Një tjetër medalje është fituar nga Shqipëria në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Këtë hera ka qenë Erkand Qerimaj që ka marrë medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes në peshat 73 kg.
Pasi dështoi në dy provat e para me 148 kg, Qerimaj realizoi me sukses provën e tretë me 149 kg.
Por çuditërisht dy nga tre gjyqtarët e konsideruan fillimisht provën të pa rregullt. Kjo gjë solli protesta të forta nga Qerimaj, trajneri Sokol Bishanaku dhe presidenti i FSHP-së Elez Gjoza. Më pas në rishikim, gjyqtaria vendosi ta quante si provë të rregullt.
Kjo ishte medalja e katërt për Shqipërinë në “Oran 2022”.