iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.wikipedia.org/wiki/Bekim_Fehmiu
Bekim Fehmiu - Wikipedia Jump to content

Bekim Fehmiu

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bekim Fehmiu
Bekim Fehmiu, në rolin e Uliksit në TV serinë italiane Odiseja 1968
U lind në1 Qershor 1936
Vdiq15 Qershor 2010 (74 vjeqar)
Kombësiashqiptar

Bekim Fehmiu (serbisht: Беким Фехмију; Sarajevë, 1 Qershor 1936 - Beograd, 15 Qershor 2010) ka qenë një aktor shqiptar nga Kosova i kinematografisë dhe teatrit jugosllav. Është aktori i parë nga Europa Lindore që luajti një rol në një film hollivudian përgjatë Luftës së Ftohtë.

Më 2001 botoi në Beograd autobiografinë e vet me titull Блиставо и страшно (trans. Blistavo i strasno) më 2001, që e kishte shkruar që para 1985.[1] Memuaret u përkthyen dhe u botuan në gjuhën shqipe më 2011 me titullin E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme, përkthyer nga Xhelal Fejza. Më 2016 u botua varianti tjetër me titull Shkëlqim dhe tmerr, përkthyer nga Shkëlzen Maliqi.

U lind në Sarajevë, në gjirin e një familjeje gjakovare, i biri i hoxhë Ibrahim Fehmiut dhe Hedijes, pasi i ati ishte internuar në kryeqendrën boshnjake nga autoritetet mbretërore jugosllave. Më 1939 familja u zhvendos në Shkodër, ku kaluan tre vite dhe pas bashkimit të një pjese të Kosovës me Shqipërinë e pushtuar nga Italia, u vendosën në Prizren.[2]

Fehmiu u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

U martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. "Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen" - shprehet ai.

Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd15 qershor 2010. Sipas deklaratave të para, u njoftua se ai kishte kryer vetëvrasje.[3][4] Ministri i brendshëm i Serbisë Ivica Dačić tha se aktori u gjet i vdekur ne apartament dhe revolja ishte e regjistruar ne emrin e tij.[5] Ai ishte 74 vjeçar.

Rolet e tij në "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanëve" dhe "Të kuq dhe të zinjë". Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t'i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkëlqim dhe frikë", në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Vrapi, Julia (2010). "Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur, Bekim Fehmiu". arkivalajmeve.com. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2022. Marrë më 17 shtator 2022.
  2. ^ Yvejsi, Mexhid. "Ibrahim Fehmiu (1892-1951)". sa-kra.ch.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Tragičan odlazak Bekima Fehmiua
  4. ^ "Suicida l'attore Bekim Fehmiu, fu celebre in Italia nei panni di Ulisse". Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2010. Marrë më 20 qershor 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Yugoslav Movie Star Bekim Fehmiu Found Dead