Aristipi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Aristipi (Greqisht: Ἀρίστιππος) Kirenas, filozof i lashtësisë grek (rreth 435-355 p.e.r.). Themelues i shkollës së Kirenës dhe nxënës i Sokratit. Në teorinë e njohjes Aristipi është sensualist kurse në etikë hedonist. Sendet në vetvete janë të panjohshme dhe njohim vetëm ndijimet tona në to, d.m.th. njohim gjendjen e subjektit të mallëngjyer. Ndijimet e papëlqyeshme që shkaktojnë vuajtje janë të këqija, ndërsa të këndshmet, qëllimi i të cilave është kënaqësia, janë të mira. Lumturia është ndjenjë e kënaqësisë dhe e ëndjes, mirëpo i mençuri nuk u nënshtrohet kënaqësive por i sundon ato d.m.th. kupton në mënyrë racionale dobinë konkrete të kënaqësisë së veçantë. Për atë që ndihet si e kënaqshme nuk dihet, d.m.th. drejtpërdrejt, por vetëm me anën e meditimit, filozofimit. Përveç ndikimit të Sokratit që shprehet edhe në disa postulate të bazuara etike dhe racionaliste, në Aristipin ndikoi para së gjithash, doktrina senzualiste e Pitagores.
JETESHKRIMET - KURESHTI NGA JETA E ARISTIPIT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aristipin e qortuan njëherë se i ishte hedhur te këmbët tiranit Dioniz për t'i kërkuar një favor. Ai menjëherë ishte përgjigjur:
- Nuk është faji im që Dionisi i ka veshët te këmbët.
- Dikush po mburrej para Aristipit se kishte lexuar një numër të pafund librash.
- Nuk janë më të shëndoshë ata që hanë më shumë, - i tha Aristipi, - po ata që tretin më mirë.
- Tirani i Sirakuzës, Diomsi, kërkoi të dinte përse filozofët bëjnë mjaft vizita te princat dhe princat nuk shkojnë kurrë te filozofët.
- Sepse, - iu përgjigj Aristipi, - janë mjekët që venë për të vizituar të sëmurët te mjeku.
- Dionisi i Sirakuzës e kishte vënë njëherë Aristipin në vendin e fundit të tryezës
- Duket, - i tha Aristipi, - se paske vendosur ta rehabilitosh këtë vend.
- Një ditë e pyetën filozofinn Aristip, se çfarë kishte të mirë dhe të bukur filozofia.
- Ja, - u përgjigj Aristipi, - edhe në qoftë se abrogohen të gjitha ligjet që rregullojnë marrëdhëniet midis njerëzve, filozofët do të vazhdojnë të jetojnë me ndershmëri si më parë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. ·Një njeri shumë i pasur dhe dorështrënguar donte që Aristipi t'i jepte mësime të birit. Ai pyeti se sa duhej të paguante per këtë punë. -Do të më japësh pesëdhjetë dhrahmi - i tha Aristipi.- Po me pesëdhjetë dhrahmi, - thirri kurnaci, - unë blej një skllav. - E po atëherë blej skllavin, - përfundoi filozofi.Kështu do të kesh dy, atë që do të blesh dhe tët bir.