iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Alexandre_Pato
Alexandre Pato - Wikipedia Jump to content

Alexandre Pato

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alexandre Pato

Pato duke luajtur për Milanin në vitin 2010
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlexandre Rodrigues da Silva
DatëlindjaGabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data
VendlindjaPato Branco, Paraná, Brazil
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Tianjin Quanjian
Numri10
Karriera me të rinjtë
2000–2006Internacional
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2007Internacional10(6)
2007–Milan117(51)
2013-2014Corinthians49(14)
2014-2016São Paulo62(19)
2016Chelsea2(1)
2016-2017Villarreal14(2)
2017-Tianjin Quanjian8(0)
Karriera ndërkombëtare
2007Brazil U2012(8)
2008Brazil U236(2)
2008–2013Brazili27(10)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 prill 2017
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 6 shtator 2011

Alexandre Rodrigues da Silva (lindur më 2 shtator 1989), zakonisht i njohur si Alexandre Pato ose thjeshtë Pato është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si sulmues për klubin kinez Tianjin Quanjian. Nofka e tij, Pato, i referohet vendit ku ai ka lindur, Pato Branco. Përkthimi i fjalës Pato nga gjuha portugeze në gjuhën shqipe do të thotë "Rosë" e cila ka evoluar në një nofkë për të.

Karriera me skuadrat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qershor të vitit 2006, në moshën 16 vjeçare, Pato u ble nga Sport Club Internacional për të garuar në Campeonato Brasileiro Sub-20. Përkundër faktit se ai garonte me lojtarë katër vite më të vjetër se ai, Pato u bë golashënuesi më i mirë i kompeticionit kur Internacional Sub-20 mundi Grêmion 4-0 në ndeshjen finale të kampionatit. Gati për tu bashkuar me skuadrën e parë të Internacinalit në nëntor të vitit të njëjtë, debutimi i tij përfundimisht ndodhi në Estádio Palestra Itália kundrejt skuadrës gjigante nga São Paulo, Palmeiras për Campeonato Brasileiro. Alexandre Pato takoi dhe tejkaloi çdo dhe të gjitha pritjet nga ajo që pritej nga ai ku ai e shënoi golin e tij të parë profesional brenda minutës së parë të ndeshjes. Pjesa tjetër e pjesëmarrjes së tij kaloi duke i dribluar dhe konfuzuar mbrojtësit ku bëri dy asistime (dhe gati se shënoi edhe një gol tjetër) për t’i ndihmuar Internacionalit të shpartallojë Palmeirasin 4-1. Ai u zëvendësua në minutën e 77-të.

Pato u përfshi në skuadrën e Internacionalit e cila e fitoi FIFA Kupë Botërore të Klubeve 2006. Gjatë kësaj ngjarje, Pato theu rekordin e gjatë të Pelés pasi që u bë futbollisti më i ri të ketë shënuar në një kompeticion të organizuar nga FIFA në moshën 17 vjeçare dhe 102 ditë kundrejt skuadrës kampione afrikane Al-Ahly. Pelé kishte 17 vjet dhe 239 ditë kur shënoi në ndeshjen kundrejt Kombëtares uellsiane të futbollit gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit 1958.

Duke e mbajtur me figurën e tij premtuese, Pato debutoi në Campeonato Gaúcho më 24 shkurt kundrejt Veranópolis dhe shënoi një gol në fitoren 2-1. Ai gjithashtu debutoi edhe në Copa Libertadores më 28 shkurt kundrejt Emelec të Ekuadorit (gjithashtu ndeshja e tij e parë në Beira-Rio) dhe shënoi një gol në të jashtëzakonshmen 3-0. Por kulmorja më e madhe e Patos me Internacionalin ishte gjatë Recopa Sudamericana ku ai i ndihmoi Internacionalit të fitojnë kupën e parë në historinë e tyre. Kundrejt Pachuca të Meksikos, ai shënoi një gol në fitoren 2-1 në Meksikë. Por në ndeshjen kthyese më 7 qershor dhe me më shumë she pesëdhjetë e një mijë Colorados prezent, Pato pati një paraqitje të shkëlqyer ku shënoi një herë dhe udhëhoqi në shkatërrimin 4-0 për të fituar titullin e tretë për Internacional.

Kampionët aktual evropian A.C. Milan zyrtarisht e konfirmuan blerjen e Patos më 2 gusht 2007, duke i paguar Internacionalit 24 milionë për të transferuar kontratën e tij.

Për shkak të rregullores së FIFA-së në lidhje me lojtarët e mitur që nuk kanë pasaportë të BE-së, Pato nuk mundte të luante ndeshje për Milanin deri më 3 janar 2008, kur dritarja e merkatos italiane dhe regjistrimet rihapeshin. Megjithatë, Milanit iut lejua të përfshij lojtarin në ndeshjet miqësore dhe në trajnim duke filluar nga 3 shtatori 2007, një ditë pas ditëlindjes së tij të 18-të. Pato e bëri debutimin e tij jo-kompetitiv në një barazim 2-2 kundrejt Dinamo Kyiv më 7 shtator 2007 dhe shënoi një gol me kokë. Më 4 janar 2008, transferimi i Patos tek Milani u bë zyrtar.

Pato e shënoi golin e tij të parë në debutimin e tij në Serie A kundrejt Napolit në një fitore 5-2 si nikoqir më 13 janar 2008. Ai shënoi dy-golëshin e tij të parë për Milanin, në një fitore 2-0 kundrejt GenoasSan Siro më 27 janar 2008. Ai e mbaroi sezonin 2007-08 me 9 gola në 20 paraqitje (i 18-ti në ligë).

Në fund të vitit 2008, Pato shënoi dy gola në fitoren 5-1 të Milanit kunder Udinese Calcio | Udineses vetëm pak para pushimeve të Krishtlindjeve, dhe arriti të shkëlqejë përsëri me një dy-golësh kundrejt A.S. Roma|Romës në ndeshjen e arshëshme në Stadio Olimpico më 11 janar 2009, duke dëshmuar se ai është një pjesë jetike e sulmit të Milanit. Ai vazhdoi formën e tij impresionuese për Milanin, duke shënuar gjashtë gola në katër ndeshje, përfshirë këtu edhe një gol-fitues kundrejt Fiorentinës më 18 janar. Më 15 shkurt, ai e shënoi golin e tij të 11-të në sezon në humbjen 2-1 nga rivalët e qytetit Internazionale. Më 26 shkurt, Pato shënoi golin e tij të 12-të në sezon kundrejt Werder BremenitKupa UEFA, një ndeshje në të cilën Milani barazoi 2-2; por me këtë, u rrëzuan nga kompeticioni sipas rregullës së golave të shënuar si mysafir. Pato vazhdoi formën e tij të mirë me dy gola kundrejt Sienës më 15 mars. Pato mbaroi sezonin 2008-09 si golashënuesi më i mirë i Milanit me 18 gola.

Më 22 gusht 2009, në ndeshjen e parë të Serisë Asezonit 2009-2010, Pato shënoi nga një gol në të dyja ndeshjet gjatë një fitoreje 2-1 kundrejt Seinës. Rreth dy muaj më vonë, më 21 tetor 2009, gjatë javës së tretë të Ligës së Kampionëve në fazën me grupe, Pato në shënoi dy gola në gjysmën e dytë në një fitore 3-2 kundrejt Real MadridBernabéu. Që nga ajo ndeshje ai ka luajtur në krahun e djathtë në formacionin 4-3-3. Më 18 janar 2010, Pato u shpërblye me Serie A Futbollisti i Ri i Vitit 2009 i cili shpërblehet në ceremoninë Oscar del Calcio duke u bërë braziliani i parë që e fiton këtë shpërblim. Në kthimin e tij në skuadër nga lëndimi, Pato shënoi nga një gol në të tre ndeshjet e radhës për Milanin kundrejt Udineses, Barit, dhe Fiorentinës. Më 28 shkurt, ai shënoi dy gola në pjesën e parë në San Siro, duke i ndihmuar Milanit të mund Atalantan 3-1 por doli jashtë në gjysmën e pjesës së dytë për shkak të një dëmtimi muskulor. Ky lëndim detyroi atë që të humbasë dy ndeshje shumë të rëndësishme, atë me Romën dhe me Manchester United. Për të përfunduar sezonin e Patos, ai lëndoi përsëri të njëjtin muskul menjëherë pas rikthimit dhe u detyrua të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, duke luajtër vetëm 20 ndeshje për shkak të lëndimeve të vazhdueshme.

Pato duka luajtur për Milanin në Kupën e Emirateve

Në ndeshjen e parë të sezonit kundër Lecces, ai shënoi dy gola në fitoren e Milanit 4-0. Megjithatë, ai gjeti veten e tij në tabelën e trajtimit vetën pas dy ndeshjeve të sezonit e cila e ndaloi atë të luajë në tre ndeshjet e radhës. Në ndeshjen e tij të radhës pas lëndimit, ai shënoi dy herë kundrejt Chievo në San Siro, duke u kthyer në pozicionin e tij si sulmues në formacionin 4-3-1-2. Pastaj ai shënoi vetëm një herë kundrejt Barit në San Nicola. Pas një vargu të shfaqjeve të mira, Pato lëndoi muskulin e kofshës për herë të tretë brenda më pak se një viti. Ky lëndim e përjashtoi atë për gjashtë javë.

Më 9 janar, ai i shënoi dy golat e tij të parë të vitit 2011 për të ndihmuar Milanin në një barazim 4-4 kundrejt Udineses pas që rezultati ishte 3-1. Më 26 janar ai shënoi dy gola duke i ndihmuar Milanit në fitoren 2-1 kundrejt SampdoriaCoppa Italia. Më 6 shkurt ai shënoi një gol kundrejt Genoas duke i nidhmuar Milanit në barazimin 1-1. Një gol tjetër i shquar i tij ishte më 20 shkurt kur ai shënoi golin fitues në fitoren 2-1 si mysafir kundrejt Chievos, kur ai dribloi dy mbrojtës dhe shënoi një gol kur top e goditi traversën dhe pastaj u fut në rrjetë. Ai shënoi golin e tretë pas asistimit të Boatengut në një ndeshje e cila mbaroi 3-0 kundrejt Napolit më 28 shkurt. Me Ibrahimoviçin e suspenduar më derbin e Milanos, dy golat e Patos panë Milanin të sigurojë tre pikët e shumë nevojshme. I asistuar nga Boateng, ai shënoi golin e dytë në fitoren si mysafir 2-1 kundrejt Fiorentinës më 10 prill.

Më 13 shtator, në fazën me grupe të Ligës së Kampionëve, Pato shënoi golin e pestë më të shpejtë në historinë e këtij kompeticioni, 24 sekonda pas fillimit të ndeshjes. Më vonë atë muaj, ai pësoi një dëmtim në kofshë gjatë një barizimi 1-1 kundrejt Udineses.As Usain Bolt nuk mund ta zinte ne ate vrapim ishin fjalet e dritan shakahoxhes per kee gole .

utën e 79-të në një barazim 1-1. Ai shënoi dhe fitoi një penallti një fitoren 4-0 kundrejt Chievos dhe në mes javë shënoi një gol kundrejt Viktoria Plzen dhe bëri një asistim të Robinhon në barazimin 2-2. Ai javën e ardhshme e filloi ndeshjen kundrejt Bolognas në barazimin 2-2. Në janar të vitit 2012, Pato ishte shumë pranë kalimit tek skuadra nga Ligue 1, Paris Saint-Germain F.C.. Kjo lëvizje do t’i lejonte AC Milanit të bënte një ofertë për Carlos Tevez. Megjitashtë më 12 janar Pato refuzoi transferimin e tij duke cituar përkushtimin e tij për të qëndruar me kuq e zinjtë. Gjatë raundit të 1/16 të Kupës së Italisë kundrejt Novarës, Pato morri një tendosje muskulore në kofshën e tij, të cilën testet e zbuluan si një dëmtim të bicepsit femoris në kofshën e tij të djathtë.

F.C.Internazionale

Karriera me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pato duke luajtur për Brazilin

Pas ngritjes së nivelit me skuadrën, Pato u ftua të luajë për skuadrën e të rinjve të Brazilit. Ai i ndihmoi Brazilit të fitojë Kampionatin Amerikano Jugor të të Rinjve 2007, e cila e kualifikoi skuadrën për Kampionatin Botëror U-20, dhe u zgjodh nga trajneri Dunga për Lojërat Olimpike 2008. Ai e shënoi golin e parë për kombëtaren braziliane në debutimin e tij në një ndeshje kundrejt SuedisëEmirates Stadium në Angli më 26 mars 2008, duke e thyer rekordin e Pelés për golin e shënuar vetëm pas pak sekondave në debutimin e tij të plotë ndërkombëtar.

Ai morri pjesë në Kupën e Konfederatave 2009Afrikën Jugore ku ai luajti vetëm në ndeshjen e raundit të parë kundrejt Egjiptit. Pastaj, ai nuk u ftua nga Dunga të luajë në Kampionatin Botëror të Futbollit 2010.

Ai u bë i rregullt nën trajnerin e ri Mano Menez, duke e mbajtur numrin 9. Ai shënoi një gol në fitoren e Brazilit kundrejt Shteteve të Bashkuara më 10 gusht 2010. Ai shënoi golin e dytë në fitoren e Brazilit 3-0 kundrejt Iranit më 7 tetor 2010. Suksesi i Patos më kombëtaren braziliane vazhdoi ku ai shënoi përsëri në ndeshjen miqësore kundrejt Ukrainës të cilën ata e fituan 2-0.

Pato deri më tani ka marrë pjesë në Copa América 2011 dhe shënoi dy gola në fazën me grupe kundrejt Ekuadorit.

Pato në një intervistë me programin televiziv brazilian, Esporte Espetacular tha se në moshën 11 vjeçare ka pasur një frakturë në krah dhe duke e ekzaminuar lëndimin, doktorët gjetën një tumor në krah dhe menduan se krahu duhej të pritet. Një operacion i suksesshëm e largoi tumorin.

Në vitin 2007, Pato ishte i fejuar me aktoren braziliane Sthefany Brito. Ata reciprokisht u ndanë në janar të viti 2009 si shkak i paaftësisë së tyre për të mbajtur një marrëdhënie të gjatë. Megjithatë, ata u bashkuan përsëri, dhe më 7 korrik 2009, ata u martuan në një ceremoni tek Copacabana PalaceRio de Zhaneiro. Megjithatë, martesa nuk zgjati më shumë se dhjetë muaj, dhe çifti u ndanë më 21 prill 2010, ku Brito citoi se shkaku i ndarjes ishte jeta e natës së Patos. Në vitin 2010, ai kishte një romancë të shkurtër më Miss Brazili 2010, Débora Lyra

Pato gjithashtu u nda nga e dashura e tij Barbara Berlusconi pas 2 vite e gjysme marrdhenie .

Skuadra Sezoni Liga
shtëpiake
Kupa
shtëpiake
Kontinental1 Të tjera2 Gjithsej
Paraqitje Gola Paraqitje Gola Paraqitje Gola Paraqitje Gola Paraqitje Gola
Internacional 2006 1 1 0 0 0 0 2 1 3 2
2007 9 5 0 0 5 2 2 2 16 9
Gjithsej 10 6 0 0 5 2 4 3 19 11
Milan 2007–08 18 9 0 0 2 0 20 9
2008–09 36 15 0 0 6 3 42 18
2009–10 23 12 0 0 7 2 30 14
2010–11 25 14 3 2 5 0 33 16
2011–12 11 1 1 1 4 2 1 0 17 4
Gjithsej 113 51 4 3 24 7 1 0 142 61
Career Gjithsej 123 57 4 3 29 9 5 3 161 72

1Kompeticionet Kontinentale përfshijnë Ligën e Kampionëve, UEFA Cup dhe Copa Libertadores.
2Turniret e tjera përfshijnë FIFA Kupa Botërore e Klubeve, Campeonato Gaúcho, Recopa Sudamericana dhe Supercoppa Italiana.

Kombëtarja e të rinjve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Brazil U-20

2007 12 8
Gjithsej 12 8

Brazil U-23

2008 6 2
Gjithsej 6 2
2008 4 1
2009 4 0
2010 3 3
2011 7 2
Gjithsej 18 6

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shënimet dhe rezultatet për Brazilin Brazilin.

Goli Data Vendi Oponenti Shënimi Rezultatu Kompeticioni
1 26 mars 2008 Emirates Stadium, Angli Suedia 1–0 1–0 Miqësore
2 10 gusht 2010 New Meadowlands Stadium, SHBA Shtetet e Bashkuara 2–0 2–0 Miqësore
3 7 tetor 2010 Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe Irani 2–0 3–0 Miqësore
4 11 tetor 2010 Pride Park Stadium, Derby, angli Ukraina 2–0 2–0 Miqësore
5 July 13, 2011 Estadio Mario Alberto Kempes, Córdoba, Argentina Ekuadori 1–0 4–2 2011 Copa América
6 July 13, 2011 Estadio Mario Alberto Kempes, Córdoba, Argentina Ekuadori 3–2 4–2 2011 Copa América
Internacional
Milan
Brazil
  • Kampionati brazilian U-20 Golashënuesi më i mirë - 2006
  • Kampionati brazilian U-20 Lojtari Më i Vlefshëm - 2006
  • Sendai Cup Golashënuesi më i mirë – 2006
  • Sendai Cup Lojtari Më i Vlefshëm – 2006
  • Serie A Lojtari i Muajit – janar 2009
  • Tuttosport Djali i Artë i Vitit – 2009
  • Serie A Futbollisti i Ri i Vitit – 2009
  • Oskaret e Futbollit Italian Lojtari më i Mirë i Ri – 2009