Nermine Qorolli Tuda
Nermine Qorolli Tuda (lindur më 5 prill 1950[1] në Kaçanik, Kosovë) është një shkrimtare shqiptare, mësuese dhe aktiviste për emancipim dhe arsimim të gruas. Një vit pas lindjes së saj, familja zhvendoset në Shkup, ku edhe kreu shkollën fillore, të mesme dhe të lartë. Nga viti 1968 ka punuar si mësuese për tre vite në Shkup, në shkollën "Jane Sandanski", më pas nga viti 1971-1994 si mësuese në shkollën "Gjon Sereçi" (25 Maji) në Ferizaj.[2]
Në periudhën 1982-1986 ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës. Në Ferizaj shquhej si veprimtare në fushën e të drejtave të grave, dhe për disa vite ka qenë Kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së.[2]
Në viti 1994, Nerminja u zhvendos në Strugë, Maqedoni. Vepra e saj e parë është romani "Brenga e një Gruaje", e botuar në vitin 2003 në Strugë.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fejzuli, Hafije. "Me misionin e shenjtë të mësuesisë – Intervistë me Nermine Qorrollin". aag.org.mk. Asociacioni për Afirmimin e Gruas. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 27 maj 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Tuda, Nermine Qorolli (2003). Brenga e një Gruaje. Strugë: Biblioteka Art. fq. 94. ISBN 9989968233.
{{cite book}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tuda, Nermine Qorolli (2003). Brenga e një Gruaje. Strugë: Biblioteka Art. fq. 94. ISBN 9989968233.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)