbaixhani
-
Ruslan Alekhno - Hasta La Vista - Bieloarusia
-
Ishtar - O Julissi - Belgjika
-
Elvir Laković Laka - Pokušaj - Bosnia & Hercegovina
-
Deep Zone & DJ Balthazar - DJ, Take Me Away - Bulgaria
-
Kraljevi Ulice & 75 cents - Romanca - Kroacia
-
Tereza Kerndlová - Have Some Fun - Republika Çeke
-
Simon Mathew - All Night Long - Danimarka
-
Kreisiraadio - Leto Svet - Estonia
-
Sébastien Tellier - Divine - Franca
-
Teräsbetoni - Missä miehet ratsastaa - Finlanda
-
Diana Gurtskaya - Peace Will Come - Gjeorgjia
-
No Angels - Disappear - Gjermania
-
Kalomira - Secret Combination - Greqia
-
Csézy - Candlelight - Hungaria
-
Euroband - This Is My Life - Islanda
-
Dustin the Turkey - Irelande Douze Pointe - Irlanda
-
Bo'az Ma'uda - The Fire In Your Eyes - Izraeli
-
Pirates of the Sea - Wolves of the Sea - Letonia
-
Tamara Todevska , Rade Vrčakovski & Adrian Gaxha - Vo Ime Na Ljubovta, Let Me Love You - Republika e Maqedonisë
-
Morena - Vodka - Malta
-
Geta Burlacu - Century of Love - Moldavia
-
Stefan Filipović - Zauvijek volim te- Mali i Zi
-
Hind - Your Heart Belongs to Me - Holanda
-
Maria Haukaas Storeng - Hold On Be Strong - Norvegjia
-
Isis Gee - For Life - Polonia
-
Vânia Fernandes - Senhora do Mar - Portugalia
-
Nico & Vlad Miriţă - Pe-o Margine de Lume - Romania
-
Dima Bilan - Believe - Rusia
-
Miodio - Complice - San Marina
-
Rebeka Dremelj] - Vrag naj vzame - Sllovenia
-
Rodolfo Chikilicuatre - Baila el Chiki Chiki - Spanja
-
Charlotte Perrelli - Hero - Suedia
-
Paolo Meneguzzi - Era stupendo - Zvicra
-
Mor ve Ötesi - Deli - Turqia
-
Ani Lorak - Shady Lady - Ukraina
-
Andy Abraham - Even If - Mbretëria e Bashkuar