iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.wikipedia.org/wiki/Arkitektura_e_Qytetërimit_të_Luginës_së_Indit
Arkitektura e Qytetërimit të Luginës së Indit - Wikipedia Jump to content

Arkitektura e Qytetërimit të Luginës së Indit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Diagramë që tregon se si ishin të planifikuar qytetet e Lug. së Indusit

Arkitektura Harapase ose Arkitektura e Qytetërimit të Luginës së Indusit është arkitektura e popullit të lashtë që jetoi në Luginën e Indusit afërsisht nga viti 3300 p.e.s. deri në vitin 1300 p.e.s.. Harapasit ishin të mjaft të përparuar për kohën e tyre, veçanërisht në arkitekturë. Qytetërimi i Luginës së Indusit (Q.L.I.) ishte një qytetërim i Epokës së Bronxit (3300–1300 p.e.s.; periudha e maturisë 2600–1900 p.e.s.) kryesisht në pjesën veri-perëndimore të Azisë së Jugut, duke u shtrirë nga ajo që sot është Afganistani veri-lindor deri në Pakistan dhe Indinë veri-perëndimore.[1] Së bashku me Egjiptin e Lashtë dhe Mesopotaminë ishte një nga tre qytetërimet e hershme të Botës së Vjetër dhe një nga tre më të përhapurit.[2] Shkretëtirizimi i këtij rajoni gjatë mijëvjeçarit të III p.e.s. mund të ketë qenë nxitja fillestare për urbanizimin e lidhur me qytetërimin, por gjithashtu e zvogëloi furnizimin me ujë mjaft për të shkaktuar zhvendosjen e popullsisë së tij drejt lindjes.[3][4][5] Në kulmin e tij, Qytetërimi i Luginës së Indusit mund të ketë pasur një popullsi prej mbi pesë milionë banorësh. Banorët e lashtë të lunginës së Indusit zhvilluan tekonologji të reja në zejtari (produkte karneliane, vula të gdhendura) dhe metalurgji (bakri, bronxi, plumbi dhe kallai). Qytetet e Indusit janë të njohur për planifikimin e tyre urban, shtëpitë me tulla të pjekura, sisteme të përpunuara dranazhimi, sisteme furnizimi me ujë dhe grumbujt e mëdhenj të ndërtesave jo-rezidenciale.[6] Qytetërimi i Luginës së Indusit është i njohur gjithashtu si Qytetërimi Harapas, sipas Harapas, siti i parë i gërmuar nga sitet e këtij qytetërimi në vitet 1920, në atë që më pas u njoh si provinca e Punjabit Indinë Britanike dhe që tashmë gjendet në Pakistan.[7] Zbulimi i Harapa-s dhe së shpejti pas saj, Mohenjo-daros, ishte ishte kurorëzimi i punës së filluar në vitin 1861 me themelimin e Archaeological Survey of India në Indinë Britanike.[8] Gërmimi i siteve të Harapa-s kanë vazhduar që nga viti 1920, me zbulime të rëndësishme deri në vitin 1999.[9] Kishte kultura më të hershme dhe më të vona, shpesh të quajtura kultura e hershme harapase dhe kultura e vonë harapase, në të njëjtën zonë të Qytetërimit Harapas. Qytetërimi Harapas ndonjëherë është quajtur Kultura e Maturisë Harapase për ta dalluar atë nga këto kultura. Deri në vitin 1999, jan gërmuar mbi 1,056 qytete dhe vendbanime,[10] kryesisht në rajonin e përgjithshëm të lumenjve Indusit dhe Ghaggar-Hakra dhe degëve të tyre më të vogla. Midis vendbanimeve ishin qendrat madhore urbane të Harapas, Mohenjo-daros (Site të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s), Dholavira, Ganeriwala në Cholistan dhe Rakhigarhi.[11] Gjuha harapase nuk është dëshmuar drejtëpërdrejtë dhe lidhja e saj familjare është e paqartë pasi shkrimi i Indusit është akoma i padeshifruar. Një pjesë e studiuesve favorizojnë një lidhje me familjen e gjuhëve dravidiane ose elamo-dravidiane.[12][13]

Periudha e Hershme Harapase, rreth 3300–2600 p.e.s.
Periudha e Maturisë Harapase, rreth 2600–1900 p.e.s.
Periudha e Vonë Harapase, rreth 1900–1300 p.e.s.

Faza e maturisë së Qytetërimit Harapas zgjati afërsisht nga viti 2600-1900 p.e.s. Me përfshirjen e kulturave pararendëse dhe pasuese — kultura e Hershme dhe e Vonë Harapase, përkatësisht — gjithë Qytetërimi i Luginës së Indusit mund të konsiderohet se zgjati nga shekulli i XXXIII deri në atë të XIV p.e.s.. Kulturat e hershme Harapase janë të paraprira nga kultura Mehrgarh (rreth 7000-3300 p.e.s.) në Balukistanin pakistanez. Për periodizimin e Q.L.I. (Qytetërimi i Luginës së Indusit) janë përdorur dy terma: Faza dhe Epoka.[14][15] Fazat e Hershme, e Maturisë dhe e Vonë Harapase quhen gjithashtu Epokat e Rajonalizimit, Integrimit dhe Lokalizimit, përkatësisht, me epokën e Rajonalizimit që arrin deri në Periudhën e II Neolitike të Mehrgarh.[16]

Datat Faza Epoka
7000–5500 p.e.s. Mehrgarh I (Neoliti jo-qeramik)
5500–3300 p.e.s. Mehrgarh II-VI (Neoliti qeramik) Epoka e Rajonalizimit
3300–2800 p.e.s. e Hershme Harapase Harapan 1 (Faza Ravi)
2800–2600 p.e.s. Harapan 2 (Faza Kot Diji, Nausharo I, Mehrgarh VII)
2600–2450 p.e.s. e Maturisë Harapase (Qyt. i Lug. së Indusit) Harapan 3A (Nausharo II) Epoka e Integrimit
2450–2200 p.e.s. Harapan 3B
2200–1900 p.e.s. Harapan 3C
1900–1700 p.e.s. E Vonë Harapase (Varreza H); Qeramike e ngjyrosur me okër. Harapan 4 Epoka e Lokalizimit
1700–1300 p.e.s. Harapan 5
1300–300 p.e.s. Post-Harapan Qeramika gri e vizatuar, Qeramika veriore e zezë, e lustruar (Epoka e Hekurit), Tradita Indo-Gangetike. Periudha Vedike, "Urbanizimi i dytë" (500–200 p.e.s.).
Mohenjo-Daro

Qytetërimi i Hershëm Harapas

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faza e Hershme Harapase Ravi, e emërtuar sipas lumit të afërt Ravi, zgjati nga rreth 3300 p.e.s. deri në 2800 p.e.s.. Është e lidhur me Fazën Hakra, e identifikuar me luginën e Lumit Ghaggar-Hakra në perëndim dhe më e hershme se Faza Kot Diji (2800–2600 p.e.s., Harapas 2), e emërtuar sipas një siti në Sindhin verior në Pakistan, afër Mohenjo Daro-s. Shembujt më të hershëm të shkrimit indus datojnë nga mijëvjeçari i III p.e.s.[17][18] Faza e maturisë së kulturës së hershme fshatare është përfaqësuar nga Rehman Dheri dhe Amri në Pakistan.[19] Kot Diji përfaqëson fazën që çon në Periudhën e Maturisë Harapase, me fortesën që përfaqëson autoritetin e centralizuar dhe një rritje të cilësisë së jetës. Një tjetër qytet i kësaj faze u gjet në Kalibangan në Indi në Lumin Hakra.[20] Rrjeti i tregëtisë e lidhte këtë kulturë me kulturat e afërta rajonale dhe burimet e largëta të lëndës së parë, duke përfshirë lapis lazuli dhe materiale të tjera për bërjen e rruazave. Nga kjo kohë, fshatarët përdornin prodhime të shumta bimore, duke përfshirë dardhë, fara sesami, fruta palme dhe pambuk, ashtu si dhe kafshë, duke përfshirë buallin e ujit. Komunitetet e Hershme Harapase u kthyen në qendra të mëdha urbane rreth vitit 2600 p.e.s., nga ku filloi faza e Maturisë Harapase. Kërkimet e fundit tregojnë se populli i Luginës së Indusit u zhvendosën nga fshatrat në qytete.[21][22]

Periudha e Maturisë Harapase

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth vitit 2600 p.e.s., komunitetet e hershme Harapase u kthyen në qendra të mëdha urbane. Këto qendra urbane përfshijnë Harapan, Ganeriwala/, Mohenjo-daronPakistanin e sotëm dhe Dholaviran, Kalibangan, Rakhigarhin, Ruparin dhe Lothal-in në Indinë e sotme.[23] Në tërësi, janë gjetur më shumë se 1,052 qytete dhe vendbanime, kryesisht në rajonin e përgjithshëm të Lumit Indus dhe degëve të tij.

Rënia dhe kultura e vonë harapase

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pamje e hambarit dhe Sallës së Madhe në Pirgun F në Harapa

Rreth vitit 1800 p.e.s., shenja të një rënieje graduale filluan të shfaqeshin dhe rreth vitit 1700 p.e.s., shumica e qyteteve ishin braktisur. Në vitin 1953, Sir Mortimer Wheeler propozoi se rënia e Q.L.I. ishte shkaktuar nga pushtimet e një tribuje Indo-Europjane nga Azia Qendrore të quajtur "Arjanë". Si dëshmi, ai përmend një grup prej 37 skeletesh të gjetur në pjesë të ndryshme të Mohenjo-Daro-s dhe pasazhe nga Vedat që përmendin beteja dhe fortesa. Gjithësesi, studiuesit së shpejti filluan ta hedhin poshtë teorinë e Wheeler-it, pasi skeletet i përkisnin një periudhe pas braktisjes së qytetit dhe asnjëra nuk qe gjetur pranë akropolit. Ekzaminime të mëtejshme të skeleteve nga Kenneth A. R. Kennedy në vitin 1994 treguan se shenjat në kafka ishin shkaktuar nga erozioni dhe jo nga ndonjë sulm i dhunshëm.[24] Sot, shumë studiues besojnë se kolapsi i Qyt të Lug së Indusit u shkaktua nga thatësira dhe rënia e tregtisë me Egjiptin dhe Mesopotaminë.[25] Shqyrtimet e fundit të skeleteve njerëzore nga siti i Harapa-s dëshmojnë se fundi i Qytetërimit të Indusit ishte i lidhur me një rritje të dhunës ndër-personale dhe sëmundjet infektuese si lebroza dhe turbekulozi.[26][27] Është sugjeruar gjithashtu se emigrimi i popujve të rinj, shpyllëzimi, përmbytjet, ose ndryshimet në rrjedhën e lumenjve mund të kenë kontribuar në kolapsin e Qyt. të Lug. së Indusit.[28] Kultura e Varrezës H ishte manifestim i kulturës së Vonë Harapase mbi një zonë të madhe në jug dhe kultura e qeramikës ngjyrë okër, pasuesja e saj. Më herët, besohej se rënia e qytetërimit Harapas çoi në ndërtprerjen e jetës urbane në nënkontinentin indian. Gjithësesi, Qyt i Lug së Indusit nuk u zhduk papritur dhe shumë elemente të tij mund të gjenden në kultura të mëvonshme që janë gjetur. David Gordon White përmend tre studjues të tjerë të mendimit mbizotërues që "kanë demostruar me forcë" se besimi Vedik është pjesërisht i rrjedhur nga Qyt i Lug së Indusit.[29] Të dhënat aktuale sugjerojnë se kultura materiale e klasifikuar si kultura e vonë Harapase mund të ketë vazhduar të paktën deri rreh viteve 1000–900 p.e.s. dhe ishte pjesërisht bashkëkohëse me Kulturën e Qeramikës Gri.[30] Arkeologu i Harvardit, Richard Meadow tregon vendbanimin e vonë Harapas të Pirak-ut, që lulëzoi në mënyrë të vazhdueshme nga viti 1800 p.e.s. deri në kohën e pushtimit të Aleksandrit të Madh në vitin 325 p.e.s..[25] Gërmimet e fundit arkeologjike dëshmojnë se rënia e Harapa-s i çoi banorët drejt lindjes. Pas vitit 1900 p.e.s., numri i siteve në Indi rritet nga 218 deri në 853. Gërmimet në pllajën Gangetike tregojnë se ngulimet urbane filluan rreth vitit 1200 p.e.s., vetëm pak shekuj pas rënies së Harapa-s dhe shumë më herët se mendohej më parë.[25] Arkeologët kanë theksuar se, thjesht si në shumicën e zonave të botës, kishte një seri të vazhdueshme të zhvillimit kulturor. Këto lidhin "të ashtu-quajturat dy fazat kryesore të urbanizimit në Azinë e jugut".[30] Si pasojë e kolapsit të Q.L.I., u shfaqën kultura rajonale, që tregonin shkallë të ndryshme ndikimi nga Qyt. i Lug. së Indusit. Në ish qytetin e madh të Harapas, është zbuluar se varret që janë gjetur përputhen me një kulturë rajonale të quajtur Kultura e Varrezës H. Në të njëjtën kohë, Kultura e Qeramikës ngjyrë okre e shtrirë nga Rajastani deri në pllajën e Gangut. Kultura e Varrezës H ka dëshminë më të vjetër të kremimit; një praktikë mbizotëruese në Hinduizmin e sotëm.

Një pus uji në Lothal

Njerëzit e Qyt. të Lug. së Indusit arritën saktësi të madhe në matjen e gjatësisë, masës dhe kohës. Ata ishin mes të parëve që zhvilluan një sistem uniform peshash dhe masash. Një krahasim i objekteve të disponueshme tregon një shkallë të madhe variacioni përgjatë territoreve të Indusit. Ndarja e tyre më e vogël, e cila është shënuar në një vizore fildishi të gjetur në Lothal të Gujarat-it, ishte afërsisht 1.704 mm, ndarja më e vogël e regjistruar ndonjëherë në një vizore të Epokës së Bronxit. Inxhinierët e QLI ndiqnin ndarjen dhjetore të masave për të gjitha qëllimet praktike, duke përfshirë matjen e masës siç dëshmohet nga peshat e tyre hekzahedrone.[31] Këto pesha kerti ishin në raportin 5:2:1 me peshat 0.05, 0.1, 0.2, 0.5, 1, 2, 5, 10, 20, 50, 100, 200 dhe 500 njësi, me çdo njësi peshe afërsisht 28 gramë dhe objektet më të vogla peshoheshin një raporte të njëjta me njësitë 0.871. Gjithësesi, si në kulturat e tjera, peshat nuk ishin uniforme përgjatë zonës. Peshat dhe masat më vonë të përdorura në Arthashastra-n e Kautilya-s (shek. IV p.e.s.) janë të njëjta si ato të përdorura në Lothal.[32] Harapasit përmirësuan disa teknologji të reja në metalurgji dhe prodhuan bakër, bronx, plumb dhe kallaj. Aftësitë inxhinierike të harapanëve ishin të shquara, veçanërisht në ndërtimin e kantiereve detare. Një gur prove që mbante shirita ari u gjet në Banawali, që ishte me gjasa e përdorur për testimin e pastërtisë së arit (një teknikë e till përdoret akoma në disa pjesë të Indisë).[33]

Inxhinieria hidraulike e Q. L. së Indusit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qytetërimi i Lashtë i Luginës së Indusit në Azinë e jugut, duke përfshirë Pakistanin dhe Indinë veri-perëndimore, ishte i shquar në inxhinierinë hidraulike dhe furnizimin me ujë si dhe kanalizimet e mjetet e higjenës që ishin të parat e llojit të tyre. Midis gjërave të tjera, ata kanë sistemin e parë të njohur në botë të banjave me ujë të rrjedhshëm. Këto ekzistonin në shumë shtëpi dhe ishin të lidhura me një kanalizim të përbashkët të shkarkimit të ujërave të zeza. Shumica e shtëpive kishte gjithashtu puse private uji. Muret e qytetit funksiononin si një barrierë kundër vërshimit të ujërave. Zonat urbane të Qyt të Lug së Indusit ofronin banja publike dhe private, kanalet e shkarkimit ishin të vendosura nëpër tubacione nëntokësore të ndërtuar me tulla të shtruara dhe një sistem të sofistikuar menaxhimi të ujit me rezervuarë të shumtë. Në sistemin e kullimit, kanalizimet nga shtëpitë ishin të lidhura me kanalizime më të mëdha publike.[34] Lothal-i ishte një port në Detin Arabik që kishte kantier detar.

Tregëtia dhe transporti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kantieri detar i dokut te Lothal-it të lashtë siç duken sot

Ekonomia e Qyt. të Lug. së Indusit duket se varej në mënyrë domethënëse nga tregtia, e cila lehtësohej nga përparimet madhore në teknologjinë e transportit. Q.L.I. mund të ketë qenë qytetërimi i parë që përdori transportin e mjeteve me rrota.[35] Këto përparime mund të kenë përfshirë karro të tërhequara nga qe, ashtu dhe varka. Shumica e këtyre varkave ishin me gjasa të vogla, me fund të sheshtë, ndoshta të lëvizura nga velat; gjithësesi, ka dëshmi dytësore për mjete det-lundruese. Arkeologët kanë zbuluar një kanal masiv të gërmuar dhe çfarë ata konsiderojnë si një lehtësi në formën e një kantieri detar në qytetin bregdetar të Lothal-it në Indinë perëndimore (shteti i Guxharatit). Një rrjet i gjatë kanalesh, i përdorur për vaditje, është gjetur nga H.-P. Francfort. Gjatë viteve 4300–3200 p.e.s. të periudhës së kalkolitit (Epoka e Bakrit), Qyt. i Lug. së Indusit tregon ngjashmëri në qeramikë me Turkmenistanin jugor dhe Iranin verior gjë që sugjeron zhvendosshmëri dhe tregti të konsiderueshme. Gjatë Periudhës së Hershme Harapase (rreth 3200–2600 p.e.s.), ngjashmëritë në qeramikë, vula, figurina, zbukurime etj. Dokumentojnë karvane intensive tregtare me Azinë Qendrore dhe pllajën iraniane.[36] Duke gjykuar nga shpërndarja e artefakteve të Q.L.I., rrjetet e tregtisë, ekonomikisht të integruar në një zonë të pamatë, duke përfshirë pjesë të Afganistanit, rajonet bregdetare të Persisë, Indinë veriore dhe perëndimore si dhe Mesopotaminë. Studimi i zmalti dentar nga individë të varrosur në Harapa sugjerojnë se disa rezidentë kishin migruar në qytet nga përtej luginës së Indusit.[37] Ka të dhëna se kontaktet tregtare shtriheshin deri në Kretë dhe me gjasa në Egjipt.[38] Kishte një rrjet të gjerë të tregtisë detare që vepronte midis Qytetërimeve të Indusit dhe të Mesopotamisë që nga faza e mesme harapase, me një pjesë të madhe të tregëtisë të zotëruar nga "tregëtarët e mesëm nga Dilmuni" (Bahreini dhe Failaka moderne të gjendura në gjirin persik).[39] Kjo tregëti me distancë të largët detare u bë e mundur me zhvillimin inovativ të mjeteve lundruese të ndërtuara me dërrasa, të pajisura me një direk të vetëm qendror që mbante një velë të endur ose rrobë. Mjaft vendbanime bregdetare si Sotkagen-dor (lumi Dasht, në veri të Jiwanit), Sokhta Koh (lumi Shadi, në veri të qytetit të Pasnit) dhe Balakot-i (afër Sonmiani-t) në Pakistan së bashku me Lothal-in në Indinë perëndimore, dëshmojnë për rolin e tyre si avanposte të tregtisë së Q.L.I. Brigjet e cekta të gjendura në deltat e lumenjve lejonin tregti të gjallë detare me qytetet mesopotamike.

Rrënojat e sitit të Mohenjo-daro

Një kulturë e sofistikuar dhe teknologjikisht e përparuar është e dukshme në Qyt e Lug së Indus duke i bërë ato qendrat e para urbane në rajon. Cilësia e planifikimit urban të qyteteve sugjeron zotërimin e planifikimit urban dhe qeverive efiçente qetetase që vendosnin një përparësi të lartë në higjenën, ose aksesibilitetin e ritualeve fetare. Siç shihet në Harapa, Mohenjo-Daro dhe në Rakhigarhi-n pjesërisht të gërmuar së fundmi, ky planifikim urban përfshinte sistemet e para botërore të kanalizimeve për higjenën publike. Brenda qytetit, shtëpitë e veçanta ose grupet e shtëpive merrnin ujë nga puset. Nga një dhomë që duket se vendosur anash për larjen, uji i harxhuar drejtohej për në kanalet kullues të mbuluar, që shtriheshin në rrugët kryesore. Shtëpitë hapeshin vetëm ndaj oborreve të brendshëm dhe rrugicave më të vogla. Ndërtimi i shtëpive në disa fshatra në rajon përngjasojnë akoma në disa aspekte me ato Harapase.[40] Sistemet e lashta të shkarkimit të ujërave të zeza dhe kullimit që u zhvilluan dhe u përdorën në qytetet përgjatë rajonit të Indusit ishin më të përparuar se ndonjë tjetër i gjetur në sitet urbane bashkëkohore në Lindjen e Mesme. Arkitektura e përparuar e qyteteve Harapase është treguar nga kantieret detare, hambarët, depot, platformat prej tulle dhe muret mbrojtës. Muret masive të qyteteve të Indusit me shumë gjasa i mbronin harapanët nga vërshimet e ujërave dhe mund të kenë shmangur konfliktet ushtarake.[41] Qëllimi i fortesave mbetet i debatuar. Në ndryshim të thellë me qytetërimet bashkëkohore, si ai i Mesopotamisë dhe Egjiptit të lashtë, nuk u ndërtuan struktura të mëdha monumentale. Nuk ka të dhëna përfundimtare për praninë e pallateve ose tempujve—apo mbretër, ushtri dhe priftërinj. Disa struktura mendohet se kanë qenë hambarë. Në një qytet është gjetur një banjë e stërmadhe e mirë-ndërtuar ("Banja e Madhe e Mohenjo-daro-s"), e cila mund të ketë qenë një banjë publike. Megjithëse fortesat e qytetit ishin të rrethuara me mure, nuk është arritur të sqarohet nëse këto struktura ishin mbrojtëse apo jo. Ato mund të kenë qenë ndërtuar për të shmangur vërshimet e ujërave. Shumica e banorëve të qytetit duket se kanë qenë tregëtarë ose artizanë, që jetonin me të tjerët duke ndjekur të njëjtin profesion në lagjet e mirë-përcaktuara. Materialet nga rajonet e largëta përdoreshin për krijimin e vulave, rruazave dhe objekteve të tjera. Megjithëse disa shtëpi ishin më të mëdha se të tjerat, qytetet e Q.L.I. ishin të shquara për barazitizmin e tyre të dukshëm megjithëse relativ. Të gjitha shtëpitë kishin akses te uji dhe lehtësitë e kanalizimeve dhe kullimit. Kjo jep përshtypjen e një shoqërie relativisht me pak përqëndrim pasurie, megjithëse shihen zbukurime personale me nivele të ndryshme. Para-historia e rajoneve kufitare Indo-Iraniane tregojnë një rritje të qëndrueshme përgjatë kohës të numrit dhe dendësisë së vendbanimeve. Popullsia u rrit në rrafshirat e Indusit për shkak të gjuetisë dhe mbledhjes së frutave dhe bimëve.[42]

pamje nga rrenojat e Mohenjo-daros

Mohenjo-daro (sindhi: موئن جو دڙو, urdu: موئن جو دڑو), fjalë për fjalë Kodra e njerëzve të vdekur;[43] është një sti arkeologjik në provincën e SindhitPakistanit. I ndërtuar rreth vitit 2500 p.e.s., ishte një nga vendbanimet më të mëdha të Qyt. të Lug. së Indusit dhe një nga vendbanimet urbane madhore më të hershme të botës, bashkëkohës me qytetërimet e Egjiptit të Lashtë, Mesopotamisë, Qytetërimin Minoik të Kretës dhe Qyt. Norte Chico. Mohenjo-daro u braktis në shek. e XIX p.e.s. pas rënies së Qyt. të Lug. së Indusit dhe siti nuk u zbulua deri në vitet 1920. Gërmime domethënëse janë kryer që atëherë dhe siti i qytetit është shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO në vitin 1980.[44] Aktualisht siti është i kërcënuar nga erozioni dhe restaurimet e papërshtashme.[45] Siti i Mohenjo-daro është paraqitur në kartmonedhën pakistaneze prej 20 rupishë. Mohenjo-daro, emri modern i sitit, ka qenë interpretuar në mënyra të ndryshme si "Pirgu i të vdekurve" në gjuhën sindhi dhe si "Pirgu i Mohanit" (ku Mohan është Krishna).[43][46] Emri zanafillës është i panjohur. Bazuar në analizën e një vule të Mohenjo-daro-s, Iravatham Mahadevan hamendësoi se emri i vjetër i qytetit mund të ketë qenë Kukkutarma ("qyteti [-rma] i gjelave [kukkuta]").[47] Lufta e gjelave mund të ketë pasur domethënie rituale dhe fetare për qytetin, me rraca të zbutura pulash për qëllime të shenjta, më shumë se sa si burim ushqimi. Mohenjo-daro mund të ketë qenë një pikë shpërndarjeje për zbutjen e përgjithshme të pulave.[48]

Konteksti historik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mohenjo-daro u ndërtua në shek. e XXVI p.e.s..[49] Ishte një nga qytetet më të mëdhenj të Qyt. të Lug. së Indusit, i njohur edhe si Qytetërimi Harapas,[50] që u zhvillua rreth vitit 3000 p.e.s. nga Kultura para-historike e Indusit. Në kulmin e tij, Qyt. i Lug. së Indusit u shtri shumë në atë që sot është Pakistani dhe India veriore, duke u shtrirë në perëndim deri në kufijtë e Iranit, në jug deri në Gujarat dhe në veri deri në avanpostin e Baktrias, me qendrat më të mëdha urbane në Harapa, Mohenjo-daro, Lothali, Kalibangani, Dholavira dhe Rakhigarhi. Mohenjo-daro ishte qyteti më i përparuar i kohës së tij, i shquar për inxhinierinë civile të sofistikuar dhe planifikimin urban.[51] Kur Qyt. i Lug. së Indusit pësoi një rënie të papritur rreth vitit 1900 p.e.s., Mohenjo-daro u braktis.[49][52]

Pamje e Banjës së Madhe të sitit të Mohenjo-daros

Arkitektura dhe infrastruktura urbane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mohenjo-daro ka një planimetri të bazuar në rrjet rrugësh të ndërtesave drejtëvizore. Shumica ishin ndërtuar me tulla të pjekura dhe llaç; disa përfshinin tulla të thara në diell dhe superstruktura druri. Shtrirja e sitit të Mohenjo-daros është vlerësuar rreth 300 hektarë.[53] Oxford Handbook of Cities in World History ofron një vlerësim të "dobët" për një maksimum popullsie prej rreth 40,000.[54] Madhësia e dukshme e qytetit dhe pajisja e tij me ndërtesa publike dhe shërbime, sugjerojnë një nivel të lartë të organizimit shoqëror. Qyteti është i ndarë në dy pjesë, i ashtu-quajturi akropol dhe qyteti i poshtëm. Akropoli – një pirg tullash rreth 12 m i lartë – është mësuar se mbështeste banjat publike, një strukturë e madhe rezidenciale e projektuar për të mbajtur rreth 5,000 banorë dhe dy ansamble të mëdhenj sallash. Qyteti kishte një treg qendror, me një pus të madh qendror. Familjet e veçanta ose grupe familjesh e mernin ujin e tyre nga puse më të vegjël. Shkarkimi i ujit ishte i kanalizuar në kanalizime të mbuluara që shtriheshin përgjatë rrugëve kryesore. Disa shtëpi, me gjasa ato të banorëve më të shquar, përfshinin dhoma që duket se vendoseshin anash për larje dhe një ndërtesë kishte një furrë nëntokësore (të njohur si në hipokaust), me gjasa për nxehjen e ujit të banjës. Shumica e shtëpive kishin oborre të brendshme, me dyer që hapeshin në rrugicat anësore. Disa ndërtesa kishin dy kate. Në vitin 1950, Sir Mortimer Wheeler identifikoi një ndërtesë të madhe në Mohenjo-daro si një "Hambar i Madh". Disa mure ndarës në superstrukturën e tij masive prej druri dukej se ishin ndarje për depozitimin e grurit, të plotësuara me hapje ajrimi për të tharë grurin. Sipas Wheeler, qerret duhet të kenë prurë grurë nga fushat bujqësore dhe e shkarkonin atë drejtëpërdrejtë në ndarjet e depozitimit të grurit. Gjithësesi, Jonathan Mark Kenoyer vërejti mungesën tërësore të dëshmive për grurë në "hambarë", e cila, argumentoi ai, mund të quhet kështu më mirë një "Sallë e madhe" me funksion të panjohur.[52] Afër "Hambarit të Madh" është një banjë publike e madhe dhe e sofistikuar, shpesh e quajtur Banja e Madhe e Mohenjo-daro-s.[55] Nga një oborr me kolonadë, shkallët zbresin në ujëmbledhësin e ndërtuar me tulla, që ishte i papërshkueshëm nga uji me një shtresë bitumi. Pellgu ishte 12 m i gjatë, 7 m i gjerë dhe 2.4 m i thellë. Mund të ketë qenë përdorur për purifikim fetar. Ndërtesa të tjera të mëdha përfshijnë një "Sallon me shtylla", i menduar për të qenë një sallë mbledhjeje ose diçka e tillë dhe i ashtu-quajturi "Salloni i Kolegjit", një kompleks ndërtesash që përfshinte 78 dhoma, që mendohet se ka qenë një rezidencë për priftërinjtë. Mohenjo-daro nuk kishte mure rrethuese të qytetit, por ishte i fortifikuar me kulla rojash në perëndim të vendbanimit kryesor dhe fortifikime mbrojtëse në jug. Duke konsideruar këto fortifikime dhe strukturën e qyteteve kryesore të Luginës së Indusit si Harapa, është konkluduar se Mohenjo-daro ishte një qendër administrative. Si Harapa ashtu dhe Mohenjo-daro ndajnë relativisht të njëjtin model arkitekturor dhe përgjithësisht nuk ishin të fortifikuara rëndë si sitet e tjera të Luginës së Indusit. Është e dukshme nga modelet identike të gjithë qyteteve të Qyt. të Lug. së Indusit se ishin si tip qendrash politike ose administrative, por shtrirja dhe funksioni i një qendre administrative mbetet i paqartë. Mohenjo-daro u shkatërrua dhe u ndërtua të paktën shtatë herë. Çdo herë, qyteti i ri ndërtohej drejtëpërdrejtë në krye të më të vjetrit. Shkaku i shkatërrimeve mendohet se ka qenë vërshimi i ujërave të Lumit Indus.

Banja e Madhe e Mohenjo-daro-s
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Banja e Madhe e Mohenjo-daro-s mund të jetë e para e llojit të saj në periudhën para-historike. Ky qytet para-historik kishte më shumë se 700 puse dhe shumica e shtëpive të tij kishin të paktën një pus privat.[56] Banja e Madhe në Mohenjo-daro është një nga strukturat më të njohura midis rrënojave të Qyt. Lug. së Indusit në Mohenjo-daroSindhi të Pakistanit.[57][58] Dëshmitë arkeologjike tregojnë se Banja e Madhe u ndërtua në mijëvjeçarin e III p.e.s., vetëm pak kohë pas ngritjes së bregut të akropolit ku gjendet.[59] U zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1926.

pamje panoramike e Banjes se Madhe dhe ndertesave te tjera në Mohenjo-daro

Banja e Madhe në Mohenjo-daro është konsideruar si "ujëmbedhësi më i hershëm publik në botën e lashtë".[60] Ajo është 11.88 metra x 7.01 metra ka një thellësi maksimale prej 2.43 metrash. Dy shkallë të gjera, njëra në veri dhe tjetra në jug, shërbenin si hyrje për në strukturë.[61] Një pirg 1 metër i gjerë dhe 40 centimetra është i pranishëm në fund të këtyre shkallëve. U gjet gjithashtu një vrimë në njërin fund të Banjës që mund të ketë qenë përdorur për ta prurë ujin në të. Dyshemeja e ujëmbledhësit ishte e papërshkueshme nga uji për shkak të tullave të vendosura ngjitur me stuko gipsi dhe muret anësorë ishin të ndërtuar në po këtë mënyrë. Për ta bërë ujëmbledhësin edhe më të papërshkueshëm nga uji, ishte vendosur një shtresë e trashë bitumi përgjatë anëve dhe me gjasa edhe në dysheme. Kolonadat prej tulle u zbuluan në krahët lindor, verior dhe jugor. Kolonat e konservuara kanë cepa me shkallë që mund të ketë mbajtur tabela druri ose korniza. Dy dyer të mëdha të çojnë në kompleks nga jugu dhe hyrjet e tjera ishin nga veriu dhe lindja. Një seri dhomash janë gjetur përgjatë krahut lindor të ndërtesës dhe në një dhomë është një pus që mund të ketë furnizuar një pjesë të ujit të nevojshëm për mbushjen e ujëmbledhësit. Uji i shiut mund të jetë grumbulluar për këtë qëllim, por nuk janë gjetur gryka kanalesh prurëse. Ka një pellg të gjatë larës të ndërtuar me tulla të papërshkrueshme nga uji. Shumica e studiuesve bien dakord se ky ujëmbledhës duhet të ketë qenë përdorur për funksione të veçanta fetare ku uji përdorej për të purifikuar dhe rinovuar mirë-qenien e larësve. Përmes rrugës së Banjës së Madhe, ishte një ndërtesë e madhe që kishte mjaft dhoma dhe veranda, me dy palë shkallë që të çonin në katin e sipër dhe në çati; dhe duke konsideruar madhësinë dhe afërsinë me Banjën e Madhe, kjo ndërtesë është përpjekur të emërtohet si shtëpia e priftit/mjaft priftërinjve dhe të etiketohet si "kolegji i priftërinjve".[59]

Një pus i madh dhe një platformë larëse, mbetje nga faza finale e banimit të Harapa-s nga viti 2200 deri në 1900 p.e.s.

Harapa (shqiptimi panjabi: ɦəɽəppaː; urdu: ہڑپّہا) është një sit arkeologjik në Punjab, në Pakistan, rreth 24 km në perëndim të Sahiwalit. Siti e ka marë emrin nga fshati modern i gjendur pranë ish rrjedhës së Lumit Ravi. Fshati aktual i Harapa-s është 6 km nga siti i lashtë. Megjithëse Harapa moderne ka një stacion hekurudhor të trashëguar nga periudha e sundimit britanik, sot është veç një qytet i vogël në kryqëzm të rrugëve me 15,000 banorë. Siti i qytetit të lashtë përmban rrënoja të një qyteti të fortifikuar të Epokës së Bronxit, që ishte pjesë e Kulturës së Varrezës H dhe Qyt. të Lug. së Indusit, i përqëndruar në në rajonin e Sindhit dhe të Punjabit.[62] Qyteti besohet se ka pasur deri në 23,500 rezidentë dhe zinte rreth 150 ha me shtëpi të bëra me baltë në shtrirjen e tij më të madhe gjatë fazës së Maturisë Harapase (2600–1900 p.e.s.), që është konsideruar i madh për kohën e tij.[63][64] Si konvencion arkeologjik të emërtimit të një qytetërimi të hershëm të panjohur nga siti i tij i parë i gërmuar, Qytetërimi i Luginës së Indusit quhet gjithashtu Qytetërimi Harapas. Qyteti i lashtë i Harapa-s ishte dëmtuar rëndë gjatë sundimit britanik, kur tullat nga rrënojat u përdorën si çakull për ndërtimin e Hekurudhës Lahore-Multan. Në vitin 2005, një skemë kontroverse parku lojrash në sit u braktis kur ndërtuesit nxorën në sipërfaqe shumë artifakte arkeologjike gjatë fazave të hershme të punimeve. Një lutje nga arkeologu pakistanez Ahmad Hasan Dani drejtuar Ministrisë së Kulturës së Pakistanit çoi në resturimin e sitit.[65]

pamje panoramike e sitit te Harapa-s

Qytetërimi i Luginës së Indusit (i njohur gjithashtu edhe si Kultura Harapase) i ka rrënjët e tij më të hershme në kultura si ajo e Mehrgarh, afërsisht në vitin 6000 p.e.s.. Dy qytetet më të mëdha, Mohenjo-daro and Harapa, u shfaqën rreth vitit 2600 p.e.s. përgjatë luginës së Lumit Indus në rajonin e Punjabit dhe Sindhit.[66] Qytetërimi, me një sistem të mundshëm shkrimi, qendra urbane dhe struktura të ndryshme shoqërore dhe sistem ekonomik, u rizbulua në vitet 1920 pas gërmimeve në Mohenjo-daro në Sindh afër Larkanas dhe Harapa, në perëndim të Punjabit në jug të Lahores. Një numër sitesh të tjerë që shtriheshin nga kodrat në këmbët e Himalajave në lindje të Punjabit, në Indi në veri, deri në Guxharat në jug dhe lindje si dhe deri në Balukistanin pakistanez në perëndim janë zbuluar gjithashtu si dhe studiuar. Megjithëse siti arkeologjik në Harapa u dëmtua në vitin 1857[67] kur inxhinierët e ndërtimit të hekurudhës Lahore-Multan (si pjesë rrjetit hekurudhor të Sindit dhe Punjabit), përdorën tullat nga rrënojat e Harapa-s shtrimin e çakull, gjithësesi u gjentën një shumësi artifaktesh.[68] Tullat e zbuluara ishin të bëra me rërë të kuqe, baltë, gure dhe ishin të pjekura në temperatura shumë të larta. Studimet gjenetike i kanë kategorizuar harapasit në Haplogrupin L-M20. Gërmuesit e sitit kanë propozuar kronologjinë në vazhdim për banimin e Harapa-s:[64]

  1. Aspekti Ravi i fazës Hakra, rreth 3300 – 2800 p.e.s.
  2. Faza Kot Dijian (Periudha e Hershme Harapase), rr. 2800 – 2600 p.e.s.
  3. Faza Harapase, rr. 2600 – 1900 p.e.s.
  4. Faza Kalimtare, rr. 1900 – 1800 p.e.s.
  5. Faza e Vonë Harapase, rr. 1800 – 1300 p.e.s.
Rrënoja nga siti i Dholaviras

Dholavira është një sit arkeologjik në Khadirbet në Bhachau Taluka të distriktit Kutch, në shtetin e Guxharatit në Indinë perëndimore, që e ka marr emrin e tij nga fshati modern 1 km në jug të tij. Ky fshat është 165 km nga Radhanpuri. I njohur gjithashtu nga vendasit si Kotada timba, siti përbëhet nga rrënoja të qyteti të lashtë të Qytetërimit të Luginës së Indusit. Është një nga pesë sitet më të mëdha të këtij qytetërimi[69] dhe siti arkeologjik më i shquar në Indi që i përketë Qyt. të Lug. së Indusit. Konsiderohet gjithashtu se ishte qyteti më i madh i kohës së tij.[70] Gjendet në ishullin Khadir bet në strehën e kafshëve të egra në Shkretëtirën Kutch në Rann-in e Madh të Kutch-it. Zona e sitit të plotë është më shumë se 100 ha.[71] Siti ka qenë i banuar afërsisht nga viti 2650 p.e.s., duke rënë ngadalësisht afërsisht pas vitit 2100 p.e.s.. U braktis shkurtimisht për tu ribanuar afërsisht deri në vitin 1450 p.e.s..[72] Dholavira gjendet në Guxharat të Indisë dhe ka një seri ujëmbledhësish dhe puse me shkallë si dhe sistemin e tij të menaxhimit të ujit është quajtur "unik".[73] Dholavira kishte të paktën pesë banja, madhësia e njërës prej tyre është e krahasueshme me Banjën e Madhe të Mohenjo-daro-s.[74] Siti u zbulua në vitet 1967-1968 nga J. P. Joshi, ishte drejtori i përgjithshëm i Archaeological Survey of India dhe është i pesti i tetë siteve më të mëdha të Q.L. së Indusit. Ka qenë nën gërmime që nga viti 1990 nga Archaeological Survey of India, e cila mendon se "Dholavira në fakt i ka shtuar përmasa të reja personaliteti Qytetërimit të Luginës së Indusit".[75] Sitet e tjera madhore të Qyt. të Lug. së Indusit të zbuluara deri tani janë: Harapa, Mohenjo-daro, Ganeriwala, Rakhigarhi, Kalibangani, Rupnagari dhe Lothali.

Gërmimet u nisën në vitin 1989 nga Archaeological Survey of India nën drejtimin e R. S. Bisht-it dhe kishte 13 vendgërmime midis viteve 1990 dhe 2005.[69] Gërmimet sollën në dritë planimetrinë urbane dhe arkitekturën si dhe zbuloi një numër të madh antikash si emblemat ose vulat, rruaza, kocka kafshësh, ar, argjend, zbukurime terrakote, vazo qeramike dhe bronxi. Arkeologët besojnë se Dholavira ishte një qendër e rëndësishme e tregëtisë midis vendbanimeve në jug të Guxharatit, Sindhit dhe Punjabit si dhe Azinë perëndimore.[76][77]

Arkitektura dhe kultura materiale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Planimetria e Dholavira-s

Disa studiues e vlerësojnë më të hershëm se qyteti-port i Lothalit, qyteti i Dholavira-s ka një formë dhe organizimi drejtkëndor dhe është i shtrirë në mbi 22 ha. Zona është 771.1 m e gjatë dhe 616.85 me gjerë.[75] Ndryshe nga Harapa dhe Mohenjo-daro, qyteti u ndërtua në një plan të mëhershëm gjeometrik që konsistonte në tre ndarje – akropoli, qyteti i mesëm dhe qyteti i poshtëm.[78] Akropoli dhe qyteti i mesëm ishin të pajisur me veprat e tyre mbrojtës, kalimet, zonat e ndërtuara, sistemin e rrugëve, puset dhe hapësira të mëdha të hapura. Akropoli është tërësisht i fortifikuar[75] dhe zona komplekse e qytetit, nga i cili ai zë pjesën më të madhe zonës jug-perëndimore. "Kështjella" e lartësuar është e mbrojtur nga ledhe të dyfishta.[79] Pranë saj qëndron një vend i quajtur 'oborr i ruajtur' ku jetonin zyrtarë të rëndësishëm.[80] Qyteti brenda fortifikimit të përgjithshëm është 48 ha. Ka zona të gjera me struktura që janë jashtë megjithëse pjesë e vendbanimit të fortifikuar. Përtej mureve, është gjetur një tjetër vendbanim.[75] Veçoria më befasuese e qytetit është se gjithë ndërtesat e tij, të paktën në gjendjen e tyre aktuale të konservimit, janë të ndërtuara me gurë, ndryshe nga shumica e siteve të tjera harapase, duke përfshirë vetë Harapan dhe Mohenjo-daron, që janë të ndërtuara pothuajse ekskluzivisht me tulla.[81] Dholavira ka anash dy kanale uji; Mansari në veri dhe Manhari në jug.

Një nga ujëmbledhësit me shkallë në Dholavira

"Tipi i sistemit efiçent të harapasve të Dholavira-s, u zhvillua për konservimin, të mbjellat dhe depozitimin e ujit flet qartësisht rreth inxhinierisë së tyre të përparuar hidraulike, duke llogaritur gjendjen e teknologjisë në mijëvjeçarin e III" thotë R.S.Bist, bashkë-drejtori i i përgjithshëm i Archaeological Survey of India.[69] Një nga veçoritë unike[73] të Dholavira-s është sistemi i sofistikuar i konservimit të ujit[82] të kanaleve dhe ujëmbledhësve, më të hershmit të gjetur në botë, ndërtuar tërësisht me gurë. Qyteti kishte rezervuarë masiv, tre nga të cilët janë të ekspozuar.[83] Ata përdoreshin për depozituar ujë të pijshëm të sjellë nga shirat[82] ose për të ruajtur ujin e devijuar të dy kanaleve të afërt.[73] Kjo erdhi si rezultat i kushteve klimatike shkretëtirore, ku mund të kalojnë mjaft vite pa rënë shi. Një rrjedhë stinore e cila rrjedh në një drejtim veri-jug afër sitit kishte penda në mjaft pika për të mbledhur ujë.[72] Banorët e Dholavira-s krijuan gjashtëmbëdhjetë ose më tepër ujëmbledhës[72] me madhësi të ndryshme gjatë Etapës III.[75] Disa nga këta kishin avantazhin e terrenit të pjerrët mbrenda vendbanimit të pjerrët,[75] Një rënie prej 13 m nga veri-lindja në veri-perëndim. Ujëmbledhës të tjerë ishin të gërmuar, disa madje në shkëmb. Studimet e fundit kanë treguar dy rezervuarë të mëdhenj, njëri në lindje të kështjellës dhe tjetri në jug.[84] Rezervuarët janë gërmuar në shkëmb vertikalisht dhe janë rreth 7 metra të thellë dhe 79 metra të gjatë. Ata gjenden në rrethinat e qytetit, ndërsa akropoli dhe banja ndodhen në qendër të qytetit në terren të ngritur.[82] Ka gjithashtu edhe një pus të madh me një zgavër prej guri të prerë që lidh atë me një kana që e drejtonte ujin në një depozitë.[82] Depozita larëse kishte shkallë zbritëse brenda saj.[82] Në tetor 2014 gërmimet filluan në një pus me shkallë drejtkëndor që ishte 73.4 m i gjatë, 29.3 m i gjerë dhe 10 m i thellë, duke e bërë atë tre herë më të madh se Banja e Madhe në Mohenjo-daro-s.[85]

Struktura dhe objekte të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dholavira

Një strukturë rrethore e stërmadhe në sit besohet se është një varr ose një përmendore,[82] megjithëse ajo nuk përmban skelete ose mbetje njerëzore. Struktura konsiston në dhjetë mure tulle radial në formën e një rrote.[82] Një gurë i butë i një mashkulli me fallus erectus por koka dhe këmbët të prera poshtë qafës së këmbëve u gjetën në një kalim në portën lindore.[82] Janë gjetur shumë struktura mortore (megjithëse të gjitha përveç njërës ishin pa skelete),[82] ashtu si pjesë qeramike, emblema terrakote, byzylykë, rrathë, rruaza dhe gravura të gdhendura.[82] Shtatë konstruksione gjysëm-sferike u gjetën në Dholavira, nga të cilat dy u gërmuan në hollësi, të cilat ishin bërë mbi dhoma të mëdha të gërmuara në shkëmb.[75] Duke patur një projekt të rrumbullakët, këto ishin konstruksione të mëdha gjysëm-sferike të ngritura me tulla. Një nga strukturat e gërmuara ishte skicuar në formën e një rrote me ristela radiale. Tjetra ishte gjithashtu e skicuar në të njëjtën mënyrë, por si një rrot pa ristela radiale. Megjithëse ato përmbanin objekte mortore prej qeramike, nuk u gjetën skelete përveç një varri, ku u gjetën një skelet dhe një pasqyrë bakri.[75] U gjentën gjithashtu një varëse prej rruazash steatiti të lidhura me një tel bakri me çengela në të dy anët, një byzylyk ari, rruaza ari dhe të tjera në një strukturë gjysëm-sferike.[75] Strukturat gjysëm-sferike kanë ngjashmëri me stupat e hershme budiste.[75] The Archaeological Survey of India, e cila drejtoi gërmimet, mendon se "lloji i dizajnit që është si rrotë me ristela radiale dhe pa të tilla të sjell në mendje një nga Sararata-chakra-citi dhe sapradhi-rata-chakra-citi të përmendur në "Satapatha Brahmana" dhe "Sulba-sutra-t".[75]

Mbetjet arkeologjike në qytetin e poshtëm të Lothalit

Lothali është një nga qytetet më të shquara të Qytetërimit të Luginës së Indusit, i gjendur në rajonin e Bhal-it të shtetit aktual të Gujaratit dhe që daton që nga 3700 p.e.s..[23] I zbuluar në vitin 1954, Lothali u gërmua nga 13 shkurti 1955 deri më 19 Maj 1960 nga Archaeological Survey of India (ASI), agjensia zyrtare e qeverisë indiane për ruajtjen e monumenteve të lashta. Kantieri detar i Lothalit—më i hershmi i njohur në gjithë botën—lidhte qytetin me një rrjedhë të lashtë të lumit Sabarmati në rrugën tregëtare midis qyteteve harapase në Sindhi dhe gadishullin e Saurashtra-s kur shkretëtira e sotme rrethuese e Kutch-it ishte pjesë e Detit Arabik. Ishte një qendër vitale dhe e lulëzuar e tregëtisë në kohët e lashta, me tregëtinë e rruazave, gurëve të çmuar dhe stoli të çmuara që arrinin skajet e largëta të Azisë Perëndimore dhe Afrikës. Teknikat dhe veglat që ata përdorën për herë të parë për bërjen e rruazave dhe në metalurgji i kanë qëndruar provës së kohës për mbi 4000 vjetë.[86] Lothali gjendet afër fshatit të Saragwala-s në Dholka Taluka të distriktit Ahmedabad. Është gjashtë kilometra në jug-lindje të stacionit hekurudhor Lothal-Bhurkhi në linjën hekurudhore Ahmedabad-Bhavnagar. Është gjithashtu i lidhur me rrugë me qytetet e Ahmedabadit (85 km), Bhavnagar-it, Rajkot-it dhe Dholka-s. Qytetet më të afërta janë Dholka dhe Bagodara. Duke rinisur gërmimet në vitin 1961, arkeologët nxorën në dritë hendeqe të fundosur në krahun verior, lindor dhe perëndimor të kodrinës, duke sjellë në jetë kanalet hyrës dhe nullah-ët që lidhnin kantierin detar me lumin. Gjetjet konsistojnë në një tumul, një qytezë, një treg dhe kantieri detar. Pranë zonave të gërmimeve qëndron Muzeu Arkeologjik, ku shfaqen disa nga koleksionet më të shquara të antikave të periudhës së Qyt. të Lug. së Indusit.

Përpara mbërritjes së popullit harapas (rreth vitit 3000 p.e.s.), Lothali ishte një fshat i vogël pranë lumit duke siguruar akses në tokën kryesore nga Gjiri i Khambhat-it. Banorët vendas mbajtën një ekonomi të begatë, të dëshmuar nga zbulimi i objekteve prej bakri, rruazat dhe gurë gjysëm-të çmuar. Enët e qeramikës ishin prej balte të mirë dhe të lëmuar, me sipërmaqe mikore të kuqe. Një teknikë e re pjekjes së qeramikës pjesërisht nën kushte oksiduese dhe tkurrëse u përmirësua nga ata—enë të dizajnuara kuq e zi, në qeramika të kuqe mikore. Harapasit u tërhoqën në Lothal për limanin e tij të mbrojtur, mjedisin pjellor për pambukun dhe orizin si dhe industrinë e prodhimit të rruazave. Rruazat dhe stolit e Lothalit ishin shumë të kërkuara në perëndim. Të ardhurit jetuan paqësisht me popullin e Enëve të Qeramikës së Kuqe, që adoptuan stilin e tyre të jetesës, të dëshmuar nga lulëzimi i tregëtisë dhe ndryshimi i teknikave të punimit. Harapasit filluan të prodhojnë objekte qeramike vendore, duke e adoptuar mënyrën nga vendasit.[87]

Kultura e Vonë Harapase
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Magazina e Lothalit

Dëshmitë arkeologjike tregojnë se siti vazhdoi të ishte i banuar, megjithëse me një popullsi më të vogël pa ndikime urbane. Pak banorët që u rikthyen në Lothal mund të mos e kenë rindërtuar dhe riparuar qytetin e tyre, por në mënyrë befasuese vazhduan të qëndrojnë dhe të ruajnë traditat fetare, duke jetuar në shtëpitë e ndërtuara keq dhe kasolle me kallama. Që ata ishin harapas dëshmohet nga analizat e mbetjeve të tyre në varrezë. Ndërsa tregëtia dhe burimet e qytetit ishin shkatërruar pothuajse plotësisht, banorët ruajtën mjaft mënyra të ndryshme harapase në shkrim, qeramikë dhe enëbërje. Rrjeth kësaj kohe arkeologët e ASI-t regjistruan një lëvizje në masë të refugjatëve nga Punjabi dhe Sindhi në Saurashtra dhe luginën e Sarasvatit (1900–1700 p.e.s.).[88] Qindra ngulime të keq-pajisura i janë atribuar këtij populli si Kultura e Varrezës H (ose Kultura e Vonë Harapase) një kulturë tërësisht e çurbanizuar e karakterizuar nga humbja e shkrimit, ekonomi më pak komplekse, administrim dhe qeramikë më pak të sofistikuar. Megjithëse emblemat Induse dolën jashtë përdorimit, sistemi i peshave me një njësi prej 8.573 gramësh u mbajt. Midis viteve 1700 dhe 1600 p.e.s., tregëtia do të rigjallërohej përsëri. Në Lothal, punime qeramike harapase të bauleve, pjatave dhe qypave prodhoheshin në masë. Tregëtarët përdornin materiale vendore si kalcedoni në vend të kertit për presat prej guri. Peshat e prera prej guri ranor zëvendësuan peshat hekzadronike prej kerti. Stili i sofistikuar i pikturës u reduktuan në linja të valëzuara, rrathë dhe gjethe. Lothali ishte veçanërisht i famshëm për mikro-rruazat e tij. Këto bëheshin nga materiale të bluara, duke i vërtitur ato në në një rrip, duke pjekur. Më në fund rrotullat e pjekura priteshin në format dhe madhësitë e kërkuara.

Planimetria e Lothalit

Planifikimi urban

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një pus i lashtë dhe kanalet kullues të qytetit

Një përmbytje shkatërroi themelet e fshatit dhe vendbanimet (rreth vitit 2350 p.e.s.). Harapasit e vendosur rreth Lothalit dhe nga Sindhi e kapën këtë mundësi për ta zgjeruar vendbanimin e tyre dhe për të krijuar një qytezë të planifikuar në linjat e qytetit të vjetër në Luginën e Indusit.[89] Planifikuesit e Lothalit u angazhuan për ta mbrojtur zonën nga përmbytjet e vazhdueshme. Qyteti u nda në blloqe platformash 1–2 metra të larta me tulla të thara në diell, secila duke mbajtur 20–30 shtëpi me mure të trasha balte dhe tullash. Qyteti u nda në një akropol apo kodrinë të fortifikuar dhe në një qytet të poshtëm. Drejtuesit e qytetit jetonin në akropol, që kishte banja të shtruara publike, kanalizime sipërfaqësore dhe nëntokësore (të ndërtuara me tulla të pjekura në furra) dhe një pus me ujë të pijshëm. Qyteti i poshtëm u nda në dy sektorë. Një arterie rrugore veri-jug ishte zona kryesore tregtare. Kjo kishte anash dyqane tregtarësh të pasur dhe të zakonshëm si dhe artizanë. Zona rezidenciale gjendej në të dy krahët e tregut. Qyteti i poshtëm gjithashtu u zgjerua periodikisht gjatë viteve të begata të Lothalit. Inxhinierët e Lothalit i dhanë prioritet krijimit të një kantieri detar dhe një magazine që do të shërbente për qëllimet e tregëtisë detare. Ndërsa pikëpamja e përgjithshme e arkeologëve bie dakord se kjo strukturë ishte një "dok", është sugjeruar edhe se për shkak të përmasave të vogla, ky basen mund të ketë qenë një rezervuar dhe kanal vaditës.[90] Doku (kantieri i portit detar) u ndërtua në krahun e majtë të qytetit dhe konsiderohet nga arkeologët si një ndërtim inxhinierik i rendit të parë. Gjendej larg nga rrjedha kryesore e lumit për të shmangur baltën aluvionale, por tu ofronte akses anijeve gjatë baticave po ashtu. Magazina u ndërtua afër akropolit në një podiume prej tullash balte 3.5 m. të lartë. Drejtuesit mundnin kështu të mbikqyrnin aktivitetin në dok dhe magazinë njëkohësisht. Duke lehtësuar lëvizjen e ngarkesave ishte një skelë tullash, 220 m e gjatë, e ndërtuar në krahun perëndimor të dokut, me një shkallë që të çonte në magazinë.[91] Përkundrejt magazinës ishte një ndërtesë e rëndësishme publike, superstruktura e të cilës është zhdukur plotësisht. Përgjatë kohës, qyteti do të përfshihej shumë herë nga përmbytjet dhe stuhitë. Doku dhe muret periferike të qytetit u mirëmbajtën në mënyrë efikase. Zelli rindërtues i qytetit siguroi rritjen dhe begatinë e tregëtisë. Gjithësesi, me rritjen e begatisë, populli i Lothalit dështoi në mbajtjen e mureve dhe dokut të tyre, me gjasa si rezultat i vetbesimit të tepruar në sistemin e tyre. Një përmbytje me intensitet të moderuar në vitin 2050 p.e.s. vuri në pah disa dobësi në strukturë, por problemi nuk u adresua në mënyrë të përshtatshme me sa duket.[92] Gjithë ndërtimi ishte realizuar me tulla të pjekur, gëlqere dhe llaç rëre dhe jo me tulla të thara në diell pasi tullat janë akoma të pa-prekura pas 4000 vjetëve të kaluar dhe akoma të ngjitur bashkë me njëra-tjetrën me lidhje llaçi.[93]

Zhvillimi arkitekturor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Strukturë banje e shtëpive në Lothal

Ndëra një debat i gjerë mbi fundin e Qyt. të Lug. së Indusit vazhdon, dëshmitë arkeologjike të mbledhura nga ASI duket se vënë në dukje katastrofat natyrore, veçanërisht përmbytjet dhe stuhitë si burim i rënies së Lothalit. Një përmbytje e fuqishme mbuloi qytetin dhe shkatërroi shumicën e shtëpive, me muret dhe platformat të dëmtuara rëndë. Akropoli u nivelua (2000–1900 p.e.s.) dhe u banua nga tregtarë të zakonshëm dhe nga shtëpitë e sajuara rishtas. Pasoja më e keqe ishte ndryshimi i rrjedhës së lumit, duke e ndërprerë hyrjen e anijeve në dok.[94] Populli ndërtoi një liman të ri por të cekët për të lidhur kanalin qarkullues me dokun për ti shkarkuar anijet e vogla në basen. Anijet e mëdha ankoroheshin largë. Shtëpitë u rindërtuan, akoma pa hequr mbetjet e përmbytjes, që i bëri ato të një cilësie të dobët dhe lehtësisht të dëmtueshme. Kanalizimet publike u zëvendësuan nga qypa. Qytetarën nuk ndërmorën ndërtime mbi të mëparshmet apo të çrregullta dhe ndërtuan banjat publike. Gjithësesi, një qeverisje të keq-organizuar dhe pa agjensi të jashtme ose qeveri qendrore, punimet publike nuk mund të riparoheshin si duhet ose të mirë-mbaheshin. Magazina e dëmtuar rëndë nuk u riparua kurr siç duhet dhe tepricat depozitoheshin në fuçi druri, të ekspozuara ndaj përmbytjeve dhe zjarrit. Ekonomia e qytetit u transformua. Volumi tregëtar u reduktua ndjeshëm, megjithëse jo në mënyrë katastrofike dhe burimet ishin të disponueshme në sasi më të vogla. Biznese të pavarura u shtuan, duke i lejuar një sistemi farkash të përqëndruara te tregëtia të zhvilloheshin atje ku qindra artizanë punonin për të njëjtin porositës dhe financues. Prodhimi i rruazave kishte dhjetë dhoma ndënjjeje dhe një oborr të madh pune. Punishtja e punimit të bakrit kishte pesë furra dhe gropa të shtruara për të lejuar të punonin njëkohësisht disa artizanë.[88] Begatia në rënie e qytetit, burimet e pakta dhe administrimi i dobët e rritën mjerimin e një populli nën trysninë e përmbytjeve të vazhdueshme dhe stuhitë. Rriti kripshmërinë e terrenit duke e bërë tokën jo pjellore për të mbjellat. Kjo është dëshmuar në qytetet e afërta të Rangpurit, Rojdi, Ruparit dhe Harapas në rajonin e Punjabit, Mohenjo-daros dhe Chanhudaro-s në Sindhi. Një përmbytje masive (rreth vitit 1900 p.e.s.) e shkatërroi tërësisht qytezën e dobësuar në një goditje të vetme. Analizat arkeologjike tregojnë se baseni dhe doku ishin mbushur me baltë dhe mbeturina si dhe ndërtesat u rrënuan. Përmbytja preku gjithë rajonin e Saurashtra-s, Sindhit dhe jugun e Guxharatit, si dhe rrjedhat e sipërme të Indusit dhe Sutlej-it, ku gjurmët e fshatrave dhe qytezave u fshinë tërësisht. Popullsia u largua në rajonet e brendatokës.[88]

Doku, me një kanal të hapur për lejuar ujin të qarkulloi në lum, duke mbajtur kështu një nivel të qëndrueshëm uji

Doku gjendej larg nga rrjedha kryesore për shmangur depozitimin e lymit. Është hamendësuar se inxhinierët e Lothalit studionin lëvizjen e baticave dhe efektet e tyre në strukturat e ndërtuara me tulla, duke qenë se muret janë me tulla të pjekura në furrë. Kjo njohuri u lejonte atyre të zgjidhnin vendndodhjen e Lothalit në vendin e parë, pasi Gjiri i Khambhat-it ka amplitudën më të madhe të baticave dhe anijet mund të pajisen me shluze nëpërmjet vërshimit të baticave në grykëderdhjen e lumit. Inxhinierët ndërtuan një strukturë trapezoidale, me krahë veri-jug mesatarisht 21.8 m dhe krahët lindje-perëndim 37 m.[95] Një tjetër përllogaritje është se baseni mund të ketë shërbyer si një rezervuar vaditjeje, për përmasat e vlerësuara fillestare të "dokut" që nuk janë të mëdha mjaftueshëm, për standardet moderne, për të bujtur anije dhe për patur shumë trafik.[90] Kriticizmi i teorisë së dokut është rritur që kur u vu në dyshim për herë të parë nga Leshnik në vitin 1968 dhe më vonë nga Yule në vitin 1982.[96] Lartësia fillestare e argjinaturës ishte 4.26 m. (Tashmë është 3.35 m). Hyrja është 12.8 m e gjerë dhe një tjetër gjendej në krahun përkundrejt. Për të përballuar shtytjen e ujit, ishin vendosur të dala në faqet e jashtme të murit. Kur lumi ndryshoi rrjedhën e tij në vitin 2000 p.e.s., një grykë e re, 7 m e gjerë u bë në krahun më të gjatë, të lidhur me lumin nga një kanal 2 km. Gjatë baticës një vërshim prej 2.1–2.4 m ujë duhet ti lejonte anijet që të hynin. Ishin marrë masa për të nxjerr tepricën e ujit nëpërmjet kanalit shkarkues, 96.5 m i gjerë dhe 1.7 m i lartë në krahun jugor. Doku zotëronte gjithashtu një sistem kalimi nëpër ekluza—një portë druri mund të ulej në grykën e shkarkimit për të mbanjtur një kolonë minimale uji në basen në mënyrë që të siguronte pluskimin gjatë zbaticave.[95] Qendror për ekonominë e qytetit, megazina ishte ndërtuar fillimisht në gjashtëdhjetë e katër blloqe kubike, 3.6 m katrore, me 1.2 m kalime dhe e bazuar në një podium tullash balte 3.5 metra të lartë. Podiumi ishte shumë i lartë në mënyrë që të siguronte mbrojtje maksimale nga përmbytjet. Kalime të shtruara me tulla midis blloqeve shërbenin për ajrimin dhe një shkallë që të çonin në dok për të lehtësuar ngarkim-shkarkimin. Magazina gjendej pranë akropolit, për të lejuar mbikqyrje të rreptë nga autoritetet drejtuese. Megjithë masat e sofistikuara, përmbytjet e mëdha që sollën rënien e qytetit shkatërruan gjithëçka përveç dymbëdhjetë blloqeve, që u bënë zëvendësues të magazinës.[97]

Qyteti i poshtëm i Lothalit
Akropoli dhe qyteti i poshtëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Akropoli i Lothalit ishte qendra e qytetit, zemra e tij politike dhe ekonomike, që ishte 127.4 m nga lindja në perëndim me 60.9 m nga veriu në jug. Kishte tre rrugë dhe dy korsi që shtriheshin lindje-perëndim dhe dy rrugë që shtriheshin veri-jug. Katër anët e platformës drejtkëndore në të cilën shtëpitë ishin ndërtuar formoheshin nga struktura prej tullash balte prej 12.2–24.4 m trashësi dhe 2.1–3.6 m lartësi.[98] Banjat ishin të vendosura kryesisht në akropol—më së shumti në shtëpi me dy dhoma me oborre të hapura. Tullat e përdorura për shtrimin e banjave ishin të lustruara për të ndaluar depërtimin e ujit. Shtrimi i dyshemeve ishte bërë me stuko gëlqerore dhe këndet të veshura me dru (panele druri) nga mure të holla. Rezidenca e drejtuesit është 43.92 m2 me një banjë 1.8 metra katrorë e pajisur me një kanal shkarkues dhe hyrës. Pjesa tjetër e kësaj shtëpie dëshmonë për një sistem të sofistikuar kanalizimesh. Tregu i qytetit të poshtëm ishte në rrugën kryesore veri-jug 6–8 m i gjerë. Të ndërtuara në rreshta të ngushtë në të dy krahtët e rrugës janë rezidencat dhe punishtet artizanale, megjithëse kanale të ndërtuara me tulla dhe banesa të periudhës së hershme janë zhdukur. Rruga mbante një gjerësi uniforme dhe nuk pësoi zhvendosje nga plani gjatë periudhave të rindërtimit pas përmbytjeve. Ka dyqane, vendpunime dhe farka të shumta me dy dhoma.[99] Farkëtimi i rruazave, që kryente një rol të rëndësishëm ekonomik, zotëronte një oborr qendror dhe njëmbëdhjetë dhoma, një depo dhe një vendroje. Ka një vendgrumbullim hiri, ashtu si dhe një furrë rrethore me dy dhoma, me vrima të ushqimin e zjarrit. Katër vrima oxhaku janë të lidhura me njëra tjetrën, dhomën e sipërme dhe vendin e kaldajës. Suvaja prej balte e dyshemeve është vetrifikuar për shkak të nxehtësisë intensive gjatë punës. Është gjetur një pjesa tjetër e lëndëve të para si kallama, bajga lope, tallash dhe agat, duke u dhënë arkeologëve sugjerime se si vihej në punë furra.[99] Një ndërtesë shumë e madhe me tulla balte ndodhet përballë punishtes dhe domethënia e saj ëshë vënë re nga plani i saj. Katër dhoma të mëdha dhe një sallon, me përmasa të përgjithshme prej 17.1 x 12.8 m. Salloni ka një portë të madhe dhe një dysheme të ngritur në këndin jugor të ndërtesës.

Ekonomia dhe kultura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizimi uniform i qytetit dhe institucioneve të tij dëshmojnë se harapasit ishin një popull shumë i disiplinuar.[91] Detyrat tregtare dhe administrative kryeheshin sipas standardeve të planifikuara. Administrimi qytetar ishte strikt – gjerësia e shumicës së rrugëve mbeti e njëjtë përgjatë një kohe të gjatë dhe nuk janë ndërtuar struktura jashtë planifikimit. Zotërit e shtëpive zotëronin një gropë, ose dhomë grumbullimi për të depozituar mbetjet e ngurta në mënyrë që të parandalonin bllokimin e kanaleve shkarkuese të qytetit. Kanalizime, baxhat dhe gropat septike e mbanin qytetin të pastër dhe i depozitonin mbetjet në lum, i cili pastrohej gjatë baticave. Këtu u zhvillua një stil i ri provincial i artit dhe pikturës harapase. Qasja e re përfshinte portretizime realiste të kafshëve në mjedisin e tyre rrethues. Veglat prej metali, ari dhe stolitë ashtu si dhe zbukurimet e dekoruara me shije dëshmojnë për kulturën dhe begatinë e popullit të Lothalit. Një rrugë bregdetare mund të ketë ekzistuar duke e lidhur site si Lothali dhe Dholavira me Sutkagan Dor-in në bregun Makran.[100] Shumica e pajisjeve të tyre të gjetura përgjatë Qyt. të Lug. së Indusit: vegla metalike, pesha, masa, emblema, enë argjile dhe zbukurime ishin të standardit dhe cilësisë uniforme. Lothali ishte një qendër e rëndësishme tregtare, duke importuar në masë lëndë të parë si bakër, kuarc dhe çert si dhe gurë gjyëm të çmuar nga Mohenjo-daro dhe Harapa, ashtu si dhe duke i shpërndarë në masë në fshatrat dhe qytezat e afërta. Ai prodhonte gjithashtu sasi të mëdha celte bronxi, grepa peshkimi, dalta, shtiza dhe stoli. Lothali eksportonte rruaza, gurë të çmuar, fildish dhe guacka. Industria e presave të gurit plotësonte nevojat e brendshme—çerte të rafinuara importoheshin nga lugina e Larkana-s ose nga Bijapuri në Karnatakan e sotme. Bhagatrav-a e furnizonte me gurë gjysëm të çmuar ndërsa nga Dholavira dhe Bet Dwarka vinin guacka. Një rrjet i gjallë tregëtie u dha banorëve begati të madhe. Rrjeti shtrihej përgjatë kufijve të Egjiptit, Dilmunit (Bahreini i sotëm) dhe Sumerisë.[92] Një nga dëshmitë e tregtisë në Lothal është zbulimi i emblemave tipike të Gjirit Persik, një emblemë rrethore si sumbull[101]

Shkenca dhe inxhinieria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një bllok tullash i vendosur në kanalin kryesor kullues me katër të çara, nga i cili u instalua rrjeti për të filtruar mbetjet solide

Një objekt i trash si guackë i gjetur me katër të çara në çdo dy skaje si një kompast për të matur këndet në sipërfaqe të sheshta ose në horizonte të shumë-fishta nga 40 gradë, deri në 360 gradë. Instrumente të tilla guackash ishin me gjasa të krijuar për të matur 8–12 seksione të plota të horizontit dhe qiellit, duke shpjeguar të çarat në buzët e poshtme dhe të sipërme. Arkeologët e konsiderojnë këtë si një dëshmi se ekspertët e Lothalit kishin arritur rreth 2,000  vjet para grekëve: një ndarje 8–12 pjesëshe të horizontit dhe qiellit, ashtu si dhe një instrument për matjen e këndeve dhe ndoshta pozicionin e yjeve për lundrim.[102] Lothali ka një nga tre shkallët matëse që janë të integruara dhe lineare (të tjerat janë gjetur në Harapa dhe Mohenjo-daro). Një shkallëzim fildishi nga Lothali ka ndarjen më të vogël decimale të njohur në Qyt. e Lug. së Indusit. Shkallëzimi është 6 mm i trashë, 15 mm i gjerë dhe gjatësia e disponueshme është 128 mm, por vetëm 27 gradacione janë të dukshme në 46 mm, distanca midis linjave matëse është 1.70 mm (madhësia e vogël tregon përdorimin për qëllime shumë të hollësishtme). Shuma tërësore e vizoreve nga Lothali është e afërt me angula-nArthashastra.[103] Zejtarët e Lothalit u kujdesën për të siguruar rezistencën dhe saktësinë e peshave të gurit duke i zbutur cepat para lëmimit.[103] Për sistemin e tyre të famshëm të kanalizimeve, inxhinierët e Lothalit realizuan çati me konsuj dhe një platformë me tulla të pjekura në furrë mbi faqen me tulla të platformës ku kanalet shkarkues të ujërave të zeza hynin në gropën e fekaleve. Mbulime druri të futura në hulli anash puseve të kanaleve shkarkuese mbanin të mbuluar fekalet. Pusi është ndërtuar me tulla radiale, me diametër 2.4 m dhe thellësi 6.7 m. Kishte një rrjet pa të meta të kanalizimeve nëntokësore, dhomash lymi dhe gropa fekalesh dhe dhoma inspektimi për fekalet. Shtrirja e kanalizimeve u ofroi arkeologëve shumë të dhëna mbi planimetrinë e rrugëve, organizimin e banesave dhe banjave. Mesatarisht, gjirizi kryesor është 20–46 cm i thellë, me përmasat e jashtme 86 × 68 × 33 cm. Tulla-bërësit e Lothalit përdornin një qasje logjike në prodhimin e tullave, të skicuara me kujdes për sa i përket trashësisë së strukturës. Ato përdoreshin si mbuluese dhe zgjeruese në të njëjtat shtresa në mënyrë të alternuar. Arkeologët vlerësojnë se një shumicën e rasteve, tullat ishin në raportin 1:0.5:0.25 në tre krahë, në përmasa që ishin shumfishe integrale të vizores së madhe të Lothalit prej 25 mm.[102] Bakri i Lothalit është në mënyrë të pazakontë i pastër, duke mos pasur arsenik, tipikisht i përdorur nga bakërpunuesit përgjatë pjesës tjetër të Luginës së Indusit. Qyteti importonte kallëpe nga burime me gjasa të gadishullit arabik. Punëtorët përzienin kallajin me bakrin për prodhimin e celteve, majave të shigjetave, grepave, daltave, byzylykëve, rrathëve, turrielave dhe majave të shtizave, megjithëse farkëtimi i armëve ishte i pakët. Ata përdornin gjithashtu metalurgji të përparuar në ndjekjen e teknikës cire perdue të farkëtimit dhe përdornin kallëpe me më shumë se një pjesë për të farkëtuar zogj dhe kafshë.[104] Ata shpikën gjithashtu vegla të reja si sharra të lakuaradhe turriela të përdredhura të panjohura për qytetërimet e tjera të kohës.[104]

Kodrina perëndimore e Kalibanganit, e njohur si akropoli

Kalibangāni është një qytezë e gjendur në të majtë ose në bregun jugor të Ghaggarit (lumi Ghaggar-Hakra), i identifikuar nga disa studiues me lumin Sarasvati[105][106] në Tehsil Pilibangān, midis Suratgarh-it dhe Hanumāngarh-it në distriktin Hanumangarh të RajasthanitIndi 205 km. nga Bikaneri. Është identifikuar gjithashtu si i vendosur në trekëndëshin e tokës në bashkimin e lumenjve Drishadvati dhe Sarasvathi.[107] Karakteri para-historik dhe para-Mauryan i Qyt. Lug. së Indusit u identifikua për herë të parë nga Luigi Pio Tessitori në këtë sit. Raporti i gërmimeve të Kalibanganit u publikua i plotë në vitin 2003 nga Archaeological Survey of India (ASI), 34 vite pas përfundimit të gërmimeve. Raporti konkludonte se Kalibangani ishte një qendër e rëndësishme provinciale e Qyt. Lug. së Indusit. Kalibangani dallohet nga altarët e zjarrit të tij unikë dhe tokës më të hershme të pluguar që njihet.[108] Emri Kalibangan përkthehet "byzylykë të zinj" ("Kālā", në gjuhën punjabi do të thotë e zezë dhe "bangan" do të thotë byzylyk). Pak milje në drejtim të rrjedhës është stacioni hekurudhor dhe qyteza e quajtur Pilibangā, që do të thotë byzylykë të verdhë.

Rrënojat e Kalibanganit; muri me tulla mund të shihet në të çarën në qendër

Identiteti i Kalibanganit si një sit para-historik u zbulua nga Luigi Pio Tessitori, një indologjist italian (1887–1919). Ai po kryente disa kërkime mbi tekstet e lashta indiane, kur u befasua nga karakteri i rrënojave në këtë zonë dhe kërkoi ndihmën nga Sir John Marshall i Archaeological Survey of India. Në atë kohë ASI kishte kryer disa gërmime në Harapa, por ata nuk e kishin idenë rreth karakterit të rrënojave. Në fakt, Tessitori është personi i parë që njohu se rrënojat janë 'para-historike' dhe para-Mauryane. Luigi Pio Tessitori vërejti gjithashtu natyrën e kulturës, por në atë kohë nuk ishte e mundur të hamendësohej se Q.L.I. qëndronte në rrënojat e Kalibanganit dhe ai vdiq pesë vjet para si kultura harapse të identifikohej mirëfilltasi. Pas pavarësisë së Indisë, qytetet kryesore harapase bashkë me Indusin u bënë pjesë e Pakistanit dhe arkeologët indianë u detyruan të intensifikojnë kërkimet për site harapase në Indi. Amlānand Ghosh (ish drejtori i përgjithshëm i Archaeological Survey of India, ose ASI) ishte personi i parë që njohu këtë sit si harapas dhe e piketoi atë për gërmime.[109] Nën drejtimin e B. B. Lal (atëherë drejtor i përgjithshëm i ASI-t), Balkrishna (B.K.) Thapar, M. D. Khare, K. M. Shrivastava dhe S. P. Jain ndërmorën gërmime për 9 vite (1960-9) në 9 seksione të njëpasnjëshme gërmimesh. Dy kodrina të lashta u gërmuan, të shtrira në gjysëm kilometri. Në krahun perëndimor është një kodrinë më e vogël (KLB1), 9 metra e lartë e njohur edhe si akropoli. Kodrina lindore është më e lartë (12 metra) dhe më e madhe, e njohur edhe si qyteti i poshtëm (KLB2). Gërmimet në mënyrë të papritur sollën në dritë një sekuencë të dyfishtë kulturash, nga të cilat e sipërmja (Kalibangan I) i përketë asaj harapase, duke treguar modelin karakteristik të një metropoli dhe e poshtmja (Kalibangan II) fillimisht u quajt para-harapase por tashmë quhet "Harapase e Hershme ose Pararendëse e Harapases".[110] Site të tjera të afërta që i përkasin Q.L.I. përfshijnë Balu-në, Kunal-in, Banawali-n etj.

Faza Proto-Harapase

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjurmët e kulturës para-harapase janë gjetur vetëm në nivelet më të ulta të kodrinës perëndimore. Sipas dëshmive arkeologjike, kultura e Q.L.I. ekzistonte në sit që nga periudha proto-harapase (3500 p.e.s. - 2500 p.e.s.) deri në periudhën harapase (2500 p.e.s. - 1750 p.e.s.). Kjo fazë e hershme është etiketuar si Kalibangan-I (KLB-I) ose Periudha-I. Ngjashmëria e qeramikës e lidh Kalibangan-I me kulturën Sothi pasi mjaft nga kjo qeramikë u zbulua më vonë në fshatin Sothi në Indinë Veri-Perëndimore.[111]

Fortifikimi dhe shtëpitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë fazë, vendbanimi ishte i fortifikuar, duke përdorur tulla të thara balte, që nga fillimi i banimit. Kjo fortesë qe ndërtuar dy herë në periudha të ndryshme. Më herët, muri i fortesës kishte një trashësi 1.9 metra, e cila u rrit në 3.7-4.1 metra gjatë rindërtimit në këtë fazë. Madhësia e tullave ishte 20 × 20 × 10 cm në të dy fazat e ndërtimit. Kodrina e akropolit (kodrina më e vogël) është një paralelogram rreth 130 metra në aksin lindje-perëndim dhe 260 metra në atë veri-jug. Planifikimi i qytetit ishte si ai i Mohenjo-daros ose Harapas. Drejtimi i shtëpive dhe përmasat e tullave ishin dukshëm të ndryshme nga ato të përdorura në fazën harapase (KLB-II). Brenda zonës së rrethuar me mure, shtëpitë ishin të ndërtuara me tulla të të njëjtës madhësi të përdorur në murin e fortesës; përdorimi i tullave të pjekura dëshmohet nga një kanal shkarkues brenda shtëpive, mbetje e furrave dhe gropave cilindrike, të veshura me suva gëlqereje. U gjetën gjithashtu edhe disa tulla të pjekura në formë pyke.[112]

Tërmetet më të hershme dhe fundi i Fazës-I
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

B. B. Lal, ish dr. i përgj. i ASI-t shkroi:"Kalibangani në Rajasthan ... ka treguar gjithashtu se aty ndodhi një tërmet rreth vitit 2600 p.e.s., që çoi në përfundimin e vendbanimit të hershëm të Q.L.I. në këtë sit".[113] Ky ndoshta është tërmeti më i hershëm i regjistruar nga arkeologjia.[114] Janë identifikuar të paktën tre tërmete para-historike që kanë prekur Qytetërimin e Luginës së Indusit në Dholavira në Khadir gjatë viteve 2900–1800 p.e.s.[114] Faza KLB-I ka lënë 1.6 metra depozitime të vazhdueshme gjatë pesë shtresave të dallueshme strukturore, e fundit nga të cilat u shkatërrua ndoshta nga një tërmet dhe siti u braktis rreth vitit 2600 p.e.s., për tu banuar menjëherë më vonë përsëri nga harapas.

Altarët e zjarrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Kalibangan, altarët e zjarrit janë zbuluar ashtu si dhe në Lothal, që S.R. Rao mendon se mund të kenë shërbyer për qëllime rituale.[115] Këta altarë sugjerojnë adhurimin e zjarrit ose të Agnit, zotit Hindu të zjarrit. Është siti i vetëm i Q.L.I. ku nuk ka dëshmi për adhurimin e "Perëndeshës Nënë". Brenda kompleksit të fortifikuar, gjysma jugore përmban shumë (pesë ose gjashtë) platforma të ngritura me tulla balte, të ndara nga njëra-tjetra nga korridore. Shkallët ishin të vendosura në këto platforma. Vandalizimi i këtyre platformave nga zhvatësit e tullave e bënë të vështirë të rindërtohet forma zanafilluese mbi to por janë gjetur mbetje të pagabueshme të kuṇḍa-sh drejtëkëndore ose ovale (gropa zjarri tullash të djegura) për altarë vedik, me një yūpa ose vend flijimi (clindrike ose me prerje tërthore drejtëkëndore, herë herë tullat ishin vendosur mbi njëra-tjetrën për të ndërtuar një vend të tillë) në mes të çdo kuṇḍa dhe pjesëve prej terrakote flijuese (piṇḍa) në të gjithë këto gropa zjarri. Shtëpitë në qytetin e poshtëm kishin gjithashtu altare të ngjashme. Në këto gropa-zjarri është gjetur qymyr i djegur. Struktura e këtyre altarëve zjarri është përkujtues i atyre vedikë, por analogjia mund të jetë e rastësishme dhe këta altarë ndoshta janë krijuar për ndonjë qëllim specifik (mbase fatar) nga gjithë komuniteti. Në disa altarë zjarri janë gjetur mbetje kafshësh, gjë që sugjeron një mundësi të flijimit të kafshëve.[116] Ëebsiti zyrtar i ASI raporton se: "Përkrah dy pjesëve kryesore të mësipërme të metropolit kishte gjithashtu një të tretë, një strukturë të moderuar të vendosur mbi 80 m sipër qytetit të poshtëm që përmbante katër deri në pesë altarë zjarri. Kjo strukturë e veçuar mbase mund të ketë qenë përdorur për qëllime ritualesh.[117] "Kështu, altarët e zjarrit janë gjetur në tre grupe: altarë publik në akropol, altarë familjarë në qytetin e poshtëm dhe altarë publikë në një një grup të tretë të veçuar. Një distancë e shkurtër nga altarët e zjarrit, u gjetë një pus dhe mbetjet e një vend-larjeje, duke sugjeruar se banja ceremoniale ishte pjesë e ritualeve.[118] Interpretimi i këtyre strukturave si altarë zjarri është kontrovers, struktura shumë të ngjashme diku tjetër nga gërmimet e fundit janë interpretuar si vatra gatimi ose modele të ndryshme farkash dhe furrash qeramike.

Qyteti i poshtëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i poshtëm ishte gjithashtu një paralelogram i fortifikuar, megjithëse tashmë mbeten vetëm gjurmë të këtij fortifikimi. Fortifikimi ishte bërë me tulla balte (40 × 20 × 10 cm) dhe janë identifikuar tre ose katër faza strukturore. Ai kishte porta në veri dhe në perëndim. B. B. Lal shkroi:

"Rrugë të mirë-rregulluara orientoheshin përgjatë drejtimeve kardinale, duke formuar kështu një model rrjete. (Në Kalibangan) madje gjerësitë e këtyre rrugëve ishin set raportesh, dmth. nëse korsia më e ngushtë ishte një njësi në gjerësi, rrugët e tjera ishin dy, tre njësi etj. (...) Një planifikim i till i qytetit ishte i panjohur Azinë perëndimore bashkëkohëse".[119]

Qyteti i poshtëm ishte 239 metra nga lindja në perëndim, shtrirja veri-jug nuk mund të përcaktohet. Janë identifikuar 8 rrugë kryesore, 5 veri-jug dhe 3 lindje-perëndim. Pak më shumë rrugë lindje-perëndim pritet të zbulohen në zonat e pagërmuara. Rruga e parë lindje-perëndim shtrihet në një përvijim lakorë për tu takuar me të parën në skajin veri-lindor (drejt lumit), ku një gjendej një portë. Kjo rrugë ishtë një anomale në modelin rrejtë të rrugëve të drejta. Kishte shumë rrugica që lidhnin komplekset e veçanta të banimit. Rrugët dhe rrugicat kishin gjerësi me proporcione të përcaktuara përpikmërisht, si në sitet e tjera harapase, duke variuar nga 7.2 metra për rrugët kryesore deri në 1.8 metra për rrugicat e ngushta. Vende mbrojëse ishin vendosur në kthesat e rrugëve për të shmangur aksidentet. Në nivelin e dytë strukturor, rrugët ishin të vendosura me pllaka balte. Kanalizimet nga shtëpitë shkarkoheshin në gropa poshtë rrugëve. Për të planifikuar dhe rregulluar të gjithë këtë duhet të ketë patur disa autoritete qendrore.[120]

Rrugë-kalimi për te varreza

Si planifikimi i qytetit, edhe banesat ndjekin modelin e zakonshëm të qyteteve të tjera harapase. Për shkak të modelit rrjetë të projektimit të të qytetit si një kuti shahu, të gjitha shtëpitë hapeshin të paktën në dy ose tre rrugë apo rrugica. Çdo shtëpi kishte një oborr dhe 6-7 dhoma në tre anë, me një pus në disa prej tyre. Një shtëpi kishte shkallë për tu ngjitur në çati. Shtëpitë ishin ndërtuar me tulla 30 × 15 × 7.5 cm (njëlloj si ato të përdorura në fazën e dytë strukturore të murit fortifikues). Tullat e pjekura përdoreshin në kanalet kullues, puset, platformat larëse dhe pragun e dyerve, përkrahë altarit të zjarrit. Dyshemetë e dhomave ishin ndërtuar me baltë të pastër të ngjeshur, disa herë të vendsosura me tulla ose pjesë terrakote. Një shtëpi kishte dysheme me pllaka të pjekura të dekoruara me vizatime gjeometrike.[121]

Sistemet e varrimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vend-varrim janë dëshmuar tre sisteme varrimi rreth 274 metra në jug-perëndim të akropolit, ku jan gjetur rreth 34 varre:

  1. Varrimi në gropë drejtkëndore ose ovale, me trupin të vendosur shtrirë me kokën drejt veriut të rrethuar nga qeramika. Në një gropë, mes këtyre objekteve u gjet një pasqyrë bakri. Gropat mbuloheshin me baltë pas groposjes. Një varr ishte i rrethuar me një mur me tulla të suvatuara nga brenda. Një fëmijë kishte gjashtë vrima në kafkë. Nga këta varre janë grumbulluar shumë të dhëna paleopatologjike.
  2. Varrimi në vazo (urna) në një gropë rrethore, pa trup. Katër deri në 29 vazo dhe enë vendoseshin rreth vazos kryesore (urnës). Në disa varre janë gjetur rruaza, guacka etj.
  3. Gropa varri drejtkëndore ose ovale, që përmbanin vetëm qeramika dhe objekte të tjera mortore. Si në tipin e parë, shtrirja e këtij tipi varri orientohej përgjatë drejtimit veri-jug.

Dy metodat e fundit nuk ishin të lidhura me ndonjë mbetje skeletore dhe mund të jenë të lidhura me varrimin simbolik, të pagjetur në qytetet e tjera harapase. Tipi i tretë i varreve përmbante objekte si në tipin e dytë, rruaza, guacka etj., por jo trupa. Disa gropa ishin të pambuluara[117][122]

  1. ^ Rita P. Wright: The Ancient Indus: Urbanism, Economy, and Society; 2009, Cambridge University Press, isbn 978-0-521-57219-4, fq. 1, kontrolluar më 29 shtator 2013
  2. ^ Giosan, L; etj. (2012). "Fluvial landscapes of the Harappan Civilization". Proceedings of the National Academy of Sciences, USA (në anglisht). 109 (26). Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2021. Marrë më 29 maj 2016.
  3. ^ Madella, Marco; Fuller, Dorian (2006). "Palaeoecology and the Harappan Civilisation of South Asia: a reconsideration". Quaternary Science Reviews. 25 (11–12): 1283–1301. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ MacDonald, Glen (2011). "Potential influence of the Pacific Ocean on the Indian summer monsoon and Harappan decline". Quaternary International. 229: 140–148. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ John L. Brooke: Climate Change and the Course of Global History: A Rough Journey; 2014, Cambridge University Press, isbn 978-0-521-87164-8, fq. 296
  6. ^ Wright, 2010, fq. 115–125
  7. ^ Roger B. Beck, Linda Black, Larry S. Krieger, Phillip C. Naylor & Dahia Ibo Shabaka: World History: Patterns of Interaction; McDougal Littell, 1999, Evanston, IL, isbn 0-395-87274-X
  8. ^ Wright, 2010, fq. 2
  9. ^ "'Earliest writing' found" (në anglisht). BBC News. 4 maj 1999. Marrë më 5 janar 2010.
  10. ^ Kathleen D. Morrison & Laura L. Junker (Eds.): Forager-traders in South and Southeast Asia: long term histories; 2002, Cambridge Univ. Press; Cambridge [u.a.]; isbn 9780521016360, fq. 62
  11. ^ Wright, 2010, fq. 107
  12. ^ Shereen Ratnagar: Trading Encounters: From the Euphrates to the Indus in the Bronze Age; 2nd Edition, 2006, Oxford University Press, India, isbn 9780195666038, fq. 25
  13. ^ Craig Lockard: Societies, Networks, and Transitions, Volume 1: To 1500; 2nd edition, 2010, Cengage Learning, India, isbn 1439085358, fq. 40
  14. ^ Kenoyer, Jonathan Mark (1991). "The Indus Valley tradition of Pakistan and Western India". Journal of World Prehistory. 5 (4): 1–64. doi:10.1007/BF00978474. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Jim G. Shaffer: Chronologies in Old World Archaeology; kapitulli "The Indus Valley, Baluchistan and Helmand Traditions: Neolithic Through Bronze Age"; Second edition, R. W. Ehrich (ed.); 1992, Chicago, University of Chicago Press, v. I: fq. 441–464, v. II: fq. 425–446
  16. ^ Chandler, Graham (shtator–tetor 1999). "Traders of the Plain". Saudi Aramco World (në anglisht): 34–42. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2007. Marrë më 29 maj 2016.
  17. ^ Peter T. Daniels: The World's Writing Systems; Oxford University, fq. 372
  18. ^ Asko Parpola: Deciphering the Indus Script; 1994, Cambridge University Press, isbn 0-521-43079-8
  19. ^ F. A. Durrani: Frontiers of Indus Civilisation; kapitulli "Some Early Harappan sites in Gomal and Bannu Valleys"; B. B. Lal & S. P. Gupta (eds.); 1984, Delhi, Books & Books, fq. 505–510
  20. ^ Thapar, B. K. (1975). "Kalibangan: A Harappan Metropolis Beyond the Indus Valley". Expedition (në anglisht). 17 (2): 19–32.
  21. ^ "Evidence for Patterns of Selective Urban Migration in the Greater Indus Valley (2600-1900 BC): A Lead and Strontium Isotope Mortuary Analysis". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Indus Valley people migrated from villages to cities: New study" (në anglisht).
  23. ^ a b "Indus re-enters India after two centuries, feeds Little Rann, Nal Sarovar" (në anglisht). India Today. 7 nëntor 2011. Marrë më 7 nëntor 2011.
  24. ^ Edwin Bryant: The Quest for the Origins of Vedic Culture; 2001, fq. 159–60
  25. ^ a b c "Indus Collapse: The End or the Beginning of an Asian Culture?". Science Magazine. 320: 1282–3. 6 qershor 2008. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Robbins Schug; Gray, K.M.; Mushrif, V.; Sankhyan, A.R. (nëntor 2012). "A Peaceful Realm? Trauma and Social Differentiation at Harappa". International Journal of Paleopathology. 2(2-3): 136–147. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Robbins Schug; Blevins, K. Elaine; Cox, Brett; Gray, Kelsey; Mushrif-Tripathy, Veena (dhjetor 2013). "Infection, Disease, and Biosocial Process at the End of the Indus Civilization". PLOS ONE. 0084814. doi:10.1371/journal.pone.0084814. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  28. ^ David Knipe:Hinduism: Experiments in the Sacred;Series: Religious Traditions of the World; San Francisco: HarperOne, 1991, ISBN 0-06-064780-9
  29. ^ David Gordon White: Kiss of the Yogini; 2003, University of Chicago Press, Chicago, isbn 0-226-89483-5, fq. 28
  30. ^ a b Jim Shaffer: Urban Form and Meaning in South Asia: The Shaping of Cities from Prehistoric to Precolonial Times; kapitulli "Reurbanization: The eastern Punjab and beyond"; red. nga Howard Spodek & Doris M. Srinivasan (eds.); 1993
  31. ^ Georg Feuerstein, Subhash Kak & David Frawley: In Search of the Cradle of Civilization: New Light on Ancient India; Quest Books, 2001, isbn 0-8356-0741-0. fq. 73
  32. ^ Bernard Sergent: Genèse de l'Inde; 1997, Payot, Paris, isbn 2-228-89116-9, fq. 113
  33. ^ R. S. Bisht: Harappan Civilization: A Contemporary Perspective; kapitulli "Excavations at Banawali: 1974–77"; red. nga Gregory L. Possehl (ed.); 1982, New Delhi, Oxford and IBH Publishing Co.; fq. 113–124
  34. ^ J. C. Rodda & Lucio Ubertini: The Basis of Civilization – Water Science?; 2004, International Association of Hydrological Sciences Press, fq. 161
  35. ^ Rainer Hasenpflug: The Inscriptions of the Indus civilisation; Norderstedt, Germany, 2006
  36. ^ Parpola, Asko (19 maj 2005). "Study of the Indus Script" (PDF). fq. 2–3. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) (50th ICES Tokyo Session)
  37. ^ Traci Watson: "Surprising Discoveries From the Indus Civilization", National Geographic, 29 prill 2013
  38. ^ Wendy Doniger: The Hindus: an alternative history; 30 shtator 2010, Oxford University Press, isbn 978-0-1-9959334-7, fq. 67
  39. ^ R. S. Neyland: Underwater archaeology proceedings of the Society for Historical Archaeology Conference at Kingston, Jamaica 1992; kapitulli "The seagoing vessels on Dilmun seals"; red. nga D.H. Keith & T.L. Carrell (eds.); 1992, Tucson, AZ; Society for Historical Archaeology, fq. 68–74
  40. ^ Është vënë në dukje se modeli i oborrit dhe teknikat e shtrimit të dyshemesë të shtëpive Harapase kan ngjashmëri me mënyrën se si bëhet akoma në disa fshatra të rajonit: Brij Basi Lal: The Sarasvati flows on; 2002, fq. 93–95
  41. ^ A.E.J. Morris: History of Urban Form: Before the Industrial Revolutions; third edition, 1994, Routledge, New York, NY; kontrolluar më 20 maj 2015, isbn 978-0-582-30154-2. fq. 31
  42. ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; kapitulli "Religion and ideology; 2008, ABC-CLIO, isbn 978-1-57607-907-2
  43. ^ a b Gregory L. Possehl: The Indus Civilization: A Contemporary Perspective; 11 nëntor 2002, Rowman Altamira, isbn 9780759116429, fq. 80
  44. ^ "Mohenjo-Daro: An Ancient Indus Valley Metropolis" (në anglisht).
  45. ^ "Mohenjo Daro: Could this ancient city be lost forever?". BBC. 27 qershor 2012; kontrolluar me 27 tetor 2012.
  46. ^ "Mohenjo-Daro: An Ancient Indus Valley Metropolis"
  47. ^ Iravatham Mahadevan: "'Address’ Signs of the Indus Script" (PDF). Presented at the World Classical Tamil Conference 2010]]. 23–27 June 2010. The Hindu.
  48. ^ R. D. Crawford: Poultry Breeding and Genetics; kolana Developments in Animal and Veterinary Sciences (Book 22); 1990, Elsevier Health Sciences, ISBN 0-444-88557-9, fq. 10-11, 44
  49. ^ a b Ancientindia.co.uk.[lidhje e vdekur] kontrolluar më 2 maj 2012.
  50. ^ Roger B. Beck, Linda Black, Larry S. Krieger, Phillip C. Naylor & Dahia Ibo Shabaka: World History: Patterns of Interaction; McDougal Littell, 1999, Evanston, IL; isbn 0-395-87274-X
  51. ^ A. H. Dani: "Critical Assessment of Recent Evidence on Mohenjo-daro"; Second International Symposium on Mohenjo-daro, 24–27 shkurt 1992
  52. ^ a b Jonathan Mark Kenoyer: "Indus Cities, Towns and Villages”; Ancient Cities of the Indus Valley Civilization; 1998, Islamabad: American Institute of Pakistan Studies; fq. 65
  53. ^ T.S. SUBRAMANIAN, Harappan surprises. 13 qershor 2014 – www.frontline.in
  54. ^ Peter Clark (ed.): The Oxford Handbook of Cities in World History; Oxford University Press, 2013, fq. 158–59; "meqë është e pamundur të qartësohet se çfarë proporcionesh të qytetit përdoreshin për banesa baza për këtë vlerësim është e dobët".
  55. ^ Muhammad Aurang Zeb Mughal: "Mohenjo-daro’s Sewers"; Në World History Encyclopedia; Vol. 3; red. nga Kevin Murray McGeough (ed.); 2011,Santa Barbara, CA: ABC-CLIO, fq. 121-122
  56. ^ Upinder Singh: A history of ancient and early medieval India: from the Stone Age to the 12th century; 2008, Pearson Education, New Delhi, isbn 978-81-317-1120-0, fq. 151-155
  57. ^ SD Area. Ancient Museum. British India.
  58. ^ "Great Bath." Encyclopædia Britannica. 2010. Encyclopædia Britannica Online. 9 June 2010.
  59. ^ a b Upinder Singh: A history of ancient and early medieval India: from the Stone Age to the 12th century; 2008, Pearson Education, New Delhi, isbn 978-81-317-1120-0, fq. 149–150
  60. ^ ""Great Bath" Mohenjadaro". slide show with description by J.M.Kenoyer (në anglisht). Harappa.com. Marrë më 2 korrik 2012.
  61. ^ Great Bath, SD Area, looking north.
  62. ^ Basham, A. L.; Dani, D. H. "(Review of) A Short History of Pakistan: Book One: Pre-Muslim Period". Pacific Affairs (në anglisht). 41 (4): 641–643. doi:10.2307/2754608.
  63. ^ Brian Fagan: People of the earth: an introduction to world prehistory; 2003, Pearson, isbn 978-0-13-111316-9, fq. 414
  64. ^ a b "Archeological Site of Harappa"; World Heritage Centre; UNESCO; kontrolluar me 19 shkurt 2013
  65. ^ Zulqernain Tahir: Probe body on Harappa park, gazeta Dawn. 26 maj 2005; kontrolluar më 13 janar 2006
  66. ^ Roger B. Beck, Linda Black Ops, Larry S. Krieger, Phillip C. Naylor & Dahia Ibo Shabaka: World History: Patterns of Interaction; McDougal Littell, 1999, Evanston, IL; isbn 0-395-87274-X
  67. ^ Michel Danino: The Lost River: On the Trail of the Sarasvatī; Penguin Books India, 2010, 357 faqe, ISBN 0-14-306864-4
  68. ^ Jonathan Mark Kenoyer: Trade and Technology of the Indus Valley: New insights from Harappa Pakistan, World Archaeology, 29(2), High definition archaeology, 1997, fq. 260–280
  69. ^ a b c Subramanian, T. S. (5 qershor 2010). "The rise and fall of a Harappan City". Frontline. Nr. 12. Marrë më 4 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  70. ^ Jonathan Mark Kenoyer & Kimberley Heuston: The Ancient South Asian World; 2005, Oxford University Press, New York, isbn 9780195222432, fq. 55
  71. ^ http://whc.unesco.org/en/tentativelists/1090/
  72. ^ a b c Gregory L. Possehl: The indus civilization: a contemporary perspective; 2002, botimi i dytë, AltaMira Press, Walnut Creek, CA; isbn 9780759101722, fq. 67–70
  73. ^ a b c Upinder Singh: A history of ancient and early medieval India: from the Stone Age to the 12th century; 2008, Pearson Education, New Delhi, isbn 978-81-317-1120-0, fq. 155
  74. ^ "Ancient Indus Valley Sites". Harappa.com. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2013. Marrë më 29 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  75. ^ a b c d e f g h i j k "Excavations-Dholavira" (në anglisht). Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2011. Marrë më 30 qershor 2012.
  76. ^ Aqua Dholavira - Archaeology Magazine Archive Arkivuar 29 mars 2012 tek Wayback Machine. Archaeology.org. kontrolluar më 28 korrik 2013.
  77. ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; ABC-CLIO; 2008, fq. 177
  78. ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; ABC-CLIO; 2008, fq. 174
  79. ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; ABC-CLIO; 2008, fq. 224
  80. ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; ABC-CLIO; 2008, fq. 226
  81. ^ Sir Mortimer Wheeler: The Indus Civilisation; Book Club Associates; 3rd Edition, 1972, London, ASIN: B000S4AU8K
  82. ^ a b c d e f g h i j "Dholavira excavations throw light on Harappan civilisation" (në anglisht). Indian Express. 25 qershor 1997. Marrë më 15 qershor 2012.
  83. ^ Jane McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; ABC-CLIO; 2008, Santa Barbara, California; isbn 978-157-60-7907-2, fq. 84
  84. ^ Gregory Possehl: The Indus Civilization: A contemporary perspective; 2004, New Delhi: Vistaar Publications, ISBN 81-7829-291-2, fq. 69.
  85. ^ "5,000-year-old Harappan stepwell found in Kutch, bigger than Mohenjodaro's" (në anglisht). The Times of India Mobile Site. 8 tetor 2014. Marrë më 3 janar 2015.
  86. ^ "Excavations – Important – Gujarat" (në anglisht). Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2011. Marrë më 25 tetor 2011.
  87. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 5
  88. ^ a b c Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 13–15
  89. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 6
  90. ^ a b Lawrence S. Leshnik (tetor 1968). "The Harappan Port at Lothal: Another View". American Anthropologist (New Series, Vol. 70, No. 5). fq. 911–22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  91. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 7–8
  92. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 11
  93. ^ "tabela shpjeguese në sitin e Lothalit". Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2018. Marrë më 29 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  94. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 12
  95. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 28–29
  96. ^ Paul Yule: Lothal; 1982, C.H. Beck; fq. 31
  97. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 17–18
  98. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 19–21
  99. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 23–24
  100. ^ Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: from the Stone Age to the 12th century; 2008, Pearson Education, New Delhi, isbn 9788131711200, fq. 167
  101. ^ Bridget & F. Raymond Allchin: The rise of civilization in India and Pakistan; Cambridge University Press, 1982, ISBN 0-521-28550-X, fq. 187
  102. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 40–41
  103. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 39–40
  104. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 41-42
  105. ^ Calkins, P.B.; Alam M. "India" (në anglisht). Encyclopædia Britannica. Marrë më 31 dhjetor 2008.
  106. ^ Brij Basi Lal: Purātattva; kapitulli "The Homeland of Indo-European Languages and Culture: Some Thoughts"; Indian Archaeological Society, 2002, fq. 1–5
  107. ^ Jane R. McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; 2008, Santa Barbara, Calif.: ABC-CLIO, ISBN 978-1-57607-907-2, fq. 77
  108. ^ Brij Basi Lal: Excavations at Kalibangan, the Early Harappans, 1960-1969; Archaeological Survey of India, 2003, fq. 17, 98
  109. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology; fq. 115
  110. ^ ky është emërtimi i websitit zyrtar të ASI-t: http://asi.nic.in/asi_exca_imp_rajasthan.asp Arkivuar 21 korrik 2011 tek Wayback Machine
  111. ^ Tejas Garge (2010), Sothi-Siswal Ceramic Assemblage: A Reappraisal. Arkivuar 28 nëntor 2021 tek Wayback Machine Ancient Asia. 2, fq.15–40. doi:10.5334/aa.10203
  112. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology; fq. 116
  113. ^ Brij Basi Lal: India 1947–1997: New Light on the Indus Civilization; New Delhi: Aryan Books International, 1998
  114. ^ a b Brij Basi Lal: The Earliest Datable Earthquake in India; Science Age, 1984, Bombay: Nehru Centre
  115. ^ Brij Basi Lal: Frontiers of the Indus Civilization; 1984, Books & Books, the University of Michigan, ISBN 0-85672-231-6
  116. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi-2. fq. 119-120
  117. ^ a b "Excavation Sites in Rajasthan - Archaeological Survey of India". Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2011. Marrë më 29 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  118. ^ Edwin Bryant: The Quest For The Origins of Vedic Culture: The Indo-Aryan Migration Debate; 2001, Oxford University Press, New York, isbn 9780195137774, kontrolluar më 17 nëntor 2014, fq. 160
  119. ^ Brij Basi Lal: The Earliest Civilization of South Asia: Rise, Maturity, and Decline; New Delhi: Aryan Books International, 1997, ISBN 978-81-7305-107-4, fq. 97
  120. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi-2. fq. 120-121
  121. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi-2. fq. 121.
  122. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi-2. fq. 123
  • R. S. Bisht: Harappan Civilization: A Contemporary Perspective; kapitulli "Excavations at Banawali: 1974–77"; red. nga Gregory L. Possehl (ed.); 1982, Oxford and IBH Publishing Co.; New Delhi.
  • R. S. Bisht: History and Archaeology; kapitulli "A new model of the Harappan town planning as revealed at Dholavira in Kutch: a surface study of its plan and architecture; Bhaskar Chatterjee (ed.); 1989, New Delhi, Ramanand Vidya Bhawan, isbn 81-85205-46-9.
  • D. K. Chakrabarti: Indus Civilization Sites in India: New Discoveries; 2004, Marg Publications, Mumbai, isbn 81-85026-63-7.
  • Robin Coningham & Ruth Young: The Archaeology of South Asia: From the Indus to Asoka, c. 6500 BCE–200 CE; 2015, Cambridge University Press.
  • George F. Dales: South Asian Archaeology 1977; kapitulli "The Balakot Project: summary of four years excavations in Pakistan"; Maurizio Taddei (ed.); 1979, Seminario di Studi Asiatici Series Minor 6. Instituto Universitario Orientate; Napoli.
  • Wendy Doniger: The Hindus: an alternative history; 30 shtator 2010, Oxford University Press, isbn 978-0-1-9959334-7.
  • F. A. Durrani: Frontiers of Indus Civilisation; kapitulli "Some Early Harappan sites in Gomal and Bannu Valleys"; B. B. Lal & S. P. Gupta (eds.); 1984, Delhi, Books & Books.
  • Georg Feuerstein, Subhash Kak & David Frawley: In Search of the Cradle of Civilization: New Light on Ancient India; Quest Books, 2001, isbn 0-8356-0741-0.
  • S. P. Gupta: The Indus-Saraswati Civilization: Origins, Problems and Issues; 1996, Pratibha Prakashan, Delhi, isbn 81-85268-46-0.
  • S. P. Gupta: The lost Sarasvati and the Indus Civilisation; Kusumanjali Prakashan, 1995, Jodhpur.
  • John Haywood: The Penguin Historical Atlas of Ancient Civilizations, Penguin Books, London, ç2005. the University of Michigan, ISBN 0-14-101448-2, 9780141014487.
  • K. Kris Hirst: "Mehrgarh", Guide to Archaeology Arkivuar 18 janar 2017 tek Wayback Machine; 2005.
  • J. P. Joshi & M. Bala: Harappan Civilization: A recent perspective; kapitulli "Manda: A Harappan site in Jammu and Kashmir"; Gregory L. Possehl (ed.); 1982, New Delhi, Oxford University Press.
  • John Keay: India, a History;New York: Grove Press, 2000.
  • Jonathan Mark Kenoyer: Ancient cities of the Indus Valley Civilisation; 1998, Oxford University Press, isbn 0-19-577940-1.
  • Brij Basi Lal: India 1947–1997: New Light on the Indus Civilization; 1998, Aryan Books International, New Delhi, isbn 81-7305-129-1.
  • Brij Basi Lal: The Earliest Civilisation of South Asia (Rise, Maturity and Decline); 1997.
  • Brij Basi Lal: The Sarasvati flows on; 2002.
  • John Marshall: Mohenjo-Daro and the Indus Civilization: Being an Official Account of Archaeological Excavations at Mohenjo-Daro Carried Out by the Government of India Between the Years 1922 and 1927; 3 volume, 1931, Asian Educational Services, isbn 978-81-206-1179-5.
  • Virendra Nath Misra: Indus Civilization, a special Number of the Eastern Anthropologist; 1992.
  • H. Mode: Indische Frühkulturen und ihre Beziehungen zum Westen; Basel, 1944.
  • A.E.J. Morris: History of Urban Form: Before the Industrial Revolutions; third edition, 1994, Routledge, New York, NY; kontrolluar më 20 maj 2015, isbn 978-0-582-30154-2.
  • Kathleen D. Morrison & Laura L. Junker (Eds.): Forager-traders in South and Southeast Asia: long term histories; 2002, Cambridge Univ. Press; Cambridge [u.a.]; isbn 9780521016360.
  • Mohammed Rafique Mughal: Harappan Civilization; kapitulli "Recent archaeological research in the Cholistan desert"; Gregory L. Possehl (ed.); 1982, Delhi, Oxford & IBH & A.I.1.S.
  • R. S. Neyland: Underwater archaeology proceedings of the Society for Historical Archaeology Conference at Kingston, Jamaica 1992; kapitulli "The seagoing vessels on Dilmun seals"; red. nga D.H. Keith & T.L. Carrell (eds.); 1992, Tucson, AZ; Society for Historical Archaeology.
  • Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal and the Indus civilization; 1973, London, Asia Publishing House, isbn 0-210-22278-6.
  • Shikaripura Ranganatha Rao: Dawn and Devolution of the Indus Civilisation; 1991, Aditya Prakashan, New Delhi, isbn 81-85179-74-3.
  • Shereen Ratnagar: Trading Encounters: From the Euphrates to the Indus in the Bronze Age; 2nd Edition, 2006, Oxford University Press, India, isbn 9780195666038.
  • Shereen Ratnagar: Understanding Harappa: Civilization in the Greater Indus Valley; New Delhi, Tulika Books, 2006, isbn 81-89487-02-7.
  • Himanshu Prabha Ray: The Archaeology of Seafaring in Ancient South Asia; 2003, Cambridge University Press, isbn 0-521-01109-4.
  • Bernard Sergent: Genèse de l'Inde; 1997, Payot, Paris, isbn 2-228-89116-9.
  • Jim Shaffer: Urban Form and Meaning in South Asia: The Shaping of Cities from Prehistoric to Precolonial Times; kapitulli "Reurbanization: The eastern Punjab and beyond"; red. nga Howard Spodek & Doris M. Srinivasan (eds.); 1993.
  • Jim G. Shaffer: Chronologies in Old World Archaeology; kapitulli "The Indus Valley, Baluchistan and Helmand Traditions: Neolithic Through Bronze Age"; Second edition, R. W. Ehrich (ed.); 1992, Chicago, University of Chicago Press.
  • Jim G. Shaffer & Diane A. Lichtenstein: Old Problems and New Perspectives in the Archaeology of South Asia; kapitulli "Ethnicity and Change in the Indus Valley Cultural Tradition; seria Wisconsin Archaeological Reports 2; 1989.
  • Upinder Singh: A History of Ancient and Early medieval India: from the Stone Age to the 12th century; 2008, Pearson Education, New Delhi, isbn 9788131711200.
  • David Gordon White: Kiss of the Yogini; 2003, University of Chicago Press, Chicago, isbn 0-226-89483-5.
  • Rita P. Wright: The Ancient Indus: Urbanism, Economy, and Society; 2009, Cambridge University Press, kontrolluar më 29 shtator 2013, isbn 978-0-521-57219-4.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]