iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.wikipedia.org/wiki/Lahore
Lahore - Wikipedia Jump to content

Lahore

Coordinates: 31°32′59″N 74°20′37″E / 31.549722°N 74.343611°E / 31.549722; 74.343611
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

31°32′59″N 74°20′37″E / 31.549722°N 74.343611°E / 31.549722; 74.343611

Lahore
Lahor
Qytet
Kolazh me foto nga Lahore
Kolazh me foto nga Lahore

Lahore është kryeqyteti i provincës së Punxhabit, zona e dytë më e madhe metropolitane në Pakistan. Konsiderohet një qendër e rëndësishme historike në Azinë Jugore. Me një histori të pasur më shumë se një mijëvjeçar, Lahore është një qendër kryesore kulturore e rajonit Punjab dhe e Pakistanit. Një nga qytetet më të populluara dendur në botë, Lahore mbetet një qender ekonomike, politike, transporti, argëtimi, si dhe një qendër shumë e rëndësishme arsimore e Pakistanit.

Lahore konsiderohet jozyrtarisht si qendra kulturore e Pakistanit pasi aty organizohen një numër i konsiderueshem aktivitetesh artistike, kulinarie, muzikore, kinematografike etj. Qyteti ka qenë gjithmonë një qendër e botimeve kryesore si dhe qyteti aty ku publikohen 80% e librave të Pakistanit. Gjithashtu akoma dhe sot mbetet qendra kryesore e shumë veprimtarive letrare, arsimore dhe kulturore në Pakistan. Lahore është gjithashtu një qendër e rëndësishme fetare pasi ka qindra tempuj, xhami, kisha dhe kopmpleksin e madh të faltores Data Durbar Complex.[1]

Lahore rradhazi ka shërbyer si kryeqyteti rajonal i perandorive të mbretërisë Hindu Shahi në shekullin e 11-të, Ghaznavids në shekullin e 12, shtetit Ghurid në shekujt e 12 dhe 13 dhe Perandorisë Mughal në shekullin e 16. Nga 1802 deri 1849, Lahore ka shërbyer si kryeqyteti i Perandorisë Sikh. Në mesin e shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20, Lahore ishte kryeqyteti i rajonit Punjab nën Raj britanik. Kryeqyteti tradicional i Punjab për një mijëvjeçar, Lahore ishte qendra kulturore e nënkontinentit verior indian e cila shtrihet nga brigjet lindore të lumit Indus në New Delhi. Lahore është edhe baza e shumë strukturave britanikë koloniale të ndërtuara në stilin Indo-Saracenik, si Gjykata e Lartë e Lahores, Zyra e Përgjithshme e Postës, Muzeu i Lahores, Stacioni Hekurudhor i Lahores, si dhe universitete shumë të vjetër dhe kolegje, duke përfshirë Universitetin e Punjab dhe King Edward Medical University. Lahore Zoo, mendohet të jetë kopshti i katërt zoologjik në botë për sa i përket vjetërsise, ndodhet gjithashtu në Lahore.[2]

The Guardian ka vlerësuar Lahore si destinacionin e 2të më të mirë turistik në Pakistan pas Taxila.[3]

Indeksi i "Demographia Worlf Urban Areas" përllogarit popullsinë e qytetit në 11,007,835.[4] Lahore rënditet i 34[5]i në indeksin e zonave më të populluara urbane në botë.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ http://www.dataganjbakhsh.com/fatehqaloob
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 12 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ http://www.theguardian.com/travel/2006/oct/17/pakistan?page=all
  4. ^ http://www.demographia.com/db-worldua.pdf
  5. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/World's_largest_cities