iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.
iBet uBet web content aggregator. Adding the entire web to your favor.



Link to original content: http://sq.m.wikipedia.org/wiki/Republika_e_Wiemarit
Republika e Vajmarit - Wikipedia

Republika e Weimarit (1919–1933) (shqipërimi: Vajmarit) (gjërmanisht: Deutsches Reich) pas suksesit të Revoluciont Gjerman në nëntor të vitit 1918, u shpall Republika e Weimarit. Kushtetuta e Weimarit hyri në fuqi me nënshkrimin e saj nga Presidenti Friedrich Ebert11 gusht 1919. Partia komuniste e Gjermanisë u themelua nga Rosa Luxemburg dhe Karl Liebknecht1918, dhe Partia Punëtore Gjermane, më vonë e njohur si Partia Nacional Socialiste Punëtore Gjermane ose Partia Naziste, u themelua në janar 1919.

Stema (Reichswappen) nga 1923 deri më 1928.
Stema (Reichswappen) nga 1928 deri më 1935.

Duke vuajtur nga Depresioni i Madh, kushtet e rënda të paqes të vendosura nga Traktati i Versajës, dhe një pasim i qeverive paka shumë jostabile, forcat politike në Gjermani gjithmonë e më shumë u mungonte identifikimi me sistemin e tyre të demokracisë parlamentare. Kjo u keqësua nga një krah i djathtë i përhapur gjërë (monarkist, völkisch, dhe Naziste) Dolchstoßlegende, një mit politik që pretendonte se Gjermania e kishte humbur Luftën e Parë Botërore për shkak të revolucionit gjerman, e jo për shkak të mposhtjes ushtarake. në anën tjetër, komunistët radikalë të krahut të majtë, si Liga Spartakiste, donin të rrëzonin atë çfarë ata e perceptonin si "sundim kapitalist" në favor për një Räterepublik. Trupat parlamentare u organizua nga disa parti dhe ndodhën mijëra vrasje politikisht të motivuara. Paramilitarët frikësuan votuesit dhe shkaktuan dhunë nervozë mes publikut, i cili vuante nga papunësia dhe varfëria e madhe. Pas një serie kabinetesh qeveritare të pasuksesshme, Presidenti Paul von Hindenburg, duke parë një alternativë dhe duke u shtyrë nga këshilltarët e krahut të djathtë, caktoi Adolf Hitlerin si Kancelar të Gjermanisë30 janar 1933.