Vaksina
Vaksina është një suspenzion i një agjenti infektiv (për shembull virus) ose i pjesëve të tij. Suspenzioni jepet (zakonisht me injeksion) në mënyrë që të japë rezistencë ose imunitet ndaj agjentit infektiv. Tani janë duke u studiuar dhe zhvilluar lloje të tjera vaksinash si ato terapeutike. Vaksinat terapeutike mund të ndihmojnë në luftën ndaj HIV-it.
Zbulimi i vaksinës është bërë nga një mjek anglez Edward Jenner (1749-1823) i cili kishte vene re se fshatarët merrnin linë e lopëve,por ata mbeteshin imunitar ndaj lisë njerëzore,një sëmundje që vrau shumë njerëz në atë kohë. Jenner mendoi se lia e lopëve u jepte njerëzve imunitet ndaj asaj njerëzore,dhe për të vërtetuar këtë hipotezë,ai i injektoi një djaloshi lëngun e një pucre lia nga ajo e lopëve.Pas dy muajsh kur djali u shërua,ai i injektoi atij përmbajtjen e një pucre të lisë së vertetë dhe vëreu se djali mbetej imun ndaj saj. Kjo praktikë u përdor edhe më vonë kundër sëmundjeve të tjera dhe mori emrin Vaksine. Vaksinat sot përdoren kundër shumë sëmundjeve siç janë poliomeliti,tetanosi etj.Disa vaksina si ajo e fruthit japin një imunitet të përhershëm,e disa të tjera si ajo e tifos japin një imunitet i cili zgjat vetëm disa muaj.Vaksinat japin imunitet aktiv pasi antitrupat prodhohen nga subjekti i injektuar.