iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.wikipedia.org/wiki/Koka_e_njeriut
Koka - Wikipedia Jump to content

Koka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Koka e njeriut)
Koka e njeriut.
Koka e një gepardi.

Në anatomi, koka e një kafshe është pjesa rostrale (e majës) që zakonisht përbëhet nga truri, sytë, veshët, hunda dhe goja (nga të cilat të gjitha ndihmojnë në funksione të ndryshme ndijore, si shikimi, dëgjimi, nuhatja dhe shija). Disa kafshë shumë të thjeshta nuk kanë, por shumë forma simetrike dyanësore kanë.

Rëndësia kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kokë njerëzore tipike

Për njerëzit, koka dhe veçanërisht fytyra janë tipari dallues mes shumë njerëzve të ndryshëm, për shkak të tipareve të qarta si ngjyra e syve dhe flokëve, hunda, syri dhe forma e gojës, rrudhat, etj. Gjithsesi, fytyrat njerëzore mund të dallohen lehtësisht prej nesh, por kur vëzhgojmë një specie jofamiliare, të gjitha fytyrat duket sikur janë identike. Përveç kësaj, foshnjat njerëzore programohen biologjikisht për të njohur ndryshimet e hollësishme në fytyrat e njerëzve.

Njerëzit që janë më inteligjentë se të tjerët, paraqiten disa herë në filma vizatimorë me koka më të mëdha, si një mënyrë për të treguar që ata kanë një tru më të madh; në fantashkencë, një jashtëtokësor me kokë të madhe është simbolikë e inteligjencës së lartë. Jashtë kësaj paraqitjeje simbolike, avancimet në neurobiologji kanë treguar se diversiteti funksional i trurit do të thotë se diferenca në madhësinë e trurit nuk është një faktor i besueshëm se sa shumë ndryshim ekziston në përgjithësi mes inteligjencës së dy personave.[1]

Koka është burim për shumë metafora dhe metonimi në gjuhën njerëzore.

Grekët e lashtë kishin një metodë për vlerësimin e tërheqjes seksuale të bazuar në Raportin e Artë, duke matur përmasat e kokës.

Në shumë kultura, mbulimi i kokës shihet si një shenjë respekti. Shpesh, një pjesë ose e gjithë koka duhet të mbulohen kur njerëzit hyjnë në vende të shenjta ose vende ku njerëzit luten. Për shumë shekuj, femrat në Europë, Lindje të Mesme dhe Azi Jugore kanë mbuluar kokat e tyre si shenjë modestie. Ky trend ndryshoi në mënyrë drastike në Europë në shekullin e 20-të, ndonëse ky fenomen vëzhgohet në shumë pjesë të tjera të botës. Përveç kësaj, një numër sektesh fetare kërkojnë që burrat të veshin kapele specifike—si yarmulke hebre ose turbani i Sikhëve ; ose gratë myslimane, që mbulojnë flokët, veshët dhe qafën me një perçe.

Kapele të ndryshme mund të tregojnë edhe status, origjinë, besime fetare/shpirtërore, grupime sociale, profesion dhe zgjedhje të modës.

Karakteristika fizike të një koke të rrituri njeriu.
  • Campbell, Bernard Grant. Human Evolution: An Introduction to Man's Adaptations (4th edition), ISBN 0-202-02042-8