iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.wikipedia.org/wiki/Ebu_Beqiri
Ebu Bekri - Wikipedia Jump to content

Ebu Bekri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ebu Beqiri)
Ebu Bekër
أَبُو بَكْرٍ
Kaligrafia e Ebu Bekrit
Kalifi i 1-rë i Kalifatit Rashidun
Mbretërimi8 qershor 632 – 23 gusht 634
ParaardhësPozita u themelua
PasardhësOmeri
Bashkëshorte
Fëmijë
I atiEbu Kuhafa
E ëmaUmm Hajr
U lind27 tetor 573
Meka, Hixhaz, Arabia
Vdiq23 gusht 634 (60 vjet)
Medina, Hixhaz, Kalifati Rashidun
VarrimiXhamia e Profetit, Medina
PunësimiBiznesmen
Administrator publik
Ekonomist

Ebu Bekri ose Ebu Beqiri (arabisht: ابو بكر الصديق, shqip: 'Abdullah ibn Ebi Kuhafe el-Kureshi et-Tejmi') ishte sahabi më i dashur i Muhamedit dhe ndër burrat e parë që e pranoi Islamin si dhe udhëheqësi (kalifi) i parë pas vdekjes së Muhamedit. Lindi më 23 gusht të vitit 573Mekke. Ai ishte dy vjet më i ri se Profeti Muhamedi, i përkiste një familje të respektuar, Beni Tamim me rrënjë tek fisi Kurejsh. Prejardhja familjare e tij lidhet me atë të Profetit gjashtë gjenerata më parë. Emri i tij ishte Abdullah. Ebu Bekri ishte kunija e tij me të cilin ai u bë shumë i famshëm kështu shumë njerëz nuk e dinin emrin e tij të vërtetë. Posa pranoi Islamin ai mori titullin es-Sidik ("i sinqertë"). Emri i babait të tij ishte Osman i çili ishte i njohur me kunijën e tij Ebu Kahafa. Nëna e tij quhej Selma, edhe ajo gjithashtu njihej me emrin Umul Hair.

Jeta e tij para Islamit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë rinisë së tij, Ebu Bekri ishte një njeri i qetë dhe i sinqertë. Ai ishte shumë i ndershëm dhe i drejtë. Për karakterin e tij të mirë ai ishte shoku më i ngushtë i Muhamedit dhe kjo shoqëri zgjati gjatë gjithë jetës së tij. Ai ishte zemërmirë dhe i ndjeshëm ndaj vuajtjet dhe mjerimet e të tjerëve. Ai i ndihmonte të varfëritë dhe nevojtarët, të mirët dhe të shtypurit. Edhe para se të pranonte Islamin ai nuk i pëlqente zakonet e xhahilijetit (injorancës) dhe kurrë nuk ka pirë alkool.

Profesioni i tij kryesor ishte tregtia. Ai gjithashtu shoqëronte Profetin në disa udhëtime tregtare. Për shkak të ndershmërisë së tij njerëzit e besonin atë dhe shpeshherë i'a linin paratë e tyre në besim të tij. Bujaria dhe sinqeriteti i tij shpejt e bënë një tregtar të pasur. Shpejt këto cilësi të mira të tij i shërbyen Islamit.

Burri i parë që pranoi Islamin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ebu Bekri ishte shoku më i ngushtë i Profetit, dhe njifte më shumë se çdo njeri tjetër. Ndershmëria, fisnikëria, drejtësia dhe sinqeriteti i tij e kishin tërhequr Ebu Bekrin. Kur Profeti i fliste Ebu Bekrit për Allahun, ai e besonte atë pa pasur dyshime. Për këtë ai ishte burri i parë që i besoi Profetit. Profeti njëherë ka thënë për këtë gjë, "Kur i kam thirrur njerëzit në Allah, çdonjëri mendonte dhe hezitonte për një kohë, përveç Ebu Beqirit i cili nuk hezitoi por e pranoi thirrjen time në momentin që e fola atë". Kur ai e pranoi Islamin Profeti u kënaq shumë për të.

Thirrja në Allah

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

>Me pranimin e Islamit ai menjëherë filloi punën për davet (thirrje në Allah), në fillim fshehurazi dhe më vonë haptazi kur ju lejua nga Muhamedi. Në fillim ai shkoi tek Osmani, Talha, Zubejra dhe Seidi (r.a). Ata e pranuan Islamin me predikimin e tij. Ditën tjetër ai shkoi tek Osman bin Mazun, Abu Ubaidah, Abdur Rahman bin Auf dhe disa Kuraish të tjerë të shquar. Ata gjithashtu e pranuan Islamin me predikimin e tij. Në predikimin e parë të dhënë nga Ebu Beqri e pranuan Islamin tetë figura të shquara. Nga këta ishte Hazreti Osman, kalifi i tretë i Islamit. Kështu ai ishte burri i parë që pranoi Islamin mbas Profetit, dhe që thirri njerëzit në Allah me një rrugë të frytshme. Shkaku kryesor i suksesit të tij ishte popullariteti që kishte tek Mekasit për sinqeritet, fisnikërinë e tij.

Vështirësitë e tij gjatë thirrjes në Islam

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Megjithëse Ebu Bekri ishte shumë i respektuar ai akoma nuk ishte i lirë, dhe jobesimtarët e Mekas bënin çdo përpjekje për ta sulmuar atë. Kur numri i myslimanëve u rrit deri në 39, Ebu Bekri i kërkoi Profetit që ti thërras njerëzit haptësisht. Me kërkesën e tij këmbëngulëse Muhamedi i dha miratimin e tij dhe të gjithë shkuan në Harem (Xhamia e shenjtë e Qabes) për Tablig (predikim). Hazreti Ebu Beqri dha një Hytbe (fjalim) e cila ishte Hytbja e parë në historinë e Islamit. Në këtë ditë Hazreti Hamza e pranoi Islamin. Kur jobesimtarët dhe idhujtarët e dëgjuan këtë, ata u hodhën mbi myslimanët. Ebu Beqri pavatsisht nga fakti se ai konsiderohej më fisniku dhe më i respektuari nga të gjithë njerëzit e Mekës, u rrah në atë mënyrë saqë hunda dhe veshët e tij ishin gjymtuar keq dhe e gjithë fytyra e tij ishte e mbuluar me gjak. Ai ishte shqelmuar, rrahur dhe trajtur egërsisht. Ai kishte rënë pa ndjenja dhe gjysëm i vdekur. Kur i erdhi vetëdija dhe kur i hapi sytë në mbrëmje ai sëpari pyeti, "Si është Profeti". Kjo ishte një gjë për të treguar dashurinë e tij ndaj Muhamedit. Dashuria dhe respekti i tij ndaj profetit ishte e pakufishme.

Në një rast tjetër Muhamedi ishte duke u falur në Qabe, Ebu Xhehli erdhi dhe i vuri rreth qafës së tij, në mënyrë që të mbyste Profetin. Kur e pa këtë Ebu Bekri erdhi me nxitim dhe shtyu Ebu Xhehlin dhe largoi nga qafa e Profetit atë pjesë. Pastaj ai tha Ebu Xhehlit "A doni të mbysni një njeri të urtë e që është i dërguari i Allahut dhe i cili e deklaron Allahun Shpresues dhe Mbështetës". Ebu Xhehli së bashku me kundërshtarët e tjerë të Islamit e rrëzuan Ebu Bekrin dhe e rrafën atë.

Shërbimet e ndryshme për hir të Islamit në Mekë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ebu Bekri i shërbeu Islamit në rrugë të ndryshme. Kurejshët persekutuan një numër të madh skllevërish të cilët kishin pranuar Islamin dhe jua bënin jetën edhe më të vështirë. Sllavët mysliman vuanin shumë në duart e pronarëve jo mysliman. Hazreti Bilal një nga më të mirët e njohur nga shoqëria e Profetit ishte një nga këta skllevër. Pronari i tij Umajjah bin Khalf e rrahtë me kamxhik natën dhe e shrinte në rërë të oërvëluar gjatë ditës, për shkak të pranimit të Islamit. Hazreti Ebu Beqri e Bleu atë dhe kështu Bilali u bë mysliman i lirë. Myslimanët e tjerë skllevër të cilët i bleu Hazreti Ebu Bekri dhe i liroi janë: Amin bin Fahairah, Nazire, Nahdiah, Saria, Beni Mamil dhe Bint Nadiah. Hazreti Ebu Bekri ka shpenzuar shumë para për konvertuesit e ri.

Në vitin e pestë të misionit, kur ai e pa vetën se po torturohet shumë nga jobesimtarët ai kërkoi leje nga Profeti që të emigroj në Abisinij së bashku me myslimanët e tjerë. Profeti atë e lejoji por gjatë rrugës ai takoi Ibn-ud-Daghna, prijësin e fisit tjetër. Me pyetjen e tij Ebu Beqri i tregoi për ndjekjen nga Kurejshit dhe për qëllimin e tij për të ikur në Abisini. Ibn-ud-Daghna nuk donte që ai ta linte Arabinë dhe u deklaroi njerëzve të Mekës se Ebu Bekri është nën mbrojtjen e tij, kështu që asnjëri nuk goxonte ta cenonte atë.

Kur Profeti në vitin 10 të misionit të tij bëri miraxh (u ngrit në qiejt), ai mbasi u kthye nga ky udhëtim në mëngjes jua tregoi të tjerëve ngjarjen. Disa nga ata shkuan tek Ebu Beqri dhe i thanë "A ke dëgjuar për shokun tëndë (Profetin)? Ai është duke deklaruar se ai ka vizituar Jerusalemin dhe pushtetin e Lartë në qiej mbrëmë, dhe ka folur me Allahun e madhëruar. A e beson këtë?" Hazreti Ebu Bekri menjëherë përgjigjet; "Në qoftëse ai ka thënë kështu, është absolutisht e vërtetë". Ata përsëri i thanë "A e beson se ai i ka vizituar të gjitha këto vende dhe është kthyer në një kohë të shkurtër të natës!" Ai përsëri u përgjigj "Sigurisht që e besoj këtë dhe unë besoj në gjërat që janë më të çuditshme se kjo siç është Xheneti dhe Xhehenemi". Për këtë Profeti e titulloi atë 'Es-Siddik" që do të thotë person i drejtë dhe i sinqertë në besim pa pasur asnjë dyshim të vogël. Sigurisht besimi i Ebu Bekrit ishte më i fortë se çdo gjë.

Njëri nga ata dy në shpellë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur Profeti vendosi që të emigroj për në Medine, Ebu Bekri ishte i vetmi shoqërues i tij. Ai i mori të gjitha paratë e ti, rreth 5000 deri 6000 dirhem, dhe vazhduan rrugën natën së bashku me Profetin. Ata qëndruan fshehurazi në shpellën Thevr tri netë. Kur'ani i shenjtë e përshkruan këtë ndodhi në këtë mënyrë "... Kur ata që nuk besuan, e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vetë: "Mos u pikëllo (friko), Allahu është me ne!" E Allahu i zbriti qetësi në shpirtin e atij…" (9: 40) Mbas tri netësh kur Kurejshët ndaluan kërkimin e tyre ata vazhduan rrugën për në Medine. Kështu nga të gjithë shokët e Profetit Ebu Bekri ishte ai që e shoqëroi në ditët më të vështira të jetës së tij. Ai vërtetoi besueshmërinë e tij në të gjitha rastet.

Ebu Bekri në Medine

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai arriti në Kuba (vend afër Medinës) së bashku me Profetin dhe ndaluan aty. Medinasit pritnin Profetin me dëshirë të zjarrtë. Gjatë qëndrimit në Kuba Profeti u vendos tek Beni Amr Bin Auf. Grumbuj njerëzish shkonin aty për të parë Profetin dhe shumica e tyre e gabonin Ebu Beqrin me Profetin Kur e pa këtë Hazreti Ebu Bekri u ngritë në këmbë dhe vendosi një gjethe sipër kokës së Profetit për ta mbrojtur nga rrezet përvëluese të diellit. Pastaj Medinasit dinin se cili është profeti e cili Ebu Bekri. Gjatë rrugës për në Medine Ebu Bekri u sëmurë për shkak të ndryshimit të klimës dhe e zunë ethet. Profeti u lutë pët të dhe ai bëri më mirë. Në kohën kur Profeti bëri vëllazërimin midis një muhaxhiri (emigranti) nga Meka dhe një Ensari (vendas) nga Medina, Hazreti Ebu Bekrin e bëri vëlla me Hazreti Harith bin Zubejrin një njeri të respektuar në mes të Medinasve.

Ndërtimi i xhamisë së Profetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishte një nevojë urgjente për ndërtimin e një xhamije në Medine dhe një shtëpi për Profetin dhe familjen e tij. Toka e cila u zgjedh për këtë ishte toka e dy jetimëve. Kujdestarët e tyre donin që ta jepnin tokën falas por Profeti nuk pranoi ofertën e tyre dhe i tha Hazreti Ebu Bekrit që ta paguante çmimin e tokës. Kështu Hazreti Ebu Bekri u bë myslimani i parë i cili shpenzoi shumicën e parave të tij për hir të Allahut. Ai mori pjesë në ndërtimin e xhamisë sikurse një punëtorë i zakonshëm se bashku me myslimanët e tjerë.

Pjesëmarrja në luftërat e shenjta.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai luftoi pothuajse në të gjithë luftrat së bashku me Profetin. Në luftën e parë të Islamit, në Bedër ai ishte porsi një hije për Profetin (e mbronte atë). Djali i tij i cili nuk e kishte pranuar ende Islamin në atë kohë, ishte duke luftuar në anën e Kurejshëve. Pasi ai e pranoi Islamin ai i tha babait të tij (Ebu Bekrit): "I dashur baba! Unë të kam pasur dy herë nën shpatën time gjatë luftës në bedër, por unë nuk mundesha ti ngrija duart e mija mbi ty për shkak të dashurisë sime ndaj teje". Ebu Bekri i thotë:"sikur ta kisha pasur unë rastin, do të kisha vrarë ty." Ishte sugjerimi i Ebu Beqrit që Profeti vendosi ti lirojë robërit e luftës mbasi mori dëmshpërblimin nga ta.

Në luftën e Uhudit kur disa myslimanë vrapuan për të ikur Ebu Beqri qëndroi, dhe kur Profetin e çuan në mal mbasi që u plagos, ai ishte me të. Ebu Bekri ishte shoqëruesi i parë që pranoi planin e paqes të Profetit në Hudejbije, pa asnjë hezitim kurë shumica e myslimanëve insistonin për luftë. Madje edhe myslimanët si puna e Omerit hezituan të pranojnë marrëveshjën me jobesimtarët e Mekës. Por Hazreti Ebu Bekri tërësisht e përkrahu vëndimin e Profetit Me rastin e ekspeditës në Tabuk, Ebu Bekri i mori të gjitha gjërat që i kishte. Kur Profeti e pyeti atë: "Çfarë do ti lejsh familjes sate". Ebu Bekri u përgjgj. "Unë ju kam lënë atyre Allahun dhe Profetin e Tij." Madje Hazreti Omeri pranoi se ai nuk mundë kurrë që të ja kaloj Ebu Bekrit për sakrificë për hirë të Allahut dhe Islamit.

Emiri (prijësi) i El-Haxhul Ekber

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishte viti 9 i hixhrës kur u bë Haxhi i parë. Profeti u kthye nga ekspedita e Tebukut, ai ishte shumë i zënë sa që nuk mund të bënte haxhin. Ai dërgoi Hazreti Ebu Beqrin si zëvendës të tij për të drejtuar karavanet e Haxhit për në Meke. Në mes të tjerëve në karavanin e Haxhit ishin edhe: Hazreti Saad Bin Ebi Vekas, Xhabiri dhe hazreti Ebu Hurejra Kur'ani i shenjtë e thërret këtë Haxh "Haxhul Ekber" (Haxhi i madhë) sepse ishte Haxhi i parë në historinë e Islamit dhe ishte fillimi i epokës së re rë periudhës dhe organizimit Islam. Hazreti Ebu Bekri ua mësoi njerëzve ritet dhe ritualet e Haxhit dhe mbajti një hutbe (predikim) historike në ditën e sakrificës para grumbullit të njerëzve. Hazreti Aliu e ndiqte atë dhe siguronte ndërprerjen etë gjitha lidhjeve me botën e idhujtarëve. U dha deklaratë që idhujtarët nuk do ti afrohen Qabes, asnjë person nuk do të kryej haxhin i pa mbuluar (siç ishte zakon para Islamit) dhe të gjitha marrëveshjet me idhujtarët do të ndalohën dhe do të mbikëqyrën mbas katër muajsh. Kur'ani i shenjtë thotë për këtë:

"Dhe (ky është) një kumtim nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, drejtuar të gjithë njerëzve në ditën e Haxhit të Madh, se Allahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i Dërguari i Tij. Po nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mundë t'i shpëtoni (ndjekjes së) Allahut. E ti, përgëzoji ata që mohuan me një dënim të padurueshëm." (9:3)

Imami i xhamisë së Profetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbas ardhjes së tij në Medine Profeti i printe namazet në xhaminë e tij gjatë gjithë kohës. Kjo ishte me të vërteti një detyrë e lartë që nuk i ishte dhënë askujt në prezencën e Profetit Pak muaj mbas kthimit të tij nga Haxhi i Lamtumirës në vitin 10 të Hixhrës, Profeti u sëmurë. Ai nuk mundë të lëvizte dhe nuk mundë të shkonte në xhami për t'i prirur namazit. Ai duhej të caktonte një njeri për Imam të xhamisë dhe ky nder iu dha Ebu Bekër es-Siddikut. Vajza e Ebu Bekrit Aisha që ishte një nga gratë më të dashura të Profetit, e dinte se Ebu Bekri ishte një njeri më zemër të butë dhe do të ishte shumë e vështirë për të të zëvendësonte profetin në namaz. Kështu ajo i kërkoi profetit ta shkarkojë nga kjo detyrë, por Profeti nuk e ndryshoi vendimin e tij edhe pse ju kërkua tre herë.
Gjatë atyre ditëve, njëherë Ebu Bekri nuk ishte prezent në kohën e namazit. Dikush i tha Hazreti Omerit ta udhëheqi namazin. Profeti kur e ndigjoi zërin e Hazreti Omerit pyeti për imamin, dhe kur e pa se Ebu Bekri nuk po udhëheqte namazin ai u shqetësua dhe tha: "Asnjëri nuk do ta drejtoj namazin përveç Ibn Ebu Kahfës (Ebu Bekrit)." Pastaj Ebu Bekrin e thirrën por në atë kohë Hazreti Omeri e kishte mbaruar namazin. Namazi u përsëritë me urdhër të Profetit dhe atë e drejtoi Ebu Bekri
Profeti , gjatë sëmundjes së tij, një ditë e ndjeu vetën më mirë, dhe shkoi për të falur namazin e drekës i mbështetur nga hazreti Alia dhe hazreti Abasi Fytyra e tij i rrezatoi me gëzim dhe kënaqësi kur e pa Ebu Bekrin duke prirur namazin. Kur e pa prezencën e Profetit , Ebu Bekri deshti të bënte një hap mbrapa por Profeti e ndaloi atë dhe u ul në krahun e tij. Mbas namazit Profeti dha adresën e tij të fundit duke thënë; "Allahu i paraqiti njërit nga shërbëtorëve të Tij zgjedhjen e jetës në këtë botë dhe jetës me Të. Por shërbëtori zgjodhi të fundit." Kur Ebu Bekri i dëgjoi këto fjalë atij i rrjedhën lotët nga sytë dhe u rrokullisën poshtë në mjekrën e tij. Ai mendoi për ndarjen e pashmangshme me Mësuesin e tij të dashur (Profetin) Shumica e njerëzve nuk i kuptuan fjalët e Profetit dhe ata u habitën me lotët e Ebu Bekrit.
Herët në mëngjes, në ditën e fundit të jetës së tij, gjendja e Profetit befasisht u bë më e mirë për disa çaste. Meqë dhoma e tij ishte e ngjitur me xhaminë, ai e hapi perden dhe vështroi myslimanët të zënë në namaz nën drejtimin e Hazreti Ebu Bekrit E qeshura ia mbuloi fytyrën e zbehtë të Profetit Duke parë përmirësimin e gjendjes së Profetit njerëzit e xhamisë e humbën kontrollin nga gëzimi i pamasë. Ata deshën të shpërndahen nga rreshtat e tyre, por profeti i tha Ebu Bekrit të vazhdojë namazin dhe ai hyri brenda dhe e la perden të bjerë.[1]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ përkthyer nga anglishtja me datën 7. janar 1999, Ummu Lejla