Lëvizja Gylen
Lëvizja Gülen (Gylen) ose Lëvizja Hizmet (Turqisht: Gülen hareketi / Hizmet hareketi, "Hizmet" dmth "Shërbim") është një lëvizje fetare në Turqi. E merr emrin nga themeluesi i saj, Fetullah Gulen, një hoxhe nga Anadolli, tashme rreth 70-vjeçar. Ndjekësit e saj janë te përfaqësuar gjerësisht në elitën politike, administrative, dhe tregtare te Turqisë. Lëvizja Gülen është pronare e gazetës me te madhe turke, Zaman. Në nivel ndërkombëtar, Lëvizja Gülen është e njohur për sistemin e saj arsimor.
Mbrojtësit e Lëvizjes Gülen
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbrojtësit e Lëvizjes Gülen thonë se fokusi i saj mbi arsimin dhe një version me te moderuar te Islamit, që përfshin edhe vlera jo-fetare, e bëjnë ketë lëvizje me te pranueshme për Perëndimin. Fetullah Gulen është shprehur kundër terrorizmit dhe protestave te dhunshme.[1][2]
Kritiket e Lëvizjes Gülen
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kritiket e Lëvizjes Gülen thonë se kjo është thjesht një lëvizje fetare që do te shtrije ndikimin e saj duke u shtire si përparimtare, dhe se lëvizja ka si qëllim te vërtete infiltrimin në qeveritë e shteteve ku operon shkolla përmes te diplomuarve në këto shkolla.[3] Po ashtu kritiket thonë se lëvizja është Neo-Otomane dhe ka qëllim rikthimin e Perandorisë Osmane në Ballkan.[4]
Lëvizja Gülen në Shqipëri dhe Kosove
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Shqipëri dhe Kosove, Lëvizja Gülen ka ndërtuar një rrjet shkollash nga cikli i ulet (Kolegjet Turke) deri ne te lartin (Universiteti Epoka), te cilat operohen nga Turgut Özal Education Company dhe Fondacioni Arsimor Gulistan.[nevojitet citimi]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ The Role of Endowment Foundations in the Private Higher Education in the Balkans: The Case of the Minority Muslim Communities[lidhje e vdekur]
- ^ Gulen Movement, interfaith dialogue and Albania[lidhje e vdekur]
- ^ Fethullah Gülen's Grand Ambition, Turkey's Islamist Danger, by Rachel Sharon-Krespin, Middle East Quarterly, Winter 2009, pp. 55-66
- ^ Albanian Muslims Grapple with Religious Identity