iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.wikipedia.org/wiki/Preshevë
Presheva - Wikipedia Jump to content

Presheva

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Preshevë)
Presheva
Прешево / Preševo
Panorama e Preshevës
Panorama e Preshevës
Flamuri i Presheva
Stema Presheva
Vendndodhja e komunës së Preshevës në Kosovë
Vendndodhja e komunës së Preshevës në Kosovë
Koordinatat: 42.3091078, 21.6479778
ShtetiFlamuri Kosova
RajoniKosovës Lindore
DistriktiPçinja
Vendbanimet
List
  • 35
Qeveria
 • KryetariArdita Sinani (PVD)
Sipërfaqja
 • Qytezë22,42 km2 (8,66 sq mi)
 • Komuna264 km2 (102 sq mi)
Lartësia mbidetare
463 m (1.519 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Qytezë
13.426
 • Dendësia (Qytezë)600/km2 (1.600/sq mi)
 • Komuna
34.904
 • Dendësia (Komuna)130/km2 (340/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
17523
Prefiksi+381(0)17
Targa e automjetitVR
Faqja zyrtarepresevo.rs

Presheva është një qytet dhe komunë që ndodhet në qarkun e PçinjësKosovës lindore . Është qyteti më lindor në Kosovë dhe më i madhi në rajonin gjeografik .

Presheva është qendra kulturore e shqiptarëve në Kosovë. Sipas regjistrimit të vitit 2002, qyteti i Preshevës kishte një popullsi prej 13.426 banorësh, ndërsa komuna kishte 34.904 banorë. Shqiptarët përbëjnë shumicën etnike të komunës, të ndjekur nga serbët, romët dhe grupet e tjera etnike.[1]

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Preshevë. Presheva, emrin që ka sot, mendohet se e ka nga fjala turke Pırasa-Purri dhe Ova-fushë, pra Preshevë d.m.th « Fusha e Purrinjëve ». Një tjetër supozim është ai i prapashtesës Evo në gjuhen serbe që tregon vendndodhjen gjë e cila do të thotë « Vendi i Purrinjëve ».

Jeta kulturore në Preshevë lidhet kryesisht me manifestimet në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”. Prej vitit 1992, çdo qershor organizohet festivali i trashigimisë kulturore shqiptare (folklorit, dramës, poezisë dhe prozës). Në ndërtesën e Shtëpisë së Kulturës gjendet biblioteka, kinemaja, zyrat e organizatave të qytetarëve dhe TV Presheva.

Në këtë komunë ka edhe disa organizata joqeveritare të cilat me aktivitetet e tyre ndikojnë në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të qytetarëve. Organizatat joqeveritare në Preshevë shihen si potencial më i madh në resurset njerzore. Personat të cilët janë të angazhuar llogariten si të arsimuar, profilizuar në njohuri, entuziast dhe fleksibil në punë, të natyrës kritike, inovativ dhe të aftë të përgjigjen shpejt në problemet e perceptuara në shoqëri.

Gjithashtu në tetor të vitit 2010 në Preshevë është krijuar Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore.[2][3]

Meqë Presheva nuk ka pasur mundësi të krijojë institucione të veta të pavaruara kombëtare, gjithherë kanë shfrytëzuar format prej më të ndryshme për t'i ruajtur vlerat kulturoro-kombëtare dhe etnicitetin. Kështu, një ndër to me vlerë jashtëzakonisht të madhe është edhe muzeu i shkollës në Preshevë. Në këtë muze gjendet një numër i konsiderueshëm i eksponateve që flasin për kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve të këtyre viseve. Aty gjenden eksponate që i takojnë kohërave të lashta parahistorike, në keramikë, armë, filigranologji etj. Prej armëve janë gjetur eksponate të cilat i takojnë viteve 30 të e.s. në katundin e Ilincës (Malësia e Preshevës). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janë gjetur në katundin e Zhunicës e që i takojnë viteve 35-ta, më qartë në kohën e "Oktavian Augustit". Në Zhunicë dhe Preshevë janë gjetur edhe monedha të po kësaj kohe (vitet e 35-ta). Nga keramika janë zbuluar objekte apo pajisje të ndryshme që i takojnë periudhave të lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s.

Periudha e lashtë dhe mesjetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjatë dyndjeve sllave, gjatë shek VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe disa të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shek IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek IX, gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjatë kësaj kohe, popullësia autoktone i takonte fejës së krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rrezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej dëmeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga Azia.

Rilindja Kombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptar. Së bashku me bashkëkombasit e vet anë e mbanë Trojeve Shqiptare, kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga armiqtë e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1908, deri më vitin 1912, me pas morren pjese në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme, si atë të Lidhjes se Prizrenit (1878), Lidhjen e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj.

Presheva nën sundimin Osman

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Presheva gjatë kohës së sundimit OsmanBallkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjatë shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depcë (malësi) poashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.

Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu që në vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqtë e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq. Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregulltë ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës.

Presheva qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës - vilajetit Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Presheva ishte qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës, i cili gjendet 50 kilometra në juglindje të saj dhe të Shkupit, pothuajse aq në verilindje të tij afër kufirit të Serbisë dhe mbi vijën hekurudhore. Popullsia e kësaj kazaje ishte rreth 3000 banorë. Kazaja e Preshevës gjendej në skajin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet dhe është e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e Serbisë, nga ana veriperëndimore me kazanë e Gjilanit dhe në jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazanë e Kumanovës. Në këtë kaza toka është pjellore dhe shumë prodhuese. Rrushi që rritet në këtë kaza është shumë i mirë. Kazaja e Preshevës përbëhej prej 134 fshatrave, me 39545 banor, shumica e të cilëve janë mysliman (shqiptarë) dhe të tjerët sllavë. Në këtë kaza gjendën rreth 13 xhami, 2 të tjera më të vogla që quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmërie dhe një spital ushtarak.

  1. ^ 2011 Census of Population, Households and Dwellings in the Republic of Kosova (PDF) (në albanian dhe anglisht). Statistical Office of the Republic of Kosova. 2011. fq. 3, 14. ISBN 978-86-6161-025-7.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  2. ^ Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore Preshevë
  3. ^ Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore Preshevë

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]