iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.wikipedia.org/wiki/International_Monetary_Fund
Fondi Monetar Ndërkombëtar - Wikipedia Jump to content

Fondi Monetar Ndërkombëtar

Coordinates: 38°53′56″N 77°2′39″W / 38.89889°N 77.04417°W / 38.89889; -77.04417
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga International Monetary Fund)


Fondi Monetar Ndërkombëtar
ShkurtesaFMN
Formuar më27 dhjetor 1945; 78 vite më parë (1945-12-27)
LlojiInstitucioni financiar ndërkombëtar
QëllimiPromovonë bashkëpunimin monetar ndërkombëtar, lehtësonë tregtinë ndërkombëtare, nxisn rritje të qëndrueshme ekonomike, zvogëloni varfërinë në të gjithë botën, vendosë burimet në dispozicion të anëtarëve që përjetojnë vështirësi të bilancit të pagesave, parandalonë dhe ndihmonë në rimëkëmbjen nga krizat financiare ndërkombëtare
SeliaWashington, D.C., U.S.
Koordinatat38°53′56″N 77°2′39″W / 38.89889°N 77.04417°W / 38.89889; -77.04417
Rajoni
Botëror
Anëtarësia
190 shtete[1]
Gjuha zyrtare
Anglisht[2]
Drejtor menaxhues
Kristalina Georgieva
Kryekonomist
Gita Gopinath[3]
Organi
Bordi i Guvernatorëve
Organizata amë
 OKB[4][5]
Stafi
2.400
Faqja në internetIMF.org
Selia e FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN; anglisht International Monetary Fund, IMF) është një organizatë ndërkombëtare e 184 vendeve me seli në UashingtonShteteve të Bashkuara të Amerikës. Qëllimi primarë i themelimit të fondit monetarë ndërkomëtarë ka qenë që të krijohet një bashkëpunim monetarë mes vendeve, stabilitet monetar në këmbim dhe marrveshje të rregullta të këmbimit monetarë për të shpejtuar rritjen ekonomike, për të ngritur nivelin e punësimit dmth zvoglimin e nivelit të papunësisë dhe për të krijuar asistencë të përkohëshme të shteteve të varfëra për të balancuar sistemin pagesorë.

Që nga themelimi i vet FMN gjithnjë është përmbajtur në qëllimin e themelimit por teknikat e veprimit dhe mënyrat e reagimit ndaj problemeve të shteteve të ndyshme si dhe numri i shteteve pjesmarrëse gjat viteve kan ndyshuar.

Puna e FMN-së ështe e tre llojeve të ndryshme. Mbikqyrja perfshin monitorimin e zhvillimeve financiare dhe ekonomike, në dhënien e këshillave mbi politikat e ndjekura që synojnë të shmangin krizat ekonomike. FMN –ja gjithashtu u huazon para vendeve me vështirësi në balancën e pagesave, për tu dhënë financim të përkohshëm dhe suport në korigjimin e problemeve; huatë për vende me të ardhura të ulëta jepen për të reduktuar varfërinë.Së treti, FMN-ja u jep vendeve asistencë teknike dhe trajnim në fushat e saj të ekspertizës. Gjithashtu, për të mbështetur këto tre aktivitete, FMN-ja punon në kërkime ekonomike dhe statistikë. Vitet e fundit, ne kuadër të përpjekjeve për të forcuar sistemin financiar ndërkombëtar dhe për të rritur efektivitetin në parandalimin dhe zgjidhjen e krizave, FMN-ja ka aplikuar mbikqyrjen dhe asistencën teknike në zhvillimin e standarteve dhe kodeve të praktikës në fushat e saj të përgjegjësisë, dhe në forcimin e sektorëve financiarë. FMN-ja luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit.

Për të promovuar stabilitetin ekonomik global nëpërmjet kooperimeve multilateral, FMN-së i është dhënë një mandat për të mbikqyrur sistemin monetar ndërkombëtar dhe për të monitoruar politikat ekonomike dhe financiare të 185 vendeve anëtare. Mbikqyrja e FMN-së ofron vlerësim të specializuar të zhvillimeve ekonomike dhe financiare globale dhe rajonale . Ajo jep këshilla rreth rreziqeve që i kanosen stabilitetit dhe rritjes ekonomike. Në këtë mënyrë FMN-ja ndihmon sistemin monetar ndërkombëtar që ti shërbejë qëllimit të tij primar duke dhënë një kornizë që lehtëson shkëmbimin e të mirave, shërbimeve dhe kapitalit ndërmjet vendeve dhe të mbajë një rritje ekonomike të mirë.

Përse është e rëndësishme mbikqyrja e FMN

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në ekonominë e sotme globale, ku politikat ekonomike dhe financiare të një vendi mund të ndikojnë në shumë vende të tjera, bashkëpunimi ndërkombëtar në shkallë globale për të monitoruar dhe influencuar zhvillimet ekonomike është e domosdoshme. Me pjesmarrjen pothuajse universale të 180 vendeve, mbikqyrja e FMN përbën mekanizmin e duhur për këtë bashkëpunim. Mbikqyrja efektive ndihmon në një sistem monetar ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe bën të mundur një rritje ekonomike të qëndrueshme me anë të proceseve bashkë-përforcues që vijojnë: mbikqyrja shumë-palëshe, ose vështrimi i ekonomisë botërore në tërësi; dhe mbikqyrja dy-palëshe e cila përfshin këshillime për politikat e cdo anëtari individual për të promovuar stabilitet të jashtëm dhe të brendshëm (duke përfshirë edhe rritjen); analizën e efekteve ekonomike nga një vend në tjetrin dhe eksperiencën e 180 vendeve anëtare.

Zhvillimi i mbikqyrjes së FMN dhe roli i saj sot

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbikqyrja, në formën që ka sot, u vendos nga Artikulli IV i Artikujve të Marrëveshjes të FMN në sajë të rishikimit që iu bë në fundin e viteve 70 pas dështimit të sistemit të kurseve të këmbimit fikse Bretton Woods. Sipas Artikullit IV, vendet anëtare marrin përsipër të bashkëpunojnë me FMN-në dhe me njëri-tjetrin për të promovuar stabilitetin e sistemit global të kurseve të këmbimit. Në vecanti, ata duhet ti përmbahen në bërjën e politikave të tyre ekonomike të brëndshme dhe të jashtme, një kodi sjelljeje të caktuar. FMN-ja ka për detyrë të: (i) monitorojë sistemin monetar ndërkombëtar për të siguruar operimin e tij efektiv, dhe (ii) të sigurohet që politikat e cdo vendi anëtar i përmbahen detyrimeve. Për tu siguruar që mbikqyrja të zhvillohet dhe të mbetet efektive në ekonominë e globalizuar të shekullit 21, FMN-ja po implementon një Strategji Afat-Mesme.

Vendimi i 2007 mbi Mbikqyrjen Dy-palëshe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qershor 2007, korniza e politikave mbikqyrëse pati një ndryshim themelor, të parin që nga 1970, me anë të Vendimit mbi Mbikqyrjen Dy-palëshe të Politikave të Anëtarëve, i cili edhe kodifikoi praktikat më të mira. Detajet kryesore të Vendimit janë që ai qartëson që:

  • mbikqyrja e një vendi duhet të fokusohet në konstatimin nëse politikat e vendit promovojnë stabilitetin e jashtëm. Kjo do të thotë që mbikqyrja duhet të fokusohet kryesisht në kurset e shkëmbimit valutor, ne politikat monetare, fiskale dhe financiare dhe në identifikimin e rreziqeve dhe pikave të dobta;
  • cfarë është dhe nuk është e pranueshme për komunitetin ndërkombëtar në faktin se si vendet aplikojnë politikat e kurseve të këmbimit; dhe
  • që mbikqyrja është një proces bashkëpunues midis Fondit dhe anëtarëve të tij, që merr parasysh rrethanat specifike të vendeve dhe që ka perpektivë shumë-palëshe dhe afat-mesme.

Forcimi i Praktikës së Mbikqyrjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cilësia e analizës së FMN-së përmirësohet në mënyrë konstante, për të siguruar që FMN-ja ti ofrojë këshillat më të mira anëtarëve të saj. Në kuadër të Vendimit të Mbikqyrjes, një prioritet është përmirësimi i vlerësimeve të kurseve të këmbimit. Gjithashtu, edhe problemet e sektorit financiar po mbulohen mirë nga mbikqyrja e FMN-së me anë të mjeteve analitike për të integruar sektorin financiar dhe tregjet e kapitalit në një kuadër të vetëm makroekonomik. Për shkak se mbikqyrja duhet të evolojë bashkë me ekonominë globale, FMN-ja i rishikon herë pas here politikat dhe praktikat e saj në këto fusha.

Si funksionon mbikqyrja e FMN në praktikë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zakonisht, cdo vit, ekonomistët e FMN vizitojnë vendin anëtar për të mbledhur informacion dhe për të diskutuar me zyrtarët qeveritarë dhe të bankës qendrore dhe shpesh edhe me organizata jo-qeveritare. Më pas misioni i dërgon një raport Bordit Ekzekutiv të FMN-së për diskutim, pikpamjet e të cilit do ti përcillen autoriteteve të vendit. Në vitet e fundit, transparenca e mbikqyrjes është rritur. 90% e vendeve anëtare pranojnë publikimin e një Artikulli Informativ Publik, i cili përmbledh pikpamjet e stafit dhe Bordit të Fondit, dhe shpesh edhe në publikimin e vetë raportit të stafit.

Mbikqyrja Shumëpalëshe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FMN vazhdimisht rishikon tendencat globale dhe rajonale. Instrumentet kyc për mbikqyrjen globale dhe lokale janë dy publikimet gjysem-vjecare, Vështrim në Ekonominë Botërore dhe Raporti i Stabilitetit Financiar Global, i pari i fokusuar në ekonominë botërore në tërësi dhe i fundit në sektorin financiar dhe në tregjet e kapitalit.Për të përmirësuar më tej mbikqyrjen lokale,po implementohet një paketë masash që përfshijnë ndryshime organizative, kërkime dhe diskutime të politikave.Në vecanti, Raporte mbi Ekonominë Rajonale po publikohen cdo vit apo cdo gjashtë muaj për katër rajonë të mëdha.

  1. Një nga përgjegjësitë kryesore të FMN-së është tu japë hua vendeve me probleme në bilancin e pagesave. Kjo asistencë financiare i mundëson vendeve të rindërtojnë rezervat e tyre ndërkombëtare; të stabilizojnë valutat e tyre. Të vazhdojnë të paguajnë për importet e tyre dhe të përtërijnë kushtet për rritje të mirë ekonomike. Ndryshe nga bankat, FMN-ja nuk jep hua për projekte specifike.

Natyra ndryshuese e huadhënieve të FMN

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Volumi i huadhënieve të FMN është luhatur shumë gjatë kohës. Kriza e naftës më 1970 dhe kriza e borxheve më 1980 u karakterizuan të dyja nga rritje e theksuar e huadhënieve nga ana e FMN. Më 1990, procesi i tranzicionit në Evropën Qëndrore dhe Lindore dhe krizat e tregjeve ekonomike cuan në shtimin e mëtejshëm të kërkesës për burime nga FMN-ja të cilat, në pjesën më të madhe janë shlyer pasi u përmirësuan kushtet.

Procesi i huadhënies së FMN

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me kërkesë nga një vend anëtar, huaja nga FMN jepet nën një “rregullim” që specifikon politikat dhe masat që vendi ka pranuar të ndërmarrë për të regulluar problemet e tij të bilancit të pagesave. Programi ekonomik formulohet nga vendi nën konsultën e FMN-së dhe i paraqitet Bordit Drejtues të Fondit me anë të një “Letre të Qëllimeve”. Pasi aprovohet nga Bordi, huaja jepet pjesë, në bazë të zbatimit të programit.

Asistenca Teknike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asistenca teknike e FMN-së mbështet zhvillimin e resurseve produktive të vendeve anëtare duke i ndihmuar ato të menaxhojnë në mënyrë efektive politikat e tyre ekonomike dhe financiare. FMN i ndihmon këto vende të forcojnë kapacitetin e tyre me anë të burimeve njerëzore dhe insitucionale, dhe të zhvillojnë politika të sakta makroekonomike, financiare dhe strukturale.

Kush përfiton nga asistenca teknike e FMN

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asistenca teknike është një nga përfitimet e anëtarësimit në FMN. Zakonisht jepet falas për cdo vend anëtar që e kërkon. Rreth 90% e asistencës teknike të FMN shkon për vendet me të ardhura të ulta ose mesatare. Vendet e sapo dala nga konfliktet janë gjithashtu përfituese. Përvec përfitimeve të menjëhershme nga vendet, asistenca teknike ndihmon stabilitetin ekonomik global, duke ndihmuar vende individuale të minimizojnë dobësitë e tyre ekonomike. Më tej, asistenca teknike që i jepet vendeve me industrializim të zhvilluar apo në zhvillim në fusha të caktuara të rëndësishme, e mban FMN-në në korrent me inovacionet dhe rreziqet që i kanosen ekonomisë ndërkombëtare.

Integrimi i asistencës teknike me mbikqyrjen dhe huadhënien

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asistenca teknike ndihmon në efektivitetin e programeve të mbikqyrjes dhe huadhënies të FMN, dhe është një zgjatim i rëndësishëm i këtyre dy funksioneve kryesore. Asistenca teknike e specializuar nga ana e FMN-së ndihmon në rritjen e kapacitetit të vendeve në bërjen e politikave efektive, duke përfshirë suportin për mbikqyrjen dhe huadhënien. Nga ana tjetër, mbikqyrja dhe huadhënia rezulton në politika dhe eksperienca që e informojnë dhe e forcojnë më tepër asistencën teknike të FMN sipas teknikave më të mira ndërkombëtare. Duke parë këto lidhje, arritja e një integrimi më të madh midis asistencës teknike, mbikqyrjes dhe operacioneve të huadhënies është një prioritet kyc për FMN.

Në cfarë fushash ofron FMN asistencë teknike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FMN ofron asistencë teknike në fushat e saj kryesore të ekspertizës: në politikat makroekonomike, në politikat e taksimit dhe administrimin e të ardhurave nga tatimet, në menaxhimin e shpenzimeve, në politikat monetare, në sistemin e kurseve të këmbimit dhe në statistikat financiare dhe makroekonomike. Në vecanti, përpjekjet e viteve të fundit në forcimin e sistemit financiar ndërkombëtar kanë shtuar kërkesën për asistencë teknike nga ana e FMN.Në të njëjtën kohë, ka një kërkesë në rritje për asistencë teknike nga ana e vendeve me të ardhura të ulta për të ndërtuar dhe implementuar programe për uljen e varfërisë dhe për zhvillimin e rritjes ekonomike si dhe për të ndihmuar vendet e varfra me borxhe të shumta të menaxhojnë programet për reduktimin e borxheve. FMN gjithashtu ofron asistencë teknike për cështjet e lidhura me tregtinë dhe synon të asistojë vendet me të ardhura të ulta në zgjerimin e pjesmarrjes së tyre në ekonominë globale.

Si ofrohet asistenca teknike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendi përfitues është i përfshirë tërësisht në procesin e asistencës teknike, që me identifikimin e nevojave, me implementimin, monitorimin dhe vlerësimin. FMN jep asistencë teknike në mënyra të ndryshme. Në varësi të natyrës së cështjes, suporti shpesh ofrohet me anën e stafeve misionarë të dërguar nga qendra për një përiudhë të kufizuar kohe, ose me anë të vendosjes së ekspertëve dhe/ose këshilltarëve rezidentë për periudha që variojnë nga disa javë deri në disa vjet. Gjithashtu asistenca mund të jepet edhe në formën e studimeve teknike apo diagnostifikuese, kurseve të trajnimit, seminareve dhe suportit “on-line”.

FMN ka përshtatur në shkallë rritëse një sistem rajonal për ofrimin e asistencës dhe trajnimit teknik. Ajo operon në gjashtë qendra rajonale të asistencës teknike: në Paqësor; në Karaibe; në Afriken Lindore,Perëndimore dhe Qendrore dhe në Lindjen e Mesme.Përvec trajnimit që ofrohet në Insitutin e FMN në Washington D.C, FMN gjithashtu ofron kurse dhe seminare për zyrtarë të vendeve me anë të një rrjeti prej shtatë Insitutesh rajonale trajnimi .

Si paguhet asistenca teknike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asistenca teknike llogaritet si një e pesëdhjeta e buxhetit operativ te FMN. Ajo financohet nga burime të brendshme dhe të jashtme, këto të fundit përfshijnë fondet nga donatorë dy-palësh dhe shumë-palësh. Ky kooperim dhe ndarje burimesh me donatorët e jashtëm ka disa përfitime: ai shton burimet e brendshme të disponueshme për asistencë teknike, ndihmon në mënjanimin e këshillave të dublikuara nga donatorë të tjerë dhe forcon bashkëpunimin me donatorët dhe ofruesit e tjerë të asistencës.

Donatorët dy-palësh të asistencës teknike të FMN përfshijnë Australinë, Austrinë, Brazilin, Kanadanë, Kinën, Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Indinë, Irlandën, Italinë, Japoninë, Republikën e Koresë, Luksemburgun, Hollandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Portugalinë, Rusinë, Singaporin, Suedinë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Donatorët shumë-palësh përfshijnë Bankën Afrikane për Zhvillim, Fondin Monetar Arab, Bankën Aziatike për Zhvillim, Komisionin Evropian, Bankën Inter – Amerikane për Zhvillim, Kombet e Bashkuara, Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Bankën Botërore. Në 2007, financimet e jashtme përbënin pothuajse një të pesëdhjetën e buxhetit total për asistencë teknike të FMN.

  1. ^ "IMF Members' Quotas and Voting Power, and IMF Board of Governors". IMF (në anglisht). 17 tetor 2020.
  2. ^ Boughton 2001, p. 7 n.5.
  3. ^ "Christine Lagarde Appoints Gita Gopinath as IMF Chief Economist". IMF.org (në anglisht).
  4. ^ "Factsheet: The IMF and the World Bank". IMF.org (në anglisht). 21 shtator 2015. Marrë më 1 dhjetor 2015.
  5. ^ "About the IMF Overview". IMF.org (në anglisht). Marrë më 1 gusht 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]