iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Anne_Boleyn
Anne Boleyn - Wikipedia Jump to content

Anne Boleyn

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Anne Boleyn
Anne Boleyn në Kullën e Londrës

Anne Boleyn (1501/1507- 19 maj 1536) ishte mbretëreshë e Anglisë dhe guaja e dytë e Henry VIII nga viti 1533 deri në vdekjen e saj në 1536-ën. Ajo kishte lindur në një familje aristokrate në Angli dhe ishte vajza e Thomas Boleyn, kontit të parë të Wiltshire dhe Elizabeth Howard. Burgosja e saj në Kullën e Londrës dhe më vonë ekzekutimi i saj për tradhëti dhe komplote ndaj mbretit, si edhe reformat fetare që ndërmori gjatë kohës së saj të shkurtër si mbretëreshë, e bënë atë një figurë kyce gjatë  Reformimit Anglez.

Anne u edukua në Francë dhe ishte një sherbetore nderi (maid of honour) për mbretëreshën Claudine të Francës. Ajo u rikthye në Angli në vitin 1522 për tu martuar me James Butler, kontin e nëntë të Ormondit, por planet e martesës u anulluan, ndaj ajo siguroi një vend në gjykatën e Anglisë dhe u bë një shërbëtore nderi për gruan e Henry VIII, Katerinën e Aragonit.

Në vitin 1523 ajo iu premtua Henrz Percy-t, djalit të Henry Percy-t ,kontit te pestë të Northumberland por premtimi u thye kur konti refuzoi të mbështeste fejesën e tyre. Kardinali Thomas Wolsey refuzoi lidhjen e tyre dhe Anne u dërgua në shtëpi në kështjellën Hever. Në shkurt ose mars Henry filloi të Anën, por kjo e fundit donte të kishte një lidhje të ndershme me mbretin dhe të siguronte postin si mbretereshë e Anglisë por kjo nuk mund të ndodhte pasi mbreti ishte i martuar me Katerinën. Henry vendosi të divorcohej me gruan e tij por kjo nuk do të ishte e lehtë sepse mbretëresha kishte si aleat kishen katolike dhe kisha nuk do ta pranonte ndarjen e tyre. Në këto rrethana Henry në bashkëpunim me Thomas Cromwell vendosi tia dobesonte sa më shumë autoritetin kishës katolike në mënyre që ndarja të bëhej e mundur. Në 1532 Henry e beri Anën Markeshën e Pembroke në të drejtën e saj.

Henry dhe Anne u martuan formalisht më 25 janar 1533 dhe kryepeshkopi i canterbury Thomas Cranmer deklaroi fundin e martesës së parë të mbretit. Pesë ditë më vonë ai shpalli të vlefshme martesën e Henryit dhe Anës. Si rezyltat i kësaj martese ndodhi ndarja e parë midis kishës katolike dhe kishës anglikane. Pas kësaj ndarjeje mbreti i anglise kontrollonte veprimtaritë e kishës. Anne u kurorëzua mbreterëshë e anglisë më 1 qershor 1533. Më 7 shtator, ajo lindi mbretëreshën e ardhshme të anglisë , Elizabeten 1. Henry ishte i zhgënjyer pasi donte një djale të cilit mund ti trashëgonte mbretërinë, por kjo nuk ndodhi kurrë dhe ateherë Henry ftoi Jane Seymor ne gjykatë.

Mbreti e investigoi mbretereshen per tradheti me prill 1536 dhe ajo u shpall fajtore nga gjykata. Kesisoj ajo u burgos me 2 maj te te njejtit vit dhe provoi pafajsinë e saj me 14 maj por u ekzekutua pesë ditë më vonë më 19 maj 1536.