iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.wikipedia.org/wiki/Penisi
Penisi - Wikipedia Jump to content

Penisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Penisi është organi gjenital mashkullor, që gjithashtu shërben si kanal urinar. Pjesët kryesore janë rrënja (radix); trupi (korpusin); dhe epitheliumi i penisit që përfshin lëkurën e boshtit dhe lafshën e penisit, të cilët mbulojnë glans penis. Trupi i penisit është i përbërë nga tri shtylla indesh: dy cavernosa corpora në anën dorsale dhe një corpus spongiosum mes tyre, në anën ventrale. Uretra e mashkullit kalon përmes gjëndrrës së prostatës, ku bashkohet me kanalin ejakulues, dhe pastaj përmes penisit. Uretra kalon përmes corpus spongiosum, dhe hapjes së tij, meatus, që qëndron në majën e glans penis. Kanali urinar është një pasazh qoftë për urinim dhe për derdhjen e spermës.

Shumica e penisit zhvillohet nga t[1] njëjtat inde të embrionit nga ku zhvillohet klitorisi te femrat; ndërsa lëkura që mbulon penisin dhe uretra ka të njëjtën origjinë embrionale me labia minora tek femrat.[2][3] Një ngritje është ngurtësimi dhe rritja e penisit, i cili ndodh gjatë kënaqësisë seksuale, edhe pse mund të ndodhë edhe në situata jo-seksuale.

Ndonëse rezultatet ndryshojnë sipas studimeve, konsensusi shkencor është që mesatarja e gjatësisë së penisit të ngritur është rreth 12.9–15 cm (5.1–5.9 polç), ku rreth 95 % e meshkujve pas pubertetit kanë një gjatësi brenda intervalit 10.7–19.1 cm (4.2–7.5 polç).

Prerje tërthore e penisit.

Pjesët përbërëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Rrënja e penisit (radix): Ajo është e pjesa e bashkangjitur me trupin, dhe që përbëhet nga bulbi i penisit në mes dhe dy "këmbëzat" e penisit, që gjenden në anë të bulbit.
  • Trupi i penisit (corpus): ka dy sipërfaqe: dorsale (posterosuperiore në penisin e ngritur), dhe ventrale ose urethrale. Sipërfaqia ventrale është e shënuar nga një ulluk në drejtimin lateral.
  • Epitheliumi i penisit përbëhet nga lëkura e boshtit, lafsha (prepuci), dhe mukoza prepuciale në brendësi të lafshës dhe që mbulon glans penis. Epitheliumi nuk është i bashkangjitur me boshtin, kështu që ai mund të rrëshqitet para dhe prapa mbi bosht.[4]
Diagram anatomik i penisit

Trupi i penisit është i përbërë nga tri shtylla indesh: dy cavernosa corpora në anën dorsale dhe një corpus spongiosum mes tyre, në anën ventrale.

Pjesa e gjerë në fundin e corpus spongiosum njihet si glans penis, e cila mban lafshën, apo prepucin, një palë e lirshme lëkure që në të rriturit mund të tërhiqet për të ekspozuar glans-in. Zona në pjesën e poshtme të penisit, ku lafsha bashkëngjitet me glans-in, njihet si frenulum. Baza e rrumbullakuar e glans penis njihet si corona.

Uretra kalon përmes corpus spongiosum, dhe hapjes së tij, meatus, që qëndron në majën e glans penis. Kanali urinar është një pasazh qoftë për urinim dhe për derdhjen e spermës.

Penisi i njeriut ndryshon nga ai i gjitarëve të tjerë, duke qenë se penisi ynë baculum, një kockë brenda penisit që ndihmon me ngritjen, dhe në vend të saj e arrin ngritjen me anë të mbushjes me gjak të trupit të penisit.

Ndonëse rezultatet ndryshojnë sipas studimeve, konsensusi shkencor është që mesatarja e gjatësisë së penisit të ngritur është rreth 12.9–15 cm (5.1–5.9 polç), ku rreth 95% e meshkujve pas pubertetit kanë një gjatësi brenda intervalit 10.7–19.1 cm (4.2–7.5 polç).[5][6][7] Gjithsesi, duhet pasur parasysh që mesatarja e madhësisë së penisit është pak më e madhe sesa mediana (mesorja) e madhësisë (pra, shumica e penisave janë nën mesataren e madhësisë).

Një projekt kërkimor, duke përmbledhur dhjetëra studime të kryera nga mjekët e kombësive të ndryshme, tregon se, në mbarë botën, madhësia e penisit të ngritur varion midis 9.6 dhe 16 cm (3.8 dhe 6.3 polç). Është sugjeruar se ky variacion në madhsë shkaktohet jo vetëm nga gjenetika , por edhe nga faktorë mjedisorë, të tilla si medikamentet e fertilitetit,[8] kultura, dieta, dhe ekspozimi nga ndotja.[9][10][11] 

Penisi më i gjatë i dokumentuar zyrtarisht u zbulua nga mjeku Robert Latou Dickinson. Ajo ishte 34.3 cm (13.5 polç) në gjatësi dhe 15.9 cm (6.26 polç) në  cirkumferencë.[12]

Ereksioni.

Ngritja është ngurtësimi dhe rritja e penisit, i cili ndodh gjatë kënaqësisë seksuale, edhe pse ajo mund të ndodhë edhe në situata jo-seksuale. Mekanizmi primar fiziologjik përgjegjës për ngritjen është zgjerimi autonomic i arterieve që furnizojnë gjakun në penis, çka lejon pompimin e gjakut brenda tre boshtet e indeve sfrungerore të penisit, çka shkakton zgjatimin dhe zgjerimin e tij.

Ngritja e lehtëson marrëdhënien seksuale edhe pse nuk është thelbësore për aktivitete të tjera seksuale.

Këndi i ngritjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe pse shumë penisë të ngritur kanë një drejtim të lehtë nga lart, është e zakonshme dhe normale për penisin e ngritur të ketë drejtim të theksuar nga lart, drejtim të theksuar nga poshtë, drejtim të lehtë nga poshtë ose në pozicion vertikal, në varësi të tensionit të ligamentit mbështetës, i cili siguron mbajtjen konstante të pozicionit gjatë ngritjes.[13]

  1. ^ ë 
  2. ^ Keith L. Moore, T. V. N. Persaud, Mark G. Torchia, The Developing Human: Clinically Oriented Embryology 10th Ed. Elsevier Health Sciences, 2015 ISBN 978-0-323-31348-3, pp 267-69
  3. ^ Richard E. Jones; Kristin H. Lopez (28 shtator 2013). Human Reproductive Biology. Academic Press. fq. 352. ISBN 978-0-12-382185-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Video of gliding action
  5. ^ Wessells H, Lue TF, McAninch JW (shtator 1996). "Penile length in the flaccid and erect states: guidelines for penile augmentation". The Journal of Urology. 156 (3): 995–7. doi:10.1016/S0022-5347(01)65682-9. PMID 8709382. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  6. ^ Chen J, Gefen A, Greenstein A, Matzkin H, Elad D (dhjetor 2000). "Predicting penile size during erection". International Journal of Impotence Research. 12 (6): 328–33. doi:10.1038/sj.ijir.3900627. PMID 11416836. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  7. ^ "ANSELL RESEARCH – The Penis Size Survey". mars 2001. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2006. Marrë më 2006-07-13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Center of Disease Control. "DES Update: Consumers". Marrë më 2013-11-07. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Swan SH, Main KM, Liu F, etj. (gusht 2005). "Decrease in anogenital distance among male infants with prenatal phthalate exposure". Environmental Health Perspectives. 113 (8): 1056–61. doi:10.1289/ehp.8100. PMC 1280349. PMID 16079079. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Montague, Peter. "PCBs Diminish Penis Size". Rachel's Hazardous Waste News. 372. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 4 maj 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Hormone Hell". DISCOVER. Marrë më 2008-04-05. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Dickinson, R.L. (1940). The Sex Life of the Unmarried Adult. New York: Vanguard Press. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Sparling J (1997). "Penile erections: shape, angle, and length". Journal of Sex & Marital Therapy. 23 (3): 195–207. doi:10.1080/00926239708403924. PMID 9292834. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]