iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.wikipedia.org/wiki/Zina
Zina - Wikipedia Jump to content

Zina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo of zina haram.

Zinaja (arabisht زنا = zinā = shkelje kurore) cilëson në fenë islame marrëdhënien seksuale ndërmjet njerëzve që nuk janë të martuar me njëri-tjetrin ose nuk kanë as marrëdhënie konkubinati (i zoti dhe skllavja). Zina vlen si shkelje ligji dhe ndëshkohet me të ashtuquajturin dënimin hadd.[1] Dënimet fillojnë nga internimi dhe fshikullimi dhe shkojnë deri në dënimin me vdekje. Ky zbatohet për zina-n aktualisht në Pakistan, Sudan, Jemen, Arabinë Saudite dhe Iran.[2] Në dy vendet e fundit praktikohet vrasja me gurë (raxhm-i). Gjithashtu si zina përndiqen edhe prostitucioni dhe marrëdhëniet homoseksuale.

Kurani e cilëson zina-n si „diçka e pështirë, një veprim i ndyrë“ (sure 17:32). Sure 4 përcakton numrin e dëshmitarëve (katër meshkuj) që duhen si provë për të. Dënimi i caktuar aty për gratë me mbylljen e përjetëshme në shtëpi ose deri në një zgjidhje hyjnore vlen si i abroguar (i shfuqizuar) me anë të sures 24, vargu 2.[2] Në të thuhet:

Kur një burrë dhe një grua bëjnë fëlligësi, (imoralitet) jepini secilit nga njëqind rrahje me fshikull! Dhe duke ditur se (këtu) është fjala për fenë e zotit, mos lejoni veten t'ju kapë mëshira për ta në qoftë se besoni tek zoti dhe tek dita e gjyqit të mbramë! Dhe gjatë ndëshkimit të tyre të jenë të pranishëm (si dëshmitarë) një grup besimtarësh.

Edhe rregulli kuranik i vargut pasues, sipas të cilit burrat dhe gratë që kanë kryer zina-n lejohet të martohen vetëm me partnerë paganë, të cilët kanë kryer gjithashtu zina-n, vlen si i anuluar.[2]

Ndryshe nga kurani, thëniet dhe veprat e trashëguara të profetit Muhamed, sunna, flasin për vrasjen me gurë si dënim për zina-n. Aty thuhet se Muhamedi në një rast e dënoi burrin me fshikullim dhe dëbim (internim) ndërsa gruan urdhëroi ta vrasin me gurë.[2] Trashëgimi të tjera flasin për një varg për vrasjen me gurë, që thuhet se ka qenë pjesë e kuranit.

Zina në të drejtën islamike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kusht për konstatimin e shkeljes janë ose pranimi nga ana e të pandehurve ose dëshmimi i katër dëshmitarëve myslimanë meshkuj. Pranimi mund të merret mbrapsht. Nga dëshmitarët kërkohet që të tregojnë vetëm për atë që kanë parë vetë, çka e bën të vështirë mbledhjen e provave. Dënimi për „shpifje për imoralitet“ (qadhf) është 80 fshikullime. Kur një burrë e akuzon gruan e tij për imoralitet, nuk është nevoja për dëshmitarë. Ai e ka për detyrë të përsërisë fajësimin katër herë dhe për herën e pestë të bëjë be për mallkimin e zotit në rat se gënjen. Gruaja e fajësuar ka të drejtë ta hedhë poshtë akuzën në të njëjtën mënyrë.[3] Ky betim mallkimi (li'ān) i jep burrit mundësinë ta akuzojë gruan e tij për imoralitet pa u dënuar vetë.[4] E drejta islamike nuk njeh mundësi të tjera provash. Vetëm drejtimi juridik malikit e njeh si provë shtatzëninë e një gruaje të pamartuar.

E drejta islamike bën dallim gjatë përcaktimit të masës së dënimit ndërmjet personave që janë muḥsan ose jo. Për muḥsan është fjala në ligj kur një person është në moshën e pjekurisë dhe i vetëdijshëm. Gjithashtu ai nuk duhet të jetë skllav dhe duhet të ketë pasur më parë marrëdhënie seksuale martesore.[5] Për personat që i përmbushin këto kushte parashikohet vrasja me gurë për zina-n. Personave që nuk janë muḥsan, u jepen 100 rrahje me fshikull dhe dëbohen për një vit. Për skllevërit, kjo kohë si dhe numri i fshikullimeve (darb) përgjysmohet.

Për marrëdhëniet homoseksuale drejtimet juridike kanë rregulla të ndryshme. Shafi'itët dhe hanbalitët bëjnë dallim ndërmjet partnerëve aktivë dhe pasivë. Drejtimi juridik hanafit parashikon të ashtuquajturin dënimin taʿzīr, i cili i lihet në dorë gjykatësit. Drejtimet e tjera juridike përcaktojnë si dënime vrasjen me gurë, fshikullimin ose internimin.

Mendime devijuese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teologu turk nga Ankaraja Yaşar Nuri Öztürk e hedh poshtë si jo-islamik dënimin me vrasjen me gurë për zina-n duke thënë se kurani nuk parashikon një dënim të tillë, ndërsa profeti e ka zbatuar këtë dënim në bazë të dhjatës së vjetër[6] vetëm për hebrenjtë (çifutët) që i ishin kërkuar këshillë për këtë rast.[7]

  • R. Peters në: The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden. Fjala: "Zina"
  1. ^ Konrad Dilger: Tendenzen der Rechtsentwicklung in: Ende/Steinbach: Der Islam in der Gegenwart. (Tendencat e zhvillimit të juridiksionit. Feja islame sot) München 1984, f. 188.
  2. ^ a b c d The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden. Vëll. 11, f. 508 ("Zinā")
  3. ^ Khoury/Hagemann/Heine: Islam-Lexikon A-Z: fjala Strafrecht.
  4. ^ Handwörterbuch des Islam. Leiden 1976, f. 724.
  5. ^ The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Brill, Leiden. Vëll. 7, f. 474 ("Muhsan")
  6. ^ Öztürk-u i referohet ndër të tjera librit të pestë të Moisiut, kapitulli 22, "Bibla Shqip" Bibla.albKristian.com
  7. ^ Shih librin e tij İslam nasıl yozlaştırıldı ose përkthimin në gjermanisht Der verfälschte Islam (Falsifikimi i fesë islame). Grupello, 2007. f. 155 f.