iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_sulltanëve_të_Perandorisë_Osmane
Lista e sulltanëve të Perandorisë Osmane - Wikipedia Jump to content

Lista e sulltanëve të Perandorisë Osmane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sulltan i Perandorisë Osmane
Monarki Perandorake
Stema e Perandorisë Osmane
Sulejmani I (1520–1566)
Të dhënat
Monarku i parëOsmani I (rr. 1299–1323/4)
Monarku i funditMehmeti VI (1918–1922)
Vendosjarr. 1299
Përmbysja1 nëntor 1922
VendbanimPallatet në Stamboll:
PretenduesiDündar Ali Osman

Sulltanët e Perandorisë Osmane (turqisht: Osmanlı padişahları), të gjithë anëtarë të Dinastisë Osmane, sunduan mbi perandorinë transkontinentale nga themelimi i saj në vitin 1299 deri në shpërbërjen e saj në vitin 1922. Në kulmin e saj, Perandoria Osmane shtrihej nga Hungaria në veri deri në Jemen në jug, dhe nga Algjeria në perëndim deri në Irak në lindje. Fillimisht e sunduar nga qyteti i Bursës, kryeqyteti i perandorisë u zhvendos në Adrianopojë në vitin 1363 pas pushtimit nga Murati I, dhe pastaj në Kostandinopojë (Stambolli i sotëm) në vitin 1453 pas pushtimit nga Mehmeti II.[1]

Vitet e para të Perandorisë Osmane kanë qenë subjekt i tregimeve të ndryshme për shkak të vështirësisë për të dalluar faktin nga legjenda. Perandoria u themelua në fund të shekullit të trembëdhjetë, dhe sundimtari i parë i saj ishte Osmani I, nga i cili perandoria e morri emrin. Sipas një tradite osmane të vonë e shpesh jo të besueshme, Osmani I ishte pasardhës i fisit të Kajëve të turqëve oguzë.[2] Dinastia Osmane që ai themeloi sundoi për gjashtë shekuj me sundimet e 36 sulltanëve. Perandoria Osmane u shpërbë si pasojë e humbjes së Fuqive Qëndrore me të cilat ajo u bashkua gjatë Luftës së Parë Botërore. Copëzimi i Perandorisë Osmane nga Aleatët fitimtarë dhe fillimi i Luftës Turke për Pavarësi çoi në përmbysjen e sulltanatit në vitin 1922 dhe lindjen e Republikës së Turqisë në vitin 1923.[3]

Lista e sulltanëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tabela e mëposhtme rendit sulltanët osmanë, si dhe kalifin osman të fundit, në rend kronologjik. Tugrat (osmanisht: طغرا tuğrâ) ishin vulat ose nënshkrimet kaligrafike të përdorura nga sulltanët osmanë. Ato u shfaqën në të gjitha dokumentet zyrtare, si dhe në monedha, dhe ishin shumë më të rëndësishme në identifikimin e një sulltani sesa portreti i tij. Kolona "Shënimet" përmban të dhëna mbi prindërit dhe fatin e çdo sulltanit. Për sulltanët e hershëm, zakonisht ekziston një boshllëk kohor mes çastit kur mbaron sundimi i një sulltani dhe çastit kur trashëgimtari i tij hipën në fron. Kjo për faktin se osmanët në atë periudhë praktikonin atë që historiani Quataert e ka përshkruar si "mbijetesa e djalit më të fortë dhe jo e më të moshuarit": kur sulltani vdiste, djemtë e tij duhej të luftonin njëri-tjetrin për fronin derisa njëri del fitimtar. Për shkak të këtij konflikti të brendshëm dhe vëllavrasjesve që ndodhën, data e vdekjes së një sulltani nuk përputhej gjithnjë me datën e fillimit të sundimit të pasardhësit të tij.[4] Në vitin 1617, ligji i trashëgimisë ndryshoi nga mbijetesa e më të fortit në një sistem të bazuar në senioritetin agnat (اکبریت ekberiyet), ku froni i takonte meshkujve më të vjetër të familjes. Kjo nga ana tjetër shpjegon se pse që nga shekulli XVII e tutje një sulltan i ndjerë rrallë u trashëgonte nga djali i tij, por zakonisht nga një xhaxha apo vëlla.[4] Senioriteti agnat u mbajt deri në përmbysjen e sultanatit, pavarësisht përpjekjeve të pasuksesshme në shekullin XIX për ta zëvendësuar atë me primogjeniturë .[5]

Sulltani Portreti Fillimi i sundimit Mbarimi i sundimit Tugra Shënimet
Ngritja e Perandorisë Osmane

(1299 – 1453)

1 Osmani I
ĠĀZĪ (Luftëtari)
rr. 1299 1323

[c]

2 Orhani
ĠĀZĪ (Luftëtari)
1323 1362 Tughra of Orhan
3 Murati I
SULTAN-İ AZAM (Sulltani Më i Lartësuar)
HÜDAVENDİGÂR(I Përkushtuari ndaj Zotit)
ŞEHÎD (Dëshmori) [9][b]
1362 15 qershor 1389 Tughra of Murad I
4 Bajaziti I
SULTAN-İ RÛM (Sulltani i Perandorisë Romake)
YILDIRIM (Vetëtima)
15 qershor 1389 20 korrik 1402 Tughra of Bayezid I
  • Djali i Muratit I dhe Gylçiçek Hatun.[7]
  • I zënë rob në fushëbetejë gjatë Betejës së Ankarasë (de facto mbarimi i sundimit).
  • Vdiq në robëri në Akshehir më 8 mars 1403.[11]
Interregnumi osman (20 korrik 1402 – 5 korrik 1413)
5 Mehmeti I
ÇELEBİ (Miqësori)
KİRİŞÇİ (Harkbërësi)
5 korrik 1413 26 maj 1421 Tughra of Mehmed I
6 Murati II
KOCA (I Madhi)
25 qershor 1421 1444 Tughra of Murad II
7 Mehmeti II
FĀTİḤ (Pushtuesi)
lidhje=https://en.wikipedia.org/wiki/File:Bellini, Gentile - Sultan Mehmet II.jpg 1444 1446 Tughra of Mehmed II
  • Djali i Muratit II dhe Hyma Hatun.[7]
  • Dorëzoi fronin babait të tij, pasi i kërkoi atij të kthehej në pushtet, së bashku me kërcënimet në rritje nga jeniçerët.[13]
Murati II
KOCA (I Madhi)
1446 3 shkurt 1451 Tughra of Murad II
  • Sundimi i dytë.
  • I detyruar të kthehet në fron pas një kryengritjeje të jeniçerëve.[6]
  • Sundoi deri në vdekje.
Rritja e Perandorisë Osmane

(1453 – 1550)

Mehmeti II
KAYSER-İ RÛM (Cezari i Perandorisë Romake)
FĀTİḤ (Pushtuesi)
lidhje=https://en.wikipedia.org/wiki/File:Bellini, Gentile - Sultan Mehmet II.jpg 3 shkurt 1451 3 maj 1481 Tughra of Mehmed II
8 Bajaziti II
VELÎ (I Shenjti)
19 maj 1481 25 prill 1512 Tughra of Bayezid II
9 Selimi I
YAVUZ (I Forti)
HADIM'UL HARAMAIN'ISH-SHARIFAIN (Shërbëtori i Mekës dhe Medinës)
25 prill 1512 21 shtator 1520 Tughra of Selim I
10 Sulejmani I
MUHTEŞEM (I Madhërishmi)
KANÛNÎ (Ligjvënësi)
30 shtator 1520 6 ose 7 shtator 1566 Tughra of Suleiman I
Transformimi i Perandorisë Osmane

(1550 – 1700)

11 Selimi II
SARI (Bjondi)
29 shtator 1566 21 dhjetor 1574 Tughra of Selim II
12 Murati III 22 dhjetor 1574 16 janar 1595 Tughra of Murad III
13 Mehmeti III
ADLÎ (I Vetmi)
27 janar 1595 20 ose 21 dhjetor 1603 Tughra of Mehmed III
14 Ahmeti I
BAḪTī (Fatmiri)
21 dhjetor 1603 22 nëntor 1617 Tughra of Ahmed I
15 Mustafa I
DELİ (I çmenduri)
22 nëntor 1617 26 shkurt 1618 Tughra of Mustafa I
  • Djali i Mehmetit III dhe Halime Sultan.
  • U heq nga froni për shkak të paqëndrueshmërisë së tij mendore në favor të nipit të tij Osmanit II.[22]
16 Osmani II
GENÇ (I riu)
ŞEHÎD (Dëshmori)
26 shkurt 1618 19 maj 1622 Tughra of Osman II
  • Djali i Ahmetit I dhe Mahfiruz Hatun.
  • U heq froni nga një kryengritje e jeniçerëve më 19 maj 1622.
  • U vra më 20 maj 1622 nga Veziri i Madh Kara Davud Pasha.[23]
Mustafa I
DELİ (I Çmenduri)
20 maj 1622 10 shtator 1623 Tughra of Mustafa I
  • Sundimi i dytë.
  • U kthye në fron pas vrasjes së nipit të tij Osmanit II.
  • U heq froni për shkak të shëndetit të tij të dobët mendor dhe u izolua deri në vdekjen e tij në Stamboll më 20 janar 1639.[22]
17 Murati IV
SAHİB-Î KIRAN (Pushtuesi i Bagdadit)

ĠĀZĪ (Luftëtari)

10 shtator 1623 8 ose 9 shkurt 1640 Tughra of Murad IV
  • Djali i Ahmetit I dhe Kösem Sultan.
  • Sundoi deri në vdekje.[24]
18 Ibrahimi
DELİ (I Çmenduri)
ŞEHÎD (Dëshmori)
9 shkurt 1640 8 gusht 1648 Tughra of Ibrahim
  • Djali i Ahmetit I dhe Kösem Sultan.
  • U hoq nga froni më 8 gusht 1648 në një grusht shteti të udhëhequr nga Shejh ul-Islami.
  • U var në Stamboll më 18 gusht 1648[25] me urdhër të Vezir të Madh Mevlevi Mehmet Pasha.
19 Mehmeti IV
AVCI (Gjuetari)
ĠĀZĪ (Luftëtari)
8 gusht 1648 8 nëntor 1687 Tughra of Mehmed IV
  • Djali i Ibrahimit dhe Turhan Sultan.
  • U hoq nga froni më 8 nëntor 1687 pas disfatës në Betejën e Mohakëve.
  • Vdiq në Adrianopojë më 6 janar 1693.[26]
20 Sulejmani II
ĠĀZĪ (Luftëtari)
8 nëntor 1687 22 qershor 1691 Tughra of Suleiman II
21 Ahmeti II
ḪĀN ĠĀZĪ (Princi Luftëtar)
22 qershor 1691 6 shkurt 1695 Tughra of Ahmed II
22 Mustafa II
ĠĀZĪ (Luftëtari)
6 shkurt 1695 22 gusht 1703 Tughra of Mustafa II
  • Djali i Mehmetit IV dhe Gylnush Sultan.
  • U hoq nga froni më 22 gusht 1703 nga një kryengritje e jeniçerëve.
  • Vdiq në Stamboll më 8 janar 1704.[29]
Stagnimi dhe reformimi i Perandorisë Osmane

(1700 – 1827)

23 Ahmeti III
ĠĀZĪ (Luftëtari)
22 gusht 1703 1 ose 2 tetor 1730 Tughra of Ahmed III
  • Djali i Mehmetit IV dhe Gylnush Sultan.
  • U hoq nga froni si pasojë e kryengritjes së jeniçerëve, të udhëhequr nga Patrona Halil.
  • Vdiq më 1 korrik 1736.[30]
24 Mahmuti I
ĠĀZĪ (Luftëtari)
KAMBUR (Gungaçi)
2 tetor 1730 13 dhjetor 1754 Tughra of Mahmud I
25 Osmani III
SOFU (I Përkushtuari)
13 dhjetor 1754 29 ose 30 tetor 1757 Tughra of Osman III
26 Mustafa III
YENİLİKÇİ (Inovatori)
30 tetor 1757 21 janar 1774 Tughra of Mustafa III
27 Abdyl Hamiti I
ABD UL-HAMID (Shërbëtori i Zotit)
ISLAHATÇI (Përmirësuesi)
ĠĀZĪ (Luftëtari)
21 janar 1774 6 ose 7 prill 1789 Tughra of Abdülhamid I
28 Selimi III
BESTEKÂR (Kompozitori)
NİZÂMÎ (Rregullvënësi)
ŞEHÎD (Dëshmori)
7 prill 1789 29 maj 1807 Tughra of Selim III
29 Mustafa IV 29 maj 1807 28 korrik 1808 Tughra of Mustafa IV
  • Djali i Abdulhamitit I dhe Sineperver Sultan.
  • U hoq nga froni si pasoj e nj kryengritjeje, të udhëhequr nga Alemdar Mustafa Pasha.
  • U ekzekuta në Stamboll më 17 nëntor 1808[36] nën urdhërat e Mahmutit II]].
Modernizimi i Perandorisë Osmane

(1827 – 1908)

30 Mahmuti II
İNKILÂPÇI (Reformuesi)
ĠĀZĪ (Luftëtari)
28 korrik 1808 1 korrik 1839 Tughra of Mahmud II
31 Abdulmexhiti I
TANZİMÂTÇI (Riorganizuesi)
ĠĀZĪ (Luftëtari)
lidhje=https://en.wikipedia.org/wiki/File:Sultan Abdülmecid - Google Art Project.jpg 1 korrik 1839 25 qershor 1861 Tughra of Abdülmecid I
32 Abdulazizi
BAḪTSIZ (Fatkeqi)
ŞEHĪD (Dhëshmori)
25 qershor 1861 30 maj 1876 Tughra of Abdülaziz
  • Djali i Mahmutit II dhe Pertevnijal Sultan.
  • U hoq nga froni nga ministrat e tij.
  • Vdiq (u vra ose u vetëvra) pas pesë ditëve.[39]
33 Murati V lidhje=https://en.wikipedia.org/wiki/File:Portrait of Murad V.jpg 30 maj 1876 31 gusht 1876 Tughra of Murad V
  • Djali i Abdulmexhitit I dhe Shevkefza Kadën.
  • U hoq nga froni si pasojë e përpjekjve të tija për të zbatuar reformat demokratike në perandori.
  • U urdhërua të banoj në Pallatin Çëragan, ku vdiq më 29 gusht 1904.[40]
34 Abdulhamiti II
Ulû Sultân Abd ūl-Hāmīd Khan
(Hani Madhështor)
31 gusht 1876 27 prill 1909 Tughra of Abdülhamid II
Shpërbërja e Perandorisë Osmane[e](19081922)
35 Mehmeti V
REŞÂD
(Ndjekësi i Rrugës së Drejtë)
27 prill 1909 3 korrik 1918 Tughra of Mehmed V
36 Mehmeti VI
VAHDETTİN
(Njësuesi i Fesë)
4 korrik 1918 1 nëntor 1922 Tughra of Mehmed VI
  • Djali i Abdulmexhitit I dhe Gylysty Hanëm;
  • U shfuqizua sulltanati.
  • U largua nga Stmabolli më 17 nëntor 1922.
  • Vdiq në Sanremo, Itali më 16 maj 1926.[43]
Kalifati Republikan

(1 nëntor 1922 – 3 mars 1924)

Abdulmexhiti II 18 nëntor 1922 3 mars 1924

[c]

Interregnumi osman (1402–1413)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sulltani Portreti Fillimi i sundimit Mbarimi i sundimit Tugra Shënimet
Interregnumi osman[d](20 korrik 1402 – 5 korrik 1413)
Isa Çelebi

Bashkësulltan i Anadollisë

1403–1405

(Sulltan i Trojeve Perëndimore të Anadollië)

1406
  • Pas Betejës së Ankarasë më 20 korrik 1402, Isa Çelebiu mposhti Musa Çelebiun dhe filloi të sundoj mbi tojet perëndimore të Anadollisë.
  • U mposht nga Mehmed Çelebi në betejën e Ulubatit në vitin 1405.
  • U vra në vitin 1406.
Emir Sulejman Çelebi

Sulltani i Parë i Rumelisë

20 korrik 1402 17 shkurt 1411[47]
  • Morri titullin Sulltan i Rumelisë, pasi osmanët u mposhtën në Betejën e Ankarasë më 20 korrik 1402.
  • U vra më 17 shkurt 1411.[48]
Musa Çelebi

Sulltani i Dytë i Rumelisë

18 shkurt 1411 5 korrik 1413[49]
Mehmed Çelebi

Sulltan i Anadollisë

1403–1406

(Sulltan i Trojeve Lindore të Anadollië)

1406–1413

(Sulltan i Anadollisë)

5 korrik 1413
  • Filloi të sundoj mbi tojet lindore të Anadollisë, pas Betejës së Ankarasë.
  • Mposhti Isa Çelebiun në betejën e Ulubatit në vitin 1405.
  • Morri titullin e Sulltanit Osman Mehmeti I pas vdekjes së Musa Çelebiut më 5 korrik 1413.
a1 2 : Stili i plotë i sundimtarëve osmanë ishte i ndërlikuar, pasi ishte i përbërë nga disa tituj dhe evuloi gjatë shekujve. Titulli sulltan u përdor vazhdimisht nga pothuajse të gjithë sundimtarët që nga fillimi. Megjithatë, për shkak se ai titull ishte i përhapur në botën myslimane, osmanët shpejt miratuan variante të tij për të veçuar veten nga sundimtarët e tjerë myslimanë me status më të vogël. Murati I, monarku i tretë osman, e emëroi veten si sultan-i azam (osmanisht: سلطان اعظم, "Sulltani më i lartësuar") dhe hüdavendigar (خداوندگار, "Perandor"), tituj të përdorur nga selxhukët e Anadollisë dhe nga ilhanidët mongolë. I biri i tij Bajaziti I adoptoi stilin Sulltani i Rumit, Rûm duke qenë një emër i vjetër islam për Perandorinë Romake. Kombinimi i trashëgimisë islame dhe të Azisë Qendrore, bëri që osmanët të miratojnë titullin që u bë emërimi standard i sundimtarit osman: Sulltan [Emri] Han.[52] Ironikisht, edhe pse titulli sulltan është në botën perëndimore më i lidhur me osmanët, njerëzit në Turqi përgjithësi përdorin titullin padishah kur i referohen sundimtarëve të dinastisë osmane.[53]
b1 2 3 : Kalifati osman ishte një nga pozicionet më të rëndësishme që mbaheshin nga sundimtarët e dinastisë osmane. Kalifati simbolizonte fuqinë e tyre shpirtërore, ndërsa sultanati përfaqësonte fuqinë e tyre të përkohshme. Sipas historiografisë osmane, Murati I e adoptoi titullin e Kalifit gjatë sundimit të tij (1362-1389), dhe Selim më vonë e forcoi autoritetin e kalifit gjatë pushtimit të Egjiptit në vitet 1516-1517. Megjithatë, konsensusi i përgjithshëm në mesin e dijetarëve modernë është se sundimtarët osmanë kishin përdorur titullin e kalifit përpara pushtimit të Egjiptit, qysh në kohën e sundimit të Muratit I (1362-1389), i cili solli shumicën e Ballkanit nën sundimin osman dhe adoptoi titullin e sulltanit në vitin 1383. Aktualisht është rënë dakord që kalifati "u zhduk" për dy shekuj e gjysëm, para se të ringjallet me Traktatin e Kyçyk Kajnarxhës, të nënshkruar midis Perandorisë Osmane dhe Katarinës II të Rusisë në vitin 1774. Traktati ishte shumë simbolik, pasi ai shënoi njohjen e parë ndërkombëtare të pretendimit të osmanëve ndaj kalifatit. Edhe pse traktati bëri zyrtarisht shkëputjen e Hanatit të Krimesë nga Perandoria Osmane, ai pranoi autoritetin e vazhdueshëm fetar të kalifit osman mbi myslimanët në Rusi.[54] Nga shekulli XVIII, sulltanët osmanë e theksuan gjithnjë e më shumë statusin e tyre si kalifë, me qëllim që të nxisin ndjenjat pan-islame mes myslimanëve të perandorisë përballë cënimit të imperializmit evropian. Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, sulltani (kalifi) nxori një thirrje për xhihad në vitin 1914 kundër armiqve të Perandorisë Osmane, duke tentuar pa sukses të nxiste subjektet e Perandorive Franceze, Britanike dhe Ruse në revoltë. Abdulhamiti II ishte sulltani osman që përdori më së shumti pozicionin e tij të kalifit dhe u pranua si kalif nga shumë krerë myslimanë, madje deri në Sumatra.[55]
c1 2 : Tugrat u përdorën nga 35 prej 36 sulltanëve osmanë, duke filluar me Orhanin në shekullin XIV, tugra e të cilit është gjetur në dy dokumente të ndryshme. Asnjë tugër që mban emrin e Osmanit I, themeluesit të perandorisë, nuk është zbuluar,[56] megjithëse një monedhë me mbishkrimin "Osman bin Ertuğrul" është identifikuar.[6] Abdulmexhitit II, kalifit të fundit osman, gjithashtu i mungonte një tugër e tij, pasi ai nuk shërbeu si kreu i shtetit (ky pozicion u mbajt nga Mustafa Qemali, President i Republikës së sapo themeluar të Turqisë), por si një figurë fetare dhe mbretërore.
d^ : Interregnumi osman, i njohur gjithashtu si Triumvirati osman (turqisht: Fetret Devri), ishte një periudhë e kaosit në Perandorinë Osmane që zgjati nga viti 1402 deri në vitin 1413. Filloi pas mposhtjes dhe kapjes së Bajazitit I nga Timuri, sundimtar turko-mongol, në Betejën e Ankarasë, e cila u zhvillua më 20 korrik 1402. Bijtë e Bajazitit luftuan njëri-tjetrin për më shumë se një dekadë, derisa Mehmeti I doli si fituesi i padiskutueshëm në vitin 1413. [70][57]
e^ : Shpërbërja e Perandorisë Osmane ishte një proces shkallë-shkallë, i cili filloi me shfuqizimin e sulltanatit dhe përfundoi me heqjen e kalifatit 16 muaj më vonë. Sulltanati zyrtarisht u shfuqizua më 1 nëntor 1922. Sulltan Mehmeti VI iku në Maltë më 17 nëntor në bordin e luftanijes britanike Malaya.[43] Kjo ngjarje shënoi fundin e "dinastisë" osmane, por jo të "Shtetit" dhe Kalifatit osman. Më 18 nëntor, Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë (TBMM) zgjodhi kushëririn e Mehmetit VI, Abdulmexhitin II, atëherë princ kurore, si kalif.[58] Fundi zyrtar i Shtetit osman u shpall përmes Traktatit të Lozanës (24 korrik 1923), i cili njohu qeverinë e re të Ankarasë dhe jo qeverinë osmane të Stambollit, si përfaqësuese të ligjshme të shtetin pasardhës. Republika e Turqisë u shpall nga TBMM më 29 tetor 1923, me Mustafa Qemalin si presidentin e saj të parë.[59] Edhe pse Abdulmexhiti II ishte një figurë që nuk kishte fuqi politike, ai qëndroi në pozitën e tij të kalifit derisa zyra e kalifatit u hoq nga TBMM më 3 mars 1924. Mehmeti VI më vonë u përpoq pa sukses për emëruar veten si kalif në Hixhaz.
  1. ^ Stavrides, Theoharis (2001). The Sultan of Vezirs: The Life and Times of the Ottoman Grand Vezir Mahmud Pasha Angelović (1453–1474). Leiden: Brill Publishers. ISBN 978-90-04-12106-5. OCLC 46640850. Marrë më 2009-04-18. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kafadar, Cemal (1995). Between Two Worlds: The Construction of the Ottoman State. fq. 122. That they hailed from the Kayı branch of the Oğuz confederacy seems to be a creative "rediscovery" in the genealogical concoction of the fifteenth century. It is missing not only in Ahmedi but also, and more importantly, in the Yahşi Fakih-Aşıkpaşazade narrative, which gives its own version of an elaborate genealogical family tree going back to Noah. If there was a particularly significant claim to Kayı lineage, it is hard to imagine that Yahşi Fakih would not have heard of it. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    • Lowry, Heath (2003). The Nature of the Early Ottoman State. SUNY Press. fq. 78. ISBN 0-7914-5636-6. Based on these charters, all of which were drawn up between 1324 and 1360 (almost one hundred fifty years prior to the emergence of the Ottoman dynastic myth identifying them as members of the Kayı branch of the Oguz federation of Turkish tribes), we may posit that... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    • Lindner, Rudi Paul (1983). Nomads and Ottomans in Medieval Anatolia. Indiana University Press. fq. 10. In fact, no matter how one were to try, the sources simply do not allow the recovery of a family tree linking the antecedents of Osman to the Kayı of the Oğuz tribe. Without a proven genealogy, or even without evidence of sufficient care to produce a single genealogy to be presented to all the court chroniclers, there obviously could be no tribe; thus, the tribe was not a factor in early Ottoman history. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Glazer, Steven A. (1996) [Research completed January 1995]. "Chapter 1: Historical Setting". përmbledhur nga Metz, Helen Chapin (red.). A Country Study: Turkey. Country Studies (bot. 5th). Washington, D.C.: Federal Research Division of the Library of Congress. ISBN 978-0-8444-0864-4. OCLC 33898522. Marrë më 2009-04-22. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Quataert, Donald (2005). The Ottoman Empire, 1700–1922 (bot. 2nd). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-83910-5. OCLC 59280221. Marrë më 2009-04-18. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Karateke, Hakan T. (2005). "Who is the Next Ottoman Sultan? Attempts to Change the Rule of Succession during the Nineteenth Century". përmbledhur nga Weismann, Itzchak; Zachs, Fruma (red.). Ottoman Reform and Muslim Regeneration: Studies in Honour of Butrus Abu-Manneb. London: I. B. Tauris. ISBN 978-1-85043-757-4. OCLC 60416792. Marrë më 2009-05-02. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c Kafadar, Cemal (1995). Between Two Worlds: The Construction of the Ottoman State. fq. 60, 122. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d e f g h Lowry, Heath (2003). The Nature of the Early Ottoman State. SUNY Press. fq. 153. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Sultan Orhan Gazi" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  9. ^ Lambton, Ann; Lewis, Bernard (1995). The Cambridge History of Islam: The Indian sub-continent, South-East Asia, Africa and the Muslim west (në anglisht). Vëll. 2. Cambridge University Press. fq. 320. ISBN 9780521223102. Marrë më 14 mars 2015.
  10. ^ "Sultan Murad Hüdavendigar Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  11. ^ "Sultan Yıldırım Beyezid Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  12. ^ "Sultan Mehmed Çelebi Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  13. ^ a b "Chronology: Sultan II. Murad Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-04-07.
  14. ^ "Chronology: Fatih Sultan Mehmed Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2010-07-15.
  15. ^ "Sultan II. Bayezid Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  16. ^ "Yavuz Sultan Selim Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  17. ^ "Kanuni Sultan Süleyman Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  18. ^ "Sultan II. Selim Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  19. ^ "Sultan III. Murad Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  20. ^ "Sultan III. Mehmed Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  21. ^ "Sultan I. Ahmed" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  22. ^ a b "Sultan I. Mustafa" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  23. ^ "Sultan II. Osman Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  24. ^ "Sultan IV. Murad Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  25. ^ "Sultan İbrahim Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  26. ^ "Sultan IV. Mehmed" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  27. ^ "Sultan II. Süleyman Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  28. ^ "Sultan II. Ahmed Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  29. ^ "Sultan II. Mustafa Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  30. ^ "Sultan III. Ahmed Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  31. ^ "Sultan I. Mahmud Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  32. ^ "Sultan III. Osman Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  33. ^ "Sultan III. Mustafa Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  34. ^ "Sultan I. Abdülhamit Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  35. ^ "Sultan III. Selim Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  36. ^ "Sultan IV. Mustafa Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  37. ^ "Sultan II. Mahmud Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  38. ^ "Sultan Abdülmecid Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  39. ^ "Sultan Abdülaziz Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  40. ^ "Sultan V. Murad Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  41. ^ "Sultan II. Abdülhamid Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  42. ^ "Sultan V. Mehmed Reşad Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  43. ^ a b "Sultan VI. Mehmed Vahdettin Han" (në anglisht). Republic of Turkey Ministry of Culture and Tourism. Marrë më 2009-02-06.
  44. ^ As̜iroğlu 1992, p. 13
  45. ^ As̜iroğlu 1992, p. 17
  46. ^ As̜iroğlu 1992, p. 14
  47. ^ Nicholae Jorga: Geschishte des Osmanichen (Trans :Nilüfer Epçeli) Vol 1 Yeditepe yayınları, İstanbul,2009,ISBN 975-6480 17 3 p 314
  48. ^ Nicholae Jorga: Geschishte des Osmanichen (Trans :Nilüfer Epçeli) Vol 1 Yeditepe yayınları, İstanbul, 2009, ISBN 975-6480 17 3 p 314
  49. ^ Joseph von Hammer:Osmanlı Tarihi cilt I (condensation: Abdülkadir Karahan), Milliyet yayınları, İstanbul. p 58-60.
  50. ^ Prof. Yaşar Yüce-Prof. Ali Sevim: Türkiye tarihi Cilt II, AKDTYKTTK Yayınları, İstanbul, 1991 p 74-75
  51. ^ Joseph von Hammer:Osmanlı Tarihi cilt I (condensation: Abdülkadir Karahan), Milliyet yayınları, İstanbul. p. 58-60.
  52. ^ Peirce 1993, pp. 158–159
  53. ^ M'Gregor, J. (korrik 1854). "The Race, Religions, and Government of the Ottoman Empire". The Eclectic Magazine of Foreign Literature, Science, and Art. Vëll. 32. New York: Leavitt, Trow, & Co. fq. 376. OCLC 6298914. Marrë më 2009-04-25. {{cite magazine}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ Glassé, Cyril, red. (2003). "Ottomans". The New Encyclopedia of Islam. Walnut Creek, CA: AltaMira Press. fq. 349–351. ISBN 978-0-7591-0190-6. OCLC 52611080. Marrë më 2009-05-02. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ Quataert 2005, pp. 83–85
  56. ^ Mensiz, Ercan. "About Tugra". Tugra.org. Arkivuar nga origjinali më 2007-10-25. Marrë më 2009-02-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ Sugar 1993, pp. 23–27
  58. ^ As̜iroğlu 1992, p. 54
  59. ^ Glazer 1996, "Table A. Chronology of Major Kemalist Reforms"