iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.wikipedia.org/wiki/Hasdrubal_Barkas
Hasdrubal Barkas - Wikipedia Jump to content

Hasdrubal Barkas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hasdrubal Barkas († 207 p.e.s.) ishte një prej djemve të Hamilkar Barkas dhe vëlla i Hanibalit dhe i Magos. Hasdrubal Barkas ishte kryegjeneral i ushtrisë KartagjenaseSpanjë prej vitit 218 p.e.s. deri 208 p.e.s. pasi që vëllau i tij shkoi në Itali.

Pas pak kohe që e mur komandën në Hispani njësitet e Hasdrubalit pësuan një humbje në Ebro nga Legjionet Romake nën udhëheqjen e vllezërve Scipio. Scipiotët ripushtuan në të njëjtin vit Saguntin. Në vitin 215 p.e.s. në Betejën e Iberas humbi prapë nga Romakët. Në Kartago u frikësuan për humbjen e kolonive Iberike dhe Kartago Novas. Meqenëse lufta e HanibalitItali ishte shumë e suksesshme, Hasdrubalit iu dha detyra për ti ndihmuar vëllaut të tij. Hasdrubali mori pjesën më të madhe të mercenarëve, kurse për Hanibalin ishin ndarë vetëm 4000 mercenarë. Këta 4000 ushtarë e bënen zgjatjen e luftës në Itali, por jo edhe për fitimin e saj. Përpjekjen e parë për të hyrë në Itali e thyen vëllezërit Scipio. Por me ushtarët e ri të cilët i mori arriti që të marr në dorë Hispaninë.

Ia dulë që të dy ushtritë e Scipiotëve ti ndaj dhe në betejën e Kastulos të mposhtë Publius Cornelius Scipio dhe pas disa ditëve në Betejën e Ilorcit e mposhti edhe Gnaeus Cornelius Scipio Calvus. Të dy Scipiotët e lan jetën e tyre në këto Beteja (211 p.e.s.). Lajmet e këqija e tronditën Romën. Askush nuk donte që ta marrë komandën mbi trupat Romake në Hispani, deri sa Publius Cornelius Scipio Africanus i biri i Publius Cornelius Scipio vendosi që të marrë komandën e ushtrisë.

Publius Cornelius Scipio Africanus formojë menjëherë me ardhjen në Hispani njësitet e reja ushtarake dhe muar me lehtësi qytetin e pasur të Kartago Novas, qytetin më të madh të KartagjenasveEvropë në vitin 210 p.e.s.. Në këtë kohë Hasdrubal Barkas ishte i zënë me një fis Kelto-Iberik. Barkidi pastaj shkoi me ushtrinë e tij të madhe deri te lumi Ebro. Romakët u takuan me ushtrinë Kartagjenase në Baekula, Bailen e sotme. Këtë Betejë të vitit 208 p.e.s. Hasdrubali e humbi kundër Scipios.

Pas humbjes së tij ai me ushtarët e mbetur kaluan Malet Pirineje dhe Alpet që ti dërgoj Hanibalit përforcim. Hasdrubali dërgoj njerëz tek Hanibali që tia tregojnë ardhjen e tij në Itali, por të gjithë ata njerëz u kapën nga Romakët para se të mbërrijnë te Hanibali. Hanibali nuk e diti që vëllau i tij kishte ardhur, dhe gjeneralët Romakë nisën të ndërmarrin diqka kundër Hasdrubalit.

Para se të bashkoheshin ushtritë e Hasdrubalit dhe Hanibalit, Hasdrubali e humbi jetën në Italinë Qendrore, në Betejën e Metaurus, kundër Legjioneve Romake nën urdhërin e Livius Salinator dhe Caius Claudius Nero, në vitin 207 p.e.s.. Hasdrubalit iu pre koka. Koka e tij e përgjakur i'u gjaujt Hanibalit "para këmbëve"Venusia, kështu edhe shpresa e fundit që kishte Hanibali për fitore kundër Romakëve u thye.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]