iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: https://sq.wikipedia.org/wiki/Çomëlek
Çomëlek - Wikipedia Jump to content

Çomëlek

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çomleku mund të përgatitet edhe pa i kaurdisur qepët, por të njëjtat produkte vendosen në tenxhere. Kjo mbyllet mirë dhe zihet derisa të jetë gati. Në këtë rast duhet të përdoret vaj ulliri.

Qepët sa një kokërr arre qërohen, dhe të paprera skuqen në tigan me yndyrë e hidhen në tenxhere. Në tigan hidhet një kokërr qepë e grirë hollë, kaurdiset pak, shtohet salcë dhe pasi kaurdisen së bashku shuhet me verë të kuqe ose uthull ; shtohet kripë, piper kokërr, fletë dafine, pak ujë, kanellë dhe disa thelpinj hudhra. Salca zihet sa të marrë valë dhe hidhet te qepët.

Tenxherja mbulohet mirë duke i zënë anët me brumë dhe vihet në zjarr të javashëm për 20-30 minuta.

Për 4-5 persona duhen :

  • qepë 1 kg,
  • vaj 2 filxhanë kafeje,
  • salcë 1 lugë gjelle,
  • verë 1 filxhan kafeje ose uthull,
  • hudhër 1 kokërr,
  • kripë, piper, 2 fletë dafine, dhe pak kanellë.