iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Blue-ray_Disk
Blue-ray Disk - Wikipedia Jump to content

Blue-ray Disk

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Blu-Ray është një format për ruajtje digjitale të informacionit video dhe lojrave të ndryshme. Ky format mbështetet nga Sony që synon ta përdorë atë si pjesë integrale në Playstation 3.

Teknologjia e "djegjes" apo "shkruarjes" (burn) ne nje CD apo DVD e promovuar nga SONY e cila mundëson djegjen e te dhenave deri ne 25GB vetem ne nje shtres. Kjo teknologji perdor laserin e kaltert ne vend te atyre te kuq qe jan perdorur gjer tani.

Ky formati është përpunuar nga Blu-ray Disc Association (BDA), që përfaqëson një grup prodhuesash të paisjeve elektronike të ndryshme, kompjuterve, si dhe prodhues dhe shpërndarësh të medias. Pjesëmarrësit më të njohur të BDA janë Apple, Dell, Hitachi, HP, JVC, LG, Mitsubishi, Panasonic, Pioneer, Philips, Samsung, Sharp, Sony, TDK dhe Thomson.

Konkurrenti i Blu-ray është HD DVD. Në aspektin teknik të prodhimit të diskut, ndryshimi kryesor mes tyre ka të bëjë me thellësinë në të cilën gjendet shtresa e ruajtjes së informacionit në diskun DVD. Shtresa e ruatjes së informacionit në një disk Blu-ray është vetëm 0,1 mm nën sipërfaqen e diskut, ndërsa shtresa e ruajtjes së informacionit në një disk HD DVD është 0,6 mm nën sipërfaqen e diskut ashtu si edhe në një DVD të zakonshme. Shtresa e ruajtjes së informacionit në një disk CD është 1,1 mm nën sipërfaqen e diskut.

Pjesëmarrja në BDA nuk i ka penguar disa nga anëtarët e grupit që të punojnë për prodhimin e lexuesave të aftë të përdorin (lexojnë) si Blu-ray ashtu edhe HD DVD. Samsungu ka deklaruar se po teston një lexues të tillë i cili mund të hidhet në treg në fund të vitit 2006 ose në fillim të vitit 2007.

Ricoh ka prodhuar sipas EE Times një komponent optik i cili mund të lexojë të dy formatet: Blu-ray dhe HD DVD. Ricoh ka deklaruar se do ta demonstrojë këtë zgjidhje teknike në International Optoelectronics Exhibition '06 në Tokio, Japonikorrik 2006. Mendohet se brenda 6 muajsh kjo zgjidhje teknike do të hidhet në treg. Ky komponent optik nuk mund të përdoret për të shkruar (regjistruar informacion), por vetëm për të lexuar. Ricoh ka deklaruar se po punon për të gjetur një zgjidhje të pëlqyeshme teknike edhe për këtë problem.

Microsoft deklaroi në korrik 2006 se ai do të mbështeste HD DVD. Sipas Amir majidimehr zëvendëspresident i Microsofts Consumer Media Technology Group, Microsoft i tesoti të dy formatet sepse kompania ishte e interesuar që si Blu-ray ashtu edhe HD DVD të përdornin teknologjinë e komprimimit të informacionit VC1. Gjatë këtij testimi, Microsoft arriti në konkluzionin se HD DVD ishte zgjidhje më e mirë teknike. Në një disk Blu-ray, shtresa e ruajtjes së informacionit është shumë afër sipërfaqes së diskut. Po ashtu shtresa mbrojtëse që vihet mbi shtresën e ruajtjes së informacionit shkakton ndotjen e kësaj shtrese. Për këtë arsye skarciteti gjatë prodhimit do të jetë shumë i lartë. Kjo është edhe arsyeja se pse deri më sot janë prodhuar disqe Blu-ray me kapacitet 25GB, megjithëse teorikisht është e mundur të prodhohen disqe me kapacitet 50GB. Po ashtu edhe gjatë përdorimit, disqet Blu-ray janë më delikatë se sa ata HD DVD. Një gërvishtje fare e vogël shkakton humbjen e informacionit. Po ashtu, Microsoft nuk ishte dakord me përdorimin nga Blu-ray të programit BD+ për ruajtjen e informacionit dhe parandalimin e përdorimit dhe kopimit të paautorizuar të informacionit, përveç programit AACS. Microsoft mendon se vetëm programi AACS është më se i mjaftushëm për ruajtjen dhe parandalimin e kopjimit të informacionit. AACS është një program (kod) i krijuar nga një grup në të cilin bëjnë pjesë Microsoft, Sony dhe shumë kompani të shpërndarjes së filmit. AACS do të përdoret si nga HD DVD dhe Blu-ray. Microsoft mendonte se BD+ është i panevojshëm dhe mund të kufizojë të drejtat e konsumatorit.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]